Demir Gjergji Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/demir-gjergji/ Poezi Laberia News Tue, 11 Aug 2020 19:23:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Demir Gjergji Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/demir-gjergji/ 32 32 Ninullë për ty – Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/ninulle-per-ty-demir-gjergji/ Tue, 11 Aug 2020 19:23:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11033 NINULLË PËR TY Sa dallgë ngrite e gëlltite, o det? Sa herë trokite, o zemër,...

The post Ninullë për ty – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NINULLË PËR TY

Sa dallgë ngrite e gëlltite, o det?
Sa herë trokite, o zemër, në jetë?
Ç’luledele çele e shkele, o stinë e blertë?
Sa yj shpike e fike, o qiell ndër net?

Pyes e dëgjoj syrin tënd tek fshihet “me fjetë”.

The post Ninullë për ty – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hyrje në kështjellë – Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/hyrje-ne-keshtjelle-demir-gjergji/ Sat, 11 Jul 2020 14:18:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9587 HYRJE NË KËSHTJELLË Portikët e lashtë, bedenat si dhëmbë, Veshur me myshkun e motit të...

The post Hyrje në kështjellë – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HYRJE NË KËSHTJELLË

Portikët e lashtë, bedenat si dhëmbë,
Veshur me myshkun e motit të ri
Si ti, e atëhershmja ime, si ti,
S’di ku, me hiret mbuluar nën petkun e zi.

Gurët që kishe atë mbrëmje nën këmbë,
Ndriçojnë kalldrëmit ende nën hënë,
Si flokët e lagur, supeve rënë,
S’diku nën mjegull qytetesh të rëndë.

Siç ishin janë muret, fjalët në këngë,
Pishtarët s’i fiku as kohë, as gjëmë,
As shkulja jote prej meje me rrënjë
Dhe hyrja papritur në tjetër gojëdhënë

Harqe të lashtë, porta në gri,
Dal prej tyre mbi kalë dori.
Si ti, atëhershmja ime, si ti
S’diku, me hiret mbuluar savanit të zi.

Petrelë, 5 prill, ‘20…
Demir Gjergji

The post Hyrje në kështjellë – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vals me violë – Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/06/25/vals-me-viole-demir-gjergji/ Thu, 25 Jun 2020 19:00:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8863 VALS ME VIOLË Hapësira mes kordave, Hapësira mes kodrave, Hapësira mes notave, Dhe mes epokave....

The post Vals me violë – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VALS ME VIOLË

Hapësira mes kordave,
Hapësira mes kodrave,
Hapësira mes notave,
Dhe mes epokave.

Hapësira mes resh,
Hapësira mes nesh…

Veç ajo do të jetë,
Kur ti të mos jesh…

The post Vals me violë – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gdhendje në gur – Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/gdhendje-ne-gur-demir-gjergji/ Sat, 16 May 2020 14:01:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6348 BALADA E TRUPIT PA JETË -Gdhendje në gur- Një trup i pajetë, Në mish ftoh...

The post Gdhendje në gur – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BALADA E TRUPIT PA JETË

-Gdhendje në gur-

Një trup i pajetë,
Në mish ftoh një predhë,
Ndërsa plagë e nxehtë
Ndër të gjallë bredh.

Bëhet klithmë nëne,
Pik në lot fëmije,
Psherëtimë hëne
Në natë pusie.

Një njeri pa shpirtin,
Si vedër pa verë…
Nuk e njeh më dimrin,
S’udhëton mbi tastierë.

…Një ushtar të vrarë
Një dafinë e pret,
T’i bëhet damarë,
Në gjethin e blertë.

Një njeri në dhé,
Bërthamë që mbin;
Ah nën borë atje,
“Ah!” në kurmin tim!

The post Gdhendje në gur – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kantik + Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/kantik-demir-gjergji/ Thu, 26 Mar 2020 20:19:02 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2288 KANTIK + E ka dhe pak ndriçim kjo ditë, Sa për të lexuar Biblën. Një...

The post Kantik + Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KANTIK +

E ka dhe pak ndriçim kjo ditë,
Sa për të lexuar Biblën.
Një fjollë mall nga largësitë,
Të zgjon kureshtjen për enigmën.

Aq prush e mban në hi kjo vatër,
Sa zjarrin të na sjellë ndërmend…
Pa trup në qiell u ngrit një flatër,
Mbi frymën tonë të hershme rend.

Prej ikjes tënde atë mbrëmje,
E fsheh një gjurmë gërmadhë e vjeshtës,
Nga hënë e ngrënë e asaj ëndrre,
E ka një rreze majë e heshtës.

Ndaj ky ndriçim më shemb në gjunjë,
Si murg të moçëm shpuar heshte.
Nga “Këngë e këngëve” ajo gjurmë,
Merr udhën prapë tek unë në heshtje.

E ka dhe pak ndriçim kjo ditë,
Sa për të të parë ty në shpirt.

Demir Gjergji

The post Kantik + Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mea Culpa – Demir Gjergji https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/mea-culpa-demir-gjergji/ Thu, 26 Mar 2020 20:14:03 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2284 MEA CULPA Falmë, o nusepashkë, që të lashë jashtë, Mallkim mos më nis, ti lule...

The post Mea Culpa – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MEA CULPA

Falmë, o nusepashkë, që të lashë jashtë,
Mallkim mos më nis, ti lule narcis,
Mos më bëj fajtor, o vjollcë vajtojcë,
Që çele në borë, bonjake e gjorë,
Ndjesë, udhë e gjatë, shkretuar ndajnatë,
Mos më merr inat, që je fillikat,
Tani që nuk jam,
Si atëherë, kur s’isha…
As Evë, as Adam.

Ndjesë! Ndjesë! Ndjesë!
Po shkoj në gjenezë.

Demir Gjergji

The post Mea Culpa – Demir Gjergji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>