Bajrush Zeka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bajrush-zeka-2/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 10:52:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bajrush Zeka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bajrush-zeka-2/ 32 32 Sot, i prenë drynin kafenesë sime – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/sot/ Sat, 16 May 2020 10:50:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6267 SOT, I PRENË DRUNIN KAFENESË SIME Sot, i prenë drynin kafenesë sime, Atë dry të...

The post Sot, i prenë drynin kafenesë sime – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SOT, I PRENË DRUNIN KAFENESË SIME

Sot, i prenë drynin kafenesë sime,
Atë dry të rëndë e të ftohtë çeliku,
Aty pihen kafeja e rakia me okë,
E çdo njeri rrëfen për jetën në tokë.

Sot, i prenë drynin kafenesë sime,
Drynin me ndryshk të trishtë,
Pingul ra në tokë me një trokëllimë,
Potkonjtë e Covidit nuk tundin uzurgjinë.

Sot, i prenë drynin kafenesë sime,
E karriget i ulën poshtë rreth tavolinave,
Edhe xhamave pluhurin ua pastruan,
Të shohin dritën, netët na e vonuan.

Sot, i prenë dryrin kafenesë sime,
Unë po shijoj një filxhan kafe si ngaherë,
Edhe një gotë raki të kthjellët shtëpie,
Jeta më buzëqesh lehtë, më s’më bën hije.

Sot, i prenë drynin kafenesë sime,
Kafenesë ku gjej frymëzim për poezinë,
Shkruaj vargje deri në orë të vona,
Aty vetëm druni ngjan si Corona.

Ai hark i vogël, po aq i fortë e i ftohtë çeliku,
Mbylli një botë të tërë, po në muze shkoi e iku.
Bajrush Zeka

The post Sot, i prenë drynin kafenesë sime – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poemë për vargjet e mia! – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/poeme-per-vargjet-e-mia-bajrush-zeka/ Sat, 09 May 2020 17:08:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5875 POEMË PËR VARGJET E MIA! Nga jeni nisur, vargjet e mia! Drejt zjarrit, sigurisht. Po...

The post Poemë për vargjet e mia! – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEMË PËR VARGJET E MIA!

Nga jeni nisur, vargjet e mia!
Drejt zjarrit, sigurisht.
Po ju në zjarr ishit,
Çfarë e doni zjarrin e dytë?
– Vetëm nga zjarri jetojmë ne,
Më flisni me gjuhën e flakës sot,
Me vetëtimat që lëshojnë rimat e mia
Zgavelleve të tokës,
Tek kërkojnë minerale jete,
Tretur nëpër ato horizonte pa fund.

Ku jeni nisur, vargjet e mia!
Ku dreqin po shkoni?
Udhët prej dheut keni marrë,
Me veten i çoni në qiell,
Atje ku vetëm vdekja arrin,
Ku ashti e pena kryqojnë poetin,
Ku kënga e përflakur flakë do.

Ngado të shkoni,
Keni dhe me vete,
Srajcat mbushur plot,
Si bukën çobanët për stuhitë e erërave,
Të hanë para festës së bishave,
Botës së dallëdisur,
Që me male e me male e kanë shtruar.

Ku jeni nisur në ket mot karantine,
O ju zjarret e mia!
Ku po shkoni pa mua?
– Revoluvionet na presin,
Më thoni me shtjellat e tymit,
Pa ditur ku i keni hapat,
Që ua mbatha me opinga të mia,
E vetë edhe tash ec zbathur,
Shekujve të vrarë nga njeriu që u bë plumb,
Ashtu si ishte bërë ujk,
Dikur moti,
Kur bukë e djathë e zemër hante jeta,
Edhe në të premtat e zeza.

Ku? Ku po shkoni, vargjet e mia!
Të veshur ushtarë, hekur e avionë çdo varg,
Të ndani botën si strofat e tu,
Zjarr ngrohjes globale t’i çoni,
Një kod COVID-it 19!

Me grusht të diktatorit botën në heshtë ta mbërtheni,
Stuhive që nuk merren vesh, dialog e paqe t’u çoni,
Supersonikëve më shumë barut të thatë,
Ju me opinga Piroti,
Revolucionet e mia në muzgun e Coronës,
Ju viruset e mia me mushkëri të copëtuara,
Copë-copë lugjeve të vdekjes,
Stinëve lesh arapi,
Që fijet e barit i kanë lidhur nyjë,
Si lidhin magjitë shtrigat e natës,
Ju vargjet e mia të krisura,
Që rrapëlloni fjalët para dyerve të parajsës,
Në ferr zbritni si zbresin avionët në pistë,
As aty njerëz nuk gjeni,
As eshtra njerëzorë kryq të bëni,
Ca si pluhur ua zë frymën,
Si kopertinat në shtypin e vendlindjes.

Pse tash heshtni?
Pse nuk mihni zjarrin si dikur?
Pse nxirrni rrënjët tuaja nga dheu?
Pse lisin e Arës së Gjatë e ngulni me majë poshtë,
Gjukun e mbledhur, si thoshte Luarasi,
E shkepni nëpër rërë,
Fluturave u preni krahët,
Zogjve cicërimat u nxjerrni nga fyti,
E ditën e ngjyrosni me natë.
Pse.

E di që e dini se kjo kryengritje kryet po ua ha,
Si t’u ketë rënë nëma e Bjeshkëve të Nëmuna,
A poeti ju ka faj që ju polli agimeve të bardha?
– Edhe poeti prej njeriut është bërë, bie gjëma juve,
Me grahmat e fundit në fyt,
Me djersë të vdekjes lagur qull,
Po shpirt nuk jepni,
Aty në Kodër të Vorreve,
Të rëna keq përmbys,
Jargë zjarri e jargë dheu
Globin tuaj vizatojnë,
E janë duart tuaja që ju kthejnë mbarë,
Krejt sipas zakonit,
Tutje ca hapa ikin,
Janë hapat tuaja nëpër dhe, nëpër zjarr,
Që u lanë trupin të varur në rima, në rrokje fjalësh,
Brenda kopertinave me tituj zogjsh!
Bajrush Zeka

The post Poemë për vargjet e mia! – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koncert lotësh – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/04/11/koncert-lotesh-bajrush-zeka/ Sat, 11 Apr 2020 06:38:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3990 KONCERT LOTËSH Sonte dua të shtrydh shpirtin, Të nxjerr lotin e shumë moteve, Telat e...

The post Koncert lotësh – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KONCERT LOTËSH

Sonte dua të shtrydh shpirtin,
Të nxjerr lotin e shumë moteve,
Telat e kitarës me lotin tim t’i ngjyej,
Të akordoj kitarën me nota të vajtimit,
Me rimat e dhemjes së vargut,
Që telat të bymosen, të tkurrën,
Të çmenden sikur më çmend dhembja mua,
Le të rrudhën, të ndjejnë drithërima,
Nga tingujt nostalgjikë të vajtimit!
E ai tel që nuk duron të padurushmen,
Le të këputet si shpirti im,
Në këtë koncert lotësh!

Telat e kitarës sonte,
Me lotin tim
Dua t’i ngjyej,
Gjak e lot të pikojnë!

Kitarë!
Sonte loti im është pentagram me nota,
Nxjerr tingujt që më dalin nga zemra,
Kjo është vetëm melodia ime
Dhe jotja, njëkohësisht,
Kitara ime!

Bajrush Zeka

The post Koncert lotësh – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti, Lady Di, ti Perëndi…! – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/ti-lady-di-ti-perendi-bajrush-zeka/ Wed, 08 Apr 2020 22:17:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3841 TI, LADY DI, TI PERËNDI! O tokë! O qiell! O Perëndi! Çfarë sy!! I gjunjëzohem...

The post Ti, Lady Di, ti Perëndi…! – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI, LADY DI, TI PERËNDI!

O tokë! O qiell! O Perëndi!
Çfarë sy!!
I gjunjëzohem këtij shikimi,
duart vendos në gjoks, m’u mbi zemër,
e lutem para portretit tënd,
e të thirri në emër:
“Qofsh e bekuar,
o Lady Di!”

Shëëët! Mbani qetësi!
Për një çast shikojini sytë e saj,
buzët e saj, sall në gaz
e sall në vaj.

O, dua të futem brenda syve të tu,
që i ke si dy liqene të Lurës sime.

E gjithë bota strukur në sytë e tu,
shikimi yt me universin në harmoni,
ngjyrat e jetës gjallojnë aty.

Ulur në tavolinën luksoze të bukës,
e para gjithë pjatave të shtrenjta porcelani,
lugë, pirunj e thika argjendi,
e gota kristali;
si sytë e tu.

Sa perfekt luan rolin e princeshës,
e me delikatesë grimcon ushqimin e pallatit,
e lag buzët pak me shampanjë e verë të moçme,
ruajtur në bodrumet me tjegulla,
në shpirtin tënd të brishtë,
përcillet fryma;
për vogëlushin që urinë njeh më shumë,

Ke dhembje zemre,
tek prek maja e thikës,
ndjiheshe bosh, sa trishtishtim!

Revolta jote
dredh tokën tund qiellin:
“Hej, kjo nuk është bota ime!”

Heshtje!

Të ngurtë si muret e keshtjellës,
të ftohta ligjet e aristokracisë së lartë;
përndjekur, tradhëtuar sa preke dashurinë;
Elizathetha përsëtit aty afër
legjendën e Meduzës greke.

Kolltuku i butë në sallon,
nuk t’i pushon eshtrat ty,
as nuk bën dashuri,
shtrirë në atë pallat mbretëror,
ngritur me lajka e djallëzi,
Ti, Lady Di!
But, inaf is inaf, my princess!

Gjurmëve të Nënë Terezës ece, moj Dianë,
jo si motër nderi,
si një grua e bukur shpirtbardhë,
që një herë, në disa shekuj,
Zoti i madh sjell njerëz në tokë,
si Ti, Lady Di.

E derdhur në fotografi paparazësh rri,
si në bronzin e shpirtit tim,
ashtu e bukur, ashtu e re,
tek bën dashuri me detin në tokë,
tek puthesh me yjet në qiell,
Ti, Lady Di,
Ti Perëndi!
Me dhe të mbuluan,
sa rëndë,
o, përmbi!

Fli tash në shtratin e lavdisë,
tash tek enden re të zeza,
barkut të qiellit njerëzor,
pa ty si pa shenjtoren,
Nënë Tereza.

Bajrush Zeka

The post Ti, Lady Di, ti Perëndi…! – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poeten teme e kam pa keq n’anërr – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/poeten-teme-e-kam-pa-keq-nanerr-bajrush-zeka/ Sun, 05 Apr 2020 18:09:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3589 POETEN TEME E KAM PA KEQ N’ANERR T’kam pa anerr mbrâmë, Me fustanin e gjatë...

The post Poeten teme e kam pa keq n’anërr – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETEN TEME E KAM PA KEQ N’ANERR

T’kam pa anerr mbrâmë,
Me fustanin e gjatë dei n’themra,
Afroheshe ngadalë,
Si ajo princesha e prrallave,
Me zânin tând poetik m’the:
“Unë menoj nryshe,
Nryshe e du venin tem”.

Pastaj ike qiellit me pushu,
Nga plagt e shekullit t’lodhun,
Nga burgu i Burrelit,
Internu n’Rrëshen,
Që shtrydhte zemrën e shpirtin tân,
E t’bani me jetue e heshtun e vetmume,
Mrena mureve t’ftohta me lagshti,
Ti bija e pavdekshme e Shqipnisë,
Motra jeme, Musine!

T’shoh udhve t’Mirditës,
Udhve ma t’bukrit ven,
Venit t’gjenit tem shqiptar,
Me atë libër e fletore nën sqetull,
Krejt e vetme,
Pa shikue mbrapa korbat e zi,
T’shoh tue pëzi lloç
Për tjegulla pallatesh Shqipnije,
Sepse ti mendoje nryshe,
Nryshe e doje venin tân.

E n’dhomën tâne strukun,
Tue ça dru me ndez zjerm n’oxhak,
Me i ngroh pak ato eshtna t’lodhun,
Pa bukë, pa krypë, pa raki,
N’Mirditën bujare,
N’Rrëshenin mikpritës,
Ty s’të dhanë gja tjetër, Musine,
Mezi gjete pak letër e ni penë,
Për me ngroh pak ashtin e shpirtit tân,
Qi t’delte prej zemre.

Ashtu e lodhun,
Shkrove historinë udhve t’Rrëshenit,
Me hapat e tu t’lehtë,
Me smujen e rân,
Bluje në kokë dhemjen,
Bluje udhës vargun, Musiane,
E haje me dhemje vetminë,
Udhve t’Mirditës,
Edhe sot ato udhë emnin tân e kanë.

Musina, motra jeme,
Poetja jeme e përjetshme,
N’atë gjygj mrena mureve t’fofta,
Zâni yt i brishtë tundi ato mure:
“Unë mendoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.
Edhe kur çekiçi prej druni
Rrahu fort mi tavolinë,
Turpshëm me nda drejtsinë,
Kaq vjet burg në Burrel.

Edhe atje thellë galerive nën tokë,
Tue mih me thoj dheun
Sikur me gjet Shqipninë,
Që ti e doje pej kohnave,
Edhe aty the:
“Unë menoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.

Tu rânun qepallat,
Qi t’ranë mi sy,
Tue pshprit fjaltë,
Me at fuqi që t’kish metë:
“Unë mendoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.

Ni OH t’thellë nxore nga vetja,
Dole nga trupi yt i dërmum,
Shpirti yt ëngjull u ngjit n’qiell.

Musine, motra jeme,
Pusho e qetë atje nalt n’qiell,
E unë do t’i lutem ânrrave,
Ti t’vish ma shpesh,
Motra jeme, se malli m’merr,
Malli m’djeg,
N’Burrelin tem.

Bajrush Zeka
Zvicër

The post Poeten teme e kam pa keq n’anërr – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lot për lotin – Bajrush Zeka https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/lot-per-lotin-bajrush-zeka/ Sun, 08 Mar 2020 07:34:38 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1163 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor Bajrush Zeka LOT PËR LOTIN E lutej, e lutej loti...

The post Lot për lotin – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Bajrush Zeka

LOT PËR LOTIN

E lutej, e lutej loti i njelmosur,
se më nuk mund të duronte,
ishte lodhur
e donte të pikonte,
një oqean dhembjeje,
kurrizin ia rëndonte.

E digjej, e digjej loti valë,
shumë dhembje, shumë mall,
mall e mall si të ishte një llavë.

E lutej, e lutej loti me gjithë fuqinë,
të lirohej, të pikonte, të kishte lirinë.
lutej e ra mbi qerpik;

ugareve të faqes rrodhi sikur përrua,
më shumë sesa pikoi, në tokë u rrëzua.

Rrudhave rrëshqiti ngadalë-ngadalë,
rrëshqiti, rrëshqit e prapë u bë valë,
si pikat e shiut që rrjedhë i bën çatia,
me vete mori dhe dhembjet e mia.

Si një gacë prushi anembanë më djeg,
po del nga shpirti, në zemër ka një shteg.
mbushur me ujë shpirti binte në tokë,
qulli dheun dhe bëri një gropë.

Dhe toka e ndjeu si gjëmoi,
u ul me të e me të rënkoi.

Në gjunjë pranë tyre u ula dhe unë,
përsëri të qante me sy e pashë,
si mejtit me dorë fytyrës i rashë.

Një grusht dhé përmbi i hodha i pari.
“Prehu i qetë, – e urova me lot, –
tërë jetë ke qarë për mua,
për ty, unë po qaj sot.”
Bajrush Zeka

The post Lot për lotin – Bajrush Zeka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>