Delina Kreka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/delina-kreka/ Poezi Laberia News Thu, 25 Jun 2020 19:34:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Delina Kreka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/delina-kreka/ 32 32 Pena shkruan ç’i thotë shpirti – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/06/25/pena-shkruan-ci-thote-shpirti-delina-kreka/ Thu, 25 Jun 2020 19:34:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8878 Pena shkruan ç’i thotë shpirti Flake ne në gji! Flakë ne sy! Zë ! Flakë...

The post Pena shkruan ç’i thotë shpirti – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena shkruan ç’i thotë shpirti

Flake ne në gji!
Flakë ne sy!
Zë !
Flakë qiejsh
ishe ndezur në tokë.
Ti tha syri ,
ti tha pena ato që shpirti t’i thotë.

Rritur vitesh të vështira Sefulla!
I urti!
Inteligjenti!
Burri i kohërave të medha..!

Nga , Delina Kreka

The post Pena shkruan ç’i thotë shpirti – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kënga e trishilit… – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/kenga-e-trishilit-delina-kreka/ Sun, 21 Jun 2020 13:35:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8650 KËNGA E TRISHTILIT… Rrugë e ikjes,rrugë e kthimit Gëlojnë ,s’kanë qetësi. Gjurmë jete mbijnë në...

The post Kënga e trishilit… – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËNGA E TRISHTILIT…

Rrugë e ikjes,rrugë e kthimit
Gëlojnë ,s’kanë qetësi.
Gjurmë jete mbijnë në dritë të zgjimit.
Këngë trishtili, çi – çi – vi.

Për andej nga nise frymën,
Përgjon një hap ,a aromë
Flakën e kuqe të perëndimit
Futi në gji për dimrat e vonë.

Delina Kreka..

The post Kënga e trishilit… – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutjet… – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/lutjet-delina-kreka/ Sun, 14 Jun 2020 19:18:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8327 Lutjet.. Kur plas zemra, rri në heshtje. Se lodhur gjendet nga trishtimi! Me sytë në...

The post Lutjet… – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutjet..

Kur plas zemra, rri në heshtje.
Se lodhur gjendet nga trishtimi!
Me sytë në horizont përcjell zërin.
Lutjet në buzë presin agimin.
Delina Kreka

The post Lutjet… – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çdo t’më thotë ai tani? – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/04/01/cdo-tme-thote-ai-tani-delina-kreka/ Wed, 01 Apr 2020 06:57:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3002 Syri jot, sy i zi.
Syri jot plot bukuri.
Të shikova,s'më shikove
Ehh,më shtive në zili.

The post Çdo t’më thotë ai tani? – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇDO MË THOTË AI TANI?

Syri jot, sy i zi.
Syri jot plot bukuri.
Të shikova,s’më shikove
Ehh,më shtive në zili.

Shihmë njëherë me ata sy të humbas në pafundësi.
I kërkova gjithandej
Papritur i gjeta tani.

Flakë digjem kur s’më sheh
Kur m’i kthen, bëhem shkrumb
Nëse globit ka tërmete
Kryetërmet ,syri jot përmbi tërmet
dhe në terë ,e në det.

Më munduan tërë këtë kohë
Papritur i gjeta tani,
Shihmë tani me ata sy
Të humbas në pafundësi.
Syri jot,sy i zi
Cep më cep, me bukuri.
Çdo t’më thotë ai tani?

Delina Kreka
2003

The post Çdo t’më thotë ai tani? – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’kemi qënë, ç’jemi? – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/ckemi-qene-cjemi-delina-kreka/ Fri, 27 Mar 2020 21:10:20 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2392 Ç’KEMI QËNË,Ç’JEMI? Që nga koha kur dhéu leu, Shqipja që nga toka mbiu Nëpër kohëra...

The post Ç’kemi qënë, ç’jemi? – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’KEMI QËNË,Ç’JEMI?

Që nga koha kur dhéu leu,
Shqipja që nga toka mbiu
Nëpër kohëra nuk humbi
Siç vdes ,e humbet njeriu.

Në një cep të botës tonë
Leu gjuha jonë amtare.
U këndua nëpër dasma,
Vaj doli ,në mort gjame

Batua jonë I Ilirisë,Katragjyshi SKENDERBEUT
Kur e mblidhte gjithë ushtrinë
-Shpejt o burrat e DODONËS
Zot ti dalim mëmëdheut.

S’ka njeri që ta shëmtojë ,
Këtë gjuhë perëndije.
Nëpër shekuj do jehojë,
Nëpër ninullat e nënave, ndër vargje dashurie.

Nëpër këngët e kreshnikëve,
Që luftonin në Jutbinë.
Ku Muji e Halili
Zotër ishin në tërë Dardaninë.

Lahuta rrëzë një kodre ,
Po vajton për tërë kreshnikët.
Bajrram Curri e Azem e Shota Galicën.

Asnjë gjuhë nëpër botë
Nuk ka patur kaq mallkime
Nuk është ndjekur zënë prej fyti
Që të mos jehonte,për vaj as për gëzime.

Djepi me dorën që tundej
Kurrë gjuhën s’e harroi
Ndaj shqipja nëpër shekuj
Në buzët e nënave jehoi.

Fjala shqipe, toka shqipe
Lashtësia që mban nën vete
Gjithë kështjellat që ke anembanë
Historia,Bukuria që nuk tretet.

Nëpër kohë, zjarresh vitesh ,
Çast pas çasti ,pas çdo ditë.
Një majë gjilpëre në kambrik,
Ndër tosk e geg shkroi gjithë historitë.

E një daltë e një çekan,
Që godet përmbi shkëmb.
Le ta djegë sulltani flamurin,
Mbi çdo portë të zërë vënd.

Gjuha shqipe, toka jonë
Që kaq plagë ke mbi të
Të munduan ,të mallkuan
Por s’tē fshiu dot asnjë.

Penë hidhur,gojë e hidhur
Me gjak trimash shkroi gënjeshtra.
Si na ndau copa-copa
Pastaj shkeli përmbi eshtra .

Po shqiptari i vërtetë,
E ka syrin bash shqiponjë.
Qesh penën e helmuar.
Pret që ,forca ti shterojë.

Ç’kemi qënë edhe ç’jemi?
Nëpër shekuj , luftra e mizori.
Ku gjakatarët nuk u shteruan
Na mbanin në robëri.

Nuk robërohet shqipëtari.
Kokën lart e mban përherë
Nëpër shekuj do jetojë,
Zemër tija gjuhë e tij e lashtë aq sa zjarri

S’ka njeri që ta shëmtojë,
Këtë gjuhë perëndije,
Nëpër shekuj do jehojë
Nëpër vargje dashurie..

Delina Kreka
27 mars 2020..e premte.

The post Ç’kemi qënë, ç’jemi? – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E “dënuar” – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/e-denuar-delina-kreka/ Mon, 23 Mar 2020 09:46:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2076 Sugjeruar nga Xheva Salihaj E “DËNUAR ” Si s’më le të flija sot? Degë me...

The post E “dënuar” – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

E “DËNUAR ”

Si s’më le të flija sot?
Degë me degë, në çdo qerpik,
Cicëri, e cukit,
mbyllur sytë, e si mbyll dot!

”Dhunë” të madhe,
Me kaq kengë.
E “dënuar”, ta dëgjoj,
Aq, sa zemra, zë të dhëmbë!

Me synë tënd , dënuar,
Shoh botën, veten time!
Lulëzim, që nuk mbaron,
Dhe në vjeshtrat me “GJËMIME”…

Delina KREKA.

The post E “dënuar” – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam rrudha jote – Delina Kreka https://poezi.laberianews.com/2020/02/23/jam-rrudha-jote-delina-kreka/ Sun, 23 Feb 2020 08:09:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=507 JAM RRUDHA JOTE. Unë jam thinja jote! Rrudha jote ,unë jam. Supi kërrusur ndër mote,...

The post Jam rrudha jote – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JAM RRUDHA JOTE.

Unë jam thinja jote!
Rrudha jote ,unë jam.
Supi kërrusur ndër mote,
Ne gji të mbaj gjerdan!

Jam kallua në duar,
Mielli në gishta mbushur !
Trokitja e mallit ne derë
Larva jote ,(sot)flutur krahē bukur.
Delina Kreka..

The post Jam rrudha jote – Delina Kreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>