Dije Lohaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dije-lohaj/ Poezi Laberia News Sun, 08 Mar 2020 21:12:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dije Lohaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dije-lohaj/ 32 32 T’ia japim vendin e duhur 8-Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas në shoqërinë tonë – Dije Lohaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/tia-japim-vendin-e-duhur-8-marsit-dites-nderkombetare-te-gruas-ne-shoqerine-tone-dije-lohaj/ Sun, 08 Mar 2020 20:51:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1240 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Dije Lohaj T’IA JAPIM VENDIN E DUHUR 8 MARSIT, DITËS NDËRKOMBËTARE...

The post T’ia japim vendin e duhur 8-Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas në shoqërinë tonë – Dije Lohaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Dije Lohaj

T’IA JAPIM VENDIN E DUHUR 8 MARSIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRUAS NË SHOQËRINĒ TONË

Që kur kam shkelur me këmbë tokën, kam parë aq shumë ngjarje, sa ndonjëherë më bëhet se jam njëmijë e një vjeq. Ato shenja kujtese kanë mbetur shenja të jetës…Jo, po, shenja të mbijetesës….!
Ato ngjarje ishin shumē të rënda, ku përpos patriarkalizmit që na rjepte në shoqëri ishte edhe armiku shekullor ku nuk na linte të jetonim të lirë që të përparonim krahas botës bashkëkohore.
Peripetitë e mia jetësore filluan që kur preka me dorë ëndrrat, të cilat vinin radhë-radhë, ashtu thjesht, edhe sipas hises së jetës së gruas që bëja atëbotë, po edhe sipas hises si njeri i gjallë e i vdekshëm…
Tërë jetën kam menduar se pas çlirimit, 8 Marsi si Ditë Ndërkombëtare e Gruas do të merr formën e duhur ashtu siç e ka në tërë botën, duke organizuar manifestime të ndryshme: si festa për të arriturat tona, protesta për të drejtat tona që na mungojnë, organizime të ndryshme ku të diskutohet se si të përfshihet gruaja në shoqëri.
Thënë të drejtën, me formën se si cilësohet 8 Marsi në shoqërinē tonë, asnjherë nuk jam pajtuar….Asnjëherë nuk i kam kuptuar kēto festat e përvitshme që organizohen për 8 Mars, ku pijnë e kërcejnë gratë, ku kënaqen duke reklamuar robat e stolitë e tyre të shtrenjta…Asnjëherë nuk i kam kuptuar përgatitjet e tyre që kanë flluar disa javë përpara duke rezervuar sallonet e ondulimit, një ditë për të mbjellur thonjtë, një ditë për të lyer flokët, një ditë duke bërë depilimin e kushedi sa sa ditë i kanë kaluar duke kërkuar rroba solemne për ditën finale ngase të njejta të vishen nuk bën… Do t’i kisha kuptuar sikur këto të bëheshin për simpoziume e konferenca të ndryshme…
Pastaj, ajo që më së shumti më ka brengosur është kur gratë pas ndejës tregonin përshtypjet e tyre duke i përqeshur ato qē s’kishin pasur veshje më të shtrenjta se ato, pastaj ia gjenin tè metën edhe atyre qē ishin më të bukura e më elegante…i përgojonin stilet e veshjes e të vallëzimit edhe të atyre që ishin me firma të larta…Thjesht gjykimet e tyre më janë dukur të ulta…
Jo që jam kundër veshjeve të bukura e me stil, të shtrenjta e të lira, por më brengos fakti që kjo ditē e përvitshme nē vend se të reflektohet për të arriturat arsimore, kulturore, për gjendjen sociale të gruas në shoqëri, ato festojnë…Festojnë duke treguar vetem një anë të tyren, ate tē ambalazhës e jo tē cilësisë…
Thjesht për ditën e 8 Marsit, gratë duhet të reflektojnē të arriturat e tyre, për të kërkuar një gjithpërfshirje më të denjë në shoqëri…

The post T’ia japim vendin e duhur 8-Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas në shoqërinë tonë – Dije Lohaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>