Bardhyl Londo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bardhyl-londo/ Poezi Laberia News Sun, 17 May 2020 18:55:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bardhyl Londo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bardhyl-londo/ 32 32 Diktatoret – Bardhyl Londo https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/diktatoret-bardhyl-londo/ Sun, 17 May 2020 18:55:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6474 DIKTATORET Dhe ishte nje hotel i madh ne Moske me nje emer te cuditshem Kozmos....

The post Diktatoret – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKTATORET

Dhe ishte nje hotel i madh ne Moske
me nje emer te cuditshem Kozmos.
Une desha te bertas poshte! diktatoret me mustaqe,
syte e tu te trembur klithnin “mos”.

Dhe ishte nje hotel i vogel ne Spanje,
me nje emer te bukur Dos Passos.
Une desha te bertas poshte diktatoret me uniforme,
dora jote dridhej,” kemi femije,mos!”.

Dhe ishte nje hotel ne Tel Avivi,
nuk e mbaj mend mire,ndoshta Amos Oz.
Une desha te bertas poshte diktatoret me sy,pa sy,
buza jote dridhej”femije kemi,mos”.

Dhe ishte nje hotel qe s’harrohej kurre,
ne qytetin e engjejve Los Anxhelos.
Une desha te bertas poshte diktatoret makartiste,
kurmi yt dridhej i gjithi:mos,mos…

Dhe ishte nje hotel ne Ballkan,
me nje emer te vecante Demos,
Poshte diktatoret me brekushe bertita
klithma jote gojen me mbylli ” mos”.

Keshtu u enda qyteteve,hoteleve,
bota ka temperature,zien ne kaos,
diktatoret ngrejne dolli me gjak njeriu,
zeri yt dridhet “kemi femije,mos…”

The post Diktatoret – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti i karantines – Bardhyl Londo https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/qyteti-i-karantines-bardhyl-londo/ Wed, 08 Apr 2020 23:00:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3865 QYTETI I KARANTINES Shenim:kjo vjershe eshte me pulle te kuqe. Nuk rekomandohet ta lexoje ajo...

The post Qyteti i karantines – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
QYTETI I KARANTINES

Shenim:kjo vjershe eshte me pulle te kuqe. Nuk rekomandohet ta lexoje ajo kategori njerezore qe e sheh boten bardhe e zi dhe nuk pranon asnje mendim tjeter vec mendimit te vet.

QYTETI I KARANTINES

Ne kete qytet dielli lind ne mbremje dhe perendon ne agim,
Ketu ne dasma qajne dhe ne funerale qeshin.

Ketu burgun e quajn liri,dhe lirine burg,
Ketu dehen me uje dhe etjen e shuajne me raki,

Ketu rendin gjithe jetes dhe s’arrijne askund,
Ketu rrine shtrire ne divan dhe mberrijne gjer ne Alaske,

Ketu rrugen e maternitetit e ngaterrojne,te varrezave e gjejne symbyllur,
Ketu cmendinen e kane disko dhe diskon cmendine,

Ketu lindin te thinjur dhe vdesin femije,
Ketu alfabeti fillon me Zh dhe mbaron me A,

Ketu kryeministri del me brekushe, kopshtari rri me kollare,
Ketu flasin shqip por s kuptojne asnje fjale,

Ketu flejne gjithe diten,naten bejne punet e shtepise,
Ketu te krishteret falen ne xhami,myslymanet ne kishe,

Ketu prifterinjte luten arabisht,hoxha kendon latinisht,
Ketu merren vesh me gjithe boten, njeri tjetrin s’e kuptojne kurre,

Ketu kurre s’e kupton a je gjalle apo ke vdekur.

Karantine,mars 2020

The post Qyteti i karantines – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti i vdekur – Bardhyl Londo https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/qyteti-i-vdekur-bardhyl-londo/ Wed, 08 Apr 2020 22:58:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3863 QYTETI I VDEKUR Qyteti vdiq. Sheshi qendror si nje tru i stermadh ngurosur nga infarkti....

The post Qyteti i vdekur – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
QYTETI I VDEKUR

Qyteti vdiq.
Sheshi qendror si nje tru i stermadh
ngurosur nga infarkti.
Rruget kryesore –
arterie te ngrira,
ne to nuk gjallon me gjaku.

Skelete restorantesh,
kufoma baresh,
shetitore te ngrira si me urdher magjistaresh.
Nete te nxira,
pa dashuri,pa flirte,
dite uniforme –
koka te qethura ushtaresh.

Kambanat e dy katedraleve heshtin memece,
xhamite pa zerin e hoxhes
majat shtize zgjatin drejt qiellit kot se koti.

Ne kete qytet
ka vdekur dhe Zoti.

Mars,2020.

The post Qyteti i vdekur – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grate e poetve – Bardhyl Londo https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/grate-e-poetve-bardhyl-londo/ Wed, 08 Apr 2020 18:32:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3807 GRATE E POETEVE Per Valin qe s do ti hape syte kurre,po e postoj kete...

The post Grate e poetve – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GRATE E POETEVE

Per Valin qe s do ti hape syte kurre,po e postoj kete poezi ne fund te kesaj dite simbolike sepse nuk dua qe asnje prej miqve te mi te afert t ia turbulloj sado pak diten dhe kurre nuk dua te shnderohem ne nje target ngushellimi sidomos sot.

Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
nuk e di ku eshte merguar,nuk e di.
Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
nje figure sjell nder mend…Si nje lirike dashurie
ledhaton jastekun bosh ne krah te saj.

(…valle me ke u martuan burrat tane,
me ne,apo me ty poezi…),

Nje fjale,nje rime,
nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.

Vone. Syte e bukur mbyllin
dhe ne endra shohin vjershat e librave te ardhshem.

The post Grate e poetve – Bardhyl Londo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>