Anila Kodra Kotroci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anila-kodra-kotroci/ Poezi Laberia News Tue, 05 Jul 2022 08:12:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anila Kodra Kotroci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anila-kodra-kotroci/ 32 32 Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2022/07/05/ditet-gri-te-asaj-kohe-anila-kodra-kotroci/ Tue, 05 Jul 2022 08:12:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23475 DITET GRI TE ASAJ KOHE. Ato dite binte shi , shume shi . Si zog...

The post Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITET GRI TE ASAJ KOHE.

Ato dite binte shi , shume shi .
Si zog pa fole shihja nga qielli i mavijosur ,
Dhe rete qe rendnin te gjitha gri ,
Si ushtar qe dezerton me kishin carmatosur…

Vjeshta e arte perandore ish bere per parkun ,
Gjetheartat shtronin pa zhurme petkun e tyre ,
Thua te nxehtit te veres ti merrnin hakun ,
E gjelberimit ,ti vidhnin bukurine e asaj ngjyre…

DITET GRI TE ASAJ KOHE ,
Ne memorie i kam si Teoreme e Pitagores ,
Mblidh e zbrit me jane kthyer ekuacione
Ditet qe jetuam aty , te dy , ne nje cep te botes…

Ai shi qe binte ato dite vjeshte pa ndalur ,
Lagu gjithe kujtimet e mia pluhurusur me nostagji ,
Vec zemra dhe shpirti flake ishin kallur
Se flaken mbante ndezur, prushi yt i dashurise…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 04/07/2022

The post Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse po humb dashuria ?! – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/02/27/pse-po-humb-dashuria-anila-kodra-kotroci/ Sat, 27 Feb 2021 15:36:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17670 Pse po humb dashuria ?! Ca na duan , ca s’na duan Ca na shajne...

The post Pse po humb dashuria ?! – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse po humb dashuria ?!

Ca na duan , ca s’na duan
Ca na shajne , ca na levdojne,
Ca ne mulli te kokes bluajne
Qimen ne qull te nxehte kerkojne….

Na duan vec kur ju duhemi
Kane hall dhe nevoje per ne,
Kur jane mire si pluhur shuhemi
Per miremengjesi s’kane nge …

Shohin venger kur ju tregojme
Ndonje ves ose gabim,
Sy permbys e mermerojne
Thone :- ky eshte qefi im…

Pa na shajne dhe ca te tjere
Qe s’u shkon ujet ne vije,
Cudi! Po pse ore te mjere
Potiset toka me pahir ?!

Pastaj stisin ca te tjere
Lloj -lloj fjale e marifete,
Qimen ne sy tjetrit kerkojne
S’shohin trarin ne sy per vete….

E perziejne ne nje corbe
Mish- mash dhe lesh e li,
S’dine respekt koken si torbe
Harrojne qe jane fara njeri…

Ngaterrojne dynjane . Sa keq
Ndihen mire nga polemikat,
Cdo miqesi e cojne per dreq
Njesoj sic ben dhe politika..

Pse u prish kjo bote o miq ?
Vellai spo e do vellane ?
Shpirtrat kujt i kerkojne ofiq ?
E rrahim kot uje ne havane ?

Motra per motren xhelozon
Thua jane si dy shemra ,
Pasuria ndjenjen sundon
Thyer copash jane zemrat ..

Edhe Zoti shume mire e pa
Qe cdo dite humb dashuria ,
S’po na le as me u nda
Lamtumire s’japim nga pandemia …

Sa trishtohem kur shikoj sot
Ka humb shpirti s’ka dashuri,
U ndot , u perlye kjo bote
Si gjelle e prishur ne tepsi….

Leku , paraja s’jane gjithcka
Kishe, shkuan, neser prap vijne ,
Eshte me shume sot fukara
Kush shpirtin hedh ne gremine ….

Zgjatni doren kujt po rrezohet
E mos shihni c’bejne te tjere,
Nje dite kur qielli t’ju turbullohet
Ajo dore ju troket ne dere …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 22/02/2021

The post Pse po humb dashuria ?! – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nese s’te thone poet… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/02/26/edhe-nese-ste-thone-poet-anila-kodra-kotroci/ Fri, 26 Feb 2021 22:46:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17633 Edhe nese s’te thone poet… Ti qe vargje i shkruan diellit Dhe mat gjithe qiellin...

The post Edhe nese s’te thone poet… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nese s’te thone poet…

Ti qe vargje i shkruan diellit
Dhe mat gjithe qiellin me hapa,
Fluturon si zog i lire zabelit ,
Ecen perpara e nuk ben prapa…..

Valezon me fjalet ne te kaltrin det
Ndihesh anije ne te madhin oqean,
Ne tallaz dhe ne kohe te qete
Shpirtin ke plot si det pa ane …

Kur mali i larte nuk ka debore
Ja enderron , velenxe ja ve,
Nis pikturon me laps ne dore
Jo me ngjyra, por germe me germe….

Fushes ne kembe te malit
Dimrit acar i jep blerim,
Nga pena jote dhe jargavani
Si ne pranvere bleron cdo stine …

Germat mes prushit i kalit
Kur nis ti shkruash dashurise,
I tret ne vargje fjalet e mallit
Fkakadan i behen poezise…

Loti varg tu be ne leter
Kur nje ndarje nis dhe tregon,
Se dashuria nuk njeh moshe tjeter
Vec asaj moshe kur dashuron …

Ti qe vargun me boten ndan
Shkruan per jeten,ke shpirtin det,
Vargu te vjen si uragan
EDHE NESE S’TE THONE POET …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 20/02/2021

The post Edhe nese s’te thone poet… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtim i bukur vere… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/kujtim-i-bukur-vere-anila-kodra-kotroci/ Thu, 11 Feb 2021 13:39:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17248 KUJTIM I BUKUR VERE…. Tek te perqafova kete cast, S,di pse u futa ne kujtime....

The post Kujtim i bukur vere… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUJTIM I BUKUR VERE….

Tek te perqafova kete cast,
S,di pse u futa ne kujtime.
Mbaj ment , ate dite te thash shpirt,
Ti mu pergjigje je zemra ime …

Dhe te pyeta gati pa mendje ,
A e kujton puthjen e pare?
E mban ment moj si u drodhe ?
Sa gati ishe ne te qare ?

Me buze ta fshiva lotin ,
Te te bjere ne faqe , se lashe ,
Te dridhura edhe mua shtatin,
Ma mbuluan papritur ate cast…..

Nuk desha te te pyes perse
Ai lot si kristali te doli,
Mu dhimbs, por dhe me pelqeu
Si premtim qe zemra e nxorri…

Mu hodhe ne krahe pastaj,
Harrove qe kishte kalimtare,
Me the ,shtrenguar me mbaj,
Mos me ler, as kur qesh as kur qaj….

Hutuar dhe une s’desha t’ja di,
Bota aty nuk egzistonte ,
Ishim vetem une edhe ti ,
Mes qiellit e tokes,ajri na mjaftonte..

Vrapuam ate cast te dy,
Harbuam dehur ne asfaltin e nxehte,
Me the zemra ime rreh per ty ,
Te thash shpirt te kam ne kete jete…

Do mbetet njesoj gjithmone,
Ti shpirti im , une zemra jote ,
Dhe kur thinja e rrudha t’na mbulojne,
Edhe nese i vjen fundi kesaj bote …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 09/02/2021

The post Kujtim i bukur vere… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/si-martir-te-vdes-anila-kodra-kotroci/ Thu, 11 Feb 2021 12:40:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17213 SI MARTIR TE VDES … Do ta pi sot me fund Shijen e buzes tende,...

The post Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI MARTIR TE VDES …

Do ta pi sot me fund
Shijen e buzes tende,
Dehja le te me munde
Ngopur te vdes me endje ….

Cdo qelize tenden ne trup
Ta shijoj me buze e puthje,
Ne cdo vene ku te rrjedh gjak
Dua oksigjen te futem ….

Te te marr lehte ne duar
Si nje trendafil te bukur ,
Ti puth patalet e shpirtit
Si puth lulen nje flutur …..

Te zhytem ne tendin shpirt
Te shijoj qete e ngadale
Te emblat, te gjitha bukurite
C’ka Zoti ty te ka fale …..

Do pi ne fund nje gote vere
Te mi dehe gjithe epshet e mia,
Si kurre me pare e asnjehere
Te na puthe shpirtrat dashuria ……

Te digjem aty edhe i etur
Ndjenja flaket le te me ndeze ,
Mbi aorten e zemres hazdisur
SI MARTIR EDHE TE VDES …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 08/02/2021

The post Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/miqesia-ime-dhe-facebooku-anila-kodra-kotroci/ Sat, 30 Jan 2021 12:32:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16943 MIQESIA IME DHE FACEBOOKU. Sot facebooku me kujton C’kam shkruar nje vit me pare, Dedikimi...

The post Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIQESIA IME DHE FACEBOOKU.

Sot facebooku me kujton
C’kam shkruar nje vit me pare,
Dedikimi per ju dhe sot shkon ,
Paska qene njezet e kater Janar …

Shkuan ditet dhe viti shkon
Shtohen thinja e ndonje rrudhe,
Por buzeqeshja nuk ndryshon
Kemi ende edhe shume udhe…

Shoh facebookun lexoj ca vargje
Dedikuar per ju miqesi,
As sot s’mund ne kte urim zemre
T’ju ndaj vecas nje nga nje …

Sot si nje vit me pare
Me fjale zemre krejt ju uroj,
Jeta juaj ardhte e mbare
Cdo sekonde tju gezoje …

Ndryshe ish sivjet Janari
Por jeta serisht gulon
As covid , virus tinzari
Hapin tone dot se ndalon …

Disa dhe i trushtoi shume
Plage ju hapi neper zemra ,
Ndaj dhe nuk ju ndaj dot une
Vec e vec t’ju flas ne emra …

Ketu kemi qene bashke
E ka facebooku kete te mire ,
Shpesh ne dhimbje ishim prane
Gezimet uruam me deshire …

T’ju uroj sot qe te gjithe
Dergoj me zemer ca fjale,
Te njohur te panjohur miq
Miresite t’ju vijne vale-vale …

Shendet te mire per ju miqesi
Larg e afer kudo ju kemi ,
Paqe , gezime dhe begati
Nga Zoti bekuar per jete te jeni …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 24/01/2021

The post Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpresoj – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/shpresoj-anila-kodra-kotroci/ Sat, 30 Jan 2021 11:06:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16895 SHPRESOJ … Sa here me mendje e grisa ate leter, Bashke me te fjalet per...

The post Shpresoj – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPRESOJ …

Sa here me mendje e grisa ate leter,
Bashke me te fjalet per ty ,
Ne qindra e bera cdo centimeter,
Milimeter te gjitha germat aty …

Copash e bera dhe mallin tim,
Ate qe zemren ma zhuriti shpesh ,
Cdo pjesez e tij ish si nje kujtim,
Cdo kapilar gjaku me akuj u ndesh …

Thermuar si nje cope misernike ,
Ishte ndjenja brenda ne shpirt ,
Ti ishe ajo endrra e vjeter si relike ,
Dhe pse shkonte me agimin cdo dite…

Derrmuar mijra copa dashuria ime ,
E vrare,pa jete,pa fryme eshte tani ,
Ne mijra molekula te qenies time ,
Jeton sic jeton pa shpirt nje njeri ….

I mbledh ndonjehere copat e letres,
Ne grusht mbledh te gjithe mallin tim ,
Mundohem te fle ne nje cep te jetes,
Nata aty merr jete, jeta merr kuptim..

Ndjenjen e shpirtit e tret neper sy ,
Kujtoj ato caste dhe sa ti me deshe ,
I mbledh deshirat qe kushim te dy
Jetoj. Jeta aty nis te me qeshet ….

Nje cast behem copash, s’marr fryme ,
Pas pak frymoj si i vogel femije,
Ndizem ngadale s’ndjej ftohte e bryme
Frymoj. SHPRESOJ mengjesin tjeter ta arrij ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 23/01/2021

The post Shpresoj – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aroma jote parfum me vete… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/aroma-jote-parfum-me-vete-anila-kodra-kotroci/ Sat, 30 Jan 2021 10:24:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16863 Ju pershendes te gjitheve miqesia ime .. Uroj te kaloni bukur diten sot … AROMA...

The post Aroma jote parfum me vete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju pershendes te gjitheve miqesia ime .. Uroj te kaloni bukur diten sot …
AROMA JOTE PARFUM NE VITE …

Sa here te shkosh larg nga une ,
Tenden arome ketu ma ler,
Te enderroj neteve pa fund
Mes afshit tend gjumi t’me zere…

Ne ikje e siper nje puthje lere
Te flakeroj te murrmin qiellin tim,
Si note ne pentagram vere
Ta kem ne cdo mengjes nje zgjim….

Larg nese shkon lejome te ndjej
Epshin qe sot ta tregojne syte,
Ne cdo frymemarrje tenden gjej
Dashurine ,qe sot i thur etyd ….

Edhe kur rruges e humba veten
Kerkova pak nga aroma jote,
Sot ti shkon , pas lerma etjen ,
Ta ndjek deri ne fund te kesaj bote ….

Ik , ik dhe ler mbi buzen time
Puthje te engjellt kujtim te gjalle ,
Sa here mbremjeve dhe neper zgjime
Te shuaje zjarrin qe quhet mall…

Qerpikut te syrit qe nuk leviz
Lesho pak diell nga shpirti yt,
Terrin qe diteve fshehur ju ngjiz
Fshije me puthje ne cepa sysh ….

Pluhurin qe shpatullave me rendon
Me dore te shpirtit fshije sot,
Lehte si pupel qe nuk lendon
Se largu ti e fshin nje lot…

Me mbaj ne enderr shtrenguar ti
Ta ndjej dihatjen kur shpirti te flet,
Ta njoh dhe prek pak dashurine
Nje here aty ti kap dhe rete….

Sa here te shkosh kurre mos harro
Te ma lesh peng aromen tende ,
Pertej oqeanit dikush te do
Fle dhe zgjohet me ty ne mendje ….

Ngrin dhe loti si stalagmite
Kur endrres puthja rreshqet mbi buze,
AROMA JOTE PARFUM NE VITE
Ne leter varg nga e embla muze …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 21/01/2021

The post Aroma jote parfum me vete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/skllavi-yt-jete-anila-kodra-kotroci/ Thu, 14 Jan 2021 23:06:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16569 Zgjim te mire dhe dite te bukur ju uroj te gjitheve miqesia ime …. SKLLAVI...

The post Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zgjim te mire dhe dite te bukur ju uroj te gjitheve miqesia ime ….

SKLLAVI YT JETE….

Asnjehere deri sot
Se kam menduar vdekjen ,
Deri sot ,s’kam patur
As kohe,
As deshire,
As mundesi.
E kam menduar te huaj ,
Futur neper shpella ,
Neper hone e guva ,
Te pa vlere,
Te larget,
Pa rendesi……

Deri sot edhe jam capitur,
Ndoshta zvarre jam hequr,
E rrezuar pellgjeve me balte,
U drodha ,
U trishtova,
Por su tremba.
Serisht u ngrita cale- cale,
Bera hapa nje , dy , tre,
Dhe vdekjen se mendova,
S’kisha kohe ,
As deshire ,
Drejt jetes renda …..

E labirintet e tua jete
Ndoshta me lodhin ,
Me bejne te perhumbem,
Rraskapitem,
Shkaterrohem,
Deri ne sfilitje.
Me tundojne te ndalem,
Une vetem eci , eci , eci ,
Mbetem SKLLAVI YT JETE
ose punetor me meditje ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 13/01/2021

The post Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/fletet-e-jetes-anila-kodra-kotroci/ Sun, 03 Jan 2021 22:24:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16239 Uroj te kaloni bukur ne vijim te gjithe ju miqesia ime.. FLETET E JETES…. Nisem...

The post Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Uroj te kaloni bukur ne vijim te gjithe ju miqesia ime..

FLETET E JETES….

Nisem shkruajme mbi flete te bardha ,
Eshte cdo here po ai ritual,
Dora dridhet nga zjarrmite e gjata ,
Shpesh nga u ftohti shkruan ngadale …

Vjen natyrshem gjithmone njesoj,
Mbi flete hidhen numra nje , dy, tre ,
Diku nuk duken sikur s’pati boje ,
Diku shkruar qarte e me nge …

Njesoj them une ,por autori
Cdo flete si te paren se shkruan dot,
Harron diku ndoshta nje germe i gjori,
Ose , pena si shkruan mbi pika lot…

Do apo jo numrin dot se luan,
Mbetet treqind e gjashtedhjete e pese,
Qellon njerin vit te brishte e quan,
Cdo numer i vecante te rri ne kujtese..

Sot fleta e dyte po mbushet ngadale,
Cdo autor ka deshire te shkruaje bukur,
Me dore te dridhur nga nje mall,
Nje tjeter me shpirt te lumtur ….

Keshtu do mbushen FLETET E JETES
Autori NJERI do te shkruaje cdo dite,
Fleteve te bardha,kalendarit t’kujteses,
Ndonjehere fare bosh , ndonjehere per mrekullite….

Ja ,shkruaj dhe une mbi flete te bardha
Eshte njesoj si per ju , po ai ritual,
Do perdor ngjyra ylberi te mos shuhen germat,
Qe dita te marre vlere do ta gdhend cdo fjale ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 02/01/2021

The post Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>