Anastas Qirici Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anastas-qirici/ Poezi Laberia News Sun, 19 Apr 2020 07:48:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anastas Qirici Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anastas-qirici/ 32 32 Mëkat Dashurie – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/mekat-dashurie-anastas-qirici/ Sun, 19 Apr 2020 07:48:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4476 Mëkat Dashurie. * Këtë ditë pashke, hajde të pimë verë, zoti,do na fali, po na...

The post Mëkat Dashurie – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëkat Dashurie.
*
Këtë ditë pashke,
hajde të pimë verë,
zoti,do na fali,
po na panë të tjerë.
*
Nuk e quan zoti,
Mëkat dashurinë,
prandaj hajde mike,
një gotë verë ta pimë.
*
Dhe po pimë dy ,
a tri gota radhë,
edhe po më puthe,
zoti do të falë.
*
Prandaj hajde mike,
vir buzën te gota,
mbi lëngun e verës,
le të dridhet bota.
*
Dhe po derdhë verën,
sipër,për mbi gushë,
jo nuk bëj mëkat,
që ta pi me buzë.
*
Pashka vjen e ndritur,
jetës i jep jetë,
ti me një gotë vere,
tregon çdo sekret.
*
Hajde të pimë verë,
gotat ti troksim,
me puthje në buzë,
Mëkatin ta vrasim.
*
Hajde të pimë verë,
gjakun mbretëror,
dhe krishti piu verë,
si zoti mbi fronë.
*
Hajde mike hajde,
gotat ti trokasim,
si lumë le të derdhet,
mëkatin ta vrasim.
*
Ç,aje shtet rrethimin,
laj rrugët me verë,
dhe virus koronën,
zhduke nga çdo derë.
*
Hajde të pimë verë,
mesha të bëjë dritë,
zoti laftë mëkatet,
e bëftë mbrekullit.
*
Botën e izoluan
dhe këtë natë Pashke,
ngelëm mike vetëm,
të dy kësaj nate.
*
Ta ndryshoja botën,
me forcë si perëndi,
ti mblidhja mëkatet,
si krishti në gji.
*
Mëkat dashurie,
më faltë perëndia,
si vera mbi buzë,
u puthsha me tyja.
*
Po e lave trupin,
me verë a me mushtë,
do bëj karentinë,
deri mot në Gusht.
*
***Nga Anastas Qirici 18.04.2020.

The post Mëkat Dashurie – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj një fjalë, o det – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/04/15/me-thuaj-nje-fjale-o-det-anastas-qirici/ Wed, 15 Apr 2020 19:07:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4211 MË THUAJ NJË FJALË ,O DET ! Shpesh me detin bisedoj,me detin qaj hallet e...

The post Më thuaj një fjalë, o det – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THUAJ NJË FJALË ,O DET !

Shpesh me detin bisedoj,me detin qaj hallet e mia.
Deti për mua është vetë jeta,deti për mua është
poezia.
Veç ka ca kohë,që i heshtur rri dhe valët bregun s’e puthin.
Tremben se ndoshta i ngjitin njëri tjetrit,corona virusin!

Thuaj një fjalë,o det ,përse ke vënë maskën,në
fytyrë?
Përse heshtin,detet e oqeanet,vallë çështë kjo
mynxyrë?
Thuaj veç një fjalë det,pse s’buzëqesh,pse rri i trishtuar?
Po vjen vera miku miku im,të duam të qeshur,të
gëzuar!

Më ka marrë malli,për zërin tënd,më duket sikur
fle gjumë!
Merr inat njëherë or mik,e ngriji dallgët ,si male
me shkumë!
Thuaje fjalën tënde vëlla det,mos mbaj brënda
dufin…
Mbyte në fundin tënd,që kurrë të mos ringjallet,
Corona virusin!

Pa varka,pa rremëtarë,pa anije,pa sirena,ti s’ke asnjë kuptim!
Thuaj një fjalë o det,vera po vjen,por s’di përse s’ndjejmë gëzim!?
Brigjet e shkreta sbëjnë zë,duket sikur po qajnë
rënkojnë..
Në shumë gjuhë të huaja,miliona emra njerzish
kërkojnë !

Detet tona,që i jepni kuptim jetës sonë,thuajeni
fjalën tuaj!
Ju jeni dashnorë të përjetëshëm,me ju,nuk jemi
të huaj !
Do vijnë”krushqit”sivjet,në sallat me ujë të rrallë
të kulluar?
Nusja ka veshur vellon e kaltër,me ty dhëndërr
është dashuruar!

Me dallgët,deti flet ëmbël,më ledhaton vargjet,
aty,në bregdet.
Do vijnë krushqit,dasma do të bëhet e bukur, e madhe,poet!
Dasma kemi bërë përherë,pas luftës,duam të gjithë të vallëzojmë.
Lufta,na bën më të fortë,këtë luftë së bashku do ta fitojmë!

The post Më thuaj një fjalë, o det – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri e heshtur – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/04/13/dashuri-e-heshtur-anastas-qirici/ Mon, 13 Apr 2020 14:19:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4078 Dashuri e heshtur. *** Yjet në qiell gumzhinin, hënën zgjuan, vezullimi ra mbi vajzën, nur...

The post Dashuri e heshtur – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri e heshtur.
***
Yjet në qiell gumzhinin,
hënën zgjuan,
vezullimi ra mbi vajzën,
nur i zbukuruar,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Hëna sa qe zënë,
deti me tërbim,
vala përqafonte shkëmbin,
syri lëshon lot,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Diell i futur mes reve,
ku je fshehur,
o botë e pa anë,
pa një fund,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Kur puthet lumi me detin,
skuqet hëna,
Buze e vajzës tha një fjalë,
dashuri,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Këmbë zbathur për mbi zaje,
retë hedhin shi,
fustani ngjitur mbi trup,
flet me zoqtë në pemë,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Do shkund qiellin me yje,
mbase shikon ti,
të të bjerë një yll në zëmër,
të kthehesh të vish,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
***Nga Anastas Qirici 12.04.2020.

The post Dashuri e heshtur – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gishtin për unazë – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/gishtin-per-unaze-anastas-qirici/ Wed, 08 Apr 2020 20:40:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3817 Gishtin për unazë. * Më rrëzon në zëmër, kur ma bën me sy , Ylli...

The post Gishtin për unazë – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gishtin për unazë.
*
Më rrëzon në zëmër,
kur ma bën me sy ,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Dora kërkon orë,
mesi rrip të zi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Gishtin për unazë,
këmbët si qiri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Mbi gushën e bardhë,
një djamant mbi gji,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Do zihem me zotin,
në ka perëndi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Po s,më the të dua,
s,do ndes më qiri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Do bëhem kusar,
të me kesh bezdi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Në dritën e hënës,
të bëjmë dashuri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
**Nga Anastas Qirici 08.04.2020.

The post Gishtin për unazë – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ulu moj hënë për mbi Vjosë – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/ulu-moj-hene-per-mbi-vjose-anastas-qirici/ Mon, 30 Mar 2020 15:31:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2791 Ulu moj hënë për mbi Vjosë. * E,ulu. hënë, për mbi Vjosë, mbi Përtëkonjë, e...

The post Ulu moj hënë për mbi Vjosë – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ulu moj hënë për mbi Vjosë.
*
E,ulu. hënë,
për mbi Vjosë,
mbi Përtëkonjë,
e në Boboshë.
në Mbrezhan,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
Të pishë ujë ,
në ato male,
ku janë vajzat,
si sorkadhe,
në Mbrezhan,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Mirovë,
ti prekësh ,
djemtë me dorë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Gurrë,
prit çupat,
kur mbushin ujë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Rrëzë,
të ndriçosh,
fshatin të tërë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi kishë,
të marrësh,
nga zoti,dritë,
Në Mbrezhan,
në ato vënde
Të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
***Nga Anastas Qirici 27.03.2020.

The post Ulu moj hënë për mbi Vjosë – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta pa armë corona – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/lufta-pa-arme-corona-anastas-qirici/ Sun, 29 Mar 2020 10:09:51 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2554 Lufta pa armë.corona. * Thonë se erdhi lufta, pa bomba pa pushkë, në çdo derë...

The post Lufta pa armë corona – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta pa armë.corona.
*
Thonë se erdhi lufta,
pa bomba pa pushkë,
në çdo derë pallati,
ngjitur një fletushkë.
*
Atje shkruhen ligjet,
rrugët plotë ushtri,
virusi Kinez,
me kanun të ri.
*
Kush nuk zbaton ligjet
gjobat janë të rënda,
po ç,faj kanë njerëzit,
të rrinë mbyllur brenda.
*
Ky burgim global,
nuk është rastësi
them po istalohet,
një sistem i ri.
*
Kjo fletushka e re,
me ligje të reja,
korona virus,
ishte meseleja.
*
Kur ndryshohen ligjet,
dhe bota ndryshon,
Djalli apo zoti,
është në timon.
*
Këtë nuk e dinë,
kush e shkroi fletushkën,
unë u them se djalli,
polli diktaturën.
*
Diktaturë e re ,
ndërplanetare,
luftë bakteorologjike,
i thonë në gjuhë shkencore.
*
Gjithë planeti tokë,
u prek nga virusi,
me dorë djallëzore,
apo nga Jezusi.
*
Perndia nuk vret,
është gjithë dashuri,
djalli po nxjerr ligjet,
të mbajë mbretëri.
*
Por këtij sistemi,
fundi po i vjen,
kush e kërkon zotin,
rrugën e drejtë gjen.
*
E pra koha erdhi,
të luftojmë pa armë,
djalli me virus,
Ne zotit tuj falë.
*
Çdo sistem në botë ,
një fund e ka patur,
po sistemi i djallit.
botën e ka kapur.
*
Unë nuk jam profet,
tu them kur vjen zoti,
por një smundje e rëndë,
po përballon globi.
*
Smundje dhe tërmete,
janë shenjat e mia,
gjëra të pa para,
kurr nga njerëzia,
e tha perëndia.
*
Kështu shkruan bibla,
e thotë dhe kurani,
Po dhatë dashuri,
Dashuri do mërrni.
*
***Nga Anastas Qirici 23.03.2020

The post Lufta pa armë corona – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te ara ime në fshat ! – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/te-ara-ime-ne-fshat-anastas-qirici/ Mon, 23 Mar 2020 14:55:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2088 Te ara ime në fshat,! * Te ara ime në fshat, me fiq të ëmbël...

The post Te ara ime në fshat ! – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te ara ime në fshat,!
*
Te ara ime në fshat,
me fiq të ëmbël si mjaltë,
hajde mike mbushe dorën,
ndryshe s,kam si filloj lojën.
*
Te ara ime në fshat,
qërshitë të ëmbla si mjaltë,
hajde mike mbushe dorën,
dhe ëmbëlsoje pak gojën.
*
Te ara ime në fshat,
hipur rrushi mbi lofatë,
hajde mike në në hije,
se u bë rrushi dy kile.
*
Te ara ime në fshat,
kokrrat shegës i kanë plasë,
hajde mike merr ca kokrra,
pa le të përmbyset bota.
*
Te ara ime në fshat,
thelbinjëtë arra i ka pjekur,
hajde mike bashkë ti mbledhim,
mos mendo për ndonjë tjetër.
*
Te ara ime në fshat,
zverdhojnë ftonjtë si flori,
hajde mike ti provosh,
kanë ngjyrë plotë xhelozi.
*
Te ara ime në fshat,
si parajsa që ka zoti,
unë bujar ti zëmër artë,
mbushur si bleta me mjaltë.
*
***Nga Anastas Qirici 23.03.2020.

The post Te ara ime në fshat ! – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këngë e derte plotë, qënka pleqëria – Anastas Qirici https://poezi.laberianews.com/2020/03/21/kenge-e-derte-plote-qenka-pleqeria-anastas-qirici/ Sat, 21 Mar 2020 19:55:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1937 Këngë e derte ,plotë. qënka pleqëria. * * Pleqëri e bukur, me halle të rënda,...

The post Këngë e derte plotë, qënka pleqëria – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këngë e derte ,plotë.
qënka pleqëria.
*
*
Pleqëri e bukur,
me halle të rënda,
gjithë ligjet e jetës,
nuk tu thye zëmëra.
*
Këngë e derte,plotë,
ti mësoi jeta,
pleqëri e bukur,
thuam tunjatjeta.
*
Vitet shkallë shkallë,
ngjitesh pa përtuar,
pleqëri e bukur,
mbi çdo vlerë je shkruar.
*
Këngë e derte plotë,
qënka pleqëria,
si burim i malit,
të rrjedh dashuria.
*
Sa rrudha ka balli,
sa yje ka qielli,
ti skaliti zoti,
me rrezet e diellit.
*
Flokët zbardhë nga vitet,
si një mal me borë,
pleqëri e bukur ,
kurorë mbi kurorë.
*
***Nga Anastas Qirici 15.03.2020.

The post Këngë e derte plotë, qënka pleqëria – Anastas Qirici appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>