Dan Ibrahimi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dan-ibrahimi/ Poezi Laberia News Mon, 15 Mar 2021 12:08:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dan Ibrahimi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dan-ibrahimi/ 32 32 Mirina – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/mirina-dan-ibrahimi/ Mon, 15 Mar 2021 12:08:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18239 Dan Ibrahimi Mirina 1 Mirina në horizont harkoi shikimin u llastuan shtigjet dhe deti u...

The post Mirina – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dan Ibrahimi
Mirina
1
Mirina në horizont harkoi shikimin
u llastuan shtigjet dhe deti u llastua
dielli u deh humbi drejtpeshimin
dhe ra mbi valë deti u avullua
të gjitha ngjyrat u shkrinë u shkrinë
i morën piktorët në pëlhura i shtrinë
2
të gjithë e panë askush s’e njohu
u mrekulluan dhe e dëshiruan
në çast hyjnoren që më tha “zgjohu”
dola në dritë sytë m’u verbuan
hapat ia dëgjova zura të qesh
sa mirë të paktën kam veshë
3
a jam në ëndërr apo ëndrra vetë
nga cila botë më vjen kjo melodi
lirës kush i bie cili mbret
është sundues në këtë harmoni
askush s’më përgjigjet askush
gjak s’më rrjedh dejve vetëm prush
4
më fal o Zot i përulur jam
nga ti kërkoj një të vërtetë
rilindja sot apo çasti i mbramë
cila nga këto po më troket
pastaj edhe deti le të bëhet kos
bota po deshi të plasë në kaos
5
befas shkrepi plot madhështi
veza kozmike drita e fillesës
eurinoma diku në gjithësi
ia krihte flokët Mirinës mbesës
yjet përreth i këndonin pa pra
atje ku do të shkosh si ti tjetër s’ka
6
e para përherë mbi tokë nën re
vegim epokash shpërthim eruptiv
i syrit yjor fluror mbi dhe
si një pikturë e Hyjit motiv
lakmia njerëzore do të ta rrisë famën
nga e para ditë deri në të mbramën
7
sa me fat jam më s’kam merak
pashë bukurinë e agimit të fillesës
tani o botë më jep ca farmak
nuk dua ta prek fillimin e mbaresës
përtej shkëlqimit të syve të Mirinës
nuk mbetet gjë pos mbylljes së kaptinës
8
përse o i zgjedhur përjetë i dënuar
dhe po deshe ti portën s’e mbyll dot
fati yt një ditë është caktuar
tej ta përçosh rrëfimin e plotë
kështu më tha një zë në fluturim
pas të cilit një re u shfaq në rrugëtim
9
Pegasi fluturoi qiellit pa masë
kohën dhe hapësirën i shpërtheu
sekush më pëshpëriti pranë nga pas
brengën tënde Mirina e ndjeu
shqeva sytë terr vetëm terr
ç`është kjo që në çengel më vjerr
10
heshtje mbi botë kaos në mua
vegim i mistershëm befas m’u shfaq
me gjethe selvish rruga m’u shtrua
te libri i botës u zgjat sakaq
në pergamenë dora e saj vetë
kishte shënuar të madhin sekret
11
së bashku me diellin lindur jam
nga kaosi dola në dritë
në tokë u ndala te mbreti Dardan
i lindur njëkohshëm me perënditë
fara e bekuar në arat tona
zgjoi mëritë e botës tevona
12
të yshtur nga djalli me flamur të zi
erdhën dalë bese fise endacake
botën që rritej në harmoni
e ndoqën dhe e dogjën në ecejake
pastaj shpifën mite përfolën përralla
por gjurmët tona u mbetën hala
13
në papirus dora e Mirinës
kishte shënuar rregullën e parë
sado që të zgjasë epoka e smirës
rrotullimi i botës s’ka të shkarë
veza kozmike në harmoni
vallen hyjnore e luan gjithnjë
14
nga erdhe ti cila re të solli
kush të zgjojë nga gjumi mitik
të panë në Trojë si vorbulla të mori
orakulli tha: syri kozmik
mijëvjeçarët ikin mbesin vetëm numra
ndërsa ajo kthehet nga kohërat e përgjumura
15
aorta më fryhet muskujt më bymehen
djersët çurg më derdhen ballit në qepalla
ankthet sërish më kthehen
e humba luftën rob më bëri përralla
ik i them ik dhe kurrë mos u kthe
sepse dua të fle dhe vetëm të fle
16
hap sytë më thotë zgjuar rri
gjumë do të ngopesh një ditë
kohës sate si në lashtësi
rreth e përqark i rrinë mëritë
flaka e re që shpërtheu nga akulli
ngjan në Kalë Troje më tha orakulli
17
agimi më zuri të qullosur fare
sa shumë u gëzova kur dritën pashë
një zog më trokiti lehtas në dritare
thashë nga përralla në tokë rashë
hapa dritaren dhe… çfarë të dëgjoj
Mirina jam tha zogu dhe fluturoi
18
Mirina në horizont harkoi shikimin
u llastuan shtigjet dhe deti u llastua
dielli u deh humbi drejtpeshimin
dhe ra mbi valë deti u avullua
të gjitha ngjyrat u shkrinë u shkrinë
i morën piktorët në pëlhura i shtrinë

The post Mirina – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata (në nderim të qytetarëve të vrarë në Nice) – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/ata-ne-nderim-te-qytetareve-te-vrare-ne-nice-dan-ibrahimi/ Mon, 02 Nov 2020 09:00:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14058 (në nderim të qytetarëve të vrarë në Nice) ata si vrimë e zezë në pikun...

The post Ata (në nderim të qytetarëve të vrarë në Nice) – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
(në nderim të qytetarëve të vrarë në Nice)

ata
si vrimë e zezë
në pikun e diellit
se nga pikën
nuk dola të blej zarzavate
as për Krisht
as për Muhamet
vall çka patën me mua
një myk
përpiu qiellin
dhe u mblodh qafës sime
si lak enkas
pastaj gjë nuk pash
pos syve të lirisë
në sqep korbash
dhe territ
që sollën
ata
Dan Ibrahimi

The post Ata (në nderim të qytetarëve të vrarë në Nice) – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atje – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/atje-dan-ibrahimi/ Sun, 01 Nov 2020 19:12:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13975 atje ulërin një qen si ujku një njeri i trentë rrëfen kryeveprën e vet rrenën...

The post Atje – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
atje
ulërin një qen
si ujku
një njeri i trentë
rrëfen kryeveprën e vet
rrenën
nga qielli
hëna e kuqe
dikton ciklet
në tokë
kur del dielli
ngadalë pushojnë
regëtimat
hëna fshihet diku
ai shënon rrenën
në biografi
qeni harron çka është
beson në njeri
atje

Dan Ibrahimi

The post Atje – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu nuk ka nevoje per mua – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/atdheu-nuk-ka-nevoje-per-mua-dan-ibrahimi/ Thu, 13 Aug 2020 18:52:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11117 atdheu nuk ka nevoje per mua ka luftetaret e rinj te kalitur betejave te huaja...

The post Atdheu nuk ka nevoje per mua – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
atdheu nuk ka nevoje per mua
ka luftetaret e rinj
te kalitur betejave te huaja
me arme e mendesi tjera
me kepuce e kemisha te reja
qe eterit nuk i kane enderruar
as une per bese
as vargje s’bej me per te

qe kur shkreha fyshekun e mbrame
qe kur shpetova shokun e plagosur
qe kur mu shqyen kepucet e vjetra
atdheu nuk ka nevoje per mua
Dan Ibrahimi

The post Atdheu nuk ka nevoje per mua – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dalldi – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/nje-dalldi-dan-ibrahimi/ Sun, 09 Aug 2020 21:02:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10972 një dalldi si stuhi diellore për nurin e saj ma zë frymën ajo vjen online...

The post Një dalldi – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
një dalldi
si stuhi diellore
për nurin e saj
ma zë frymën
ajo vjen online rrallë
shumë rrallë
sa kalon portën
poreve më ndizet
një zjarrë
oh ç’flakë bilur
për dy sy
më ngjizet retinës
si xixa unuri
sa dua t’ia zë mollat
me dorë
del nga linja
pas ma lë në sy
eshkën e ndezur
një dalldi
Dan Ibrahimi

The post Një dalldi – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikush… – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/dikush-dan-ibrahimi/ Wed, 06 May 2020 19:01:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5706 dikush nga një vrimë kohe se ku më vështron e ndjej ritualin e përhershëm që...

The post Dikush… – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
dikush
nga një vrimë kohe
se ku
më vështron
e ndjej ritualin e përhershëm
që luhet diku
me mua
amza e krijimit të tij
fryt i ndërgjegjës
si një frymë
më përshkon
në kërkim
skutave të mendimit
kujtimeve dhe fantazive
e ndjej si më ndjek
me uri
nga një vrimë kohe
dikush
Dan Ibrahimi

The post Dikush… – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E shikon – Dan Ibrahimi https://poezi.laberianews.com/2020/04/04/e-shikon-dan-ibrahimi/ Sat, 04 Apr 2020 10:52:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3301 Autor, DAN IBRAHIMI e shikon si vdesin betejat si ndryshken topat, raketat si shkrihen fete,...

The post E shikon – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autor, DAN IBRAHIMI

e shikon
si vdesin betejat
si ndryshken topat, raketat
si shkrihen fete, kombet, filozofite
në një natë
në një ditë
në një orë të vetme
vdesin perralla, miti, legjenda
vdesin edhe heroi, profeti, zoti, njeriu
e kaluara
e ardhmja
vetem e tashmja te ngelet
dhe vetja në kuvli
me duar te lara
si Poncie Pilati
e shikon

The post E shikon – Dan Ibrahimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>