Afrim Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/afrim-hyseni/ Poezi Laberia News Fri, 19 Mar 2021 13:41:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Afrim Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/afrim-hyseni/ 32 32 Intuita… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/19/intuita-afrim-hyseni/ Fri, 19 Mar 2021 13:41:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18349 Intuita… Kur shoh fjalën tënde të shkruar më bëhet se ndjej, tingullin e lëvizjes së...

The post Intuita… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Intuita…


Kur shoh fjalën tënde të shkruar më bëhet se ndjej,
tingullin e lëvizjes së gishtërinjeve tuaj në tastatur,
më bëhet se paraftyroj hijen tënde në mendjen time,
më duket se vërej sytë e ty magjeps qe shkelqejnë,
më bëhet se përjetoj shikimin tënd përkëdheles,
më duket se nuhas aromën e një lule të freskët dhe,
shijoj qeshjet në mimikën tënde në fëtyren tënde,
më bëhet se ndjej psherëtimen e ëmbel të zërit tënd,
e zemrat tona tashmë rrahin në një takt dhe vështrojnë,
me simpati fytyrat tona të bukura e të pafajshme…
*
// Afrim HYSENI // Copyright 17/03/2021

The post Intuita… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtimi…! – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/17/kujtimi-afrim-hyseni-2/ Wed, 17 Mar 2021 22:03:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18340 KUJTIMI…! Një kujtim në dorë e mbaj Nostalgji që n’shpirt e kam, Një kujtim nga...

The post Kujtimi…! – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUJTIMI…!


Një kujtim në dorë e mbaj
Nostalgji që n’shpirt e kam,
Një kujtim nga ajo natë,
në çdo moment më bën të qaj.
Ti ke shku larg ke shku
Pa e lënë as një gjurmë.
Se do t’kthehesh kisha një shpresë,
Për ç’do diët me mallë po të pres.
Atë kujtim që ti ma dhe
Eshtë kujtim që në gisht e mbaj
Përmes saj kurrë s’do të harroj
Syët e mi janë mbushur vaj.
S’më beson sa shumë te dua
Sa të jetë jeta do të pres
Ate unazë që ti ma dhe,
Eshtë kujtim që kurrë nuk vdes.
Kujtim në dorë e mbaj
Nostalgji që n’shpirt e kam,
Një kujtim nga ajo natë,
Në çdo moment më bën te qaj…!
*
Nga libri “MALL”.
// Afrim HYSENI // E drejta e autorit 17/03/2021

The post Kujtimi…! – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë do të shkruaj vetëm për ju… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/16/une-do-te-shkruaj-vetem-per-ju-afrim-hyseni/ Tue, 16 Mar 2021 19:38:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18283 Unë do të shkruaj vetëm për ju … Dora ime nuk do të ndalet kurrë,...

The post Unë do të shkruaj vetëm për ju… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë do të shkruaj vetëm për ju …


Dora ime nuk do të ndalet kurrë,
Unë do të shkruaj vetëm për ju,
disa kohë më vonë do ta kuptoni,
Unë vuaj nga zemra ime për ty,
Ju jeni një e mërguar në këtë botë,
ti je tani,larg pa mua,
sytë e mi janë mbushur me lot,
mos harroni “Të dua” kudo që të jesh,
Ju lutem kur ti lexoni këto fjalë,
Kuptoni që ka diçka të vërtetë këtu,
Kuptoni që një djalë vuan shumë për ju,
i cili jeton vetëm pa dashuri në jetë,
Kam kilometra larg teje,
Por në zemër as njtëqinten e milimetrave,
Unë nuk dua asgjë nga ju,
Thjesht të jem shumë afër meje,
Dua ta shoh me sytë e mi,
mos të më djeg malli për ty,
sikur të ishte rrufe, nga qielli,
do të hyjë në dhomën tuaj,
Unë thjeshtë e di se sa shumë të dua,
Ju nuk do të jetoni një orë pa mua !
Dashuria e vërtetë ishe ti për mua,
por asnjëherë në jetën time nuk më pëlqeu,
edhe pse nuk të kam takuar më,
dije se te kam dashur me gjithe zemer …
Deri kur do të mendoj për ty,
derisa të të kujtojë shpirti im,
derisa të duroj mjerisht,
deri ne fund të jetës zemër,
Do të të dua vetëm ty,
Mos e merr këtë si një fjalë të thjeshtë,
Unë nuk e kuptoj këtë siç thonë të tjerët,
se kur të takova menjëherë të dashurova,
dhe do te vazhdoj te te dua pergjithmone !!!
*
Nga libri “MALL”.
// Afrim HYSENI // E drejta e autorit 16/03/2021

The post Unë do të shkruaj vetëm për ju… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes) – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/06/akoma-se-di-nenes-timene-tre-mujorin-e-vdekjes-afrim-hyseni/ Sat, 06 Mar 2021 12:04:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17950 Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes) * Akoma s’e di,pse zgjodhe fillim mujin,...

The post Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes) – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes)
*
Akoma s’e di,pse zgjodhe fillim mujin,
Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
Ky muaj i bukur ,pse ta qau hallin,
Apo të plotsoi, të fundit dëshirë!
*
Akoma s’e di,pse zgjodhe dreken,
Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
Dielli ishin zbehur,dita bëri zgjimin,
Vajzat nisën vajin,për nënën e mirë.
*
Akoma s’e di, si është e vërteta,
E zgjodhe ti vdekjen,apo të zgjodhi ajo
Nëntori dhe dhjetori të kanë sjellë shumë brenga,
Dhe kjo brengë e fundit jetën ta shkurtoi.
*
Akoma s’e di pse zgjodhe fillim muajin
Kjo data 05 dhjetor e mistershme plotëson një dëshirë,
Ti i thua vetes vdiqa para djalit të smurë,
Kështu dhe babait në at botë ndoshta i vjen mirë.
*
Akoma s’e di ,ndoshta s’më besohet,
Se ke vdekur,o nënë dhe nuk jeton më ka tre muaj,
Veç në jetë kam mall edhe përgjërohem,
S’dua të besoj, më për as një gjë.
*
// Afrim HYSENI // Copyright 05/03/2021

The post Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes) – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për çfarë… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/05/per-cfare-afrim-hyseni/ Fri, 05 Mar 2021 21:59:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17886 Për çfarë… * Për çfarë e deshe qiellin, Kur mua, më kishe pranë? Për çfarë...

The post Për çfarë… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për çfarë…
*
Për çfarë e deshe qiellin,
Kur mua, më kishe pranë?
Për çfarë e deshe vdekjen?
Kur mua më kishe të gjallë?
*
Kokëforte dua të jem,
E di që ti akoma me do,
Më pëlqen kur flas me ty,
Dhe pse ti nuk me dëgjoj më…
*
Nga libri “MALL”
// Afrim HYSENI // Copyright 04/03/2021

The post Për çfarë… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pasion i pafajshëm… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/03/05/pasion-i-pafajshem-afrim-hyseni/ Fri, 05 Mar 2021 21:49:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17882 Pasion I pafajshëm… Pasion i pafajshëm, që udhëton nëpër fantazira, diku të ndaluara, shikime të...

The post Pasion i pafajshëm… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pasion I pafajshëm…


Pasion i pafajshëm,
që udhëton nëpër fantazira,
diku të ndaluara,
shikime të pabefasueshme,
dhe ndriçime diellore !
I ngrohtë mu si dielli,
por i egër por si stuhia,
e i madh aq sa qielli,
po i ftohtë mu si akulli !
Pasion hyjnor,
që shtrengoj në,
zemren time fortë,
dhe e shkërrmon,
si thërrime buke…
Ti pasion…
Kërkon të dalesh,
me shumë rrëmbim,
por duhet të kesh durim,
se dashuria s’do nxitim !
Pasion i pafajshëm,
që përplasesh kësaj nate,
me dhunë dhe pa hënë,
pasion i tronditur, nxitues,
kalimtar i shpejtë …
Ti pasion i pafajshëm,
që do më mbështjellësh,
me pelerinën tënde të ngrohtë,
derisa të shëndërrohesh në një,
pasion të fajshëm, djallëzor…!
*
// Afrim HYSENI // Copyright 04/03/2021

The post Pasion i pafajshëm… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u dorëzoni..(Femrave që janë të ngacmuara) – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/mos-u-dorezoni-femrave-qe-jane-te-ngacmuara-afrim-hyseni/ Sun, 28 Feb 2021 10:53:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17766 Mos u dorëzoni… (Femrave që janë të ngacmuara) Asnjëherë mos u dorëzo, Asnjëherë mos u...

The post Mos u dorëzoni..(Femrave që janë të ngacmuara) – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u dorëzoni…
(Femrave që janë të ngacmuara)


Asnjëherë mos u dorëzo,
Asnjëherë mos u pikëllo,
Asnjëherë mos vuaj,
Jo për atë që se meriton.
E nëse dikush të del përpara,
Edhe nëse dikush të rrëzon,
Ti prap ngritu në këmbë.
Por,mos u dorëzo…
Edhe nëse dikush të fyen,
Ti mos e ul kokën.
Mos e gëzo gjinin tjeter,
Por,ngrite kokën lart,
Kush je ti tregoj.
Bëhu e fortë qëndro,
Por asnjëherë mos u dorëzo,
Kurrë asnjëherë…
*
//Afrim HYSENI// Copyright 27/02/2021

The post Mos u dorëzoni..(Femrave që janë të ngacmuara) – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vallëzim në shi… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/vallezim-ne-shi-afrim-hyseni/ Thu, 11 Feb 2021 08:32:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17147 Vallëzim në shi… * Binte një shi vjeshte, në jetën time hyre ti, vallëzonim duke...

The post Vallëzim në shi… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vallëzim në shi…
*
Binte një shi vjeshte,
në jetën time hyre ti,
vallëzonim duke u puthur,
më quajte engjull me sytë e zi.
*
Qenien time ta fala atë ditë,
Ta dhurova dashurinë e rinisë,
po nuk e dita kurrë se fjala,
po mundëka ta vras dashurinë.
*
Gënjeve kur mu betove atë ditë me shi,
në amëshimin e dashurisë tonë,
e rrëmbeve lumturinë time,
dhe ike nga unë përgjithmonë.
*
Gënjeve kur më dhe besën,
se i vetmi për ty do të jem në jetë,
mi vodhe të gjitha ëndrrat rinore,
“të dua” kurrë më nuk do të them…
*
//Afrim HYSENI// Copyright2021

The post Vallëzim në shi… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thesari im… – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/thesari-im-afrim-hyseni/ Thu, 11 Feb 2021 07:26:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17116 THESARI IM… * Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje?...

The post Thesari im… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THESARI IM…
*
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindesh mendon se fsheh?
Po të zhgenjej, por nuk më njeh.
. *
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko,do mbetesh e habitur.
Mure katrorë të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi,të bukura por pa fytyra.
. *
Diku e hedhur afër shtratit
Eshtë një kuti e tersit, dhe fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda e gjithë historia ime.
.*
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkend që njoha, përfshirë edhe ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndrrova
Vendet ku shkela, dhe ku jetova.
. *
Janë zënkat tona dhe merita,
Janë puthjet netëve pa drita.
Veset e mia që aq shumë i urreve,
Mërgimi i ngadaltë i të gjitha reve.
. *
Dënimet që vuajta për ty,
Heret kur s’të pash në sy.
Jeten që pa ty jetova,
Të tjera femra që dashurova.
*
Janë dhe sekretet që s’ti kam thënë,
E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që atherë ne na lindën,
Epshet që vrava se nuk mu binden.
*
Ka letra, që për ty i shkrova,
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do e kthesh,
Sekretin më të madh do gjesh.
*.
E kam fshehur në fund fare,
Po s’e zbulove, s’ke parë gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtërngim,
Atë më të shtrenjtin thesarin tim.
. *
Ilaçin që plagët shëronte,
Kur kjo djallë jete mua më kafshonte.
Para fytyres ngadalë afroje,
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
*.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohesh vetën, reflektim…
Se ti… ishe thesari im …
*
//Afrim HYSENI// Copyright2021

The post Thesari im… – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju i keni të gjitha për mua – Afrim Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/02/06/ju-i-keni-te-gjitha-per-mua-afrim-hyseni/ Sat, 06 Feb 2021 21:35:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17073 JU I KENI TË GJITHA PËR MUA” * Ju keni atë vështrim që unë gjithmonë...

The post Ju i keni të gjitha për mua – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JU I KENI TË GJITHA PËR MUA”
*
Ju keni atë vështrim që unë gjithmonë kisha dashur ta kisha për veten time, atë vështrim që më tregon kaq shumë gjëra pa thënë asnjë fjalë.Shkëlqimi i syve tuaj më bënë ta ndjejë këtë.
*
Ju keni atë buzëqeshjen që unë gjithmonë kam dashur ta dëgjoj, që më rrethon dhe atë shikimin përvlues që më vret pa mëshirë,
me atë melodi që më rrethon zemrën dhe më bën të lumtur jetën.
*
Keni sy kaq të bukur sa hëna dhe dielli xhelozojnë mënyrën sesi shikoni përreth, sy ëndërrimtar që më tregojnë për një dashuri që është vetëm për mua.Po po është vetëm e vetëm për mua.
*
Ju keni buzë aq të shijshme saqë shijoj një ëmbëlsirë, struktura e tyre shkon me gojën time dhe unë gjithmonë duhet t’i puth, madje edhe derisa flokët tanë të fillojnë të ndryshojnë ngjyrën si rezultat i moshës sonë.
*
Ju i keni ato cilësi aq të tua saqë te një grua tjetër nuk munda t’i gjej, ju jeni unike, e pakrahasueshme, një kënaqësi e pashembullt, ëmbëlsira ime e preferuar, dëshira e zemrës sime dhe arsyeja për të jetuar pranë jush derisa të vdes.
*
Ju keni gjithçka që kam dashur gjithmonë dhe nuk do ta harxhoj sepse rastësitë rrallë ndodhin dy herë, ku koincidon është puna jo vetëm e fatit por edhe e Zotit sepse një ditë ai e rregulloi ashtu…
*
//Afrim HYSENI// Copyright2021

The post Ju i keni të gjitha për mua – Afrim Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>