Eduart Veli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/eduart-veli/ Poezi Laberia News Sat, 01 Aug 2020 10:26:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Eduart Veli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/eduart-veli/ 32 32 Vitet më flasin në emrin tënd! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/vitet-me-flasin-ne-emrin-tend-eduart-veli/ Sat, 01 Aug 2020 10:24:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10454 VITET ME FLASIN EMRIN TEND !! (ME RASTIN E TRIDHJETE E PESË VJETORIT TE MARTESES.!)...

The post Vitet më flasin në emrin tënd! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VITET ME FLASIN EMRIN TEND !!
(ME RASTIN E TRIDHJETE E PESË VJETORIT TE MARTESES.!)

I mblodha sot e dashur .. ,të gjitha kujtimet .
Dhe si ai kopështari i mirë ,bëra me to një buqetë.
Të gjitha bashkë..,lotët ,brengat,hidherimet ,
gëzimet .
Ty po ta dhuroj…,tek ajo tufe lulesh ,është plot
një jetë!

Aty.., je ti.. e veshur nuse me fustanin e bardhë.
Ay jam dhe unë ,i ri ,i bukur,veshur me kostumin e dhëndërrisë.
Aty është gjithëçka ,që natyrëshëm ,si dhuratë
nga zoti na ka ardhë.
Një mbishkrim i vura buqetës: E quajta:”Buqeta e dashurisë “!

Ti rendis kujtimet ,në një buqetë me lule , s’qe e lehtë për mua.
Se nje vit pranë teje,në rrugën e jetës, është sa për dhjetë.
Se nuk është e lehtë.., të jesh bijë ,të jesh nënë e mirë ,te jesh grua.
Ndoshta ..,për të gjitha këto,nuk do të mjaftonte vetëm një jetë !

Aty janë të gjitha vitet,në çdo lule,.në çdo petal , një vit i tërë është shkruar.
Aty i kam bledhur të gjitha kujtimet..,të gjitha puthjet ..,përqafimet .
Aty është ajo natë e ftohtë Janari,është dasma jonë e thjeshtë,zemra ime e dashuruar.
Aty janë gugasjet e para të fëmijëve,gjurmët e para ,netët pa gjumë ..ledhatimet!!

Shihe mirë buqetën e dashur ,aty është çdo rrudhë që vitet na krijuan.
Aty ke lotë malli ,lotë dhimbjeje, per ata që jetës sonë i mungojnë.
Aty mes lulesh,ka me mijëra puthje ,që ndoshta ndonjeherë, të munguan .
Aty mes lulesh,po të sjell zërin e fëmijëve e nipërve,se për ta jetojmë !

Mes lulesh ke zërin tim,ke frymën time,se pranë teje i lumtur një jetë frymoj.
Mes lulesh,shikoje mirë ,është djersa ime dhe e jotja ..,sa një lumë i tërë.
Me zë të lartë ,me zemër e shpirt po të them: “Te dua shumë..,të dashuroj “!
Merre pra buqetën e dashur,aty janë dy zemrat tona ,dashuria e jonë sa nje det i gjerë!

Buqeta të përket vetëm ty ,po ta dhuroj.
Aty jam unë,aty je dhe ti,aty është magjia “DASHURI “!!!

The post Vitet më flasin në emrin tënd! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vitet e tua flas, Klarushe! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/vitet-e-tua-flas-klarushe-eduart-veli/ Sat, 01 Aug 2020 09:29:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10435 ME VITET E TUA FLAS, KLARUSHE! Vitet ikin parreshtur,vitet nuk ndalojnë. Vitet dhe ne,ditëlindjen sot...

The post Vitet e tua flas, Klarushe! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME VITET E TUA FLAS, KLARUSHE!

Vitet ikin parreshtur,vitet nuk ndalojnë.
Vitet dhe ne,ditëlindjen sot të urojmë!
Një urim,për ty Klarushe,të madh sa një det.
Vitet që ikën më urojnë,”Gëzuar Klarës,poet !

Sa shpejt ikin vitet,më dukesh ende fëmijë.
Me gjithë shpirt uroj”çdo ditë tu bëftë njëmijë”!
Tashmë në rrugët e jetës,ti rend,ti po vrapon .
Koha kërkon shumë,veç koha që nuk ndalon!

Mall për vitet,kur me mamin të merrnin përdore
Me fustanet e bukura,ti ngjaje si top lule bore!
Flas me vitet e tua,oh sa ngjarje më tregojnë!
Ti edhe vitet,brënda në zemrën time ,jetojnë !

Mos u ndal në jetë bijë,është e bukur e vështirë
Jeta është si një nënë e dhemshur, zemërmirë !
Askujt mos ja thyej zemrën në jetë ,asnjëherë!
Nga goja nxirr veç mjaltë,të jesh si një pranverë

Mos e ul kokën kurrë,të jesh përherë krenare.
Kudo ku të jesh,thuaj pa frikë “jam Shqiptare “!
Vitet që vijnë tu bëfshin det,tu bëfshin lumë !
Më tepër se familja,askush s’të do më shumë!

Ti je Klarushja jonë e mirë, je krenaria e jonë!
Shokët edhe miqtë ,për ty Klarushe ,më urojnë !
Të gjitha vitet i mblodha,për ty bëra një buqetë.
Si kjo tufë me lule o bijë,të jetë çdo vit në jetë !

The post Vitet e tua flas, Klarushe! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/sonte-eduart-veli-3/ Fri, 31 Jul 2020 11:59:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10406 SONTE..! Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje . Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në...

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE..!

Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje .
Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në prehrin tim.
Si kjo hënë e re,prisja që edhe ti, të më vije.
Në “Kashtën e Kumtrit”të mbillje emrin tim!

Sonte valët e detit,një serenatë po këndonin.
Mes dhjetëra zërave,dëgjova edhe zërin tënd.
Ato i këndonin bregut,marrëzisht e dashuronin!
Mes valëve,si skluptor,portretin tënd e gdhënd!

Me bregun flas,bisedoj si me një mik të vjetër.
Vetëm bregut,nuk mund ti mbaj asnjë sekret!
Në miliarda vjet,ai veç valës,ska dashur tjetër.
I çmendur thërras,dhe unë veç njërën dua,o det

Shpesh,vetja më ngjan si kandil drtëshumë deti
Ty,unë të krahasoj,me më vezulluesen sirenë.
Në detin dallgë shumë,s’të ndjek dot,unë poeti.
Për ty sa deti,do të thurr përditë,nga një poemë!

Sonte,ca yje më pëshpërtën tek veshi një emër
Hëna,një det dritë jete,ju dha vargjeve të mija.
Pa u ndjerë,si drita e Hënës,mu fute në zemër!
Në çdo rrahje zemre më flisni..,ty edhe poezia!

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/do-te-vij-eduart-veli/ Thu, 30 Jul 2020 15:34:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10353 DO TË VIJ ! Sonte,unë po vij tek ti,hipur në kalin e bardhë të poezisë....

The post Do të vij! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO TË VIJ !

Sonte,unë po vij tek ti,hipur në kalin e bardhë të poezisë.
Të kërkoj si i marrë lëndinave tona të blerta të dashurisë.
Mes vargjesh,si balerinë me fustanin e bardhë vallzon .
Një puthje prush të zjarrtë,me vargjet e mija më dërgon!

Kalëroj me vargje ngarkuar,tek ti do të më sjellë vargu,poezia.
Tani që lulet kanë çelë,të gjej fare lehtë unë dhe vargjet e mia.
Vij në çast tek ti,atje ku lulet shpërndajnë më tepër aromë.
Në ballkonet ti dhe lulet më flasin,eja të presim
më thonë!

Do të vij me “Planetin e dashurisë “e dhjetëra të tjerë ngarkuar.
Tju japim pakëz nga “planeti ynë”,milionave që janë dashuruar.
Nëse njerëz që duhen ka shumë e nga “Planeti”
ynë, për ne s’mbetet asgjë.
Ti mos u mërzit e dashur, mes oqeanesh,mund të jetojmë përgjithënjë.

Do të vij,..duart i kam me kallo, nga gishtat pika gjaku më pikojnë .
Por zemra dhe vargjet e mija si askush tjetër…, dinë të dashurojnë.
Po vij me kalin e poezisë,me vargje kështjellën dashuri kam ndërtuar.
Kameleonët e shpirtërat e zbrazur,kurrë s’kanë për ta shkatërruar!

Mos ik,më prit ta bëjmë rrugën së bashku,me ty
rruga lehtë shkon.
Po vij,e ndjej se një zemër mes vargjeve më do,
më kërkon.
Pa ty.., poezia ime venitet,pa ty poezia ime s’ka më asnjë kuptim.
Bashkë në vargje,mes horizontesh e lëndinash lumturie pambarim!

“GARDEN VILLA VELI” Dt 27.07.2020

The post Do të vij! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O vitet e rinisë sime! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/o-vitet-e-rinise-sime-eduart-veli/ Thu, 30 Jul 2020 14:06:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10332 O VITET E RINISË SIME ! Vitet e rinisë më përkëdhelin e ëmbël më flasin....

The post O vitet e rinisë sime! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O VITET E RINISË SIME !

Vitet e rinisë më përkëdhelin e ëmbël më flasin.
Më ndjekin kudo ku unë shkoj,në rrugët e jetës, përherë.
Me atë zërin e ngrohtë të këngëve të mija, më thërrasin.
Të kujtohet poet,më thonë, sa bukur që këndoje atëherë?!

Një djalë i ri i bukur,shpesh herë nga gjumi më zgjon.
Me flokë të gjata,pantallona kaubojs,këmisha me jakë të lartë.
Sallat i çon peshë,i elektrizon,skenave, kudo ku këndon.
Sa shumë ju dua,vitet e rinisë sime,të thjeshtë o vite të artë!

Vallë ne u dashuruam me vitet,apo vitet me ne u dashuruan?!
Në ato vite, thurrëm për herë të parë ,vargje për dashurinë.
Puthjet e para,të ndrojtura, të ëmbëla mjaltë, në ato vite i provuam.
S’ishim ne që dashuronim,ishte vetë koha që dashuronte rininë!

Oh,rini e bukur,që stërrallin,në grusht e shtrydh e thërrmon.
O vitet e rinisë,ty o sykaltëra ime,që aqë shumë të kam dashuruar.
Poeti kurrë nuk mplaket,zemra poetit, si zjarri prrushëron,dashuron.
O vite të arta,në zemër prrush,do ju mbaj, kurrë s’kam për tju harruar !

Vitet e rinisë,që nga fotot më përshëndesni dhe kurrë,s’më keni harruar.
Çohu poet më thoni,këndo një këngë,na recito një poezi!
Unë dashuroj,nëshpirt dhe në zemër,zjarri më bubullon,s’është shuar.
Si atëherë në rini,deri sa zemra të më pulsojë, deri në përjetësi!

The post O vitet e rinisë sime! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty jetoj…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/23/per-ty-jetoj-eduart-veli/ Thu, 23 Jul 2020 18:57:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10181 PËR TY JETOJ..!! Dikur,të ndoqa nëpër shi,në një mbrëmje të ftohtë janari, “Të dua” ,të...

The post Për ty jetoj…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR TY JETOJ..!!

Dikur,të ndoqa nëpër shi,në një mbrëmje të ftohtë janari,
“Të dua” ,të thashë dhe gurët e sokakut u bënë shokë me mua,
Rrugëve te jetës, të desha aq shumë,të desha si i marri,
Si i marrë pas teje, si atë natë me shi, të them prapë “Të dua “!!

“Të dua”,të them,kur pranë ti ndjej rrahjet e zemrës,kur pranë teje frymoj,
“Të dua”të them ,çdo çast të jetës,dhe kur pranë s’të kam.
Të dua të them me vargje,por ta them dhe me këngë ,për ty unë jetoj !
“Të dua”,marrëzisht, çdo çast e dashur pas teje i dashuruar jam!

Njerëzit mplaken një ditë e dashur,veç dashuria nuk mpaket kurrë ,
Një fjalë perëndie nuk mplaket,vec magjiplota fjale :”të dua”!!
Si dielli,që s’shuhet kurrë,si uji kristal që rrjedh në gurrë ,
Një jetë,e magjishëme,hyjënore si atë natë me shi,do mbetesh për mua!

Një ditë, udhët ndahen,se ligjet perëndia kështu i ka shkruar ,
Një ditë të largët,s’do të jem në ktë botë, pranë teje e dashur ,s’do të frymoj,
Pranë zemrës tënde, po ta lë dhe zemrën time të dashuruar…,
Përjetësisht,dhe në të përtejmen jetë e dashur
marrëzisht, do të dashuroj !!

The post Për ty jetoj…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/hapi-kanatat-e-dritares-eduart-veli-2/ Fri, 17 Jul 2020 08:26:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9897 HAPI KANATAT E DRITARES! Hapi kanatat e dritares, nënë. Se dua të shikoj, nënë Çamërinë....

The post Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAPI KANATAT E DRITARES!

Hapi kanatat e dritares, nënë.
Se dua të shikoj, nënë Çamërinë.
Dua të shikoj vatanin tënë.
Se atje ti nënë ke fëmijërinë!

Hapi kanatat e dritares,babush!
Së dua të shoh, të tuat sinore.
Pjellore e të begata,sa askush.
Një jetë i qëndisët, si vitore!

Hapi kanatat e dritares, grua.
Të dëgjoj si fëshfërijnë, ullinjtë.
Të flas me një dardhë, e një ftua.
Me bahçet ,me ngjyrë të florinjtë!

Hapi kanatat e dritares, biri im!
Me varret e të parëve,të bisedoj.
Tu flas e të më çmallet, shpirti im!
Të flas me ta çdo ditë,sa të rroj !

Hapi kanatat e dritares, o motër!
Të ndjej aromën e tokës, me vlagë.
Të shoh thëngjijtë e shuar, në votër.
Të shoh e të kuroj,me mijëra plagë !

Vëlla kanatat e dritares,mos i mbyll.
Malit të Bezhanit, ti them ca fjalë.
Të shoh gjurmët e gjakut ,në çdo pyll.
Të flas me të rënët, sa të jem gjallë!

Hapni kanatat e dritareve ,vëllezër!
E ndjeni erën e vatanit ,në shtëpija?
E kemi në shpirt,e kemi në zemër.
Na flet ,na mëkon nana jonë, Çamërija!

The post Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/sonte-eduart-veli-2/ Mon, 13 Jul 2020 06:21:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9683 SONTE..! Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje . Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në...

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE..!

Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje .
Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në prehrin tim.
Si kjo hënë e re,prisja që edhe ti, të më vije.
Në “Kashtën e Kumtrit”të mbillje emrin tim!

Sonte valët e detit,një serenatë po këndonin.
Mes dhjetëra zërave,dëgjova edhe zërin tënd.
Ato i këndonin bregut,marrëzisht e dashuronin!
Mes valëve,si skluptor,portretin tënd e gdhënd!

Me bregun flas,bisedoj si me një mik të vjetër.
Vetëm bregut,nuk mund ti mbaj asnjë sekret!
Në miliarda vjet,ai veç valës,ska dashur tjetër.
I çmendur thërras,dhe unë veç njërën dua,o det

Shpesh,vetja më ngjan si kandil drtëshumë deti
Ty,unë të krahasoj,me më vezulluesen sirenë.
Në detin dallgë shumë,s’të ndjek dot,unë poeti.
Për ty sa deti,do të thurr përditë,nga një poemë!

Sonte,ca yje më pëshpërtën tek veshi një emër
Hëna,një det dritë jete,ju dha vargjeve të mija.
Pa u ndjerë,si drita e Hënës,mu fute në zemër!
Në çdo rrahje zemre më flisni..,ty edhe poezia!

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një copëz Kosovë është shtëpia ime! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/nje-copez-kosove-eshte-shtepia-ime-eduart-veli-2/ Sat, 11 Jul 2020 12:05:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9563 NJË COPËZ KOSOVE ËSHTË SHTËPIA IME! Dikur më merrte shumë malli për ty, Kosova ime....

The post Një copëz Kosovë është shtëpia ime! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË COPËZ KOSOVE ËSHTË SHTËPIA IME!

Dikur më merrte shumë malli për ty, Kosova ime.
Me dhjetëra raste për ty kam shpërthyer në lotë.
Tek ti Kosovë një det me lotë,një mal i lartë me hidhërime.
Mes dhimbjes e krenarisë, si ju një të dytë nuk gjen në botë!

Nënë Fatimja plakë, erdhi tek shtëpia ime dikur.
Kur Kosova me gjakun lumë ,rishkroi historinë.
Me dy mbesa të vogla e me një vajzë gjithë nur.
O sa shumë ngjani Kosovë,me timen Çamërinë!

Mijëra Kosovarë erdhën te shtëpia ime bashkë me lirinë.
Erdhën pa zhurmë, pa bujë,siç vijnë fëmijët tek nëna.
Mbase nga aroma e Çamërisë sime, ma gjetën shtëpinë.
Porta për ju është e hapur ejani direkt e brënda!

Vajza me emra shqip Saranda,Tirana,me emrin e bukur Vlorë.
Djem si yje, me emrin Shkodran,Berat me emrin Burim.
Një copëz Kosove sjellin, sikur e kemi zgjedhur vetë me dorë.
Një copëz Kosove,na sjellin,dhe një det të tërë me gëzim.

Shtëpia ime në verë,bëhet si një skenë e bukur festivali.
Këndojmë këngë Kosovare,kërcejmë valle nga Çamëria.
Jemi kaq pranë vëllezër Kosovarë,po prapë sna shuhet malli.
Malli shekullor,fillon dhe mbaron me një emër:
“Shqipëria “!

Vjeshta vjen shpejt e ikin Kosovarët,kudo nëpër botë.
Por mbeten këtu emrat,këngët,vallet, të bukurat kujtime.
Garden Villa Veli,ejani vëllezër Kosovarë sërish ju thotë.
Sa bukur, një copëz e vogël prej Kosove është shtëpia ime!

Asgjë,sna ndalon ne vëllezër,as virusi me emrin Coronë !
Atdheu ynë si gjithmonë,me zë nëne po ju flet.
Për ne ska kufinj,në mbarë botën, Shqiptarë na
thonë.
Ejani vëllezër të një gjaku,”Garden VILLA Veli”po ju pret !

The post Një copëz Kosovë është shtëpia ime! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/te-pres-eduart-veli-2/ Thu, 09 Jul 2020 11:55:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9439 TË PRES…! Të pres ty unë natën,në ëndërr, Në fushat e blerta,të pres. Të pres…,i...

The post Të pres…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRES…!

Të pres ty unë natën,në ëndërr,
Në fushat e blerta,të pres.
Të pres…,i veshur si dhëndërr.
Buzë detit te kaltër,po të pres!

Të pres,në natën me hënë.
Tek pishat,lart në kodër, të pres.
Oh ,sa nur i bukur, të ka rënë .
Të veshur si nuse ,po të pres !

Të pres,në natën plot me yje .
Lëndinave,plot bar e lule,me vesë.
Si zanë e zbritur nga mali,më vije
Rrugëve të gurta,po të pres!

Të pres,netëve me shi dhe erë.
Tek streha jonë e vjetër, të pres.
Si gonxhe e çelur eja,si pranverë.
Unë brazdave,ndër ara,po të pres!

Të pres në valle,të pres në këngë .
Skenave të gurta e dashur,po të pres.!
Ti vallen e hedh aq bukur,tëvjetër,të rëndë.
Një jetë të terë vetëm ty,do të pres !

Çdo mëngjes të pres,çdo mbrëmje.
Oh,me sa shumë mall,po të pres.
Çdo ditë,që vjen e ikën,të pres me ëndje.
Sa të jem gjallë,veç ty moj,do të pres.!

Për ty,vargje do të thurr ,një jetë .
E ëmbël,e sertë,zemrën ma ke marrë mua.
Do të pres edhe në të përtejmen, jetë.
Nuk më mjafton një jetë,të të dua !

The post Të pres…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>