Anton Marku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anton-marku/ Poezi Laberia News Sat, 15 Aug 2020 11:47:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anton Marku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/anton-marku/ 32 32 Shqipëri – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/shqiperi-anton-marku/ Sat, 15 Aug 2020 11:47:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11190 SHQIPËRI Me mijëra vite detet të lagin brigjet Ti shqip flet e tokën mbushë frymë....

The post Shqipëri – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHQIPËRI

Me mijëra vite detet të lagin brigjet

Ti shqip flet e tokën mbushë frymë.

Rrënjët ngulitur thellë në shkrepa bjeshkësh

Histori betejash të lashta sa vet jeta.

Stuhitë e jugut të rrokullisën gurët

Uraganë veriu të erdhën gjer tek pragu

Nga niset mëngjesi të zbarkuan kalorësit e hënës

Dielli të ngrohu rrallë-andej nga vijnë valët.

Një shekull mbështjellur me flamur Margone

Në gjysmërrugë me amanete brezash në gjoks.

Mos hiq dorë nga ëndrra që peng mbeti

Miliona plisa kanë drejtuar sytë në ty

Bëhu një. Rritu-Shqipëri.

Autor, Anton Marku

The post Shqipëri – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malësori i alpeve të mia – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/malesori-i-alpeve-te-mia-anton-marku/ Thu, 09 Jul 2020 08:06:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9405 Në orën letrare ‘‘Nëntori Poetik 2019’’ mbajtur me 23 nëntor 2019 në Bad Neuenahr (Gjermani),...

The post Malësori i alpeve të mia – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në orën letrare ‘‘Nëntori Poetik 2019’’ mbajtur me 23 nëntor 2019 në Bad Neuenahr (Gjermani), poezisë ‘‘Malësori i alpeve të mia’’ kushtuar Martin Camajt iu nda ‘‘Shpërblimi vjetor i LKShM’’
Falënderoj jurinë për vlerësimin!

MALËSORI I ALPEVE TË MIA
(Martin Camajt)

Në jetë shpesh u nise
pa e ditur se sa e gjatë do të jetë udha

aq të bëri për kohën
për gurët e hedhur para këmbëve

lumi yt
zbathur hyri
detit të madh

këpucët e vjetra
u druheshin rrugëve të reja

bota ishte shumë e vogël
për gjithë ato udhëkryqe

kur borën e lodhte gjumi
shtriheshe pranë fjalës
mbi degët e lisit të thinjur

brenda gjoksit të atdheut
merrje frymë

zhurmshëm

si vargu yt.

Anton Marku
23.11.2019

The post Malësori i alpeve të mia – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mungesa jote – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/mungesa-jote-anton-marku/ Sun, 03 May 2020 17:42:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5510 Anton Marku MUNGESA JOTE Mbrëmë më fort dëgjoheshin të dridhurat e zemrës sime sa sa...

The post Mungesa jote – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Anton Marku

MUNGESA JOTE

Mbrëmë
më fort dëgjoheshin
të dridhurat e zemrës sime
sa sa zhurma e hapave të tu

Sonte
ti i mungon dhomës sime

Në mua
u ndez diçka
që nuk ja dija emrin

Sy i fshehur prapa syrit
u bëra

Andej dritares së hapur
pashë si i mbaje dorën
mbi gjoksin tënd të bardhë

Puthjes si i gdhendje fytyrën
shtrirë mbi buzët e tij.

LUTJE DASHURIE
Do të doja të isha
i vetmi ishull
i jetës tënde

Syri
i diellit tënd

Tingulli
i zërit tënd

Uji
i lumit tënd

Pelerina
e trupit tënd

Sa do të doja.

NË VARR SHKOHET NDRYSHE
Tërë jetën
shtyhemi me brryla
me krejt botën

Etja na merr
për të gjithë ujërat

Kur të vij dita
të dilet matanë
asnjëri në këmbët e veta
tek varri i tij nuk mbrrin

Atje shkohet ndryshe

Mbi supe na bartin
tre a katër të tjerë

Tek atëherë pyetemi
a ditëm të ecim drejt
sa ishim gjallë.

The post Mungesa jote – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna (kushtuar fshatit Meje) – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/nena-kushtuar-fshatit-meje-anton-marku/ Thu, 30 Apr 2020 20:05:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5207 NËNA (kushtuar fshatit Meje) Për të njëmijtën herë e ndau bukën në tri pjesë njërën...

The post Nëna (kushtuar fshatit Meje) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNA
(kushtuar fshatit Meje)

Për të njëmijtën herë
e ndau bukën në tri pjesë

njërën ia zgjati të shoqit
të dytën e la pranë vetes
të tretën e vendosi në tavolinë
para karriges së zbrazur
në të cilën tash e sa kohë
nuk ishte ulur akush

kurrë nuk ia doli të t’ja falte
vitit që ia dogji sytë

që nga atëherë nuk i hapi më

kishte bërë be në kokën e të birit
se do i mbante mbyllur
derisa t’i kthehej ai

të nesërmen
ia lagën vetullat
me lotin e mbramë të tij

thonë se atë ditë prilli
të gjithë gurët e bardhë
dolën nga Ereniku

dikush i numëroi
ishin 376 ….

MUTTER
(an Dorf Meje* gewidmet)

Zum tausendsten Mal
teilte sie das Brot in drei Teile.

Einen gab sie dem Ehemann
den zweiten ließ sie für sich
den dritten legte sie auf den Tisch
vor dem leeren Stuhl
in welchem seit langem
niemand mehr saß.

Sie hat es nie geschafft, dem Jahr zu vergeben,
das ihr die Augen verbrannte.

Seitdem hat er sie nicht mehr geöffnet.

Sie hatte auf den Kopf ihres Sohnes geschworen,
dass sie sie verschlossen halten würde
bis er zurückkommt.

Am nächsten Tag
befeuchte ihre Augenbrauen
mit seiner letzten Träne.

Sie sagten: – an diesem Apriltag
alle weißen Steine
kamen aus dem Fluss.

Jemand zählte sie
es waren 376….

*Das Massaker von Meja war ein Kriegsverbrechen von Mitgliedern der Jugoslawischen Armee (VJ) und Mitgliedern verschiedener serbischer Freischärlerverbände das während des Kosovokrieges am 27. April 1999 im Dorf Meja stattfand. Es ist das größte Massaker des Kosovokrieges.

Anton Marku

The post Nëna (kushtuar fshatit Meje) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Nënës (poezi kushtuar Nënë Terezës) – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/leter-nenes-poezi-kushtuar-nene-terezes-anton-marku/ Fri, 27 Mar 2020 20:13:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2357 Letër Nënës (poezi kushtuar Nënë Terezës) Nënë ti nuk pate vetëm një emër vetëm një...

The post Letër Nënës (poezi kushtuar Nënë Terezës) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Nënës
(poezi kushtuar Nënë Terezës)

Nënë
ti nuk pate vetëm një emër
vetëm një atdhe

Kur njeriu
harroi njeriun
ti
për të dytën herë
e pagëzove
fjalën dashuri

Jetë i dhe
nga jeta jote

Nënë
tash tokave tona
ca varrëmihës të rinj
kanë hedhur spirancën
mbi të vdekurit tanë po pështyjnë
si të ishin ngjizur
në trupin e gabuar
mbështjellur me petka gri
syskuqur
këmishëzinj

Nënë
lutu për popullin tënd
buzëdridhur
me fytyrë përdhe
që ende mban
kokën në duar
nga zvarranikë
në lëkurë të huaj
i rrethuar

Përgjuesit e heshtjes
janë shumuar Arbërisë
të thinjur
nga ëndërrat po zgjohen
e ylberit tënd
pas çdo shiu nga larg
ngjyrat po i varfërohen

Në këto kohëra shtërgatash
asgjë nuk na ndihmon
sa urata jote
që dhe e sotmja
të ngjajë me dje
e qiellit tënd
vetëtimat
të mos kryqëzohen mbi re

Nënë
bëj të ndriçojë
drita jote në ne

Anton Marku

The post Letër Nënës (poezi kushtuar Nënë Terezës) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udhëve të botës – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/udheve-te-botes-anton-marku/ Fri, 27 Mar 2020 20:10:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2354 UDHËVE TË BOTËS Mbrëmë e preka atë që nuk ishte dëgjova lutjet që su thanë...

The post Udhëve të botës – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UDHËVE TË BOTËS

Mbrëmë e preka
atë që nuk ishte

dëgjova
lutjet që su thanë

i dehur nga uji
që më ra syve

një palë ëndërrra
i kam parë diku

në një vend
që ende nuk ka emër

nata u nis dikah
e harroi për tu kthyer

fjalës ju fryen damarët
vetveten braktisi

tek po bëhej gati
t’i shtrëngonte dorën jetës

rrugëve që nuk i njohu
i zbrazi orët

pa arritur atje
për ku ishte nisur.

Vjenë, 28 tetor 2018
Anton Marku

The post Udhëve të botës – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Profeti dardan (Ibrahim Rugovës) – Anton Marku https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/profeti-dardan-ibrahim-rugoves-anton-marku/ Fri, 27 Mar 2020 20:05:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2350 PROFETI DARDAN (Ibrahim Rugovës) Nga libri ”Ishujt e Jetës” (2018) Thonë se: kur linde ti...

The post Profeti dardan (Ibrahim Rugovës) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PROFETI DARDAN
(Ibrahim Rugovës)
Nga libri ”Ishujt e Jetës” (2018)

Thonë se:
kur linde ti
vetëtoi tërë ditën

kosarët endeshin fushave
mjegulla kishte zbritur prrojeve

kohë e gjatë kishte kaluar
pa reshje

të mbështollën
me shallin e bardhë të gjyshit
të djegur në tre vende

tek koka të vunë
një libër të moçëm
mbi të ca gurë

me dashurinë për fjalën
u burrërove
dhe një ditë u nise
rrugës nga s’i kishte rënë askush

asnjë pritë nuk ta dridhi hapin
as kur rreth teje djersiteshin hijet
me thika nën mëngë

Bota dëgjoi për ty

atëherë kur shekulli nuk deshi
të mbyllë sytë
pa të të vënë në sprovë
durimin. Urtinë.

Dyert e rënda i hape
për të bërë miq për popullin tënd

një shpirt i madh jetoi në ty

pate shumë ëndrra
por vetëm njërës
i besove deri në fund

se prapë, si dikur motit,
Profetët do të shëtitën Dardanisë

me duar të bashkuara
në uratë shqip

besën i dhe vetes se nuk do shkoje
pa e jetuar së paku një mëngjes lirie

kur tha i Madhi
qielli të ftoi
Lart. Afër Tij.

T’i hodhe petkat krahëve
dhe ike andej
të takosh të parët

miliona qirinj u ndezën për ty
qirinjtë ë dritës, me emrin tënd.

Anton Marku ,Austri

The post Profeti dardan (Ibrahim Rugovës) – Anton Marku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>