Dritan Habipaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dritan-habipaj/ Poezi Laberia News Sat, 14 Nov 2020 13:05:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dritan Habipaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dritan-habipaj/ 32 32 Lufto çdo dite – Dritan Habipaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/lufto-cdo-dite-dritan-habipaj/ Sat, 14 Nov 2020 13:05:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14564 Lufto çdo dite. . Kur mes nesh dolen pengesa, Dhe ti parreshtur thoje:-hiq dore! Dhe...

The post Lufto çdo dite – Dritan Habipaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufto çdo dite.
.
Kur mes nesh dolen pengesa,
Dhe ti parreshtur thoje:-hiq dore!
Dhe une prej faktit se ty te desha,
Luftova me terrin bash’ me metore!
.
Por kjo per mua sdo te thote gje,
Se tani qe te kam s’duhet te luftoj.
Kur njeriu luften ne mes e le,
Eshte I destinuar te deshtoj.
.
Ndaj çdo dite luftoj per ty,
Qofte dhe te te vjedh nje buzeqeshje,
Apo nje veshtrim te mbeshtjelle me dashuri,
Gjera qe nje shpirt per çdo stine I ka si veshje!

Dritan Habipaj

The post Lufto çdo dite – Dritan Habipaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritje – Dritan Habipaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/pritje-dritan-habipaj/ Thu, 17 Sep 2020 18:36:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12445 Pritje . . E gjate kjo pritje, qe ngjane me nje tren me vagona pa...

The post Pritje – Dritan Habipaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritje .
.
E gjate kjo pritje, qe ngjane me nje tren me vagona pa numer.
Ardhja e tije nuk dihet,
Ndoshta padashur neper shkretetiren e debores ka humbur.
Ne ate tren, diku ne ata vagona,
Eshte nisur pritja ime te vije tek une…
E une pres me padurim ne stacion,
Ndoshta nuk do e njohim njeri-tjetrin,
Por zemrat tona i terheq dashuria,
Ato do vrapojne drejt njera-tjetres,
Sikur stuhia ne çdo qytet.
.
Njerezit me shohin çuditur,
Kane dite qe me shikojne aty.
Mbase pyesin vehten ç’jam duke pritur?!
Mbase me shajne (ç’idjot qenka ky)!
.
Sikur veç njeri te me kuptonte sado pak,
Ndoshta bota do ishte ndryshe.
Te gjithe do uleshin me mua
E ty do te te prisnin te vije nga larg,
Si nje tren lamtumirash,
Apo nje shtegetare dallandyshe.
.
Kur nje plake me pyeti: – çfare pret or bir?
Zemra nga padurimi iu pergjigj para meje,
– pres nje drite ne humbetire,
Te vije te shuaje kete mall qe djeg me flake rrufeje..
.
Plakes i erdhi treni i saj, (ndoshta ishte vdekja ne te)
Por per mua vdekja nuk kujtohet,
Sepse une do vdes duke dashuruar pritjet,
E nje dite vet vdekja, do jete pritja ime..
.
Qyteti po fiket nga nje stuhi,
Sikurse ky shpirt kur nuk je ti!

Dritan Habipaj

The post Pritje – Dritan Habipaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>