Asllan Miftari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asllan-miftari/ Poezi Laberia News Sun, 06 Mar 2022 18:48:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asllan Miftari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asllan-miftari/ 32 32 “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2022/03/06/ndihme-shkruhej-ne-syte-e-saj-asllan-miftari/ Sun, 06 Mar 2022 18:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22749 “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj E shtriu dorën një nënë, si shumë nëna...

The post “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj

E shtriu dorën një nënë, si shumë nëna e shtriu
E shtriu…! – E pashë me sytë e mi
Mbështjellë me një perçe të vjetër, të hollë
Foshnjën e saj të mitur mbante në gji !

Në pllaka të gurta ulur rrinte e lutej
Lutej..! – Dorën shtrinte e qante si fëmijë
Me zë të mbytur belbëzonte..,lotonte…
Në keni mëshirë..! – Pak ushqim për këtë fëmijë !

Ndihmë lutej, kush kalonte aty pranë
Dhe vërtetë ndihmë shkruhej, po ta lexoje në sy
Uria dhe i ftohti i acartë ngrirë e kishin
Ngrirë duar…,fytyrë e buzë i kishte nxi !

Ndihmë përshpëriste e zëri sa vinte e ikte
Lutem ndihmë për këtë fëmijë
Thua e rëndë veç për mua jeta…?!
Vallë veç për mua ky mjerim e fat i zi…?!

Ndihmë e lash duke belbëzuar e lotuar
Ndihmë lutem për këtë fëmijë
Lutej kush kalonte e sytë mbante nga qielli
Ndihmë dhe për mua, në ka Perendi !

.
Copyright@Asllan Miftari

The post “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri e humbur – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/dashuri-e-humbur-asllan-miftari/ Sun, 27 Feb 2022 18:48:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22718 Dashuri e humbur Ku humbe…! – Ku u trete dashuri ! Sot o kurrë, bota...

The post Dashuri e humbur – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri e humbur

Ku humbe…! – Ku u trete dashuri !
Sot o kurrë, bota ka nevojë për ty
Dashuri ! – Kush të çoj në amshim
Tërë bota sot, për ty është në pikëllim !

Dashuri kthehu ! – Eja dhe njëherë !
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja ! – Eja mos u vono !
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !

Dashuri zgjohu ! – Ri-lind dhe njëherë !
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon..! – Ri-zgjim dashuri !

Dashuri ! – Për ty sot vuan, dhe vendi im !
Dhe zogjtë ikin e thonë, nuk ka më pas kthim
Dashuri eja ! – Eja shpirti im !
Eja dashuri e ngroh, dhe mbi qiellin tim…!

– Dashuri..!
– Bota kërkon.. – Ri-zgjim nga ti !
– Bota kërkon.. – Shërim dhe qetësi !
– Bota kërkon.. – Paqe dhe liri !
– Bota kërkon.. – Shumë e shumë nga ti !
– Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri !
– Sot o kurrë..! – Bota ka nevojë për ty !

.
Copyright@Asllan Miftari

The post Dashuri e humbur – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjuhë e nënës – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/gjuhe-e-nenes-asllan-miftari/ Sat, 28 Aug 2021 06:46:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20805 Ju përshëndes të nderuar/a mikesha e miq ! “Gjuha jonë sa e mirë, Sa e...

The post Gjuhë e nënës – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju përshëndes të nderuar/a mikesha e miq !
“Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël sa e d’lirë….”

Gjuhë e nënës

I vetmuar nga lodhja e detit, mbrëmjes po ecja në trotuar
Siç ecën herë – herë njeriu, e në heshtje diçka mediton
Një çift ngjitur meje, jo dhe i ri në moshë
Tek i flisnin foshnjës së tyre, shpirtin më tundon !

Të dy tanët ishin, e për pushim vinin nga një vend matanë
Përkrah tyre ecte dhe nëna, e foshnjës i fliste gjuhën mëmë
Siç flet ëmbël nëna..! – Eja biro thoshte, të ka nëna xhan
Në çast..i trishtë mbeta, tek belbëzonte ndryshe çifti

“Hey ! – Come here our little son “!

Nuk i besova vetes, i ndoqa dhe ca hapa pas
Në se më tradhëtoj dëgjimi, apo ishte rast
Të tre flisnin ecjes, e gjuhë e nënës veçonte
Ah kur fliste nëna, sikur bota po ndyshonte !

Sa më pëlqeu gjuhë e nënës, shpirtin më ledhatoj
Sa ëmbël i fliste vogëlushit, plot mall e dashuri
Ah thashë, s’ ka si gjuhë e nënës, e vendi ku jetoj
Sikur errësira mori udhë, e dielli lëshoj rrezen e tij !

.
Copyright@AsllanMiftari
20 Gusht 2021
Durrës – Albania

The post Gjuhë e nënës – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe poezia – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/une-dhe-poezia-asllan-miftari-2/ Mon, 22 Mar 2021 19:22:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18452 Unë dhe poezia Poezi e bukura poezi ! Këmbëkryq ulemi e çiltër kuvendojmë të dy...

The post Unë dhe poezia – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe poezia

Poezi e bukura poezi !
Këmbëkryq ulemi e çiltër kuvendojmë të dy
Dhe orëve të dremitura të natës
Frymëzimin ma rrëmben, si me magji !

Unë të fle dua, ti zgjohu më thua
A nuk më dashuron ti vërtetë mua ?
Zgjohu ! – tani është koha, bukur për të shkruar
Dhe hëna hedh sy e vështron gëzuar !

E bukura poezi, “kuçedër” e pangopur si gjithënjë
Ti kërkon nga unë, vargje kristal si lumë
Ndonjëherë vargje dhe me nxitim,
Vargje për të shpejtin dedikim !

Me endje i thur vargjet, obligim kam për ty
Hape portën, brenda dua të hyj tek ti
Në kopshtin tënd aromatik, plot ndjesi
Mbushur me gonxhe, dashuri e plot fantazi !

Moj e bukura poezi, unë botën sjell tek ti
Këngët e bukura të zogjve, bilbilëve pa mbarim
Jehonën e motrave dhe vëllezërve në mërgim !
Botën e së ardhmes, ku një ditë dielli ndrin !

Ti sjell botën e shkencës, artit e kulturës
Gjithçka sjell tek unë e pres me pa durim
Ti sjell pranverën e bukur, jehonën e këngëve
Ti sjell botën ëndërrave në shpirtin tim !

Me vargjet e thjeshta, rrjedhur si ujvarë
Dashuri shpreh, shpresë pa mbarim
Ditë e natë këndoj për djemtë e vajzat e bukura
Për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tim !

Poezi e bukura poezi
Të dashuruar të mbetemi unë e ti
Përmes vargjeve të mia e arterieve të tua
Njerëzimit, botës ti falim dashuri !
.
Urime ditën botërore të poezisë të nderuar miq !
Copyright@Asllan Miftari
21 Mars 2021
Tirana – Albania

The post Unë dhe poezia – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/kisha-enderruar-asllan-miftari/ Mon, 22 Mar 2021 17:07:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18401 Kisha ëndërruar…. ( 2…vazhdon ) Vitet ikin, bashkë me to zveniten dhe ëndërrat Bota siç...

The post Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kisha ëndërruar…. ( 2…vazhdon )

Vitet ikin, bashkë me to zveniten dhe ëndërrat
Bota siç duket, ka ndryshuar drejtim
Një drejtim, ku asgjëkundi s’ duket filli
Botë që çdo ditë, na mbërthen në zhgënjim !

Për një botë tjetër, kisha ëndërruar
Shumë më ndryshe nga kjo sot
Për një botë, ku të ndjeheshim më të lumtur
Një botë pa vuajtje, frikë e pa lot !

Ëndërr kisha, shkencën të ndarë nga politika
Po ashtu dhe politikën ndaj saj
Në se do të ruanin sejcila vlerat
Njerëzimi, nuk do të mbytej në lot e vaj !

Kisha ëndërruar për një botë, jo si kjo sot
Për një botë me nder e dinjitet
Një botë, ku të fitonte paqja mbi luftëra
Një botë, ku të vdisnin ëndërrat e luftërave për pushtet !

Kisha ëndërruar, vetëm “një” gjuhë të flitej në vendin tim,
“SHQIPJA” jonë rreze artë, as dhe një tjetër
Ajo të ishte gjuha e vëllazërim – bashkimit kombëtar
Gjuha e ndritur e rilindësve të vjetër !

Ju pershendes e mbare u shkofte dita te nderuar/ra mikesha e miq !

Copyright@Asllan Miftari
19 Mars 2021
Tirana – Albania

The post Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Misionarëve të dijes – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/misionareve-te-dijes-asllan-miftari/ Tue, 09 Mar 2021 19:29:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18003 Misionarëve të dijes Në errësirë do të ishte e zhytur bota Pa dritën e ndriçimin...

The post Misionarëve të dijes – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Misionarëve të dijes

Në errësirë do të ishte e zhytur bota
Pa dritën e ndriçimin tuaj
Pa përçimin e rrezeve të dijes
Bota do të ishte si një planet i huaj !

Jeni ju ata që lulëzoni pranvera e stinë
Zëri juaj dëgjohet dhe përmbi re
Misioni e dija juaj shemb një botë të vjetër
Në themel të saj ndërton një jetë të re” !
.
Urime për të gjithë ju mësuese e mësues ditën e 7 Marsit !
Ju jeni elita e dijes që ndryshoni botën nga e vjetër në të re !
Ju jeni ata që mbillni e rrënjosni kulturë, dije e paqe tek brezat e rinj !
Suksese në misionin tuaj fisnik misionarë të nderuar !
Urime !

Me shumë respekt për Ju
Miqësisht
Asllan Miftari

The post Misionarëve të dijes – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/marsi-i-enderrave-asllan-miftari/ Wed, 03 Mar 2021 20:56:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17842 Marsi i ëndërrave… E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur Shpresojmë të vijë,...

The post Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Marsi i ëndërrave…

E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur
Shpresojmë të vijë, ndryshe nga Mars-et e tjerë
Një Mars që të shpërthejë në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën pranverë..!

Të tej lodhur jemi nga dimëra të acartë
Dimëra që vetëm dallgë e ngrica na sollën
Dimëra që ndillnin nga pas njëri – tjetërin
Dimëra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !

Pranverat e vërteta, asgjëkundi…syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte për to vargje në letër…
Për vite e vite, vetëm ëndërra na mbetën
Pranvera që asnjëherë nuk e gjetën vet – veten !

Presim që ndryshe të vijë kjo stinë pranverë
Të na sjellë lulet më të bukura si asnjëherë
Lule që të kundërmojnë në të bukurën erë
Lule që Mars-et i kanë çelur, mos them rrallë herë !

Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania

The post Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Botë e përlotur… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/bote-e-perlotur-asllan-miftari/ Sat, 20 Feb 2021 22:45:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17514 Botë e përlotur…..( 4 ) Përsëri e ftohtë është bota e ngrin “acar” Janë sosur...

The post Botë e përlotur… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Botë e përlotur…..( 4 )
Përsëri e ftohtë është bota e ngrin “acar”
Janë sosur durimet e nuk ndalen fluturimet
Përmbi hapësirë qiellore, vërshojnë pëllumbët lajmëtarë !

ZOTIN duan të takojnë !

Ti përulen në gjunjë…
E me rrjedhë loti t’ i thonë `

I MADHI i Gjithësisë..!

Në tokë janë shkelur të drejtat e njerëzisë !
Atje botës i kanë vënë flakë
Ujërat i kanë nxjerrë nga të vetët shtratë !

Atje e shtrembura ka marrë Dhenë
E liderët e saj….vetëm “flenë…flenë…flenë..”!

I MADHI i Gjithësisë..!

Atje është rritur niveli i ligësisë
Atje dhunohen të mitur fëmijë
Atje vriten nëna me foshnje në gji !

Atje ka vetëm dhunë…dhunë…dhunë..
Paqja është prangosur me zinxhirë
E lotët rrjedhin lumë…lumë…lumë..!

Atje fjalës së lirë i kanë vënë fre
E urrejtja është lëshuar mbi Dhe !

Ngado u endëm nëpër botë
Pamë vetëm lotë…lotë…lotë..!

I MADHI i Gjithësisë !

Atje fundi i duhet vënë padrejtësisë
E liderët ti përulen ligjshmërisë !

I MADHI i Gjithësisë !

Njerëzia është me sy nga JU
E kërkon dorën TUAJ të drejtësisë !

Lutemi :
-Dhunës vini fre !
Lutemi :
-Lëshoni qetësi e paqe mbi Dhe !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
19 shkurt 2019

The post Botë e përlotur… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafojeni dashurinë – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/02/19/perqafojeni-dashurine-asllan-miftari/ Fri, 19 Feb 2021 19:46:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17392 Përqafojeni dashurinë Një urim i veçantë, sot del nga shpirti im Më i veçantë nga...

The post Përqafojeni dashurinë – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafojeni dashurinë

Një urim i veçantë, sot del nga shpirti im
Më i veçantë nga të tjera herë
Një urim që përcjell dashuri e shpresë
Urim që, dimrin e shndërron në pranverë !

Pranverë e dashuri, paçi përherë në shpirtin tuaj
Pranverë me plot aromë luleje e gjelbërim
Pranverë që të mbush në dashuri e gëzim
Urim shpirtëror që, çdo ditë e vitit të jetë Shën Valentin !

Çdo ditë e vitit, Shën Valentin të jetë
Ditë që mbartin dashuri si asnjëherë !
Se pa dashuri në shpirt çdo ditë të vitit
Njeriu mbetet si gjethe e pa vlerë !

Urim që tek ju të valojë gëzimi
Që shpirti juaj kurrë të mos derdhë lotë
Urim që në shpirtin tuaj, të vdes hidhërimi
Urim që të ndryshojmë këtë të egër botë

Urim që me dashurinë tuaj, botën të ndryshojmë
Që njerëzimi të ketë dashuri, shpresë e jo lotë
Urim që, të dashurojmë me shpirt e zemër
Urim që të vendosim paqe e dashuri, në këtë të bekuar Tokë !

Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
14 Shkurt 2021

The post Përqafojeni dashurinë – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e vrisni dashurine – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/mos-e-vrisni-dashurine-asllan-miftari/ Sat, 30 Jan 2021 10:27:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16866 Vargje dedikuar një vajze që u vra pabesisht përkrah motrës së saj….! MOS E VRISNI...

The post Mos e vrisni dashurine – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje dedikuar një vajze që u vra pabesisht përkrah motrës së saj….!
MOS E VRISNI DASHURINË

Më vrave moj dorë gjakatare, më këpute në mes të rinisë
Njeri pervers, i pa shpirt, tinëzar e mizor
Për mua dhe qielli do të derdh lotë
Zotit do t’ i them të hakmerret
I qetë ti, të mos prehesh, as dhe në të përtejmen botë !

Dashuria është ngrohtësi
Nuk blihet as nuk shitet me para
Gërshetim i thellë ndjenjash
Pronë të veten, askush nuk e ka !

Unë lule në rritje isha
Ti më këpute në pabesi
Kujtove se zemrën më rrëmbeve
Me të egrën mesjetare, të famëshmen xhelozi !

Me mall po largohem nga kjo botë
E etur, e përvëluar për babë e nanë
Për shokë e shoqe, për motrën tmerrësisht të trishtuar
S’ ka rreze dielli, që lotët ia thanë !

Ejani, ejani ju o qyqe para kohe të ardhura nga migrimi
Këndoni dhe vajtoni pa u ndalur mbi varrin tim
Atij që këput e vret dashuri i thoni :
Ti meriton të Zotit mallëkim !

Zbrisni engjuj nga qielli
Zbrisni, zbrisni shponi retë
Po këputen, po vriten, po ikin të pafajëshme dashuri
Nga kjo e dhimbëshme, e bukur jetë !

-Mbi varrin tim, lotë trishtimi e mallëngjimi do të derdhen
Mbi rrjedhën e njomëzen e tyre, trëndafilë të kuq🌹 e lule🌺 do të mbijnë
-Mbi varrin■ tënd kur të kalojnë :
Të gjithë do të thonë ! – Gjakatar i pa besë
Këpute një lule në rritje
Urrejtjen e Perendise ti meriton !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania🇦🇱
25 janar 2018

The post Mos e vrisni dashurine – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>