Agim Basha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agim-basha/ Poezi Laberia News Fri, 07 Aug 2020 06:15:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Agim Basha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agim-basha/ 32 32 Mungesa jote – Agim Basha https://poezi.laberianews.com/2020/05/11/mungesa-jote-agim-basha/ Mon, 11 May 2020 20:05:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6065 MUNGESA JOTE Mos,hesht…. të dëgjosh rrahjet e zemrës… ajo të gjitha nuk i thot dot…kurrë...

The post Mungesa jote – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MUNGESA JOTE

Mos,hesht…. të dëgjosh rrahjet e zemrës…
ajo të gjitha nuk i thot dot…kurrë
edhe në një mijë ciklone të jem…
zemra ime për ty do digjet …furrë..!

Dysh do çahet,sikur ra rrufeja
kjo zemra ime e ngratë
ashtu si nga pika shiu ngarkohet reja
ja,si edhe sonte,kësaj nate dimri të gjatë…

Mos,hesht,bëju sonte e pagojë
po ikën vjeshta ethshëm
para krishtlindjeve,këmbanat e mungesës tënde,
sikur dimër të gjatë lajmërojnë…

The post Mungesa jote – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kali i Doruntinës – Agim Basha https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/kali-i-doruntines-agim-basha/ Sun, 10 May 2020 06:48:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5927 AGIM BASHA…KALI I DORUNTINES/ /POEZI/ Ti je duke ëndërruar kthimin,ardhjen…patjetër… Edhe kaq larg sa ke...

The post Kali i Doruntinës – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AGIM BASHA…KALI I DORUNTINES/

/POEZI/

Ti je duke ëndërruar kthimin,ardhjen…patjetër…
Edhe kaq larg sa ke shkuar..
(Në cilën galaktikë vallë ndodhesh,,,?
Po,ç’brengë të mundon kaq shumë miku im…?!
Kur fort mirë e di:
Shpresës s’ja hedhin dot prangat në duar..
Nuk e lidhin dot me leje qëndrimi,me vizë..
Green card…a me cartë të bardhë…
Se ajo, është kali i Doruntinës…
Që në shpinë mban..
Dashurinë…atë mallin e larget që, pjek e pik…
mallin e motrës për vëllanë..!
Ngado që shkon,për ty vetëm njëra është…
udha e sigurtë…
kordinata Jane horizontet…që zbardhin para…
nuk them se rruga për ferr është mbyllur..
e prapë s’them se s”do bien si zogj, ca ëndra të vrara
Ti,gjithmonë do endësh kthimin ..
Dhe ska rëndësi nëse kthehesh herët apo vonë…
Edhe pse të mjafton parajsa e kujtimeve që ke ngritur..
Është gjithmonë një Doruntinë që të pret… (shkon e vjen../) Pavarësisht pse pabesitë do të shfaqen…një herë si Jago…e prapë …si Dezdemonë…!
Mërgimtar,ti pret pas dyerve që rrijnë mbyllur….
Kur kyçet e portave të atdheut tënd falen..a humbin…
O njeri….! i kalitur Saharës së shpirtit të botës që lartëson marrëzinë, urrejtjen…
Brengat,mëdyshjet dhe kujtimet bashkë…s’kanë fuqi të t’mundin…!

The post Kali i Doruntinës – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fshatrat labe – Agim Basha https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/fshatrat-labe-agim-basha/ Sun, 26 Apr 2020 18:47:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4983 FSHATRAT LABE—POEZI –AGIM BASHA 1. FSHATRAT LABE Rrijnë fshatrat labe,si zota prej guri…/ Sipër maleve...

The post Fshatrat labe – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FSHATRAT LABE—POEZI –AGIM BASHA

1. FSHATRAT LABE
Rrijnë fshatrat labe,si zota prej guri…/
Sipër maleve që kan shaluar…/
Si gur të hedhur me hobe../
Grup polifonie që kënga rrjedh e vete shtruar../

Si një cop fustanell e mbetur /
Që valvitet me simptoma të vakëta krenarie../
Lugjeve nuk kullosin më dele../
Por balada dhe vargje të trishtuar elegjie../

Jan bër modernë,../
I hoqën edhe themelit e vjetra../
Edhe pse gushteve bën ftohtë njësoj../
Njësoj ther edhe reumatizma në eshtra/

Jan mpakur,si pellgjet e ujit/
Si plagë që dhembin pa zë…/
Të shkoj apo jo?
Një dëshirë e kahershme ka mbetur../
Më kujton,e një dridhje e lehtë të qet smë lë../

Porsa të ulesh në gjunj…/
Ndien si lëviz gjaku nëpër damarë e rrema../
Këtu edhe gurët e rrugës më njohin/
Po i shkele njëherë,të hapin dyer dhe zemra../
2.
Shpërndaje

The post Fshatrat labe – Agim Basha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>