Ekrem Gegë Gërvalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ekrem-gege-gervalla/ Poezi Laberia News Sun, 08 Mar 2020 21:41:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ekrem Gegë Gërvalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ekrem-gege-gervalla/ 32 32 Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/per-nenen-time-ekrem-gege-gervalla/ Sun, 08 Mar 2020 21:41:40 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1268 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Ekrem Gegë Gërvalla PER NENEN TIME. Si femije duke lozur kishte...

The post Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Ekrem Gegë Gërvalla

PER NENEN TIME.

Si femije duke lozur kishte thyer kemben ne gju dhe tere jeten lengoj nga ajo thyerje. Fejesa dhe martesa e prinderve te mi ishte bere sipas zokoneve te asaj kohe. Zoti iu fali 7 femij, femiu i pare ishte vajze, ajo ( vajza e pare ) nuk kishte patur fatin te jetoje, emrin e saje ia pertrine me lindjen e vajzes se dyte. Femijet i rriten ne kushte ekonomike jo edhe aq te mira. Prinderit e mi duheshin shume njeri me tjetrin, kurre nuk me ka rastisur t’i degjoje qe te fjalosen ne mes vedi. Nena gatuante mire, dallohej ne gatimin e embelsirave dhe te bukeve „simite“ rralle kush e dinte mjeshtriné-receten e te gatuarit te atyre bukeve. Ajo ishte edhe artizane e mire, bente qendisje te pshtjellakeve, dhe qepte ne makine. Qendisjen me xhylpere dhe krrabza e bente ne menyre te perkryer. Si femij mbaje ne mend qe nganjehere gjate punes se qendisjese nena kendonte, ajo kendonte me nje ze te holle dhe te ulet, bukur e kendonte kengen: „vin vaporrat“ kurre ne jeten time s‘kam degjuar nje artist-e te estrades sone qe ta kendoje ate kenge me bukur se nena ime. Nga njehere kendonte dhe njeheri i pikonin lotet mbi tegelin e pshtjellakeve, nuk e di se pse qante, ndoshta nga mungesa e kushteve per t‘i shkolluar 6 femijet e saje. Baba vdiq heret dhe nena mbeti kujdestarja kryesore e familjes. Nga gjashte femijet e saje 4 ia mori kurbeti, dy te tjere i qendruan prane gjere ne frymen e fundit te jetes se saje. Une per 6 vite rrjesht nuk e kisha pa nenen time, isha i perndjekur nga regjimi i kohes, dhe nuk mund te kthehesha ne Kosove. Ne vitin 1996 nena arriti te paiset me nje vize dhe te vije ne gjermani per nje vizite 3 mujore. Ne aeroportin e Stuttgartit dola per ta pritur vet i katerti, sebashku me nusen dhe dy femijet, djalin 5 vjeqar dhe vajzen 1 vjeqe, pra me nipin dhe mbesen e saj qe tani nena do i takonte per te paren here. 6 vite mungese per nenen, 6 vite mall. Posa doli nga kontrolli i pasaportave, e shiqoja nga large shamibardhen time tek vinte e hutuar, shiqonte rreth e rrotull se ku i ka te dashurit e saje. Nena para se te vinte ne Gjermani kishte patur edhe nje aksident, ajo prap e kishte thyer te njejten kembe qe e kishte thyer gjate femijrise se saje. Erdhi duke qaluar duke u mbajtur ne dy paterica. Prap lot, perqafimi i nenes me femijet e mi ishte aq i gjat, aq i dhimdshem dhe njeherit aq i ambel. Per t’ia larguar emocionet i thash : a mujte me ardhe oj tapallice. Nena gjate viteve te 70-ta dhe te 80-ta kishte perjetuar edhe burgosjen e dy djemve te saje, ajo e perjetoje edhe luften, priti e percolli ne kasollen e saje shoke dhe bashkeluftatare te djalit te saj te madh, pjestar te UÇK-se. Nena ishte e pa ndashme me nenen e deshmoreve: Jusufit e Bardhit, me nenen Ajshe. Ajo e provoje edhe jeten e te qenunit refugjate. Nuk arriti ta „shijoj“ jeten ne shtepite e bukura te ndertuara nga djemt dhe nipat e saje. Ajo iku ne boten e amshueme me plot vuajtje dhe mall, iku me kenge e lot, por iku madheshtore ashtu qysh ishte gjate gjithe jetes se saje.

The post Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>