Asllan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asllan-qyqalla/ Poezi Laberia News Thu, 27 Aug 2020 21:33:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asllan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/asllan-qyqalla/ 32 32 Të ropën Kosovë – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/te-ropen-kosove-asllan-qyqalla/ Thu, 27 Aug 2020 21:33:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11763 Të ropën Kosove Kosovë je gjaku që nuk falesh i Podrimjes kullë e papushtuar e...

The post Të ropën Kosovë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të ropën Kosove
Kosovë
je gjaku që nuk falesh
i Podrimjes
kullë e papushtuar e poetit
amaneti i Hasan Prishtinës
livadh i pakositur i Dardanisë
ishe djali e vajza peng
në shkëmbë e gur
në lahutë e hutë
kuqezi në palë flamuri
shekujte të njohën në trojet ILIRE!
KOSOVË
Qëndresë furtunesh
E pamposhtur në kryqëzim mejdanesh
Harlisur nga hordhitë barbare
Epokë para gjyqit e Avni Rrustemit
Gjoks-shkëmb e Mic Sokolit
Në jataganin e Sef Koshares
Kështjellë Lirie e Adem Jasharit
Kosovë
Agshol i Pavarësisë
Ta ropën djersën e gjakun e çlirimëtarëve
Ta copëtuan hartën e atdheut
Ta shiten flamurin ne shekuj Dardan
Ti shitën arat, livadhet, lumenjtë
bukën tonë të pjekur në çerep.
Kosovë,
t
i moren ëndërrat e bukura rinore
Të copetuan “Komandantet” e bordeleve
të stërkequrve mos u jep as diell, as ajër, as gji
se ata të katandisën e ta vodhën Lirinë
njollosën gjakun e pastër të dëshmorëve
e sot,
Kosova ime
Ladrojnë mbi ty si Bajlozët dikur
Atdheun e vunë në ankand
E bënë copa arnash në petkun pellazgë
Nuk janë këta çlirimtarët tu
Janë bërë tugjar të plangut e tokës shekullore!
(Ngrehu Rini se na thërret Amaneti i Skënderbeut
Na thërret zëri i atdheut të copëtuar
Na zgjon kënga e Lirisë e Agim Ramadanit
Na ndjek kudo hija e Zahir Pajazitit
Zgjohuni
me driten e ballit te Bekim Berishes
Kosove po na thërret Sanxhaku i Nishit
Plava e Gucia, Hoti e Gruda
Trojet e shitura e gjaku i Lirisë na mallkojnë
Sofra e shqiptarit po na përmbyset përditë
Me këta lakej të zgjebosur
Kosovë, ademjashariane
Nuk të lëmë më në rënkime
Krushqitë e Lirisë me bajraktarin në ballë
Ta duan e ta ruajnë gjakun, trollin e Flamurin!)
Prof. Asllan Qyqalla
Me 26 gusht 2019, ora 8:30

The post Të ropën Kosovë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Frikësohu – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/frikesohu-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 21:24:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11680 Poezi…. Frikësohu. po, po frikësohu. sot dhe përgjithmonë ki frikë nga unë. Unë jam frika...

The post Frikësohu – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi….
Frikësohu.
po, po frikësohu.
sot dhe përgjithmonë
ki frikë nga unë.
Unë jam frika jote
jam makthi yt
jam zemërimi yt
jetoj në djersët që të kaplojnë
tek ti dridhesh nga trishtimi
jetoj në sytë që levizin me shpejtësi në errësirë
jam në një kuti të mbyllur
që ti e harron diku pas dollapeve.

Jetoj aty me ty
në lëvizjet e tua gjatë një ëndrre
jetoj në çdo trokitje shpirtit tënd
në çdo ligështim trupi
unë jetoj edhe në gëzimet e tua
në buzëqeshjet e tua
në folenë e syve tu.
Unë jam dëshira jote më e errët
sekreti yt më i thellë
ai epsh i prushtë
që digjet diku në thellësitë e tua
Jetoj në gënjeshtrën tënde
jetoj në gjithçka tënden.

Unë jam një tornado
jam gjithçka dhe asgjë
jam një ndjenjë boshe e absurditetit
një oqean pyetjesh e mendimesh
një pellg i plotë me pavetëdije

Unë jam mbiuni yt
jam ajo që ti nuk e imagjinon dot
unë të kontrolloj ty
sepse unë jam pas teje
jam e vërteta e çdo ekzistence.
unë… Unë jam një e gjorë!

-Unë, vdekja
Prof.Asllan Qyqalla

The post Frikësohu – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mes poetëve në Prishtinë – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/mes-poeteve-ne-prishtine-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 21:07:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11676 . Mes poetëve në Prishtinë Ne mbrëmë prapë u përlam në shtegun e studimeve aq...

The post Mes poetëve në Prishtinë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
.
Mes poetëve në Prishtinë

Ne mbrëmë prapë u përlam
në shtegun e studimeve
aq shpesh shtegtojmë
e retë morën kujtimet tona
eshka e ndezur rri e digjet më vete.

Përse në vjeshtë u takuam
aromën e pyellit e sollëm
mes poetve në Prishtinë
Ti një anamale si luleakaci
derdh lum me bukuri.

Në amfiteatër pluskoje si Nimfë
Të ndjeva me shpirt ngrohtësinë
Tek hapëroje shtegut të dijes
E ndrojtur në mes poetësh
Kërkoje bardhësinë në ideal.

Pse u takuam në peizazhin vje(r)shtor
që të ndahemi ende pa u parë
a kërkim i qerdhes së braktisur
pas idiles së feniksit ne u përlam.
20 prill 2020
Bardhmadh
Asllan Qyqalla

The post Mes poetëve në Prishtinë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pas Valentinit – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/pas-valentinit-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 20:55:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11672 Asllan Qyqalla Pas Valentinit Lora lotin ta fala pas Shën Valentinit rrugëve të Prishtinës vrapoja...

The post Pas Valentinit – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asllan Qyqalla

Pas Valentinit

Lora
lotin ta fala
pas Shën Valentinit
rrugëve të Prishtinës
vrapoja pas viteve
në EDI2
shtrin kujtimin
foton miklon
me vesën e syrit.

Lora
puthje të dërgova
në afshin e mëngjesit
harrimin kafshoja
në mendjen e ndritur
një “selfie”
grishi urën e fshejt
mallkim në shekuj
në piptha
luleshtrydhur.

Lora
ngashëren
plagomën e dashurisë
në gur kaligrafon
portretin e Lanit
mallkon Prishtinën
në ngulfatje ajri

Lora
derdh lot
pas Valentinit!
15 shkurt 2017,

The post Pas Valentinit – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lora në Shën Valentin – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/lora-ne-shen-valentin-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 20:42:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11665 Lora në Shën Valentin Lora Shën Valentini na qepi hartën e dashurisë rrugës Egnatia-Naisus e...

The post Lora në Shën Valentin – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lora në Shën Valentin

Lora
Shën Valentini na qepi
hartën e dashurisë
rrugës Egnatia-Naisus
e ne të harruar morëm
aromën e petaleve
në hirin e prushtë
në flashktësinë e shtyrë.

Në siluetën e ëndrrës
ylli fugë mallin shterron
në ndjenjën e pakohë
solli freski moshe
puthjet ne anamal
si Hera në Olimp *
larguan 14 shkurtin
që sonte s`ka mbarim.

Lora
mërdhin në ngrohtësi
“Lan ngashnjehem në përqafim
sonte,
lulet s`i dua
trëndafil të bardhë
të kam në Shën Valentin”!
13 shkurt 2017, në natën e vonë.

Prof. Asllan Qyqalla

The post Lora në Shën Valentin – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zi në Paris – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/zi-ne-paris-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 18:23:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11656 Poezi Zi në Paris Paris,Mirëmëngjesi Te Kulla e Eifelit sot volla E prita shi të...

The post Zi në Paris – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi
Zi në Paris

Paris,Mirëmëngjesi
Te Kulla e Eifelit sot volla
E prita shi të binte
Të lante zgjyrin e zhubravosur
E rrugët e ndotura nga glasat e korbave.

Sot ra shi shpirti
Si atë ditë
Kur humbi Podrimja
E Senna ishte fëlliqur
Me bërllogje përrockash
E lindje të parakohshme.

Rosandri të deshi me bardhësi
Në horizontet tua
Thuri vargje për Gjergjin
Lavdinë e kreshtave
Kishte frymëzim.

Sa mirë ndjehesha me ëndërrat e thurura
Me dëshirat e fshehura për ty
Qëndisja vargje me nostalgji
Zi të ndjeva sot
Paris
Pse kaq andrralla e kaq zi?

E shkruar me 21 mars 2019 (një muaj
para djegies Notra Dame)
Asllan Qyqalla

The post Zi në Paris – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja Eurodikë – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/eja-eurodike-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 14:49:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11598 Eja Eurodikë Eurodikë kthehu një ditë se kënga ime për ty nuk reshtë e lutja...

The post Eja Eurodikë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja Eurodikë

Eurodikë kthehu një ditë
se kënga ime për ty nuk reshtë
e lutja Hadit prek kristalet antike
nuk do ta kthej kokën mbrapa
se nuk jam Orfe
Eurodikë eja në çdo aurorë
të na gjesh ashtu si na le.

Eurodikë merr rrugëtimin e Zanave
eja në vizitë
e mos kundro nga yjet në kupë
të shohësh fëmijët sa janë rrit
Teuta shtegëton
gjurmëve tua në Gramatikë
Shpendi si shpendët që kanë mall
për pranverë e çerdhe
Lali rri qetë si rrezedielli në verë
në skalitje portreti shoh tuajën siluetë
në mua ka rënë dimër i ftohtë
e dëborë kam kudo në kokë.

Eurodikë letër të kam shkruar
më fal nuk pata adresë
në cilën parajsë rri e qetë
e rrugëtimin e nise
pa pashaportë, pa vizë
pa lamtumirë nga ne
e si ta urojmë këtë Datëlindje?

Prof. Asllan Qyqalla
23 maj datëlindja yte Havë

The post Eja Eurodikë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi për mamushin – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/poezi-per-mamushin-asllan-qyqalla/ Mon, 24 Aug 2020 16:23:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11540 POEZI PER MAMUSHIN Dashuri ne vdekje Në vdekje dashurohen poetët muzikantët nobelistët të krisurit Nënë...

The post Poezi për mamushin – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEZI PER MAMUSHIN

Dashuri ne vdekje

Në vdekje dashurohen
poetët
muzikantët
nobelistët
të krisurit
Nënë ty
çtu deshtë kjo dashuri?
Rrugëtuam në jetë bashkë
unë në krahët tu
mora aromën e atdheut
ti në hartat e mia
vizatoje ardhmërinë.

Vdekjen time e dëshironin
korbat , hienat të etura
në fjalën e gjakut
ti në shtyllën e konakut
si një heroinë me zjarr në sy
u mbylle derën me shul e fjalë:
as vdekje as rënje s`ka
pa Liri !

Ishe dashuruar në shkronja
që i skalisje me gjilpërë
në netët e vona te oxhaku
ku harpën e Buzukut e mbaje
në qepalla
dritësi ishte ardhja yte
në endjet e muhaxhirëve
ortiqeve u bëre mburojë
“Ylberin qëndisje
në ngjyrat e jetës” .

Vdekjen nuk e dëshiroje
e në vdekje u dashurove!

Prof. Asllan Qyqalla

The post Poezi për mamushin – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Macja e Edgar Alan Poes – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/macja-e-edgar-alan-poes-asllan-qyqalla/ Tue, 18 Aug 2020 21:04:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11314 Macja e Edgar Alan Poes Visitor i paftuar në kështjellën e vetmisë Mjauuullinë disa herë...

The post Macja e Edgar Alan Poes – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Macja e Edgar Alan Poes

Visitor i paftuar në kështjellën e vetmisë
Mjauuullinë disa herë në këtë mëngjes
Shkëlqejnë sytë me rrezet përcëlluese
Macja e Alan Poes kërkon syrin peng
Lënë në rrashtat e kështjellesë
Vizitori i paftuar në kohë të pandemisë.

Macja mjauuuullinë e buzët lëpin
Nuk kërkon lëmoshë në këtë kohë
Kërkon syrin e lënë peng në miqësi
Ishim në harmoni me Alan Poen
E nektari e dehu në pabesi
Nuk të ngasem se më merr
Dhe ti tjetrin sy
në këtë kështjellë të vetmisë
erdha për të thënë
se të dua njeri.

Prof Asllan Qyqalla
Më 1 prill 2020, ora e vizitës 6:41, Bardh i Madh

The post Macja e Edgar Alan Poes – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/atdhe-te-shiten-lirin-asllan-qyqalla/ Mon, 17 Aug 2020 21:04:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11292 Atdhe të shitën Lir(in) Në Arkivin e Londrës gjeta atdheun e paarnuar të mbrojtur nga...

The post Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdhe të shitën Lir(in)

Në Arkivin e Londrës
gjeta atdheun e paarnuar
të mbrojtur nga Mbretëresha Elizabetë
ashtu si e kishte lënë Gjergji në shekuj amanet.

Atdhe, në pasqyrën tënde pashë bajlozët duke ladruar
pashë Sulltanë e padishahë të ndërkrehur
erdhën për të përshkardh
me gjysmëhënë e krrokama
me bubulesh ish mbushur çdo skutë
ku glaconin stërkeqët e qelbanikët.

Atdhe të sakatosën unukët e zagarët
nga një pjesë tëndin e vunë në ankand
ata që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve
këta që në gjakun e stërnipërve
pasurojnë egon e turpit
varfërojnë atdheun me xehe, ari e diell
gjysmëhënën të turpëruar e vunë në ballinë
një paçavër të ndyrë e të përlyer
na e bënë himn në ekstazën e shitur
për epshet, vjedhjet e ndyrësitë.

Atdhe
gjuhën ta ndotën me barbarizma
në përqafim me Erdogana, Mexhuburrahmana…
këngën ta djegën në parzmën e “unikatilave”
rininë ta ndoqën lumenjve të Hungarisë
apetitet e pangopura në sojesorollop
i sollën poezisë sime vrerë e blozë
sa të madh të gjeta Atdhe në Londër
sa të zvogëluan marangozët e luftës
të skamnuan në ecjen tënde zhagas
Atyre turpi u rëntë në oxhakun e pallateve të ëndërrave
epitafin këtyre duhet shkruar me alfabetin çirilik
nuk lanë vend as për varre
në Atdheun tim.

The post Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>