Anila Toto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anila-toto/ Poezi Laberia News Wed, 03 Mar 2021 21:00:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anila Toto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anila-toto/ 32 32 E bardhë – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/e-bardhe-anila-toto/ Wed, 03 Mar 2021 21:00:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17845 E bardhë Nga mesi i kraharorit e deri në fyt, është një segment I hollē...

The post E bardhë – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E bardhë

Nga mesi i kraharorit e deri në fyt,
është një segment I hollē që s’rresht.
E ti bëhesh më i bukur seç je,
më i mirë
më i mençur
më i thjeshtê.

Gjithmonë kam dashur diçka të tillë
njê shigjetê që godet mes gjoksit
e çan tejpêrtej shpirtin,
e padashur të cënojë njerëzoren
të më mbizotërojë të gjithën.

Por ja,
midis nesh paska barriera
(barirera të larta njerëzore)
që ne as i përfillim.
Të duash është hyjnore….
(Nga vetja nuk mund të ikim
e t’i bëhemi tradhëtorë)
ta shkaterrojmë e ta vrasim
si tê ishim krijesa mizore,
të lëndojmë e të humbasim.

Pastaj vjen balli
e ti shfaqesh kryelartë.
Unë hesht,
por mijëra mendime
kthehen veç në një fjalê.

Oh Zot!
Kam një boshllëk kêtu në kraharor
Mespërmes gjoksit që më ngre lart në ajër.

Ti gjithmonë shfaqesh hyjnor,
e unë mbetem e pastër
e bardhë…

Anila Toto

The post E bardhë – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria është diçka tjetër – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/11/12/dashuria-eshte-dicka-tjeter-anila-toto/ Thu, 12 Nov 2020 20:41:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14524 Dashuria është diçka tjetër Unë s’pata fat në dashuri Dhe nuk luftoj më për fitore....

The post Dashuria është diçka tjetër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria është diçka tjetër

Unë s’pata fat në dashuri
Dhe nuk luftoj më për fitore.
Fitorja… sjell dyfish vetmi
E bumerangu një përmendore.

Ne jemi veçse dy martirë lirie
Dashuria është krejt dicka tjetër.
Një lloj esence prej lumturie
Që nga aorta e deri ne zemër!

Love is something else

I had no luck in love!
And I do not fight anymore for conquest.
Victory … brings double solitude
And boomerang brings a monument.

We are just two martyrs of liberty,
Love is completely a different part.
A kind of essence of felicity,
From the aorta to the heart!

Anila Toto
Translated by Laureta Petoshati

The post Dashuria është diçka tjetër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meditim femëror – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/meditim-femeror-anila-toto/ Sat, 31 Oct 2020 21:55:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13901 Meditim femëror Sigurisht ti s’je i detyruar të më duash Tani që jam plakur e...

The post Meditim femëror – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meditim femëror

Sigurisht ti s’je i detyruar të më duash
Tani që jam plakur e jam shëmtuar.
Por shpesh sytë e tu më shikojnë të hutuar
Thua sikur sapo më kanë zbuluar.

Sigurisht ti mund të heshtësh sa të duash
Duke më lënë të kuptoj se unë jam vyshkur.
Por shpesh ndiej zërin tënd duke më kërkuar
Sikur ke nevojë e më ke humbur.

Sigurisht unë mund të bëj shumë gjeste e fjalë
E të ndihem ndonjëherë e ngatërruar.
Por e vetme unë shpesh nis të shaj
Që s’kuptove kurrë sa të kam dashuruar!

Sigurisht të duhemi nuk jemi të detyruar
Mund të ikim dhe është shumë e thjeshtë.
Por pa ty do vdes sinqerisht e dëshpëruar
Ti pa mua sigurisht je krejt një i pashpresë !

Anila Toto

The post Meditim femëror – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Anila Toto – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/anila-toto-anila-toto/ Fri, 09 Oct 2020 18:07:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13330 Bisedë në ëndërr I dashur Ati im po vjen prapë natë. Edhe pse shfaqesh para...

The post Anila Toto – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bisedë në ëndërr

I dashur Ati im
po vjen prapë natë.
Edhe pse shfaqesh para syve te mi,
ti s’qesh, ti s’dhemb
si më parë.
Ike lart.

Kështu nëse zgjas dorën të të prek
ti largohesh e shumëfishohesh.
Unë mbyll sytë e vetme dhe hesht
derisa qetësohem.

Oh At!
Nuk kam për të thënë kurrë lamtumirë,
pa ty gjithçka më duket pak
humbas njerinë.

Andaj pres netët urtë e qetë
kur ulemi flasim si bijë e At,
mes ëndërrimesh për tjetër jetë
unë fle edhe pak.

Anila Toto

The post Anila Toto – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Femër – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/femer-anila-toto/ Tue, 25 Feb 2020 17:52:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=632 FEMËR E dija që s’do të më falte kurrë! Ndaj më s’u ktheva, s’kishte kuptim....

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FEMËR

E dija që s’do të më falte kurrë!
Ndaj më s’u ktheva,
s’kishte kuptim.

Ai s’e dinte…
Unë jam veç femër,
as zanë, shenjtore a Perëndi.

E dinte që s’do ta falja kurrë,
dhe më s’u kthye. S’u kthye më!
Gaboi…
Ku dija të mos falja unë,
Të mos pendohesha për çdo gjë?!

Ndaj,… mbeta femër përgjithnjê.

A.Toto

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>