Astrit Çerma Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/astrit-cerma/ Poezi Laberia News Sun, 20 Sep 2020 10:30:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Astrit Çerma Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/astrit-cerma/ 32 32 Ç’kuptim…! – Astrit Çerma https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/ckuptim-astrit-cerma/ Sun, 20 Sep 2020 10:30:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12598 Ç’KUPTIM?!… …dhe…e ftoi heshtjen, ehh, të më ndih… …ç’klitha: -heshtia le të m’i thotë… …Ke...

The post Ç’kuptim…! – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’KUPTIM?!…

…dhe…e ftoi heshtjen, ehh, të më ndih…
…ç’klitha: -heshtia le të m’i thotë…
…Ke dëgjuar klithma dhimbje o njeri
nga boshti që vërtit këtë botë?…

…se…edhe shpirti ka, ahh, urinë e vete…
…thuam: e kush qetësohet i përvëluar?..
…Librin e jetës guxo e ç’fleto fletë-fletë
dhe, ehh, më gjej një kapitull të përfunduar!..

…ç’kuptim do të kishte, ohh, vall kjo jetë…
…në udhë: pa renë e dhimbjes që të ndjek pas…
…Vërshimi i shpirtit kërkon një të vërtetë …
.. nga të vërtetat që shpirtin do t’ia vras..

…boshti vërtit, ehhh, vërtitjen e stërvjetër..
…me dite me ag, mëngjez e dritërim…
…Ah, more ah, edhe nje natë ,vërtit pa tjetër,
nje natë,me muzg, mbrëmje dhe…errësim…

Astrit Cerma

The post Ç’kuptim…! – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Migjeni… – Astrit Çerma https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/migjeni-astrit-cerma/ Thu, 27 Aug 2020 21:39:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11767 MIGJENI.. Atje mi gjeni … Atje… Edhe dhimbjen, Edhe vuajtjen, Edhe klithmën: “Ah të kisha...

The post Migjeni… – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIGJENI..
Atje mi gjeni …
Atje…
Edhe dhimbjen,
Edhe vuajtjen,
Edhe klithmën:
“Ah të kisha një grusht…”
Ta godisnja anë e mbane,
Deri në ulurimë.
“Malin që s’bezan…”…
Atje.
Atje mi gjeni..
Ëndërrat e humbura
Që më helmojnë dhe
Vet helmojnë
Të tashmen dhe të ardhmen
Anë e mbanë…
Atje mi gjeni..
Atje..tek…MIGJENI…
Astrit Cerma

The post Migjeni… – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sikur të “filozofosh” tani – Astrit Çerma https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/sikur-te-filozofosh-tani-astrit-cerma/ Sat, 16 May 2020 14:10:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6353 Sikur të “filozofosh” tani, Ashtu siç është “filozofuar” dikur: – Njerzia do të zinte me...

The post Sikur të “filozofosh” tani – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sikur të “filozofosh” tani,
Ashtu siç është “filozofuar” dikur:
– Njerzia do të zinte me gurë.

Mjerisht..kjo, gjithashtu qëndron,
Edhe po të “filozofosh” tani,
Ashtu siç do të “filozofohet” më vonë.

Më keq e stërkeq ai që “filozofon”
“Filozofinë”, që duhet për…tani…
– Gurët..Majtas, djathtas i ka breshëri…

Ata që “filozofojnë” duhet ta dinë:
Dikur..një tra e mbante..çatinë…
Tani..me tarac e kemi shtëpinë..

A.Çerma.

The post Sikur të “filozofosh” tani – Astrit Çerma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>