Abi Avduli, Author at Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/author/abi/ Poezi Laberia News Fri, 09 Oct 2020 18:27:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Abi Avduli, Author at Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/author/abi/ 32 32 Ardhja e vjeshtes – Nevrus Karamuco https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/ardhja-e-vjeshtes-nevrus-karamuco/ Fri, 09 Oct 2020 18:27:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13341 Cfare ndjesi e frymezim moj natyre e mbushur plot Ah te kisha dhe une krahe...

The post Ardhja e vjeshtes – Nevrus Karamuco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cfare ndjesi e frymezim
moj natyre e mbushur plot
Ah te kisha dhe une krahe
te loznja me keta zogj !

Rrjedh iqete uje kristal
ne luginen ngjyre ar
Mbushur plot me peme e bar
nje pamje qe te ngop xhane .

Degjoj tinguj cicerime ,
dhe zemra po me levrine.
Pse sme beri zoti mua,
si ju zogj e tjeter zdua !

Te qendroja permbi peme ,
te ngitem dhe neper rete .
Te flisja me diellin vete
dhe me henen ngjyre zbete .

N k20 ,9 ,2020

The post Ardhja e vjeshtes – Nevrus Karamuco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Enderra Vjeshte – Mark Gjetja https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/enderra-vjeshte-mark-gjetja/ Sat, 03 Oct 2020 13:01:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13099 Enderra Vjeshte . Ti vjeshte e bekuar reze arte, erdhe e begate me ngjyra plote...

The post Enderra Vjeshte – Mark Gjetja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Enderra Vjeshte .

Ti vjeshte e bekuar reze arte,
erdhe e begate me ngjyra plote , mbushe plote me fruta te embela si mjalte ,mbushe dashuri kjo zemra jote.

Udhtoj me ty nates me hené , ne shtratin tend shpesh here pushoj , sa here kujtoj enderat qe pas
i kam lene,
ti je stina me e bukur qe une dashuroj.

Kur gjumi me merr ne shtratin tend te drunjet ,
dhe enderat e mia , sapo te me vijne,
do hidhem ne krahet e tu te buté , e bashke me dallendyshet do marre arratine.

Ne vendin tim te ngrohte dua te kethehem , ballkonin per dallendyshet do e le
me xhama do e mbylle qe shtepia mire te nxehet , qe dallendyshet te mos ftohen te mos ikin mé.

Kur dielli te dale e rezet ti shperndaje ,
me mijera km se bashku do udhetojmé, do ti bashkojme zemrat atdheut ne çdo skaj ,
malli e dashuria kurr zdo na mungoje.

Vjeshten e due se ne vjeshte une linda , shijen e frutave , vjeshtes do e mbjelle, as njehere me vjeshten une nuk u grinda ,
aromen e saje , gjithmone do e percjellé.

Ty vjeshte fisnike me padurim te prita , dhe kur shirat permbyten e bien pa pushim ,pastrojne qiellin nga pluhurat mbi rruget e pista , dhe natyres i japin te bukurin ndriçim.

Dhe kur enderrat bredhin rrugeve pa mbarim , qielli mbushe me yje neteve te gjata,
bashke punim vere gjeré ne agim , me buze ngjyre trandafili me puthje te zjarrta.

Ne vjeshte me erdhe me fustan nuserie,
e bardhe si bora si drité e perendise,
stina me e bukur me enderra lumturie ,
aromé e sajé si vale e dashurisé.
20 Tetor 2020te .

The post Enderra Vjeshte – Mark Gjetja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qeshja në diskun e hënës – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/qeshja-ne-diskun-e-henes-zoica-gjolla-popi/ Sat, 03 Oct 2020 09:51:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13076 Qeshja në diskun e hënës Sa qesha me shpirt në natën lozonjare ç’u ngjit kumbimi...

The post Qeshja në diskun e hënës – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qeshja në diskun e hënës

Sa qesha me shpirt
në natën lozonjare
ç’u ngjit kumbimi
lart në diskun e hënës!

Merreni në një të qindtën
e sekondës në kohën tuaj
në momentin e këndshëm
vetëm ngrini kokën lart!

Aq ishte

Ju dollibashë
në avullin e ngrohtë
te përcjelljes së pikes
së parë të rakisë
ashtu çakërqejf…
ngrini dolli
për të qeshurën e diskut të hënës!

Aq ishte!

Se dhe vetë buzët
janë dy disqe hëne
në fjalën e ëmbël
brenda të gjitha dashurive.

Si lum ju
me hënën e qeshur
i gjithë universi
është juaji!

Ç’paskemi për të bërë be
për të qeshurën
e diskut të hënës!

The post Qeshja në diskun e hënës – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/iken-bijte-iken-merita-cyrbja/ Sat, 03 Oct 2020 08:02:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13032 IKËN BIJTË IKËN!…. Ajo baltë e hidhur më shijoka mjaltë, ato pellgje mbushur mu dukërkan...

The post Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN BIJTË IKËN!….
Ajo baltë e hidhur më shijoka mjaltë,
ato pellgje mbushur mu dukërkan të artë,
ai mur i vjetër më ngjaka kështjellë,
arën e braktisur askush se ka mbjellë….

Veç pleqtë kanë mbetur,heshtje nëpër rrugë,
bosh oborri i shkollës, si gumëzhinte dikur.
O mërgim i egër, varfërise ikëm me pahir,
kthehemi sa rrallë, për keq e për mirë.

Kështu qenka kjo jetë e jotja dhe e imja,
malli digjka zemrën shkon veç tek vendlindja.
Rrugës në të dalë më rrënqethi një këngë:
Ikën bijtë ikën,…kurbet qënke i rëndë……MERITA ÇYRBJA

The post Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos qaj – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2020/10/01/mos-qaj-zoica-gjolla-popi/ Thu, 01 Oct 2020 20:25:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12959 Mos qaj Qielli qan me lotët e mi por ti mos qaj me lotët e...

The post Mos qaj – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos qaj

Qielli qan me lotët e mi
por ti
mos qaj
me lotët e shpirtit tim!

Puthmë!
nga fjalëmblat
në tokën e lagur
plot jaseminë
do të çelin…

Erëmirat…
do të mbështjellin
në gjoksin tim…

Sa shumë dhimbje
por ti e di
ohhh… psherëtimat…
në urë shpirtërash kalojnë!

Në flakë zjarri…
more, u mbetshin!

Në lojë ngjyrash
koha nuk mbetet
peng i shqisave
Mos qaj!
Qeshu!

Degëpemet
si penela
kanë shtrirë krahët
drejt qiellit
në dekore mahnitëse.

The post Mos qaj – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi shpirti – Qerim Muldaka https://poezi.laberianews.com/2020/09/29/poezi-shpirti-qerim-muldaka/ Tue, 29 Sep 2020 18:28:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12899 POEZI SHPIRTI Poeti flet me detin e pret fjalen qe vjen nga vala Aty nis...

The post Poezi shpirti – Qerim Muldaka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEZI SHPIRTI

Poeti flet me detin
e pret fjalen
qe vjen nga vala
Aty nis te merret dhe vallja

Poeti flet me lule
me arom tyre bukur shkrue
aty nis Bylbyli me kendue
fjalt e dashuris qe poeti i shkrue

poeti shetit fushen
aty bukur i vjen frymzimi
kur fluturat fluturojne nga gezimi
dhe blegrimen qe leshon Qingji

poti i shkrue trimave te liris
qe falen gjakun per toka te Shqiptaris
shpesh her kendohen ne tel te sharkis
heroit e Cameris e Dardanis
qe jane zemra e shqiptaris

Ilirida nuk Harrohet
Kumanova gjithmone kujtohet
bashk me Deshmort e liris
qe falen jeten
per Bashkimin e Shqiptaris

AUTOR QERIM MULDAKA DT 28 9 2020

The post Poezi shpirti – Qerim Muldaka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ekziston – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/28/ekziston-vlora-rexhaj/ Mon, 28 Sep 2020 20:18:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12886 EKZISTON Ekziston një lot Që rrëshqet Dhe një zemër që thërret Ekziston një gjysmë gote...

The post Ekziston – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EKZISTON

Ekziston një lot
Që rrëshqet
Dhe një zemër
që thërret

Ekziston një gjysmë gote
e mbushur me raki
Dhe një shpirt
mbush plotë mërzi

Ekziston një hënë
e plotë
dhe një det mbush
me dallgë plotë

Një shkëmb që vala përpin
dhe një natë plotë me errësirë

Ekziston dhe një yll
një diell ekziston
dhe i pafundmi qiell

Ekziston një ag
një perëndim
dhe një radhë
për në amshim.

Vlora Rexhaj Morina

The post Ekziston – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duam dritë – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/duam-drite-ymrije-beqiri/ Sun, 27 Sep 2020 20:39:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12858 DUAM DRITË Errësirë në këtë natë Hëna dembele sonte Nuk na dhuron dritë S’ e...

The post Duam dritë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUAM DRITË

Errësirë në këtë natë
Hëna dembele sonte
Nuk na dhuron dritë
S’ e di pse kjo heshtje
Mbretëron në tërë qytetin tim

Rrebeshet e shiut na u kthyen prapshtë
Retë e mbulojnë qiellin
Pse jemi edhe nga ai kaq të urryer
Pse pranojmë ligje të ftohta
Nga mallkimet e kohës
Për të gjithë njerëzit
Në pamundësi për të jetuar

Trandur nga koha e shkuar dhe e tashmja
E s’e di si do t’vijë
e ardhmja
Që po ngadalësohet
në tokën tonë

Pamëshirshëm një lot krokodili
Çdo ditë thua se qan e vajton për këtë popull
Një jetë mashtruese me plot mashtrues

Ymrije Beqiri

The post Duam dritë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta eshte vetem nje cikel… – Pavlina Bardho https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/jeta-eshte-vetem-nje-cikel-pavlina-bardho/ Sun, 27 Sep 2020 20:30:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12854 Jeta eshte vetem nje cikel….. Jeta eshte vetem nje cikel qe te vjen vetem nje...

The post Jeta eshte vetem nje cikel… – Pavlina Bardho appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta eshte vetem nje cikel…..

Jeta eshte vetem nje cikel qe te vjen vetem nje here,
Ndaj jetoje jeten tende dhe beje pranvere,
Se heret a vone , nje dite do te shkosh,
Por te shkosh plot miresi, dhe jo shpirtin bosh.

Koha do ndjekur dhe do jetuar,
Lutem per çastin e bukur,dhe jo te shemtuar,
Te jetosh, vetem nje here te jepet mundësia,
Se jeta eshte vetem nje cikel, dhe ditet e tua ,i di veç Perendia,

Mundohu qe pas,te lesh gjurmë te mira,
Te blesh shtrenjt dhe te shesesh lire,
Qe kur te flesh, te flesh me ndergjegje te paster,
Dhe njerezit kurre mos i ndaj ne ngaster.

Dua sa shume dua te eci me kohen,
Te le pas krahëve, sqoten dhe llohen,
Te le pas kujtimet e hidhura,
Te harroj duart e dridhura.

Dua te eci me kohen,por shpesh bie e rrezohem ,
Plot guxim gjej force dhe perseri ne kembe çohem,
Druaj se mbetem pas dhe per te ndjekur kohen vonohem.

Por koha iken shpejt dhe ja kalon dhe meteorit,
Koha eshte si rrufe ne qiell te hapur,
Lum kush e ndjek,dhe arrin per t’a kapur.

PAVLINA BARDHO.

The post Jeta eshte vetem nje cikel… – Pavlina Bardho appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/une-dashuria-e-deti-teuta-shaqiraj-2/ Sun, 27 Sep 2020 13:02:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12846 Unë, dashuria e deti Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të vakët shtatori Jam unë, dashuria,...

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit .

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashikë
të përvëluar,
të luajnë me valët përjetësisht, simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten , n’dashurine e vjeter
malli seç i ndjek, nga njëri breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra tinguj
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>