Dritëro Agolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dritero-agolli/ Poezi Laberia News Mon, 06 Sep 2021 18:24:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dritëro Agolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dritero-agolli/ 32 32 Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/ndodh-shpesh-te-jesh-i-deshperuar-musa-dushica/ Mon, 06 Sep 2021 18:00:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21141 Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar, Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë, T’i flasësh...

The post Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T’i flasësh gotës nëpër duar,
“Sa pak të mira ka kjo botë”!

Dhe sytë e tu ti ulësh poshtë
I vrarë i shtypur prej mërzisë,
Sikur kërkon një tjetër botë
Atje në fundin e rakisë.

Kërkon, kërkon me sy të tretur
Në gotën plot, ku ndrit një valë;
Kujton se bota është e fshehur
Dhe pret se ndofta mund të dalë…

| Dritëro Agolli |

The post Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/kostumi-dritero-agolli/ Mon, 13 Jul 2020 10:54:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9705 Kostumi Më kërkoi kostumin tim, se të vetin e kishte të vjetër, Do shkonte diku...

The post Kostumi – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi

Më kërkoi kostumin tim, se të vetin e kishte të vjetër,
Do shkonte diku në një vend, punë e tij.
Ia dhashë kostumin, megjithëse të hollë si letër,
Por ndofta pak më të ri.

U kthye nga rruga e largët.
Kostumin vonoi të ma sillte.
S’ka gjë, ishim miq.
Një ditë e mora vesh nga njerëz të afërt,
Më thanë se vdiq…

Nuk mbylla sy atë natë.
Të nesërmen shkova ngadalë në varrim.
I shkreti! Edhe në rrugën e gjatë,
E mbajti të veshur kostumin tim.

Këpucët s’i desh e s’ia dhashë…

Dritero Agolli

The post Kostumi – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kasollja e poezisë – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/06/25/kasollja-e-poezise-dritero-agolli/ Thu, 25 Jun 2020 19:21:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8870 Kasollja e poezisë Kasolle e mbuluar me kashtë prej thekri, Me truall dheu, me frona...

The post Kasollja e poezisë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kasollja e poezisë

Kasolle e mbuluar me kashtë prej thekri,
Me truall dheu, me frona dërrase,
Tymtar i tymosur, çengel i zi hekuri,
Ku varet kusia me grosh e patate;

Në qoshe një poçe, një kupë e një shtamë,
Në mur një kamare me xhezve të vjetër
Me tre filxhanë:
Dy për dy miq e për vete një tjetër;

Çatia e kasolles mardhur nga dimri i gjatë,
Shkrirë tej e tej nga pranvera,
Zhubrosur nga vera e thatë,
Fërkuar nga era;

Pësh-pëshje shpirtrash natën në trarët,
Frymë brezash palosur nga vdekja palë mbi palë,
Thirrje të gjallësh nga larg në dritaret,
Çukitje rabeckash, zukatje insektesh në vrimë e mazgallë.

Çdo gjë për mua këtu harbon poezinë,
Këtu në kasolle, ku shkrihem në prehje,
Tek shoh nëpër mjegull njerinë e lirinë
Dhe zgjas me hamendje duart përhumbur në dehje …

The post Kasollja e poezisë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/po-iki-i-zhgenjyer-nga-miqte-dritero-agolli/ Sun, 21 Jun 2020 21:15:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8723 Po iki i zhgënjyer nga miqtë Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë E...

The post Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po iki i zhgënjyer nga miqtë

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Dritëro Agolli

The post Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ma kujto – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/mos-ma-kujto-dritero-agolli/ Sat, 16 May 2020 10:34:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6251 MOS MA KUJTO E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto për...

The post Mos ma kujto – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MA KUJTO

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pesova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Dritëro Agolli

The post Mos ma kujto – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poçari – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/pocari-dritero-agolli/ Wed, 08 Apr 2020 22:07:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3834 Poçari Vajta në Stamboll të bëj pazar, për kujtim të ble një vazo balte: Paqe...

The post Poçari – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poçari

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m’u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m’u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: ” Më shaj, për besë, prapë!”
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: ” Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s’blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s’e kam ndjerë,
Fjala shqipe s’blihet në pazar!”

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s’kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
Vazot mbushte deti Marmara.

Dritero Agolli

The post Poçari – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetesia e bukur – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/qetesia-e-bukur-dritero-agolli/ Wed, 08 Apr 2020 20:51:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3828 Qetesia E Bukur Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe E bukur...

The post Qetesia e bukur – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetesia E Bukur

Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe
E bukur si perendi e lashte e Greqise;
Flene syte e saj qe me mahniten vite me rradhe,
Flene buzet e saj si kokrra e prere ne mes e qershise;
Flene qerpiket si halat naten ne grure,
Flene mollezat e faqeve qe bejne gropeza kur qeshin,
Fle balli i hijshem qe s’e desha te ngrysur kurre
Dhe nen balle vetullat si krah dallendyshe heshtin.
Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
Para saj i vetem, para saj I pagjume,
Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur te kam lodhur shume.
Kam ikur shpesh ne rruge te gjata ne fusha e shpata,
Te kam lene femije e shqetesime mbi shpine,
Te kam lene pazarin, radhen e netet filikate,
Te kam lene mbi shpatulla gjithe shtepine.

Fli e vuajtura ime!

Dritero Agolli

The post Qetesia e bukur – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli për Heronjtë – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/malli-per-heronjte-dritero-agolli/ Wed, 08 Apr 2020 16:00:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3774 Malli Per Heronjte S’ka heronj, herojte i perzume me lavdi perdite i nanuritem dhe me...

The post Malli për Heronjtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli Per Heronjte

S’ka heronj, herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S’ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C’digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C’i kerkoni?Pritja eshte e kote
S’ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s’i tund
dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta…
Sa ndot…Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!

Dritero Agolli

The post Malli për Heronjtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mundja e Lekë Dukagjinit – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/04/mundja-e-leke-dukagjinit-dritero-agolli/ Sat, 04 Apr 2020 09:43:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3287 Mundja e Lekë Dukagjinit 1. Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin E fjalë...

The post Mundja e Lekë Dukagjinit – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mundja e Lekë Dukagjinit
1.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
E fjalë këmbeva në malet me fletë,
Po Lekë Dukagjini ishte trim e bir trimi
Dhe s’mundej dot lehtë,
Po Lekë Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
Që bën njëqind lëshime në punë;
Lekë Dukagjini i rrepti i të rreptit
Ma tundte para syve kanunë
Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
“O mbaje gruan kështu si them unë,
O lëre gruan, se s’je për grua!”
2.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
Me gjyshin tim të nderuar,
Dhe pritë njëri-tjetrit i zinim
Në malet me shkrepa mbuluar.
Dhe unë herë-herë i bëja lëshime
Dhe ty të mundoja dhe brenda të mbaja
Dhe jetën ta mbushja plot hidhërime;
Sus!
me zërin e egër të shaja,
Se Lekë Dukagjini ma tundte kanunë
Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
“O mbaje gruan kështu si them unë,
O lëre gruan, se s’je për grua!”
3.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin,
Se donte lëshime nga unë,
Pritë në male njëri-tjetrit i zinim,
Ai mburrte kanunë, unë shaja kanunë
“Eh, gjysh, ti je hedhur për gratë në flakë,
Po pse në kanun i ke sharë?
Eh, gjysh, ti gruan tënde s’e ke dashur pakë,
Pse mua që e dua më quan të marrë?”
4.
Një ditë kanunin ia mora nga dora
Dhe copë ia bëra mes malesh të lartë.
Iu drodh ajo mjekër e bardhë dëborë
Pas çetinës së lashtë
Dhe unë thirra:
E munda Lekë Dukagjinë!
(Natyrisht e munda kanunë;
I heq kapelën për trimërinë;
Ka qenë trim si furtunë).
Ti, grua, më pyete e sytë të ndrinin,
Më pyete ngadalë mënjanë:
“Vërtet e munde Lekë Dukagjinin?”
Dhe unë të thashë:
E munda, po sytë ç’më panë!

Dritero Agolli
1967

The post Mundja e Lekë Dukagjinit – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>