Diturie Hasanaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/diturie-hasanaj/ Poezi Laberia News Wed, 25 Nov 2020 20:09:24 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Diturie Hasanaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/diturie-hasanaj/ 32 32 Rite pagane shqiptare – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/rite-pagane-shqiptare-diturie-hasanaj/ Wed, 25 Nov 2020 20:09:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14947 Rite pagane shqiptare, djegie lëkurash nën rrëzim hënash, në kollë të syrit malli zhuritej në...

The post Rite pagane shqiptare – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Rite pagane shqiptare,
djegie lëkurash
nën rrëzim hënash,
në kollë të syrit
malli zhuritej
në purgatorë (pritjesh)piqej,
gjithë jeta brenda një vargu,
kafshata të ngjyera loti,
brenga të qëndisura në gjoks nënash,
“ehet” u bënë varg e iso këngësh,
më fal Niçe,
Zoti ende s’ka vdekur,
Zoti ka fytyrën time ,
diktonte nga lart nëpër pllaka të shenjta senset e mia,
a e di,
për ty mbajta frymën e fundit.
tashmë s’ka më pyje as gjethe ,
pashë të robërojnë shtazat në brendësinë e njerëzve…
23-11-2020 Dit’..Ag’…

The post Rite pagane shqiptare – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/22/dikur-braktisa-ashtin-tim-diturie-hasanaj/ Sun, 22 Nov 2020 21:12:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14894 Dikur braktisa ashtin tim, sa gjatë mora frymë si bishë e braktisur e shkreta qënia...

The post Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Dikur braktisa ashtin tim,
sa gjatë mora frymë
si bishë e braktisur
e shkreta qënia ime ,
ulëret , bërtet,
e prapë nuk ndihet…
Di…

The post Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/atehere-kur-ti-ishe-krisht-diturie-hasanaj/ Sat, 21 Nov 2020 14:10:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14839 Atëherë kur ti ishe Krisht, mbi supe të binte erë shpirt, I bukur sa një...

The post Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Atëherë kur ti ishe Krisht,
mbi supe të binte erë shpirt,
I bukur sa një dimër,
I heshtur si pa puthur një emër…
Di…

The post Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikush një ditë më mësoi – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/dikush-nje-dite-me-mesoi-diturie-hasanaj/ Tue, 17 Nov 2020 21:24:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14663 Dikush një ditë më mësoi se kush s’ka jetuar në rrugë nuk di si është...

The post Dikush një ditë më mësoi – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Dikush një ditë më mësoi
se kush s’ka jetuar në rrugë
nuk di si është vetmia,
as si të jesh I ndershëm dhe I paligjshëm njëkohësisht,
kush s’ka jetuar në rrugë ta mbylli gojën,
e mos marri guximin të flasi për vetminë,
si është të frikesh tek sytë,
as di të vlerësojë ngrohtësinë e syve të një femre,
apoo kur nga vetja të ikësh e të mësosh si fikesh,
se di a e ke vënë re një qen të braktisur ,
afrohet të të mbajë erë e jo të të sulet,
nuk do të të kafshojë as do për të ngrënë,
për të ngrënë gjen e në kazan të plehrave,
vjen të të puthi gjith’ ç’të dhemb,
çdo rrudhë, çdo brengë, çdo trishtim,
vjen të të japë e marrë dashuri,
se pa dashuri jeta kurrë s’ështe e njëjtë,
a e ke vënë re sa lëndohet,
sa thellë dhembin sytë e tij,
se në vend të dashurisë merr një shkelm,
e tëra e mbushur me helm,
në krahasim me të ti do vetëm veten,
ushqen egoizmin tënd prej njeriu ,
prej njeriu të bëri firë,
pse s’kërkon tek vetja diçka të mirë,
megjithëse vetmitë tona udhëtojnë milje larg,
e imja zgjat disa momente e jotja s’ka fund,
kështu nuk bie jeta gjithmonë me stuhi,
pastaj e ke vënë re si vjeshtat I trazojnë shpirtrat e I mbushin me trishtim,
ti zgjodhe ëndrrat e tua ti gënjesh,
ndërsa unë ngela fëmijë që jeton mes bishash,
hejj por unë prapë di të qesh ,
ç’të të bëjë grimimi zemër
nuk të fsheh më asnjë boshllëk,
e gishtat e mi pikëllohen kur të prek,
më beso urrejtja ime vdiq me ty,
se fjala «respekt» është e panjohur në fjalorin tënd,
gjithmonë kam qenë e të gjithëve,
por në të vërtetë s’më ka pasur askush,
tashmë I përkas veç vetes,
vishem e ç’vishem në dhimbje,
burri e gruaja e vetes,
të jem dua , e të mbetem “njeri”…
Pa kohë Dit’..Ag’…

The post Dikush një ditë më mësoi – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/kur-tingujt-e-zerit-tim-te-thyejne-cdo-fragme-diturie-hasanaj/ Sat, 14 Nov 2020 15:36:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14597 Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë, të pushtojë shekujt.., ti do jesh...

The post Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë,
të pushtojë shekujt..,
ti do jesh akoma duke rritur,
e parritura ime,
mbase je duke shuar etjen ,
në burimin e së vërtetës,
asaj të vërtete që u bë ieroglif I eshtrës së dashurisë sime,
sa fjalë të thëna me shpirt ,
që I merr furtuna e mendimeve,
ku I çon përtej skajeve
atje ku shoh gjysëm hënën zhytur në mjegull,
e vetmja dritë “të bukurat ndjenjat e mia”,
dritë e vjedhur shekujve,
dhe ja tek bie shi ..,
besomë askush s’gëzon më shumë se toka, bimët,
heiii.., vdekur në mua kam babain qëkur sytë e shpirtit hasën ty,
por gjallë kam gjithë sa kam prej nënës,
po plaket në mua,
mundem ti dalloj edhe rrudhat,
pastaj shoh shpirtin si rrjedh rrëke,
e sytë I kthe nga qielli dhe një përse?
Veç më të mëdha janë retë
e shpirtit,
u ngopa nga përrallat,
nga heronjtë e trishtimit,
s’dua të kthehem në fandazmë e vetes
kjo botë hotel I dhimbjes,
ndërsa ti gur I heshtjes,
që le gjurmë në gërmadhat e statujave të shpirtit të harruar.
Dit’..Ag’..

The post Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/09/hej-a-te-kam-thene-diturie-hasanaj/ Mon, 09 Nov 2020 20:23:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14371 Hej a të kam thënë, të të vijë keq kur kur I bie me shkelm.ëndrrës...

The post Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Hej a të kam thënë,
të të vijë keq kur
kur I bie me shkelm.ëndrrës për bashkim,
e më pas bëhesh skllav I saj në te përkohshmen,
sa je e rri zgjuar,
hejj a të kam thënë ,
t ë të vije keq për veten vetem kur
Kur e ngre zërin tënd në kujë e në varreza. ,
të urresh veten kur mendon se je askushi,
e fatin e këtij vendi e lozin në zare e barbuti,
hejj e më makabre e di kush është ,
çdo copëz ndihet e gëzuar kur rënkon trungu I saj,
gëzohen e krenohen hiqen si shtete më vete ,
ehhh paradoks shqiptar,
eh mor faqezi ,
a nuk shkon të lash sytë më mirë me hi
më lër sot të rënkoj shqipshëm,,,,,,
Dit’…Ag…

The post Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta flet… – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/jeta-flet-diturie-hasanaj/ Sun, 08 Nov 2020 19:38:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14355 Jeta flet.. Jeta flet .., kur erërat bashkohen e bëhen zë, atje në honet e...

The post Jeta flet… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta flet..
Jeta flet ..,
kur erërat bashkohen e bëhen zë,
atje në honet e universit fola me hyjnitë,
të veshësh një panofor që ende se ke endur,
të zesh një bukë që ende grurin se ke korrur,
të jem e të shoh dy pika shiu në muzgun e syve të tu,
jeta flet gjithmonë kur erërat bashkohen e bëhen zë ,
tani është ora ku kohën mund ta bësh dashuri,
qindra e mijra mendime kryejnë kërcimin e flokëve të borës,
a e ke vënë re ndonjëherë,
zbukurojnë meloditë e ekzistencës sonë,
si një heshtje e bardhë, e përbotshme, e tejskajshme ,
tani erdhi ora ,
ku kohën mund ta bësh dashuri,
ta shohësh tjetrin në sy,
e ti thuash pa frikë të dua,
se shpesh ëndrrat I veshim me re
e I çelim si gonxhet në livadhet e zemrës,
hejjj sa të kisha pritur në ag,
që tisin e dhimbjes të tremb
gjithë fjollat e borës të ëndrrave të mia,
do shkrijnë e do formojnë një lumë,
e lumi do derdhet në ujvarë,
e ujvara në luginën e jetës ,
dorëzuar sekretet e ekzistencës,
hejj erdhi ora kur koha bëhet dashuri,
e unë akoma stë kam thënë sa të dua,
erërat janë frymë e jetës,
të mbuloftë me peplo-drite,
fryma e dashurisë sime
e tu bëftë mburojë e dielltë ,
si gjëja e fundit e ekzistencës sime….
Pa kohë…
Di..Diturie Hasanaj

The post Jeta flet… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nata s’të tradhëton – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/nata-ste-tradheton-diturie-hasanaj/ Sat, 07 Nov 2020 21:17:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14304 Nata s’të tradhëton, më patën thënë dikur “O…….” por më shumë të tradhëtojnë hijet, që...

The post Nata s’të tradhëton – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Nata s’të tradhëton,
më patën thënë dikur “O…….”
por më shumë të tradhëtojnë hijet,
që bëjnë sikur flenë në të…
Dit ‘…Ag’…

The post Nata s’të tradhëton – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/djersine-gjethet-diturie-hasanaj/ Sat, 07 Nov 2020 16:50:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14245 Djersinë gjethet , ranë nga pemët e dhimbjes, më ngjajnë sot pemët me skelete të...

The post Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Djersinë gjethet ,
ranë nga pemët e dhimbjes,
më ngjajnë sot pemët
me skelete të harruara të kohës,
ngritëm sot purgatorë në Saharatë e shpirtit,
mëkatet e prindërve mundojnë sot fëmijët,
natës I çjerrin heshtjen,
po ky dreq shpirti ka lindur me huqe,
e si mjafton kjo ngjyre e kuqe,
dehen fjalët si këmbanat në mort,
po kjo ke parë ti
të lodhesh së maturi qiellin
me dashurinë e të vdekurve,
e pare borxh në kandarin e ndryshkur të shpirtit,
më kot lodhem së trazuari thëngjijt,
thëngjijt po shuhen si shpresat në këtë vend,
më kot e shqetësoj hirin,
frika pushton njeriun,
egërsirë e arratisur e ngjizjes,
dëgjoj kollitjen e saj të ethshme,
jepi një panafor dhe të ikë,
se dhe dimrit I rrudhet qielli,
qyteti u vithis në heshtje
e humbi gjallërinë e vet,.
I ftohti qetësi e rreme,
Nëntori ëndrrat kositi,
I dërguari I reve…
Dit’…Ag’
.

The post Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/mos-i-harxho-shigjetat-e-tua-te-arta-te-fjales-diturie-hasanaj/ Mon, 02 Nov 2020 09:47:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14076 Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës, shpirti im nuk është më...

The post Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës,
shpirti im nuk është më pre gjahu,
unë nuk jam turrma,
megjithëse turrma shpesh të mposht,
vërtet ta zbeh shkëlqimin
me gjithë baltën që I hedh,
unë si ndoqa kurrë turrmat,
tani ndiej kamzhikët e përçmimit,
mbase tani ky qiell u mbulua nga re të çuditshme,
ky diellqë teshtin konvidshëm shpērndan pendë shqiponjash mbi tokën që emoragji,
vërtiten trajektores të universit,
do ulëras kur dora e shekujve të shtrëngojë grykën time,
unë s’di të kēndoj do ulëras ,do oshëtij nga flakët e fjalëve të mia ,
pastaj do sjell erën me zërin tim ,
deri tani s’ka mundur kurrë askush të burgosë shpirtin tim….
Di…Diturie Hasanaj

The post Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>