Bukurie Binjaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bukurie-binjaku/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:25:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bukurie Binjaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bukurie-binjaku/ 32 32 Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/ardhte-lumturi-ne-njerezi-bukurie-binjaku/ Sun, 21 Jun 2020 15:43:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8673 ARDHTË LUMTURI NË NJERËZI. Dua të iki shumë larg Ah sikur të kisha fletë, Të...

The post Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ARDHTË LUMTURI NË NJERËZI.

Dua të iki shumë larg
Ah sikur të kisha fletë,
Të fluturoja qiellit lart,
Shpirti të më ish i qetë.

Me engjëjt krah për krah
Ku zë ligësie nuk dëgjon,
Atje ku as “koronë” s’ka,
Shpirti im lajme s’duron.

Mëngjes e darkë Kovid
Kaq vdekur, aq të prekur,
Jetën Zoti na fali o njeri,
Njerëzia panik e trembur.

U shtua njerëzia, mbi tokë
Pa problem, kur ka mirësi,
Po mbylle shpirt-zemër tok,
I gjallë pa ndjenjë, në shpirt.

Dua të gjej një vënd të qetë
S’duroj më dhëmbje të rëndë,
Për të pafajshmit më vjen keq,
Ky shekull po bën të pabërën.

Më kthe o Zot mua në engjëll
Më jep Ti fuqi magjike-aftësi,
Më bën erë, për ato re në qiell,
Të vijë lumturi, në çdo shpirt.

Bukurie Binjaku. 21. 6. 2020. GREQI.

The post Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/per-mua-ke-datelindje-elton-bukurie-binjaku/ Sun, 21 Jun 2020 07:14:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8605 PËR MUA KE DATËLINDJE ELTON! Fëmijët që kanë emrin Elton Në zemër i dua, si...

The post Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR MUA KE DATËLINDJE ELTON!

Fëmijët që kanë emrin Elton
Në zemër i dua, si djalin tim,
Tjerët që janë, në atë moshë,
Beso i kam brënda në shpirt.

Të dua e djalë, o Eltoni im
Një jetë s’kurohet, kjo plagë,
Engjëll jeton, në shpirtin tim,
Datëlindje si të të kem gjallë.

Si sot data 20 Qershor 1990
Më linde ti dritë e yll i nënës,
Si fis me kimet i kemi djemtë,
Me ty u gëzova, arrita Hënën.

Për mua ke, datëlindje përherë
30 vjeç ti sot do ishe bërë burrë,
Çele si një gonxhe, në atë verë,
Zoti për vete të kish vënë numër.

I urtë s’qaje kurrë nuk u grinde
E lëshoje shtatin, me shpejtësi,
Djalë i nënës, si tre vjeç mu rrite,
Buzëqeshje ti, mua sa më shihje.

Sot bleva një tortë, në lagje ndarë
Në shtëpi e kishë të ndeza ty qeri,
Kur të vi te ti të shuaj, këtë mallë,
Djalë i nënës, zjarri më vlon në gji.

Të qava të lava, për këtë më fal
Zemër nëne, dhëmbjen s’e duron,
Ty o Perëndi t’a kam bërë hallall,
Por ky shpirt, përherë ma kujton.

Zot i madh, para Teje nuk dalim
Dua s’dua zemrës vara një gurë,
Faleminderit Zotit, nipër më fali,
Plagë e vjetër, shpirtit si një mur.

Bukurie Binjaku. 20. 6. 2020. GREQI.

The post Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirtin ushqen mirësia! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/20/shpirtin-ushqen-miresia-bukurie-binjaku/ Sat, 20 Jun 2020 16:37:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8571 SHPIRTIN USHQEN MIRËSIA! Kur ke plot mirësi shpirtërore Lum kush dyert e zemrës hap, Përherë...

The post Shpirtin ushqen mirësia! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPIRTIN USHQEN MIRËSIA!

Kur ke plot mirësi shpirtërore
Lum kush dyert e zemrës hap,
Përherë ka, zgjidhje jetësore,
Në mjegull yjet, me dorë kap.

Disa që sot, në lukse jetojnë
Që kujtojnë, se parajsës janë,
Vetë shpirtin, ata e varfërojnë,
Kur për vete, tjerët shfrytëzojë.

Si peshkatari peshqit i ushqen
I kap në rrjetë, për barkun e vet,
Të tjerë shpirtin, të humbur krejt,
Se trupi fizik, s’egziston përjetë.

Ai ka lekë i duket, vetja fuqishëm
Mëndje madhësi tjerët i shpërfill,
Eh të varfërit, përtej ashpër i sillet,
Zemrën mbyllur e shpirtin të ligë.

Vuan punëtori, nga njerëz të tillë
Se ka nevojë, e ul kokën nuk flet,
Kur mbushet kupa, plas në shpirt,
Ikën nga i ligu, por Zoti rrugë i jep.

Bukurie Binjaku. 20. 6. 2020. GREQI.

The post Shpirtin ushqen mirësia! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/miresia-jete-shprese-bukurie-binjaku/ Fri, 19 Jun 2020 20:14:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8558 MIRËSIA JETË SHPRESË! Sa e shëmtuar, kjo ligësia Shpirtin burgut skllavëron, Kur mungon, zero mirësia,...

The post Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRËSIA JETË SHPRESË!

Sa e shëmtuar, kjo ligësia
Shpirtin burgut skllavëron,
Kur mungon, zero mirësia,
Si gjarpër të tjerët helmon.

Zemër-vdekur, trup i gjallë
Shpirti lënë krejt pa adresë,
Shkel me këmbë, ç’gjen para,
Botës tjetër, ferrit pa shpresë.

Xhelozinë tepër e ushqejnë
Sytë e shpirtit, kanë verbuar,
Suksesin e tjetrit, e urrejnë,
Fytyrën në njëmijë maskuar.

Uji i rrjedhshëm, nuk ndalon
Ujvarat në lumë, kur derdhen,
S’ka gjë në botë, që i turbullon,
Sikur shkëmb, në det të hedhin.

Dita mund natën, se e zbardh
Diell i mëngjesit, kur ka vesë,
Ylber shtatëmijë ngjyra mbi bar,
Mirësi e shpirtit, jetë e shpresë.

Bukurie Binjaku. 19. 6. 2020. GREQI.

The post Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/miresine-di-ta-fal-bukurie-binjaku/ Fri, 19 Jun 2020 18:49:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8523 MIRËSINË DI T’A FAL! Bukurie Binjaku Nëse rëndë ju lëndoni I bije dhëmbjes përmes, Gjumin...

The post Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRËSINË DI T’A FAL!

Bukurie Binjaku

Nëse rëndë ju lëndoni
I bije dhëmbjes përmes,
Gjumin ma skllavëroni,
Vargut deri në mëngjes.

S’ka kundërshtar mirësia
Qiell i shpirtit në parajsë,
Delikate si petale ndjesia,
Lotët freskojnë, mbi varg.

Se lodhem, mos kujtoni
Flas në varg, si me nënën,
Poezia plagë shpirti kuroi,
Më argëton në dritë Hëne.

Lulet kur çelin, në behar
Ngjyra shpirti një nga një,
Të hapura të tëra bashkë,
Në çdo anë pranverë vjen.

Me vulë të shpirtit firmos
Mbi varrin tim, lule mbirë,
Flutura aty ngaherë e mot,
Mbi krahë mirësi-poezinë.

Bukurie Binjaku 18. 6. 2020. GREQI.

The post Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetët e lindur poet… – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/18/poetet-e-lindur-poet-bukurie-binjaku/ Thu, 18 Jun 2020 19:13:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8484 POETËT E LINDUR POET… Poetët në shekuj, dritë fanari Penë e tyre, shpatë e mprehtë,...

The post Poetët e lindur poet… – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETËT E LINDUR POET…

Poetët në shekuj, dritë fanari
Penë e tyre, shpatë e mprehtë,
Varg prej shpirti, si lule behari,
Ata dimrin e kthejnë pranverë.

Poetët kanë një gjuhë të njëjtë
Zemër e tyre, e madhe sa qielli,
Vuajnë në jetë, se i bien drejtë,
Në shpirt mirësi ndritin, si Dielli.

Poetët mbi fletë, lotin derdhin
Botën e duan, si familjen e vet,
Padrejtësitë jo kurrë s’i fshehin,
Vargut të artë, shpirtin e vërtetë.

Paqe e mirësi, dritë shpërndajnë
Zotin në shpirt, ku fort e besojnë,
Plagë njerëzie, mbi supe mbajnë,
Janë të paqtë, shpirtit gjithmonë.

Biseda me poetët ngjan, si poezi
Në livadhin e mirësisë mblidhen,
Tekstin këngës plot, me dashuri,
Melodinë ia falin, artistët bilbila.

Bukurie Binjaku. 17. 6. 2020. GREQI.

The post Poetët e lindur poet… – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si dritë Hëne e vërteta! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/17/si-drite-hene-e-verteta-bukurie-binjaku/ Wed, 17 Jun 2020 18:59:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8456 SI DRITË HËNE E VËRTETA! Mos e përgojoni, pas shpine Njeriu i mirë s’bëhet, me...

The post Si dritë Hëne e vërteta! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI DRITË HËNE E VËRTETA!

Mos e përgojoni, pas shpine
Njeriu i mirë s’bëhet, me lerë,
S’merret me fjalë pa rëndësie,
Gënjeshtër s’di, kurrë në jetë.

Po s’pate futur hudhër në gojë
Kur flet as kurrë nuk të vjen erë,
Kush për tjerët flet, paragjykon,
Shpirtin e vet ka lënë të mjerë.

Lëri me baltë, në ballë të lyhen
Me shoqërinë e tyre, si vetveten,
Diellin s’njohin, prandaj shtyhen,
Hapen si linjë, e sëmurin veten.

Të shajnë pas shpine e të qeshin
Kush është trim le t’a thotë në sy,
Prandaj shpirtrat e mirë heshtin,
Si dritë Hëne e vërteta s’bëhet dy.

Vishu si do ti, në formë normale
Mbaje veten me bukuri, në shpirt,
Mirësia përherë, si Dielli në male,
Egërsuar retë, s’mund t’ia arrijnë.

Bukurie Binjaku. 17. 6. 2020. GREQI.

The post Si dritë Hëne e vërteta! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ju vajzat e Elbasanit – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/17/per-ju-vajzat-e-elbasanit-bukurie-binjaku/ Wed, 17 Jun 2020 18:40:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8443 PËR JU VAJZAT E ELBASANIT! S’ka si vajzat e Elbasanit Të bukura e plot zgjuarsi,...

The post Për ju vajzat e Elbasanit – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR JU VAJZAT E ELBASANIT!

S’ka si vajzat e Elbasanit
Të bukura e plot zgjuarsi,
Sa ju shkon, trupit fustani,
Bel holla të gjata, si selvi.

Djemtë me to të dashuruar
Plot zili mëndjen ua morën,
Por premtojnë, pa u nxituar,
U pëlqen vazhduar shkollën.

Bulevardit xhiro, kur shkojnë
Trak e truk me taka, si saze,
Çapat lehtë, si të fluturojnë,
Ëmbël flasin, sikur me naze.

Ju rreze drite, plot me vlera
Lum nëna e babai, që ju ka,
Si lulet kur na vjen pranvera,
Krenari e madhe, për vëllanë.

Ju elbasanase, vajza të mira
Pini kafenë te portë e kalasë,
Me këngë shoqëruar kumuria,
Djemtë çmendur, prej sevdasë.

Bukurie Binjaku. 16. 6. 2020. GREQI.

(Jam krenare për vajzat shqiptare, nga e tërë Shqipëria! Sot për elbasanlliet foli poezia!)

The post Për ju vajzat e Elbasanit – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/16/paqe-shpirti-dekorate-bukurie-binjaku/ Tue, 16 Jun 2020 18:53:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8414 PAQE SHPIRTI DEKORATË! Po hyjnë poetët, në garë Kush vargun, më të mirë, Zogjtë këndojnë...

The post Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAQE SHPIRTI DEKORATË!

Po hyjnë poetët, në garë
Kush vargun, më të mirë,
Zogjtë këndojnë në behar,
Në shpirt, njëjtë mirësinë.

Paqen e shpirtit dekoratë
Kur vetë Zoti ka fal dhunti,
Mirësia s’lakmon, për garë,
Artistët si Diell përsosmëri.

Shpirt i tyre s’mban sekret
As kurrë jo nuk xhelozojnë,
Nëse të ka inat, ndonjë poet,
Lëre vetvetes ka vënë gomë.

Poeti s’njeh mëndjemadhësi
Thjeshtësinë si Perëndi e ka,
Kush të përbuz!? Shpirt ligësi,
“Në vargun e tij” duket qartë.

Në hijen e natës, Hënën treta
Me yjet në shpirt, sot vallëzoj,
Disa të vrasin, por aty s’mbeta,
Diell i agimit, vargjet i ndriçoi.

Bukurie Binjaku. 16. 6. 2020. GREQI.

The post Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/15/moj-raki-pike-e-bekuar-bukurie-binjaku/ Mon, 15 Jun 2020 19:01:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8390 MOJ RAKI PIKË E BEKUAR… Dua vetëm sonte të pi T’a kthej edhe me fund,...

The post Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOJ RAKI PIKË E BEKUAR…

Dua vetëm sonte të pi
T’a kthej edhe me fund,
Një gotë të vogël, me raki,
E të më rrjedhë, loti lumë.

Do pi unë, sa të dehem
Ankthin tim, le të harroj,
Shpirtit sot t’i rrëfehem,
Dhëmbjen e tij, t’a largoj.

Të dal në një majë mali
Atje te një burim i ftohtë,
Një qepë, thërrime djathi,
Me pak raki e të ëndërroj.

Veç me natyrën, le të flas
Sot unë vetëm, dua të jem,
Me zogj këngës t’ia thërras,
Kujtimet që kam, në mënd.

Një gotë të vogël, pa dolli
Sot të pi pak, thjeshtë dua,
Mos fryj mëndjen, me raki,
Disi shpirtin tim qetësuar.

Zjarr malli, për motër, vëlla
Shpirti djeg, për viset e mija,
E hidhur kur të lashë Vatan,
Rënkon shpirti eh nostalgjia.

Nuk dua, t’a ndjek rakinë
Pak e saktë, të ndihmon,
S’ia kam dhe shumë zilinë,
Se shtëpinë, të shkatërron.

Njëri pi me shtatë palë qejfe
Pijanecët i thërret, me rixha,
Gjithë familjen, fut në siklete,
Pa punë frigoriferin, bosh e la.

Rakinë Zoti e dha, në krijesë
Për urime gëzime e muhabet,
Pije kandarin, mbaje në brez,
Ndryshe mundon dhe të tjerë.

Moj raki si pikë loti e kulluar,
Nga kazani, gramin s’e humb,
Kush të pi me matë, i gëzuar,
Kush e tepron, flë dhe në rrugë.

Bukurie Binjaku. 15. 6. 2020. GREQI.

The post Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>