Avni Skenderaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/avni-skenderaj/ Poezi Laberia News Fri, 22 Oct 2021 16:12:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Avni Skenderaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/avni-skenderaj/ 32 32 Aktualitet – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/22/aktualitet-avni-skenderaj/ Fri, 22 Oct 2021 16:12:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21938 Aktualitet Sa vjen më rrallë, Po duket njeriu i drejtë. Kjo botë e pistë gërdallë,...

The post Aktualitet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aktualitet

Sa vjen më rrallë,
Po duket njeriu i drejtë.
Kjo botë e pistë gërdallë,
Tjetërsoi njeriun e vërtetë

Njeriu për njeriun u bë ujk,
Peshku i madh të voglin ha.
I kamuri fukaran e nduk,
I ligu të mirin prapa e la.

Padrejtësi e pështirë,
Yll polar i kësaj bote plehër.
Njeriun e mirë godet pa mëshirë,
Të drejtit frymën i mer.

Padrejtësia i godet,
Poshtërsisht mu në ball,
Të rrallë njerzit e drejtë,
Sa vjen e më të rrallë.

ASk.

The post Aktualitet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po ndodhi – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/po-ndodhi-avni-skenderaj/ Sat, 01 Aug 2020 19:53:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10582 PO NDODHI Në se ndodh, Që unë para teje, Të iki nga kjo jetë, Se...

The post Po ndodhi – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PO NDODHI

Në se ndodh,
Që unë para teje,
Të iki nga kjo jetë,
Se ç’do bësh ti gjysma ime,
Mendoje vetë.

Po ndodhi,
Që t’më ikësh ti,
Çdo fund javë aty më ke,
Do ujit mbi ty ca lule,
Pranë teje do rri.

Do flas me ty
E do ujis lule.
Lule të bukura me erë.
Do gjej në male trëndelinë
Aty mbi ty do ti mbjell.

Bashkë nën dhe kur të jemi,
Ti do mbish si pjergullë,
E unë si lis do mbij aty.
Se ne ishim në jetë,
Si pjergulla në lis, të dy.

Avni Skenderi

The post Po ndodhi – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetëm dashuri – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/vetem-dashuri-avni-skenderaj/ Fri, 17 Jul 2020 07:45:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9876 VETËM DASHURI Lum kujt fytyra i qesh, Buzëqeshje fal me mirësi. Në do që mirë...

The post Vetëm dashuri – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VETËM DASHURI

Lum kujt fytyra i qesh,
Buzëqeshje fal me mirësi.
Në do që mirë të jesh,
Jep e mer vetëm dashuri.

Nuk bene dëm dashuria,
E qeshura jetën zgjat.
Prej shpirtit largohet mërzia,
Me dashuri dhe pakë fat.

Të shëron dashuria,
Mos e kurse o njeri.
Me dashuri behen punë të mira,
Me dashuri, vetëm dashuri.

15 korrik 2020.
Avni Skenderi

The post Vetëm dashuri – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vaj medet – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/vaj-medet-avni-skenderaj/ Sun, 21 Jun 2020 10:28:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8617 VAJ MEDET Takime jo, Përqafime jo, Puthje, Jo se jo! Vetëm shikim, E me dëgjim,...

The post Vaj medet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJ MEDET

Takime jo,
Përqafime jo,
Puthje,
Jo se jo!

Vetëm shikim,
E me dëgjim,
Vaj medet,
O brezi im?

Avni Skenderi.

The post Vaj medet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ideal froni – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/ideal-froni-avni-skenderaj/ Sun, 21 Jun 2020 07:03:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8596 IDEAL FRONI Mbini në shkëmb, Rracë e fortë jeni. Kalors pa kal, Ideal fronin keni....

The post Ideal froni – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IDEAL FRONI

Mbini në shkëmb,
Rracë e fortë jeni.
Kalors pa kal,
Ideal fronin keni.

Me grusht shteti,
Zgjedhje a kurorëzim,
Ideal froni,
Me çdo çmim.

Ideal froni,
Mjalti i pushtetit.
Nuk u pam një herë,
Shërbëtor të shtetit.

Mjalti i pushtetit,
Nuk mbaroka kurrë.
Ju barkalec
Ne kockë e lëkurë.

Ju barkalec,
Hajdut e lugetër.
Të majmur prej pushtetit,
Përmbi fron mbetët.

Sherrxhij për fron,
Para e pasuri.
U rritët, u ngritët,
Mbi krim e varfëri.

Sherret për fron,
Avaz i vjetër.
Ideal froni,
Kurrgjë tjetër.

The post Ideal froni – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë – Moikom Zeqo – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/18/lamtumire-moikom-zeqo-avni-skenderaj/ Thu, 18 Jun 2020 18:18:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8474 ” Vetëm njerëzit e bashkuar e bejne kombin të bashkuar” – Moikom Zeqo – LAMTUMIRË...

The post Lamtumirë – Moikom Zeqo – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” Vetëm njerëzit e bashkuar e bejne kombin të bashkuar”
– Moikom Zeqo –

LAMTUMIRË

Iku një shkrimtar,
Iku një patriot,
Iku një erudit,
Iku një mendimtar,
Iku një arkeolog,
Iku një poet,
Iku një filozof,
Iku një politolog.

Iku Moikom Zeqo,
Iku por diti çfarë la.

La gjurmë,
La modelin e studjuesit brilant,
La kontribut në fushat e dijes,
La ca thënie lapidar,
La kujtimin e pashuar,
La emërin e madh.
La vepra të mëdha.

Iku një punë shumë,
Paçka se ata atje sipër,
Pesëmbëdhjetë vitet e fundit,
E lanë “të papunë”!

The post Lamtumirë – Moikom Zeqo – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paraja – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/paraja-avni-skenderaj/ Sat, 30 May 2020 18:18:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7351 PARAJA (Paraja të heq fukarallëkun, por jo maskarallëkun). Ai që sytë në libra i la,...

The post Paraja – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PARAJA
(Paraja të heq fukarallëkun, por jo maskarallëkun).

Ai që sytë në libra i la,
I varfër mbeti në këtë botë.
Paraja të do maskara,
Përndryshe lodhesh kot.

Virtyti humbi i shkreti,
I ndershmi poshtërohet.
Përhapet, lartësohet vesi,
E liga, i ligu nderohet.

Për para u prish dynjaja,
Paraja mer kush e di sa jetë.
Shpëton edhe jetë paraja,
Paraja shëron dhe vretë.

The post Paraja – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Verë e virusuar – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/vere-e-virusuar-avni-skenderaj/ Sun, 24 May 2020 16:33:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7028 VERË e VIRUSUAR Vera e sivjetme, Pa diell, Pa aromë lulesh, Pa cicërima zogjësh, Pa...

The post Verë e virusuar – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VERË e VIRUSUAR

Vera e sivjetme,
Pa diell,
Pa aromë lulesh,
Pa cicërima zogjësh,
Pa zhuzhu gjinkallash,
Pa bilbila,
Pa dallandyshe,
Verë ndryshe.

Vera e sivjetme,
Pa rërën që djeg,
Pa bikini në plazh,
Pa gjinj të shfrenuar,
Pa muzikë në mesnatë,
Pa ditë përvëluese,
Pa yje e hënë,
Verë për tu harruar,
Verë e virusuar.

The post Verë e virusuar – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vjeshta e jetës – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/vjeshta-e-jetes-avni-skenderaj/ Sat, 02 May 2020 15:53:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5385 VJESHTA E JETËS Shi bie në Tiranë, Qyteti mori ngjyra gri. Kjo stinë erdhi e...

The post Vjeshta e jetës – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VJESHTA E JETËS

Shi bie në Tiranë,
Qyteti mori ngjyra gri.
Kjo stinë erdhi e veçantë,
Me virus, diell dhe shi.

Sot ky shi më lagu,
Por u tëhera se të kujtova ty.
Mike më përvëlove së largu,
Si dikur sy më sy.

Befas të bukurat kujtime,
Në kokë më ranë si ky shi.
Jetoj vjeshtën e jetës time,
Vjeshtën e jetës jeton dhe ti.

Avni Skënderaj

The post Vjeshta e jetës – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Syri i bukur – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/syri-i-bukur-avni-skenderaj/ Mon, 20 Apr 2020 21:13:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4663 SYRI I BUKUR Syri bukur me dritë, tek ty nis miqësia, flakëron dashuria, syri bukuro....

The post Syri i bukur – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SYRI I BUKUR

Syri bukur me dritë,
tek ty nis miqësia,
flakëron dashuria,
syri bukuro.

Syri bukur akujt shkrin,
ku ka si ti,
di dhe ti ku rri,
syri bukuro.

Syri bukur lulet çel,
u jep ngrohtësi,
ngjyrat që do ti,
syri bukuro.

Syri bukur që ndrin,
simbol bukurie,
dhuratë Perëndie,
syri bukuro.

Syri bukur nuk tu ndava,
mos mu ndaj dhe ti,
në ke Perëndi,
syri bukuro.

Avni Skënderaj

The post Syri i bukur – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>