Asja Mulgeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asja-mulgeci/ Poezi Laberia News Mon, 17 May 2021 20:15:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asja Mulgeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asja-mulgeci/ 32 32 Si lot i mpiksun n’sy! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/05/17/si-lot-i-mpiksun-nsy-asja-mulgeci/ Mon, 17 May 2021 20:15:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19652 Si lot i mpiksun n’sy! Kur ftyra m”u përflak muzgut t’ksaj mbramje sfondit t’purpurtë, ç’u...

The post Si lot i mpiksun n’sy! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si lot i mpiksun n’sy!

Kur ftyra m”u përflak
muzgut t’ksaj mbramje
sfondit t’purpurtë,
ç’u ngazëlleva n’vedi
sdi pse po m’dridheshin durt,
N’bebza t’syve, rrezore dielli
sikur mbylleshin
qerpikëve me ngutë…
Shtrati t’tij t’kristaltë,
deti lekudte lehtë
veladonin e njelmtë,
shikimet më mbeten
mbërthyem diku larg tretë…
U kërkova valëve diçka
me bisedue,
Me i pytë mos zhurms t’tyne,
strukun diku njaty,
m’kan rujt do fjalë zemre…
Tinëz mi vargnoje
tek rendje mbrapa meje,
tue këndue me nota zemre!
Nuk di pse dallgët heshtnin…
heshtjes t’tyne ,shtriva shpirtin
si fêmi,
se i till bahesh,kur bie n’dashni,
M’dukej sikur ta ndjeja aromen,
n’çdo puhizë e tallazitje deti
edhe kur sqepat çukitni
pulbardhat ndër-veti…
Gjurmêve tua ecja pa ndalë,
si e kalamenun,
bukuroja n’pasqyrim ujnash
si sirenat ndër valë ..
oh,c’mjegullnaj ndjenjash
m’ngatrrohen mendjes
si veri,
Ftyrës teme ylberoja boten
me temen dashni,
Ç’dalldi,shpirtit m’dalldis,
pa kontroll trupin si e dehun
lëvizë,
duert ngatrroj flokëve,
shikimet përhumbun tej
në horizont
molit te gurët e zi…
Oh, bashk me diellin, paprit
mê fshihet imazhi yt
fund-rrugës,
shikimet varun n’arrati
lot i mpiksun në sy
kjo mbramje…
kështu ndjehem, pa Ty!

ASJA MULGECI
MAJ 2021
QERRET-KAVAJÊ

The post Si lot i mpiksun n’sy! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, shqipja e Shqypnisë! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/03/08/une-shqipja-e-shqypnise-asja-mulgeci/ Mon, 08 Mar 2021 20:39:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17985 Unë, shqipja e Shqypnisë! 501 tuj u kqyrë njashtu sysh tanë , si n’pasqyrë, Strukun...

The post Unë, shqipja e Shqypnisë! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, shqipja e Shqypnisë!
501
tuj u kqyrë njashtu
sysh tanë ,
si n’pasqyrë,
Strukun mbillnim
esencjetën,
siç bleta mbledh
nektarin fushave
zukamash t’saj…
T’u bana atdhe
që vujtjesh i sfilitun
vujte për ta
qysh se ke le…
Mallin t’a solla
si melhem,
n’cdo gërm e varg
t’rimuem me dashni,
fryms tande iu ngjita
si mjalti n’hoje
oksigjen t’u bana…
Stuhive e motesh
t’çartuna
kurrë s’u ndava,
Çatinë ngjyrëart
t’vuna mbi krye,
n’shej dashnie,
T’kaplova shpirtshëm
n’cdo ind e qelizë,
Mos me t’lanë
kurrë vetem,
se vetmia trupin
t’a molizë,
Ngarkuem rand t’gjeta,
brengash t’vjetra,
Unë shqipja e Shqypnisë,
qysh n’gjenez
m’a paten ushqye,
me dasht vendin
e gjakun tem!…
Ty, bir Dardanie
t’a servira veten ,
me nota zemre
me krejt cka pata…
krejt pa hile,
bash si i ka hije
njaj bijë Arbnie,
Shallin me ngjyren
e flamurit t’tokës nanë,
t’a bana rrethkreje
gjerdan,
E kangen nisem
me çifteli e tupana,
bash sic dashti
e andrroj
i pavdekshmi
Adem Jashari,
e për cka u flijue
Bacë Bajrami ,
E t’dashunuem
Bashkuem zanin
zemrash
tue këndue,
“xhamadani vija-vija
asht Kosova
o asht Shqypnia”
Eh,për Ty bir shqiptari
Për Ty…
Çka s’u bana,
e prapë mjaftueshëm
sdi,a t’mjaftova?!
ASJA MULGECI

The post Unë, shqipja e Shqypnisë! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti, i paftyrë – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/01/25/ti-i-paftyre-asja-mulgeci/ Mon, 25 Jan 2021 16:22:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16804 Miqt të dashur! Nëse kini durimin të lexoni jam e bindur se do thoni me...

The post Ti, i paftyrë – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqt të dashur!
Nëse kini durimin të lexoni
jam e bindur se do thoni me vete,
po,…
Ka shumë njerëz të tillë sot!

Ti,i paftyrë,
që paftyrsinë
mundohesh
me zbukurue,
duke u lpi
n’pasqyrë,
tek lutesh
nën vetdijen
tande,
mos njajo copë
xhamit
ka me t’kthye
n’njeri
me t’ndryshue…
e njatëherë
ndoshta ke me dasht
vedin
me kqyrë
me andje,
e burrninë ndoshta
ke “me prek”pak
që kurrë s”e pate,
Ti, që gënjen,
e pa pikë turp
shtiresh si tjetër,
duke mshef vedin
me përfitue,
prej njerzve t’ndershēm.
tuj mos ken kurrë
I vertetë…
Merr “rolin” e Zotit,
e rrenê
diten për diell,
hiqesh si i smurë,
tuj mshefun
shejtanin
nën lekurë,
Përdorë shpirtmirsinê
e fëmnes
me dreqni…
t’dreqit mallkue
e mashtron,
i ngjitesh ngat zemres,
E njajo “fatzezë”
që fati
e ndeshi me ty,
t’shef me dhimbshuni
o ftyrzi,
që shpik lloj-lloj
t’paqenash,
me mbush portofolin
E don me shfry
epshet tua
t’flliqta
hiç pa mendue…
Harron, se mundet
me njato lek
arkivolin tand
kie me pague!
Oh, të lutem
m’thuej!….
Si mundesh
me i dal vedit përballë
e mos me i fut
plumbin n’ballë?!
A tutesh
se qiejt nji ditë,
mbi krye
kanë me t’u zhgalit?!…
e njato shumë zemra
që ke lëndue
tue mashtrue ,
kanë me ti ngulê
thonjt
dej n’asht,
se njashtu tuj u jargavit
si shtinjak
i bane me u dashunue…
Oh, tmerr! …
Ty…
Ty ,me t’dasht?!
Ani edhe pse Ti
dashninë e tyne
nuk e ndyn dot,
ani, ndasht!
A nuk ke frikë
se as vorri
ska me t’lan
mrena,
druej dheu ka me vlue
e me t’nxjerr jasht! …..
Oh, mos t’ju duket
kjo naj cudi,
apo thjesht art
as gja e rrallê….
se, n”mesin tonë
e gjitha kjo po ndodh,
Tue nejt indiferent
po ushqejmë
shushunjat
me duert tona,
duke ba nji sy qorr
e veshurdhët
tutsh…
mos me kta djaj
padasht kryqzojmë
rrugët!
E di?!…
Nji ditë
në mos ka ndodhë,
Me vedin
ke me u lodhë,
me u merzit
tuj shtri shpirtin
zi-blozë,
vetja ka me t’u
fshtiros,
E Zotit që rolin
i “pate vjedhë”
si i marrë…
ke me iu lut
mos me t’hanger
t’gjallë,vetmia
e prej andrrash
me t’largue
fantazmat e t’dadhtunes
që n’shpirt
iu fik dashnia,
Dije…
hakun
që nuk more
nga njerzit,
do e kesh
nga perendia,
shërimin mendsh
kërkoje
n’përtejmen botë,
ti që njeri
s’u bane kurrë
dhe aq ma pak
burrë,
mbi tokë
je thjesht nji fatkeq
randes e kotë!

ASJA MULGECI

The post Ti, i paftyrë – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/ike-dhe-varun-me-le-asja-mulgeci/ Sun, 10 Jan 2021 13:16:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16472 Ike dhe varun më le shikimet, kacavjerrun mbas hijes tande mbeta, tuj terhjek trupin, si...

The post Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike dhe varun më le
shikimet,
kacavjerrun mbas
hijes tande mbeta,
tuj terhjek trupin,
si e mbytun.
E buzët zhuritun
pa puthjen tande…
ç’u plasariten,
u vyshken,
si lulja e thamun
prej vape.
Mall e dashni
ngarkuem valixhes
more.
Mbuluem n’lot
pragun e shpisë
kalove,
E dhimbshëm votrës
i fike oxhakun…
Oh, tuj t’u dridhun
duert
mbylle me dry
konakun!
E amanetin për
kullen krenare,
kujt ja le?!
Muret me qëndrue
n’kamë,
mos me ju shkrehë!…
Me dheun e tokës
shqiptare
baltose këpucët,
si me dashtë
me marr me veti,
grimca t’atdheut
prej mallit.
Se, n’njato dhena
t’hueja,
kan me t’amelzue
shpirtin,
me ta sjell
ma ngat shpinë,
kan me t’u dukë
bash si pika mjalte
n’vojshtinë!
Ani se kryembrapa
mbete tuj këqyrë
këto nahije ,
T’betohna n’këtë
dashni,
se hatri yt,
dyfish kam
me e dashtë
Nanën Shqypni,
E kam me t’nis mall
krahfluturash,
bashk me qerpikun
tem t’zi,
Me ba çerdhe
dashnie
mbi flokun e artë,
E me t’ndritue
n’shpirt,
me njikëtë
synin tem ulli,
Mos me lanë
dashninë zemrash
kurrë me u tretë;
Kurrë përjetë!

ASJA MULGECI

The post Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/une-di-me-dasht-asja-mulgeci/ Sun, 10 Jan 2021 12:56:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16462 Unë, di me dasht! Unë jam si era, që flladitshëm t’përkdhel ftyren e dot… s’ia...

The post Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, di me dasht!

Unë jam si era,
që flladitshëm
t’përkdhel ftyren
e dot…
s’ia shef ngjyren,
Gushtit t’vapët
vij me t’freskue
rrshqitshem e amel
bash si mjalta,
e kthjellet ndjenjash
si uji n’krue!
Unë jam si dielli
n’lindje,
që t’puthi ftyrs
çdo nadje,
E Ty s’të bahet
kurrqysh shtratit
me u çue,
se tutesh,
mos teje
kam me largue,
Jam si shtëllungë
rebardhë mbi dete,
Që pret padurueshēm
me u mshef
n’gjoks t’njati djali…
si dielli mbas mali!
Oh!A din si jam une;
Lozonjare e bukura
si mjellmë lagune,
Ndaj t’lutem
m’duej dhe m’ruej
si thesarë,
se n’ishullin tand
jam ngujue ,
e bardh si bora
t’kam ardh,
E Ti shpirtshēm
n’hoje t’jets teme
vend ke zan,
Eej!Ti, a e din mirë
si jam?!
Un femëroj
dejesh t’mia
e bukuroj sysh tu
bash si zanë,
Edhe n’mos
kjofsha e tillë,
dashnis i falem
si perendi ,
Se tetan hiret e Botës
mi ka ulë n’sy,
E frikueme
mbyllun i mbaj
I çeli vec njateherë
që Ti m’del para,
e gazmendun,
dehun prej dashnis…
Njashtu malluem
nisi e kjaj e kjaj…
Se unë e lumja
s’due kurrë
me u nda prej teje…
Oh,mos gabo
me gabue,
mos me dit
me m’dasht,
njashtu sic un
t’due…
Se, rrajsh t’shpirtit
“keq” m’je ngatrrue,
E pra;
Unë kshtu jam
Di me dasht
me tan qenien
teme
përbetuem,
siç Zoti
m’don mue!!

Asja Mulgeci

The post Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Un, di me dasht! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/un-di-me-dasht-asja-mulgeci/ Fri, 25 Dec 2020 11:37:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15990 Un, di me dasht! Un jam si era, që flladitshëm t’përkdhel ftyren e dot… s’ja...

The post Un, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Un, di me dasht!

Un jam si era,
që flladitshëm
t’përkdhel ftyren
e dot…
s’ja shef ngjyren,
Gushtit t’vapët
vij me t’freskue
rrshqitshem e amel
bash si mjalta,
e kthëllt ndjenjash
si uji n’krue!
Un jam si dielli
n’lindje,
që t’puthi ftyrs
çdo nadje,
E Ty s’të bahet
kurrqysh shtratit
me u çue,
se tutesh,
mos teje
kam me largue,
Jam si shtëllungë
rebardhe mbi dete,
Që pret padurueshēm
me u mshef
n’gjoks t’njati djali…
si dillelli mbas mali!
Oh!A din si jam une;
Lozonjare e bukura
si mjellmë lagune,
Ndaj t’lutem
m’duej dhe m’ruej
si thesarë,
se n’ishullin tand
jam ngujue ,
e bardh si bora
t’kam ardh,
E Ti shpirtshēm
n’hoje t’jets teme
vend ke zan,
Eej!Ti, a e din mirë
si jam?!
Un femëroj
dejesh t’mia
e bukuroj sysh tu
bash si zanë,
Edhe n’mos
kjofsha e tillë,
dashnis i fale
si perendi ,
Se tetan hiret e Botës
mi ka ulë n’sy,
E frikueme
mbyllun i mbaj
I çelii vec njateherë
që Ti m’del para,
e gazmendun,
dehun prej dashnis…
Njashtu malluem
nisi e kjaj e kjaj…
Se unë e lumja
s’due kurrë
me u nda prej teje…
Oh!Mos gabo
me gabue,
mos me dit
me m’dasht,
njashtu sic un
t’due…
Se, rrajsh t’shpirtit
“keq” m’je ngatrrue,
E pra;
Un kshtu jam
Di me dasht
me tan qenien
teme
përbetuem,
sic Zoti
m’don mue!!

ASJA MULGECI

The post Un, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/dashni-te-mohume-ne-vite-te-hidherume-asja-mulgeci-2/ Thu, 26 Nov 2020 21:52:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15055 Dashni të mohume në vite të hidhërume… Babës tem Kurrë s’u mësova e as e...

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në
vite të hidhërume…

Babës tem

Kurrë s’u mësova
e as e durova,
mungesën tande!

S’e di, pse kurrë,
s’u mësova
me mungesen tande!
Mbeta mallesh kacavjerrë
tuj të lypun andrrash,
se dojsha me të pa,
(në përsëritje andrrash)…
Dojsha me më përqafue
njiherë me afsh,
si bijën tande,
me njoftun dhe unë
njat dashni të mohume kaq
vite të hidhërume ,
me njoft dimensionet
e njat zaamli babe!
Me shkla këtë shpirt,
që për ty më asht tha ,
S’e di,
Sa herë në det lotësh
të kam lyp në dritë e errësirë …
që kur u bana me dit
sysh të të kërkojsha si dritë!
Mbeta tuj kja krymenjanë,
errun shikimesh,
si natë e pahanë,
S’e di dhe s;e kuptoj …
Sa herë të mendoj
në njat shpat mali,
tretun në ftoftësinë
e shterpësinë e tokës,
Oh,…sa më dhemb shpirti !
I lutem tokës ,
të të shtrëngoj krahësh,
se ndjehem në faj…
Zot bane një herë pranverë,
katër stinësh mbi at’ vorr…
E lulet ma të bukura
çeli përnjëherësh mbi kry të Tij…
Të lutem, mos i trego…
se ka kohë,
se kam vizituar…
Thuaj lulet ti solli jot bijë nga larg
E përmallume gjithëherë për ty…
Oh,
Më fal, i dashur babë,
Edhe pse ike nga kjo jetë,
pa ta msu mirë ftyrën,
e më le krahbosh ,
nuse, kur dola nga dera jote,
e ballin s’ma puthe dot!
Në atë ikje,
derdha dy herë ma shum lot!
E ai lot, s’mu tha kurrë…
Sa herë vajesh tretem,
çelet shpirtit jem
bash, si lulja mbi gurë…
Unë pa Ty
s’u mësova dot,
s’u mësova kurrë,
Me ty rrugëtoj në jetë, babë!

ASJA MULGECI

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si misionar t’Zotit! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/si-misionar-tzotit-asja-mulgeci/ Thu, 26 Nov 2020 21:11:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15033 Si misionar t’Zotit! Ti,malli im pikë loti, që m’shndrit faqedh si rrezear, Nër dallg drithmash...

The post Si misionar t’Zotit! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si misionar t’Zotit!

Ti,malli im
pikë loti,
që m’shndrit
faqedh
si rrezear,
Nër dallg
drithmash zemre,
m’sjell njomësht
shpirtit,
Mallin tand
derdhun
posht synit
si ujvarë!
Ti, dashni
kryeneçe,
që Botēn bind
saherê lind…
Kryenalt endesh
zemrash ,
e prahesh hojesh
t’jets
si perendi,
Tinez mbin
e rritesh,
pa nevoj
ceremonishë
as ritesh ,
Ti Zot
i plotfuqishëm,
dēshmitar
n’binjakzim
t’ktyne
dy shpirtnanve
bijve tu,
që s’i lidh as gjak
fis e farê,
Veç dashnisë
mbjellun rrajsh
t’jetës
si nektar,
E njashtu
magjishëm …
krejt paprit
vërshojnë
damarsh,
t’njani tjetrit
ndjesish
bash si uragan,
Njishum krejt
qenies t’tyne,
Thirrmojnë
njizashëm,
edhe njashtu
n’heshtje
Me njjat za
që t’ringjall,
Edhe me ken
breg vorrit,
Dy t’dashurum
zbritun qiejsh
si mrekulli,
“misionarê” t’Zotit!

ASJA MULGECI

The post Si misionar t’Zotit! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pi, dhe dehu! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/pi-dhe-dehu-asja-mulgeci/ Sat, 29 Aug 2020 21:18:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11856 Pi, dhe Dehu ! Dehu,dhe munde kohën, Dorëzoi shpirtin asaj dreq gote, më mirë se...

The post Pi, dhe dehu! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pi, dhe Dehu !

Dehu,dhe munde kohën,
Dorëzoi shpirtin
asaj dreq gote,
më mirë
se kësaj
katrahurë Bote,
që s’guxon
as me ken
vetja jote!
Dehu e shkrehju
pijes,
ska rëdësi
çfar pije është,
dehja ka
vetëm një shije!
Mjafton t’i ikësh
qoft dhe për
një moment
këtij realitetit
t’idhët,
që t’mban lidh
mbas ftyrës
së tij t’shtirët!
Dehu praa!…
bëj çfar të t’vij
për mbarë,
qesh e qaj
shkyje shpirtin,
asgjë brenda
mos mbaj,
ndryshe
s’ja del dot
të jesh
afër vetes,
veten te kesh!
Ndaj pi dhe
dehu…
dhe qesh
që të vazhdosh
të jesh,
Dehu!…

ASJA MULGECI

The post Pi, dhe dehu! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/mos-me-kqyr-njashtu-te-lutem-asja-mulgeci/ Fri, 07 Aug 2020 06:04:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10791 Mos më kqyr njashtu, të lutem!.. U pashë syve të tu të kristaltë shikimin s’ua...

The post Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më kqyr njashtu,
të lutem!..

U pashë syve të tu
të kristaltë shikimin
s’ua lexova dot kuptimin !…
“Më trembi” ai shikim,
më trembi !
Të lutem,
mos guxo edhe njiherë
me më kqyrë
në njat mënyrë…,
se,në shikimet tona
reflektojnë
si pasqyrë,
sekrete të shpirtit
lidhuna zinxhirrë…
flasin njashtu,
pazëshëm,
dhe bëjnë
aq mirë!

Mos më shtyj
në ngasje,
të lutem,
se tutem,
humbas magjishëm,
në det sysh;
kam dhe njat frikë,
mos zhytem thellë,
si pa e kuptuar…
se, mos shtigjesh
të paemën,
gjendem ngujuar
e druaj se më tradhton
“e pabesa”-zemër.
Ndaj…,
mos më kqyr njashtu,
të lutem,
Veshtro dhe jepi emer
të të kuptojë
dridhshëm shpirti…
Te mbetet ngulitun,
tatuazh në zemer!

ASJA MULGECI

The post Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>