Dafina Carkanji Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dafina-carkanji/ Poezi Laberia News Wed, 24 Nov 2021 18:51:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dafina Carkanji Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dafina-carkanji/ 32 32 Manushaqes – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2021/11/24/manushaqes-dafina-carkanji-2/ Wed, 24 Nov 2021 18:51:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22147 Manushaqes Hodha një gur në bahçe Trëndafil, manushaqe Të të shoh ,mos aty je Trëndafil...

The post Manushaqes – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Manushaqes

Hodha një gur në bahçe
Trëndafil, manushaqe
Të të shoh ,mos aty je
Trëndafil , manushaqe.

Kokën ngrite ,dhe më pe
Trëndafil ,manushaqe
Mbas teje u bëra dhe
Trëndafil ,manushaqe

Mos të vrava të godita
Obobo ,më raftë pika
Ç’bëra unë i ziu ,ç’bëra
Gjaku rridhte ,pika-pika

Bluzën hoqa ,dhe ta fshiva
Syri yt ,më shihte mua
Për një çast në vënd ngriva
A , t’u thaftë dora thuaj.

Veten mblodha u qetësova
Kur të pashë, syrin e qeshur
M’fal të thash ,që të qëllova
Shpirti ,për ty më është tretur

Dhe ,në krahët e mi të mora
Lule e bukur ,moj manushaqe
Fortë me ty u dashurova
Të putha ,në gushë e faqe

19.11.2021

The post Manushaqes – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fryu kjo era – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/fryu-kjo-era-dafina-carkanji/ Mon, 06 Sep 2021 18:12:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21155 Fryu kjo era Fryu ,kjo era e malit Flokët ,seç ti prishi Baluket e ballit...

The post Fryu kjo era – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fryu kjo era

Fryu ,kjo era e malit
Flokët ,seç ti prishi
Baluket e ballit moj
Që nëna, ti ujdisi

Fryu ,kjo e erë e lumit
Fustanin ç’ta ngriti
Syri yt nga turpi moj
U struk ,nuk lëvizi

Fryu kjo erë e gjethit
Era ,trëndelinë
Ti në mes të sheshit moj
Ç’po tundje, shaminë

Tunde moj shaminë
Tunde dhe mos pusho
Në krahët e djalit moj
Bëhu flutur ,shko

Oh ,ky djali i bukur
Kish’ kohë po të priste
Bashkë të dy të lumtur moj
Lum nëna, që u kishte

Fryu kjo erë e ëmbël
Era e dashurisë
Dy u bënë një zemër ,moj
Me bekimin ,e perëndisë

Dafina 06.09.20

The post Fryu kjo era – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Manushaqes – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2021/04/02/manushaqes-dafina-carkanji/ Fri, 02 Apr 2021 16:58:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18743 Manushaqes (Me motiv kënge) Manushaqe prillit moj,që më rri nën ferra Ngrije kokën lart moj,...

The post Manushaqes – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Manushaqes
(Me motiv kënge)

Manushaqe prillit moj,që më rri nën ferra
Ngrije kokën lart moj, dil më shih se erdha
Era jote e mirë moj,ç’më fluturoi mua
Më ngriti sa herët moj,tek viset e tua.

Manushaqe bukur moj,ngjyra jote ëmbël
Ç’më bëri për vete moj,të futa në zemër
Ngrije kokën lart moj,boll më bëre naze
Gusha jote bardhë moj,mbushur ato faqe

Unë bilbili malit moj,tek ty fluturova
Ti heq ato ferra moj, se më nuk durova
Çeli buza jote moj ,lule manushaqe
Të putha në buzë moj,të putha në faqe

Ti e ngrite kokën moj, më pe drejt në sy
Nuk rri më në ferra bilbil,do të vij me ty
Unë në krah të mora moj,m’u bë zemra mal
Le të thon’ ç’të duan bilbil,zemrën ty ta fal.

Punoi Dafina Molla(Carkanji)
02.04.2021

The post Manushaqes – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Moj thëllënzë – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/moj-thellenze-dafina-carkanji/ Sat, 02 Jan 2021 07:00:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16108 MOJ THËLLËNZË Ç’më ke dalë më rri në brinjë Moj thëllënzë e bukur-o Ç’më plase...

The post Moj thëllënzë – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOJ THËLLËNZË

Ç’më ke dalë më rri në brinjë
Moj thëllënzë e bukur-o
Ç’më plase mua të zinë
Kam ditë,që t’vij rrotull-o

Zbrit aty poshtë te çahiri
Moj thëllënzë e zemrës-o
Se jam unë , ai bandilli
Hidhi sytë dhe më shiko.

Hidhi moj hidhi ato hapa
Moj thëllënzë e shpirtit-o
Mos ki frikë,s’të vij nga mbrapa
Veç më thuaj, se më do.

Thuaja këngës të mbaj iso
Me at’ zënë e ëmbël -o
Dashurinë tek ty e ngjiza
Ec,moj ec, mos më mundo.

Dafina Molla(Carkanji)

The post Moj thëllënzë – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në prehërin tënd – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2020/12/16/ne-preherin-tend-dafina-carkanji/ Wed, 16 Dec 2020 18:52:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15794 NË PREHËRIN TËND Në prehërin tënd u rrita Me duart e tua më joshe Nga...

The post Në prehërin tënd – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË PREHËRIN TËND

Në prehërin tënd u rrita
Me duart e tua më joshe
Nga ninullat pafund
Që veç ti dije ti thoshe

Nga shpirti yt i bukur
Nga fjala jote e ëmbël
Unë mora gjithshka
I ruaj fortë në zemër.

Si harroj kurrë nënë
Sakrificat e tua
Të kam gjithmonë pranë
Në vargje je me mua.

Për ty moj nënë
Vargjet janë pafund
Mundohem të mos i lag
Poor…nuk mund.

Ndaj më fal o nënë
Se ndoshta bëj gabim
Se ti nuk e do lotin
Ndaj e fshij me nxitim.

Por tek ky lot o nënë
Unë nxjerr mallin tënd
Më kujtohet kur thoshe
Ah,moj bijë sa dhëmb.

Unë atherë të kisha nënë
Dhe nuk e kuptoja
Tash’ që stë kam pranë
Lag sytë se m’u tha goja.

Dafina 15.12.2020

The post Në prehërin tënd – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>