Alma Mehmeti - Kendi poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/alma-mehmeti/ Poezi Laberia News Fri, 19 Feb 2021 08:12:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Alma Mehmeti - Kendi poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/alma-mehmeti/ 32 32 Më duaj – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/02/19/me-duaj-alma-mehmeti/ Fri, 19 Feb 2021 08:12:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17383 Më duaj Më duaj kur zemrën ta thyej pa dashje, Kur lotin ta mbledh nën...

The post Më duaj – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më duaj

Më duaj kur zemrën ta thyej pa dashje,
Kur lotin ta mbledh nën qepallë,
Kur dashuria ime bën kapriço,
Dhe ti çelësi i zemrës time, vetëm fal,

Më duaj siç të dua edhe unë kur gremisesh kalldrëmit,
Ngrihesh i gjakosur dhe pa shpresë,
Unë gjithmonë në krahun tënd , shqiponjë,
Deri në fund, deri sa vdekja të më presë,

Më duaj, më duaj pa fund dhe pa kushte,
Edhe kur të lodhesh nga tekat e mija,
Vetë dashurija, djall në errësirë,
Më zgjoj nga gjumi kur unë po flija,

Zëri yt në tunel të thellë më thirri,
Sonambul, të ndoqi zemra guximtare,
Zemra jote me derë hapur më priti,
Dashurinë time ëndërrimtare
.

The post Më duaj – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Valentini – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/02/16/valentini-alma-mehmeti/ Tue, 16 Feb 2021 21:20:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17375 Valentini Mbi dhimbjen tënde festuam, Një ironi për dashurinë, Flijimin tënd harruam, Ditë e shënuar...

The post Valentini – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Valentini

Mbi dhimbjen tënde festuam,
Një ironi për dashurinë,
Flijimin tënd harruam,
Ditë e shënuar për tradhëtinë,

Nuk dua një ditë në kalendar,
Të kujtoj dashurinë tënde,
Kur çdo ditë me thikë kam vrarë,
Trupin tënd vënde-vënde,

Martiri Valentino jetën i fali,
Dashurisë që e kish robëruar,
Në shpirt i kish hyrë ëngjëll, djalli,
Për ne u bë ditë e bekuar,

Çdo ditë është Valentin,
Çdo ditë është dashuri,
Çdo ditë mëso të duash,
Pa kushte dhe pa kufi.

The post Valentini – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse më the lamtumirë… – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/pse-me-the-lamtumire-alma-mehmeti/ Sat, 30 Jan 2021 11:28:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16902 Pse më the lamtumirë… Si hije u largove atë natë me shi, Pa thënë më...

The post Pse më the lamtumirë… – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse më the lamtumirë…

Si hije u largove atë natë me shi,
Pa thënë më fal, pa thënë jam fajtor,
Unë në stol ulur, si copë akull rri,
Me zemrën që ta kisha mbështetur në dorë,

Katil sytë e tu, katil zëri yt,
Lotët e mi thanë gjithçka këtë natë,
Indiferentizmi mes llavës më zhyt,
Dhe unë qënia e kësaj bote e pa fat,

Më mirë zemrën të ma shkulje me dorë,
Me vdekjen time do të merrja pas,
Dashurija jote më vrau k’të Dhjetor,
Unë me zërin e pabesisë bërtas,

Të desha shumë ndaj s’të mallkoj,
Me urrejtjen e Venerës s’të godas,
Deri në vdekje unë nuk do ta harroj,
Goditjen me thikë që më dhe pas,

Hakmarrja ime,,, të vuash dhe ti si unë,
Dikush që të mësoj,
Thika dashurije,
Kur lotët ty të të rrjedhin si lumë,
Një dorë do më fshijë këto lot pafajësije..

Të duash nuk është mëkat,
Një pikëpyetje është jeta,,,
Je me fat,,, o i pa fat???

Alma Mehmeti

The post Pse më the lamtumirë… – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gomari dhe kali – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/20/gomari-dhe-kali-alma-mehmeti/ Wed, 20 Jan 2021 22:33:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16699 Gomari dhe kali Në stallën e agait, një kalë dhe një gomar, Nga pesha në...

The post Gomari dhe kali – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gomari dhe kali

Në stallën e agait, një kalë dhe një gomar,
Nga pesha në kurriz , gomari pak tinzar,

Nuk lejonte askënd ti afrohej pranë,
Qenë edhe mace me shkelm i çon matanë,

Agai kapardisur mbi kalë këmbët shkund,
Edhe kali kokë lartë, pranë gomarit bishtin tund,

Kurrizin ngarkuar i gjori gomar,
Ai për dru, ai për kashtë e bar,

Por nata i mblidhte sërisht në stallë,
Gomari hante kashtë dhe kali hante bar,

Kur hingëllinte kali e lëshonin në lëmë,
Kur këndon gomari i thonin po na çmënd,

Gomari për ujë, gomari për ullinj,
Kurrizi i tij në jetë kurrë su shtri,

Ndonjëherë e merrnin edhe hua,
Banorët e fshatit kur shkonin në krua,

Ish mërzitur jeta gomarit të gjorë,
Kalin sheh në livadh orë e pa orë,

Pse ankohesh kaq shumë ore gomar,
Të dy me katër këmbë e të dy hamë bar,

Të lutem o kalë më mos më mërzit,
Nëse do ta provosh ndërrohemi një ditë,

A, jo i thotë kali hije rëndë,
Ti je për punë dhe unë të shes mënd,

Ik more kalë në hallin tim më ler,
Fajin ma kanë prindërit që ishin gomer,

Fati yt, linde kalë, dhe sikur budall, prapë do hash bar,
Fati në lindje më mallkoj, emrin gomar në jetë do trashëgoj.

Alma Mehmeti

The post Gomari dhe kali – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me gotën e verës dashuruar – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/me-goten-e-veres-dashuruar-alma-mehmeti/ Sat, 09 Jan 2021 12:05:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16396 Me gotën e verës dashuruar Në gotën e verës refleksi yt, Zhytur në fund e...

The post Me gotën e verës dashuruar – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me gotën e verës dashuruar

Në gotën e verës refleksi yt,
Zhytur në fund e rri në heshtje,
Si fanar mes detit shkëlqejnë sytë,
Kur ti veç me shikim më xhveshje,

Pranë oxhakun me flakë,
Me një gotë verë në vetmi,
Nis të qesh fare pa shkak,
Dhe me ty verë nis bëj dashuri,

Ti akoma në fund të gotës,
Sodit trupin e harkuar,
Unë si për inat të botës,
Me gotën e verës dashuruar.

The post Me gotën e verës dashuruar – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/05/te-me-rrosh-biri-im-alma-mehmeti-2/ Tue, 05 Jan 2021 19:30:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16338 Të më rrosh biri im Eh moj rinija hazat, Që nëna ju duket plakë, Në...

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im

Eh moj rinija hazat,
Që nëna ju duket plakë,
Në krahë s’ju përshtat,
Nga një fjalë merrni inat,

Nëna kokën lë pas teje,
Ti bezdisesh në çdo fjalë,
Rregjistrohu në fejbuk,
Se do gjesh një goxha djalë,

Kur ankohesh, veshët mbyllin,
Pi ilaçe e ti mos qaj,
Nuk je kaq e vjetët,
Në shkallë nga dora të të mbaj,

Në shtëpi kur hapet dera,
Pyetje parë, çke gatuar?
As si je, as një të puthur,
Bërxollën hanë nëpër duar,

Ti e heshtur kafshon dhimbjen,
Loti të rrëshket në faqe,
Nënë më dëgjo mua?
Kanabis ti mbyll k’to hesape,

Ta blej unë sa të mar rrogën,
Ja duro edhe ca ditë,
Për dhimbjet mos e ça kokën,
Pije dhe hiç mos ki frikë,

Fillon nëna të shërohet,
Tap mëngjes e turrbull darkë,
Djali nisi të ankohet,
Nënë barkun ma le thatë,

Eh mor bir, ti mu bezdise,
Në shkallë kur më ndihmoje,
Me ilaç ti më ujdise,
Dorën e nënës harroje.

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/te-me-rrosh-biri-im-alma-mehmeti/ Mon, 04 Jan 2021 11:22:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16299 Të më rrosh biri im Eh moj rinija hazat, Që nëna ju duket plakë, Në...

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im

Eh moj rinija hazat,
Që nëna ju duket plakë,
Në krahë s’ju përshtat,
Nga një fjalë merrni inat,

Nëna kokën lë pas teje,
Ti bezdisesh në çdo fjalë,
Rregjistrohu në fejbuk,
Se do gjesh një goxha djalë,

Kur ankohesh, veshët mbyllin,
Pi ilaçe e ti mos qaj,
Nuk je kaq e vjetët,
Në shkallë nga dora të të mbaj,

Në shtëpi kur hapet dera,
Pyetje parë, çke gatuar?
As si je, as një të puthur,
Bërxollën hanë nëpër duar,

Ti e heshtur kafshon dhimbjen,
Loti të rrëshket në faqe,
Nënë më dëgjo mua?
Kanabis ti mbyll k’to hesape,

Ta blej unë sa të mar rrogën,
Ja duro edhe ca ditë,
Për dhimbjet mos e ça kokën,
Pije dhe hiç mos ki frikë,

Fillon nëna të shërohet,
Tap mëngjes e turrbull darkë,
Djali nisi të ankohet,
Nënë barkun ma le thatë,

Eh mor bir, ti mu bezdise,
Në shkallë kur më ndihmoje,
Me ilaç ti më ujdise,
Dorën e nënës harroje.

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trëndafil – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/trendafil-alma-mehmeti/ Sun, 03 Jan 2021 22:26:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16242 Trëndafil Sa të desha,,,, shumë,,, pa limit, Në thellësi të shpirtit trëndadili kish mbirë, Prita...

The post Trëndafil – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trëndafil

Sa të desha,,,, shumë,,, pa limit,
Në thellësi të shpirtit trëndadili kish mbirë,
Prita të rriteshe plot një vit,
Ti hape petalet, të bëheshe më e mirë,

Edhe gjëmbat tu rritën, të ruanin bukurinë,
Unë si i marrë doja të mbaj erë,
Zili ti kisha petalet dhe rininë,
Ti i çelur dimër edhe verë,

Dhe kur tu afrova dhimbjen se kurseve,
Ma çpove trupin dhe zemrën që vuan,
Sekretet e tua ti pse si rrëfeve,
Të ruaje aromën, ty nuk të lejuan…

The post Trëndafil – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më puth në gjumë – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/me-puth-ne-gjume-alma-mehmeti/ Sun, 03 Jan 2021 07:34:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16158 Më puth në gjumë Unë të prita dhe k’të vit, Të zbrisje nga yjet si...

The post Më puth në gjumë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më puth në gjumë

Unë të prita dhe k’të vit,
Të zbrisje nga yjet si Zoti im,
Ti në ëndërra më thua prit,
Buza jote fshin lotit tim,

Të prita, gotat të trokasim,
Bashkë të presim Vitin e Ri,
Mes puthjeve të humbasim,
Yjet dhe Hëna t’na kenë zili,

Shuhet shpresa si dritë syri,
Drita e Hënës humb në qiell,
Viti tjetër i trishtë hyri,
Nuk bën dritë as yll, as Diell,

Veç në ëndërr shuaj mallin,
Vjen e ikën si furtunë,
Një herë sy e një herë ballin,
Kur ti vjen mi puth në gjumë,

Dua të flë ditë e natë,
Ndaj kur ikën, kthehu prapë.

Alma Mehmeti

The post Më puth në gjumë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/12/30/alma-mehmeti/ Wed, 30 Dec 2020 21:55:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16056 Dikur Në bulevardin e madh, shëtis si dikur, Atëherë të kapur për dore të dy,...

The post Dikur – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur

Në bulevardin e madh, shëtis si dikur,
Atëherë të kapur për dore të dy,
Kam kohë që jam me zemër të sëmur,
Përse i humba për jetë ata sy,

Eci, qetësia rrugët ka pushtuar,
Tik-taku i zemrës nuk dëgjohet, veç aroma e pishës,
Atëherë zemra ime e marruar,
Trokiste fort si këmbanë e kishës,

Rininë, dashurija e hip mbi re,
Fluturojnë me zemër gjithkund,
Kur mbaron dhe zemra nis e fle,
Djepi i dhimbjes që shpirtin përkund,

Dashurija, si droga momentale,
Të hip, të zbret, të tund, të shkund,
Pastaj qetësi paradoksale,
Me kujtimet jeton deri në fund.

The post Dikur – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>