Behare Daja Kasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/behare-daja-kasa/ Poezi Laberia News Mon, 22 Mar 2021 19:45:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Behare Daja Kasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/behare-daja-kasa/ 32 32 Sot qenka dita e poezisë… – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/sot-qenka-dita-e-poezise-behare-daja-kasa/ Mon, 22 Mar 2021 19:45:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18461 sot qenka dita e poezisë… …e ju o të dashuruar, merrni një laps e një...

The post Sot qenka dita e poezisë… – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
sot qenka dita e poezisë…

…e ju o të dashuruar,
merrni një laps e një letër,
e për të parën herë bëhuni poetë.

thirrni muzën t’ju ulet mbi supe
e imazhin e së dashurës vëreni përbri.
sot qenka dita e poezisë,
është dita ku të mbillni dashuri.

…pakëz dashuri në shpirt,
na bën të gjithëve më të mirë…

B. Kasa.

The post Sot qenka dita e poezisë… – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cdo ditë e më tepër bëhemi përtacë… – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/cdo-dite-e-me-teper-behemi-pertace-behare-daja-kasa/ Sun, 03 Jan 2021 22:15:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16235 çdo ditë e më tepër bëhemi përtacë… … përtacë në të folur, në të ecur...

The post Cdo ditë e më tepër bëhemi përtacë… – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
çdo ditë e më tepër bëhemi përtacë…

… përtacë në të folur,
në të ecur përtacë.
përtacë në buzëqeshje,
në dashuri përtacë.
përtacë në përshëndetje,
në mikpritje përtacë.

…përtacë dhe në punët e shtëpisë.

i shohim gjërat që nuk shkojnë si duhet,
e prapë përtojmë t’i vëmë në vijë.

ndoshta dhe shekulli na vuri në provë,
që ta kuptojmë shtirjen që kemi në shpirt,
e që gjithçka e bëjmë thjesht me pahir,
na vuri maskë mbi fytyrë,
na izoloi, na vuri kufi në të fundit kufij.

përtojmë dhe të dashurojmë me shpirt,
veç të shkruajmë nuk përtojmë.
është koha e bëmave si lojë,
është koha e stinëve me maskë,
është koha e shekullit të mbrapshtë.

B. Kasa

The post Cdo ditë e më tepër bëhemi përtacë… – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti më prit nënë – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/ti-me%cc%88-prit-ne%cc%88ne%cc%88-behare-daja-kasa/ Sun, 03 Jan 2021 19:11:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16219 Nga: Behare Daja Kasa Ti më prit nënë Ti më prit nënë, Si çdo muaj...

The post Ti më prit nënë – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga: Behare Daja Kasa

Ti më prit nënë

Ti më prit nënë,
Si çdo muaj më prit,
ja, dil atje lart mbi kodër,
atje ku tashmë rri e sodit,
por në ditët që unë vij,
ngrihu,
krahëhapur më prit,
e merrmi erë flokut me onde.
petlat e luleve që do të të sjell,
të dyja do t’i këputim,
një e nga një,
e në fund veç degëzat bigë
do na ngelin në duar.
buzëqeshin petlat
nën këmbët tona,
e tek i shohim,
buzëqeshim edhe ne,
qeshim me shpirt.

Ti më prit nënë,
kam ditën e ardhjes sot,
thuamë, ç’të të sjell,
se tani nuk harroj të të pyes,
po ti,
prapë do më thuash:
“asgjë nuk dua, moj bijë, asgjë,
dua veç të të shoh ty,
të të marr erë,
të t’i puth ata jeshilët sy,
e ta ndjej me shpirt
që je mirë”.

Eh, nënë,
sot kam ditën të vij tek ti,
por ti nuk je,
ty nuk të shoh askund,
veç të ndjej gjithkund.
… ashtu siç ndjen bija nënën,
dashuri shpirtrash, pafund…

The post Ti më prit nënë – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindje – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/vendlindje-behare-daja-kasa/ Sun, 03 Jan 2021 15:30:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16194 Vendlindje Më është e njohur kjo rrugëz e ngushtë, Harlisur dushqesh e shkurresh mbi gardh,...

The post Vendlindje – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindje

Më është e njohur kjo rrugëz e ngushtë,
Harlisur dushqesh e shkurresh mbi gardh,
Strehëz e ëmbël folez’ dallandyshesh,
Me britma e cicërima zogjsh ndajnatë.

Kam kaq mall për ty e gurta shtëpizë,
Me trarë të rënë nga mosha,nga koha,
Porse me zjarrin e tëndit oxhak,
Të ngrohej shpirti e fashitej lodhja.

Mall kam dhe për ty burim akullues,
Me të kristaltin ujë shpirtrinor,
Me lejlanë manushaqe përreth zbukuruar,
Me të këndshmen aromë petalesh çdo skaj.

Në ëndrra të kam dhe ty gjarpërori përrua,
Me ujët kristal, me flladin ndër sy,
Në gurëzat e tua sa herë u rrëzova,
Dhe më rriti, më vajzëroi rrëzimi në ty.

Ah! I kujtoj kaq mirë këto vende,
Me çapa të vegjël u rrita në to,
Vendlindja ime e artë si vjeshtëz,
Me ngjyrën e bakrit, stolisur të kujtoj.

… kam mall për ty vendlindja ime,
e artë si vjeshtëz, e gjelbër si pranverë…

B. Kasa

The post Vendlindje – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përgjysmë – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/pergjysme-behare-daja-kasa/ Sat, 02 Jan 2021 06:49:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16099 PËRGJYSMË A ke menduar se ndoshta një ditë, Do më humbasësh gjer në grimcë? Humbjet...

The post Përgjysmë – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRGJYSMË

A ke menduar se ndoshta një ditë,
Do më humbasësh gjer në grimcë?
Humbjet edhe të rënda, klithin pa zë,
E ne fshijmë lotët qerpikëve të trishtë.

A ke menduar se ndoshta një ditë,
Malli që kemi do thyhet mijëra copash?
Grimcat e mallit nuk bëhen më një,
E ne thjesht mbetemi,copëza të vjetra stofrash

A ke menduar pra, se ç’do jemi një ditë,
Tek humbjet tona zhurmojnë pa zë?
Unë gjethe vjeshte tek vërtitet nga stuhitë,
E ti, degëz pishe që -trak- thyhet përdhe.

…se thyhet dhe pisha një ditë nga stuhitë,
e rrëshira me gjethëzën,
përkojnë në tjetër rit…

B. Kasa

The post Përgjysmë – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/fytyre-dashurie-behare-daja-kasa/ Tue, 25 Feb 2020 18:35:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=640 FYTYRË DASHURIE Nuk do elozhe fytyra e vërtetë e dashurisë, Nuk do as medalje, e...

The post Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FYTYRË DASHURIE

Nuk do elozhe fytyra e vërtetë e dashurisë,
Nuk do as medalje, e as dekorata,
Kërkon veç buzëqeshje të një shpirti të dlirë,
Dhe cep më cep ta shpërndan lëvdatën.

Nuk do as veshje firmato kjo e bukura fytyrë,
Që veç emrin mbajnë nëpër etiketa,
Emrin e saj me firmë e vulë,
E stampon shpirti dhe vulën ia vë zemra.

Dhe kur një ditë këtë ta kuptosh,
Kur sytë plot gaz të qeshin nën qerpik,
Kur buzëqeshja të ndrin çdo pore nën qelizë,
Ke gjetur pra,fytyrën e vërtetë të dashurisë.

B.Kasa

The post Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>