Adriatik Jaçe Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/adriatik-jace/ Poezi Laberia News Fri, 15 Oct 2021 16:08:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Adriatik Jaçe Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/adriatik-jace/ 32 32 Kur tokësorët, bëhen perëndi – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/kur-tokesoret-behen-perendi-adriatik-jace/ Fri, 15 Oct 2021 16:08:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21829 Kur tokësorët,bëhen perëndi. (Indicio nga “Nëno,dua bukë!” të Nonda Bulka) Nëna,syfikur përgjonte tek kryet, I...

The post Kur tokësorët, bëhen perëndi – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur tokësorët,bëhen perëndi.

(Indicio nga “Nëno,dua bukë!” të Nonda Bulka)

Nëna,syfikur përgjonte tek kryet,
I biri,kruspull tret’te urinë…
E pagojë zotit i lutej…
“Pak bukë,pak zjarr për tim birë!”
Çdo gjë kishte ngrirë akull.
Trarët kallkan,mbi ngrehinë,
Tufani hynte e dilte pa ftuar…,
Acari lodronte me urinë.
Ai rrënkonte nga të pangrënët…,morthi.
Kërcu trup e gjymtyrë.
Mbuluar me një reckë të shqyer,
Delironte pak bukë e shëllirë.
Nëna tharë lotët në faqe.
Një gur i ish’ bërë lëmsh në stomak.
Dollapi cerguar kanat thyer…
Përfund,zjarrshuar heshte një oxhak.
Ca zëra të lodhur,përzjente nata…,
Acari i degdiste në skëterë.
Një nënë vajtonte të birin,
Që vdiq pa jetuar asnjëherë.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:10.10.2021

The post Kur tokësorët, bëhen perëndi – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne po ikim – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2021/01/11/ne-po-ikim-adriatik-jace/ Mon, 11 Jan 2021 19:50:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16505 Ne po ikim Ne po ikim. Kemi marrë rrjetën e gjethit. Dhe jemi duke u...

The post Ne po ikim – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne po ikim

Ne po ikim.
Kemi marrë rrjetën e gjethit.
Dhe jemi duke u zhvendosur limfës…
Ne po ikim.
Klorofili është duke u zvetënuar.
Jemi duke qëndisur sipërfaqe
të tjera…
Ne po ikim.
Larg, po shkëputemi,
portave të vajtimit.
Ne po ikim.
Ndryshku është duke fërkuar
duart,
ndërsa dhimbja vrapon të ujisë barin tokave…
Ne po ikim.
Brigjet shikojnë sy të ngrirë…
Kalciumi i dashurive fosforin e shndrin.
Ne po ikim.
Nuk do ju duhet as të na gënjeni më..
Ne jemi bij të aratisjes…
Ne po ikim.
Mos kërkoni të kthehemi,
sepse thjesht do shqyeni brinjët me përballjen tuaj .
Ne po ikim.
Të mbytur në pellgje lotësh.
Kemi marrë me vete valixhe kujtimesh.
Ne po ikim.
Mbrapa na ndjek përbuzja juaj.
Toka është shndërryar në akreon.
S’keni nevojë as të dyfytyrësoheni…
Jini pra një herë të vetme vetvetja….!
Ngulni kthetra dhe me dhëmbë shqyeni ku të mundni…!
S’do ju duhet më të farsoheni!
Dikur….?
Mbas kush e di sa shekuj dhimbjesh
Mbase do quhen arkeologë..?
Do vrasin mendjen..
Për pyetjen?
“Çfarë rrace dështakësh ka pas banuar këtu që e zhdukën dhe e mbytën lapangjozët?!!!”
Ne po ikim….
Na falni!
Gjyshër, Stërgjyshër….
Më fal baba, nënë…!
Ne po ikim.
Lëreni ndryshkun të ngopet menteshave.
Erën të vërshëllejë strehëve që po thyejnë trarët.
Molën të ronitë gjithçka……!


Sytë tanë në aratisje pyesin…
E morëm farën e barbarozit?
Bistakun e kaçkës?
E sytë e ngrirë të dashurisë?…
Mbase në aratisje, qielli do jetë kristal i lotuar,
E sytë tanë do shohin më shumë horizont të veshur….
Ne po ikim!

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:18.11.2018

The post Ne po ikim – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baritore – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/05/27/baritore-adriatik-jace/ Wed, 27 May 2020 20:16:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7213 Baritore. Hardhia sythe të kolme… E një kulpër erë mirë Lisi i vrenjtur,lëshon hijen Fërshfërin,qeshur...

The post Baritore – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baritore.

Hardhia sythe të kolme…
E një kulpër erë mirë
Lisi i vrenjtur,lëshon hijen
Fërshfërin,qeshur pa gdhirë.

Pa po zbret i këngëzuar
Nëpë gjetheza një krua
Lëshon flladin,përshpëritet
Lag një kumbull,qull një ftua.

Mbështet buzët etjenshuan
Gjunjët në tokë djalëçobani.
Pastaj dorën sokëllimë…
E tronditet tutje mali.

Bagëtia valë valë..
Zbritur poshtë nëpër çaire
Zogu i pyllit cicërin..
Dielli griset në korije.

Pa po ulet në dëllinjë.
E ja nis ti bjerë xhurasë.
Zogjtë me të,iso në pyje
Bashkë këngën,për një vajzë.

Sapo dielli ulet malit.
Hëna kokën zgjat të dali.
Kthehen gjinj mbushur mjaltë.
Zilet tundin,gëzon stani.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:26.05.2020

The post Baritore – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky qytet… – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/ky-qytet-adriatik-jace/ Sat, 02 May 2020 12:43:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5379 Ky qytet… Në këtë qytet,të njohin me pallton që ke veshur. Me ecjen tënde,rrugëve që...

The post Ky qytet… – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky qytet…

Në këtë qytet,të njohin me pallton që ke veshur.
Me ecjen tënde,rrugëve që pa gdhirë…
Këtu të njohin nga aroma e parfumit….
Nga era e gjellës,që gatuhet në guzhinë

Këtu,ti dinë hallet dhe gëzimet.
Ta dinë orarin,pa dalë nga shtëpia.
I qetë e paqësor në dukje…
Por zorrët e barkut,ja shqyen babëzia.

Në këtë qytet e bukur është çdo stinë.
I bukur dielli,kur bie mbi luginë.
Këtu të ëmbla këngët sazet
Dhe dasmat s’kuptohen pa dollinë.

Këtë qytet e qull një lumë..
Një mal i lartë ja gris çatinë
Mjergulla kur bie,përton të largohet.
Tymrat e dimrit,petavrat ja nxijnë.

Në këtë qytet filizat po rrallohen…
E letra posta,dërgon me duzinë.
I pabesi,lëpihet të fërkon krahët..
Kostumveshur ka hipokrizinë.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:29.04.2020

The post Ky qytet… – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sërisht – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/serisht-adriatik-jace/ Fri, 01 May 2020 18:27:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5304 Sërisht. Pa do vijë sërisht një ditë, Që do ikin ligësitë. Errësira do shpërhapet, E...

The post Sërisht – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sërisht.

Pa do vijë sërisht një ditë,
Që do ikin ligësitë.
Errësira do shpërhapet,
E do çelen prapë sokakët.

Do të derdhet gjallëria,
Frika skutash do t’zhduket,
Nëpër parqe gjelbërimi,
Edhe lulja nuk do humbet.

Do të ecim prap në rrugë.
Duart prapë do i takojmë.
Pa do qeshim e do tallemi,
Këto kohë kur ti kujtojmë.

Rrugët,sheshet do gëzojnë.
E lokalet..,plot hareja.
S’do t’mundim të veçojmë..
Kur e hëna,kur…, e djela.

Do të dalë sërisht dielli,
Do t’djegë,kë botën s’deshi.
Ata që si Zot vepruan,
Skutash ferri,do ti ngjeshi.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.05.2020

The post Sërisht – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po e mbulon haresa – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/po-e-mbulon-haresa-adriatik-jace/ Sun, 26 Apr 2020 12:36:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4981 Po e mbulon haresa. Nuk di pse,sa herë vij tek këta mure, Çdo gjë më...

The post Po e mbulon haresa – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po e mbulon haresa.

Nuk di pse,sa herë vij tek këta mure,
Çdo gjë më duket si kaba.
Kjo heshtje e ndyrë,që u ka rënë,
Më bën të thyeshëm,më derdh mbi ta.

Kjo botë e vogël,sa një shtëpi..
Avlli mahisur,plasur mbi rrugë.
Po ha gjithçka,hijet rrëzon.
Kërkon të zhdukem,a të më humbë.

Këtu çdo çast zërat po fshihen…
Harresa po bren çdo dru,a hekur.
Likenet mbulojnë gurë dhe mure.
Asgjë s’mer frymë,çdo gjë e heshtur.

Harlisur është tani bimësia.
Në çdo cep rruge,a kënd oborri.
Pylli ka zbritur,këmbëkryq ulur…
Nga oda miqsh,kryet i nxori.

Iki pa mbyllur kanatë,as portë..
Sytë më puthin murin përballë.
Ku një dritare,më sheh përhumbur,
Loton e heshtur,e s’flet një fjalë.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:26.04.2020

The post Po e mbulon haresa – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bota është “nyje gordiane” – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/bota-eshte-nyje-gordiane-adriatik-jace/ Sun, 19 Apr 2020 17:13:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4552 Bota është “nyje gordiane” Pa u ndanë në dy krahë. E u ndeshën e u...

The post Bota është “nyje gordiane” – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bota është “nyje gordiane”

Pa u ndanë në dy krahë.
E u ndeshën e u shanë.
Dikush thoshte,luftoi për Zot.
E për tjetrin,po nderon Djallë.
U gjakosën e u prenë.
Një i mirë,tjetri për dreq.
Kush fitoi kishte të drejtë.
E kush humbi ishte i keq.
Kjo gjëndje kështu vazhdon
Thellë në kohë e s’ka mbaruar.
Kush fiton përherë i mirë
Kush humbet,duhet shkatruar.
Kush su mor të ndante gjerat.
Asnjëherë drejtësia su dha…
Tek i keqi,s’paska të mira?!
Po tek i miri,të këqia a ka?!

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:18.04.2020

The post Bota është “nyje gordiane” – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ftoi natyra,s’kam faj – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/me-ftoi-natyraskam-faj-adriatik-jace/ Sat, 18 Apr 2020 16:59:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4426 Më ftoi natyra,s’kam faj. Sot nuk munda më. Mora rrugën me natyrën. Flladpranvera më përkëdhel…,...

The post Më ftoi natyra,s’kam faj – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ftoi natyra,s’kam faj.

Sot nuk munda më.
Mora rrugën me natyrën.
Flladpranvera më përkëdhel…,
Dielli po më puth fytyrën.

Duart prekën gjethe,trungje peme..
Shkela dheun e nëpër drurë..
Në përrua hapat hodha…
Herë mbi urë,a në shtrat,shkela mbi gurrë.

Pa vrapova në livadhe
Bëra foto…,oh sa qesha..
Kisha kohë,më kishin humbur…
Gjithë pranverën,trupit ja vesha.

Pa u drodha mos po bija,
Rripa kodrash kur kaloja.
Mu kujtua fëmijëria…,
Thashë ta prisja,ta takoja.

Nga korriet jeshil mbushur.
Brredh e s’lodhet,jo ska humbur.
Pres të vijë,shikoj nga jugu.
Buzagaz,syrin ma shkel…,shfaqet thellë,atje Papingu.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:18.04.2020

The post Më ftoi natyra,s’kam faj – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sërisht do ngrohë dielli – Adriatik Jaçe https://poezi.laberianews.com/2020/04/15/serisht-do-ngrohe-dielli-adriatik-jace/ Wed, 15 Apr 2020 19:55:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4231 Sërisht do ngrohë dielli. Më është ndaluar të prek pranverën. Ti bëj pis duart me...

The post Sërisht do ngrohë dielli – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sërisht do ngrohë dielli.

Më është ndaluar të prek pranverën.
Ti bëj pis duart me polen…
Ajri i pastër,ka gjurma vdekje.
Dita me natën kohën këmben.
Kudo ri gati,më thonë armiku..
Që s’na pushtoi,jo me ushtri.
Ka mbushur skajet plot me viktima..
E qeshura,humbur,ta gjej s’po di.
Më flet mbas xhamit,më rrëfen numra…
Njerëz mbuluar,veç të tremburit sy.
Strishat vrapojnë,shifra ndryshuar..
Kjo botë pusidhët,vendosa do pi.
Su zgjidhka halli jo me tu dehur.
Kjo botë më shumë,do dashuri.
Që të vrapoj virusi i trembur…
Boll më me luftra,përkëdhelni fëmij’!

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:14.04.2020

Foto nga web.

The post Sërisht do ngrohë dielli – Adriatik Jaçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>