Angjelina Marku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/angjelina-marku/ Poezi Laberia News Mon, 30 Nov 2020 08:23:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Angjelina Marku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/angjelina-marku/ 32 32 Dashuri dhe mall – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/11/30/dashuri-dhe-mall-angjelina-marku/ Mon, 30 Nov 2020 08:23:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15220 DASHURI DHE MALL E dua për bukën dhe kripën për emrin që më dha po,...

The post Dashuri dhe mall – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHURI DHE MALL

E dua
për bukën dhe kripën
për emrin që më dha
po, po, e dua pra

kam mall
për këngën e bilbilit
aromën e dheut
e lulen e prillit

për hijeshinë e verës së thatë
vjeshtën plotë shi
e dimrin e gjatë

për plisin në ballë të oxhakut
malësorin këmbëkryq
e fjalën e mençur të plakut

për bukurinë e gruas
dhe besën e burrit

oh, e dua
për shqiponjën e gurit
për gjakun e heronjëve
e ngjyrën e flamurit
e dua…
Angjelina Marku

The post Dashuri dhe mall – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ai flet – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/10/11/ai-flet-angjelina-marku/ Sun, 11 Oct 2020 11:23:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13370 AI FLET Toka ime e etur për liri nuk u shkriva që sytë të pikojnë...

The post Ai flet – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AI FLET

Toka ime e etur për liri
nuk u shkriva që sytë të pikojnë dhembje
populli të vajtojë e rinia ime
të dergjet rrugëve të botës

Jo, nuk u flijova që ju të përfundoni
betimin e atyre që me gjoks ua preva rrugën

Ju turpi i Dardanisë
mos ejani në shtëpinë time
mos më thoni se e kryet amanetin që u
lashë
se jam zemëruar më idhët se plumbi,
ju që gjakun ma bëtë zi e varrin kuq

Llavë mjerimi vërshuar kolltuqeve
si nuk ju tret asnjë mallkim i kësaj bote.

Poezi nga libri im me titull “Kohë për veten”, i cili u botua në korrik 2020.
Angjelina Marku

The post Ai flet – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për qejfin tim – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/per-qejfin-tim-angjelina-marku/ Sat, 29 Aug 2020 21:02:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11847 PËR QEJFIN TIM Për qejfin tim hesht, bërtas, vrapoj, rrëzohem ngrihem e prapë bie, bëhem...

The post Për qejfin tim – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR QEJFIN TIM

Për qejfin tim hesht, bërtas,
vrapoj, rrëzohem
ngrihem e prapë bie,
bëhem mbretëreshë e lypsare,
poete e valltare,
e bukur, e shëmtuar,
mendjelehtë, mendjemadhe,
me naze e pa naze,
ëndërroj, dashuroj,
bëj si dua vetë

Bëj luftë për të rrëmbyer paqen,
bej paqe për të fituar lirinë,
bëj gjithçka sepse e dua jetën time
më shumë së ëndrrën tëndë.

(Angjelina Marku)

The post Për qejfin tim – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ta gjej? – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/ku-ta-gjej-angjelina-marku-2/ Thu, 11 Jun 2020 18:56:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8086 KU TA GJEJ? Pa ku ta gjej një që pa kushte fal dashuri që të...

The post Ku ta gjej? – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU TA GJEJ?

Pa ku ta gjej
një që pa kushte fal dashuri
që të pushon dhimbjet e zemrës
e ballit t’i heq mërzinë?

Një që ta do të mirën
që i ke besën e ta çmon nderin
dhe një trim
që të ligut përgjithmonë
i mbyll derën?

E ku ta gjej
një që e do edhe jetën e tjetrit
një që mikut i thotë vetëm të vërtetën
një që jetimin e të varfërin
kurrë s’do ta linte jashtë
e një që duron
deri kur thika i shkon në asht?
Angjelina Marku

The post Ku ta gjej? – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ta gjej ? – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/ku-ta-gjej-angjelina-marku/ Sun, 17 May 2020 04:58:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6441 KU TA GJEJ? Pa ku ta gjej një që pa kushte fal dashuri që të...

The post Ku ta gjej ? – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU TA GJEJ?

Pa ku ta gjej
një që pa kushte fal dashuri
që të pushon dhimbjet e zemrës
e ballit t’i heq mërzinë?

Një që ta do të mirën
që i ke besën e ta çmon nderin
dhe një trim
që të ligut përgjithmonë
i mbyll derën?

E ku ta gjej
një që e do edhe jetën e tjetrit
një që mikut i thotë vetëm të vërtetën
një që jetimin e të varfërin
kurrë s’do ta linte jashtë
e një që duron
deri kur thika i shkon në asht?
Angjelina Marku

The post Ku ta gjej ? – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/sonte-angjelina-marku/ Thu, 26 Mar 2020 19:58:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2270 SONTE Pa gjeje sonte pak kohë për mua gjeje një këngë një poezi vjedh një...

The post Sonte – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE

Pa gjeje sonte
pak kohë për mua
gjeje një këngë
një poezi
vjedh një grusht ajër
një fije diell
a një grumbull natë

Se çka, s’ka rëndësi.

Kërkoje një shkëmb,
një lëndinë
një truall.

Huazoje një dhomë,
një trëndafil
apo pak melodi.

Bëj diçka, se çka nuk ka rendësi.

Hej ti, gjej, kërko,
vjedh e huazo
bëj çka të duash
por eja këtë natë
se n’trupin tim
janë ndezur
me miliarda molekula dashurie.

Nga Angjelina Marku

The post Sonte – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mes nesh – Angjelina Marku https://poezi.laberianews.com/2020/03/20/mes-nesh-angjelina-marku/ Fri, 20 Mar 2020 09:03:17 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1834 Sugjeruar nga Xheva Salihaj MES NESH Loti ende përvëlo syte e mi e shpresa ngrohë...

The post Mes nesh – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

MES NESH

Loti ende përvëlo
syte e mi
e shpresa ngrohë
zemrën e tij
gjithçka që ndodhi
mes nesh
fajtor nuk ishim as unë as ti.

Dikush i trazoi
shpirtrat tanë
e vjeshta na dhuroi
vetëtimë e shi
ne ëndrrimtarët
e ditëve që s’erdhën
nuk i thamë kurrë
njëri-tjetrit lamtumirë,
e as mirë u pafshim përsëri

Angjelina Marku

The post Mes nesh – Angjelina Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>