Delo Isufi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/delo-isufi/ Poezi Laberia News Sat, 17 Apr 2021 11:06:59 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Delo Isufi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/delo-isufi/ 32 32 “Larg syrit, larg zemrës…” – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2021/04/17/larg-syrit-larg-zemres-delo-isufi/ Sat, 17 Apr 2021 11:06:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19030 “Larg syrit, larg zemrës…” Anë detit endej çdo mbrëmje, Me një kone të vogël në...

The post “Larg syrit, larg zemrës…” – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Larg syrit, larg zemrës…”

Anë detit endej çdo mbrëmje,
Me një kone të vogël në dorë,
Të gjithë e shikonin me ëndje
Zonjën syzezë me belin e hollë.

Pastaj ulej në një stol druri,
Poshtë një neoni dritëvakët,
Ndoshta priste t’i vinte burri,
Ndoshta ndonjë mik i largët.

Shkruante a lexonte nuk e di
Se një bllok mbante në dorë
Drita e neonit ndriste si qiri,
Mbi zonjën me mesin e hollë,

Por një mëngjes kur dielli doli,
Dhe mbi ishullin hodhi shtat,
Zonjën që djali e mbështolli,
Lundronte në qiellin e shtatë

Zonja nuk u pa të vinte më,
Në stol la aromën e femrës,
Pulëbardhat thoshnin nën zë,
“Larg syrit, larg zemrës…”

Delo Isufi, botuar

The post “Larg syrit, larg zemrës…” – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bukuria e jetës – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/bukuria-e-jetes-delo-isufi/ Tue, 09 Mar 2021 19:53:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18021 Nëna dhe Motra, Gëzuar 8 Marsin. Bukuria e jetës Bukuri e shpirtit, bukuri e zemrës,...

The post Bukuria e jetës – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna dhe Motra,
Gëzuar 8 Marsin.

Bukuria e jetës

Bukuri e shpirtit, bukuri e zemrës,
Bukuria hyjnore, quhet bukuri,
Bukuri e vajzë, bukuri e femrës,
Bukuria e tyre është madhështi.

Janë lulet e jetës, jetën e prodhojnë,
Lum kush e vlerëson atë në kêt’ botë,
Ato dinë të lindin, dinë të dashurojnë,
Dinë të japin puthje, dinë t’derdhin lot.

Ato bëhen motra, nëna edhe gjyshe,
Ato janë nektari, janë lulet e jetës,
Ato janë flutura, janë dallëndyshe,
Ato janë zemra, zemër e së vërtetës.

Delo Isufi, botuar

The post Bukuria e jetës – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse ky dimër… – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2021/01/20/delo-isufi/ Wed, 20 Jan 2021 22:43:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16706 Pse ky dimër… Pse ky dimër më ngjanë, Si një dimër larg, dikur. Kur bashkë...

The post Pse ky dimër… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse ky dimër…

Pse ky dimër më ngjanë,
Si një dimër larg, dikur.
Kur bashkë ne u ndamë,
Për të mos u pjekur kurrë.

E mbajë mend si dëbora,
Fluturonte përmbi kokë,
Dhe mua më dridhej dora,
Nuk ta jepja dorën dot.

Unë nuk doja që të ikje,
Zemra ish lidhur me ty,
Sepse ikja është fikje,
Është harresë për të dy.

Por ti ike, kështu deshe,
Të shkoje në tjetër botë,
Bora që binte pa rreshtje,
Mua m’i rrëmbente lotë.

Dy-tre letra ti më shkrove,
Unë t’i ktheva gjithë mall,
Por pastaj ti më harrove,
Nuk e di se ç’ndodhi vallë.

Dua të ruaj në mendje,
Sytë e bukur plot dritë,
Atë buzëqeshjen tënde,
Ashtu si qeshin fëmijtë.

Se të rriturit kur qeshin,
Ata nuk janë vetja e tyre,
Me maskë veten e veshin,
Çiltërsinë e një fytyre.

Sot mësova, paske ardhë,
Si në atë dimër kur ti ike,
U gëzova që je gjallë,
Të uroj shëndet moj mike.

Atë dimër s’e harroj dot,
Më zbardhi vetulla, flokë,

The post Pse ky dimër… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lermë të shkoj… – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/lerme-te-shkoj-delo-isufi/ Tue, 17 Nov 2020 22:06:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14689 Lermë të shkoj… Lamtumirë metropol i dashur, U lodha me zhurmë e politikë, Lermë të...

The post Lermë të shkoj… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lermë të shkoj…

Lamtumirë metropol i dashur,
U lodha me zhurmë e politikë,
Lermë të shkoj ku u linda,
I lire, të çlodhem disa ditë.

Lamtumirë ju klubet e natës,
Ku pijet nuk kanë mbarim,
Më lini të shkoj të çmallem,
Me stanet e fshatit tim.

Lamtumirë ju vajza të bukura,
Ku zbuloni kofshë e gjinjë,
Më lini të sodis disa ditë,
Vajzat e lara me vesë e finjë.

Lamtumirë ju parqe e lulishte,
Më lini me pyllin të dehem,
T’ia marrë një kënge labërishte,
Të mbyll sytë, të vdes e prehem.

Delo Isufi

The post Lermë të shkoj… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të mbjellim virus dashurie – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/te-mbjellim-virus-dashurie-delo-isufi/ Sat, 07 Nov 2020 20:19:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14279 Të mbjellim virus dashurie Në botën tonë të vogël e të madhe, Ku shpërthejnë shtërngata...

The post Të mbjellim virus dashurie – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të mbjellim virus dashurie

Në botën tonë të vogël e të madhe,
Ku shpërthejnë shtërngata e stuhi,.
Vdekja vërtitet si kurvë lozonjare,
Fytyrën e saj ka çdo pandemi.

Këto ditë vdekja mbi krye na rri,
Korona skërmitet, rend si hije,
Ajo s’ njeh fe, rracë e kombësi,.
Të mbjellim kudo virus dashurie.

Se ndryshe planeti ynë i vjetër,
Do boshatiset nga qenia njerzore,
Kur të vijnë nga nje planet tjetër,
Do gjejnë gjurmë të pjellës mizore.

Dhe do thonë pas mijra vjetësh,
Dikur ka jetuar në këtë planet,
Një qenie kanibale, tepër e egër,
Që hante e zhdukte veten e vet.

Do gjejnë gjurmët e kësaj jete,
Mbuluar nga pluhuri shekullor,
Raketa, topa, bomba dhe helme,
Që ka prodhuar sistemi njerzor.

Në botën tonë të madhe e të vogël,
Ku vdekja sillet rrotull si një hije,
T’i zhdukim bomba, raketa, helme,
Të mbjellim kudo virus dashurie.

Delo Isufi

The post Të mbjellim virus dashurie – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjyshja ime – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/gjyshja-ime-delo-isufi/ Tue, 03 Nov 2020 21:36:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14134 Gjyshja ime Me çitjane ish gjyshja ime, Gruaja më e bukur në fshat, Dallohej në...

The post Gjyshja ime – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjyshja ime

Me çitjane ish gjyshja ime,
Gruaja më e bukur në fshat,
Dallohej në valle e kërcime,
Dhe për prashitjen me shat.

S’ish as e gjatë, as e shkurtër,
Dy gërsheta i derdheshin pas,
Belin e hollë e gushën e bukur,
Vishej me mëndafsh e atllas.

Na rrefente përralla dashurie,
Me atë zerin e ëmbël të qetë,
Tregimet asaj i kishin hije,
Ish grua gjithë nur dhe lezet.

Kur na fliste për rininë e saj,
Ajo vështrimin e treste diku ,
Në qiellin pa fund e pa skaj,
Në thellësinë e detit blu.

Unë si fëmijë e adhuroja,
Gjyshen time aq të bukur,
Me veten time përfytyroja,
Kur ishte e re si një fluturë.

Njonjë djalë çapkën i hedhur,
Gjyshes kur ka qënë ftujë,1)
Puthje fshehur i ka vjedhur,
Në krua kur mbushte unë .

Gjyshja ime, e bukura gjyshe,
Që mua më donte aq shumë,
Po të ishte gjallë do mërzitej,
Nga vargjet që shkruaj unë.

Delo Isufi, botuar

1) Ftujë, fjalori shqip, fig. Vajzë e re, e njomë e plot shëndet

The post Gjyshja ime – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baresha – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/10/17/baresha-delo-isufi-2/ Sat, 17 Oct 2020 14:11:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13597 Baresha Ecja malit kot më kot, Nga mërzitja, nga nxitimi, U bë vapë e u...

The post Baresha – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baresha

Ecja malit kot më kot,
Nga mërzitja, nga nxitimi,
U bë vapë e u bë ngrohtë,
Humba udhën nga hutimi.

U shfaqën gardhet e stanit,
Qentë lehën në zinxhirë,
Doli bija e çobanit,
Ujë kërkova për të pirë.

Më mori, më futi brenda,
Nxorri një kusi me dhallë,
Mbuluar me fier tenda,
Gush’ e saj bor’ e bardhë.

Vështrimet u gërshetuan,
Nga dora i ra sapllaku,(1)
Mos, të lutem, tha hutuar,
Por vështrimin nuk e flaku.

Mos e mos, vetëm mos,
Unë heshta, vetëm heshta,
Të të bëj përshesh me kos,
A me qumësht, tha baresha.

Apo do kulaç me gjalpë,
A byrek me lakra mali,
Të të mbush një kupë mjaltë,
A një çetur me urlë stani ?(2)(3)

Mos e mos, tha përsëri,
Se vjen nëna nga mulliri,
Dhe babai mund të vijë,
Ik se po ikën dielli.

Filloi një fllad i lehtë,
U dëgjuan ca kumborë,
Ik më tha , ik shpejt,
Ik të lutem, u bë vonë.

I hodha dorën në qafë,
Ajo heshti, vetëm heshti,
Buk’ e dhallë më vu në trastë,
Dhe një palë çorape leshi.

Ika, më ndoqi nga pas,
Këmbët e saj aq të lehta,
Një puthje unë i dhashë,
Faqeprush u bë baresha.

Ajo ish si lule mali,
Vinte era trëndelinë,
Ushqyer me ajkë stani,
Ishte rritur në lëndinë.

Syt’e bukur gjithë dritë,
Në mëndjen time mbetën,
Ishin mbledhur perënditë,
Kur e ngjizën çobaneshën.

Mos e mos mbeti në mendje,
Zeri i ëmbël si cicërimë,
Nën hijen e asaj tende,
Unë takova dashurinë.

I premtova do vij prapë,
Kur të jem me pushime,
Por një vit ishte larg,
Ish një vit plot studime.

Mora rrugën për në fshat,
Edhe brodha nëpër male,
I kisha sjell për dhuratê,
Çantê e njê palë sandale.

Kërkova faqes së malit,
Nëpër gurë e nëpër shkrepa
Gjeta gjurmët e stanit,
Çobaneshën nuk e gjeta.

Nuk lashë vend pa e kërkuar,
Stan më stan e fshat më fshat,
Ndoshta ajo ish martuar,
Ndoshta kish mërguar larg.

Dhe çdo ditë nëpêr fletore,
Qëndisja fytyrën e saj,
Çobaneshën ëngjëllore,
Nuk do vdes pa e parë.

Vitet ikën dhe ajo mbeti,
Nëpër vargje, nëpër rreshta,
Dhe një palë çorape leshi,
Kam kujtim nga baresha.

Delo Isufi, botuar në librin e gjashtë me poezi “Tavolina e Rezervuar”

(1)Sapllak – Enë prej teneqeje, alumini, zinku etj., me vegjë, që përdoret për të pirë a për të marrë ujë a lëngje të tjera , dhallë, qumësht. (fjalë shqipe)

(2)Çetur -Enë e drunjtë në trajtën e një kupe me bisht, në të cilën mbajnë bulmet ose ndonjë ushqim tjetër; kupë e drunjtë. (fjalë shqipe)

(3)Urlë- Qumësht i zier me kripë që mbahet gjatë në napë ose në kacek, të cilit i hedhim herë pas here qumësht. (fjalë shqipe)

The post Baresha – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kam nge – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/10/16/nuk-kam-nge-delo-isufi/ Fri, 16 Oct 2020 21:02:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13588 NUK KAM NGÉ Takova një mik që më shau dikur, E përqafova, i thashë: ke...

The post Nuk kam nge – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK KAM NGÉ

Takova një mik që më shau dikur,
E përqafova, i thashë: ke bërë mirë,
Unë nuk zemrohem,s’mbaj inat kurrë,
Në mendimet e mia, jam zog i lirë.

Nuk dua të shaj, as inat të mbaj,
I ri jetën e kam quajtur të shkurtër,
S’më pëlqen tê lundroj në tymnajë,
Por në botë reale, të pastë, tê bukur.

Kur kam fluturuar në shi e shëtngatë,
Në netët pa hënê dhe në stratosferê,
Jetën e quaj të shkurtê, dua ta zgjat,
Çasteve të mërzitjes, t‘u dhuroj vlerë.

Ndonse kam ndjekur qindra konflikte,
Ku njerzit jan ndeshur nëpër tribunale,
Kundërshtarët kan patur çaste fisnike,
Mëritë dhe inatet i kam harruar fare.

I dua njerzit çfardo ngjyre që kan,
Në lëkurë, bindje, komb, racë e fé,
I dua tê gjithê njerzit ashtu siç jan,
Të korrigjohem, ndreqem, nuk kam ngè.

Delo Isufi

The post Nuk kam nge – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Indianka valltare – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/indianka-valltare-delo-isufi/ Wed, 07 Oct 2020 12:06:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13245 Indianka valltare Si e hidhte vallen, Kurrë nuk kam parë, Indianka syzezë, Me nishan në...

The post Indianka valltare – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Indianka valltare

Si e hidhte vallen,
Kurrë nuk kam parë,
Indianka syzezë,
Me nishan në ball.

Si i dridhej beli,
I kërcenin gjinjtë,
Në gjoksin e saj,
Tundeshin florijtë.

Sari që kish hedhur,
Mbi trupin e bukur,
Mbi shtatin e derdhur,
Me mes të këputur.

Kur e hidhte vallen,
Në ajër fluturonte,
Këmb’e saj e vogël,
Mbi gishta qëndronte.

Kur ajo kërcente,
Tundte bel e vithe,
Gjinjtë e saj kafe,
Si dy boçe pishe.

Dukej se vallzonte,
Në qiejt, mbi re,
Këmb’e saj e zbathur,
Nuk shkelte mbi dhe.

Indianka e bukur,
Me pikën në ball,
Herë dukej flutur,
Herë dukej ngjalë.

Larë me ujë floriri,
Ngjyra çokollatë,
O Zot sa e bukur,
Bukuria është pak.

Lum kush i ka parë,
Indiankat nga afër,
Pastërtia e shpirtit,
Bëhet më e pastër

Delo Isufi

The post Indianka valltare – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pesha e viteve… – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/10/05/pesha-e-viteve-delo-isufi/ Mon, 05 Oct 2020 13:46:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13157 Pesha e viteve…. Mbi supe më rëndojnë vitet Pesha e tyre mbi kurriz, Dhe më...

The post Pesha e viteve… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pesha e viteve….

Mbi supe më rëndojnë vitet
Pesha e tyre mbi kurriz,
Dhe më iket, dhe s’ më iket,,
Por një ndjenjë më gudulis.

Ndoshta është merak i vjetër,
Ndoshta është merak i ri,
Herë themë është gënjeshtër,
Herë mendoj është dashuri.

Ndoshta më gënjen mendja,
Ndoshta mendjen e gënjej,
Por diçka është përbrenda,
Ndoshta kurrë nuk do ta gjej.

Të gjitha do i marrë me vete,
Mbi supe një thes ngarkuar,
Nuk do kem më peshë e derte,
Bashkë me ‘to do jem harruar.

Delo Isufi

The post Pesha e viteve… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>