Emi Krosi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/emi-krosi/ Poezi Laberia News Fri, 20 Nov 2020 18:01:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Emi Krosi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/emi-krosi/ 32 32 Transmetim! – Emi Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/11/20/transmetim-emi-krosi/ Fri, 20 Nov 2020 18:01:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14742 Transmetim! I shtrij duart, por nuk mund të shtrijë trupin, nëpër kreshtat e ndezuara, të...

The post Transmetim! – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Transmetim!

I shtrij duart,
por nuk mund të shtrijë trupin,
nëpër kreshtat e ndezuara,
të zjarrit të syve të mi ,
kalamendem,
në ngërçet e mia,
tek dremis,
kreshtave të furisë,
shtresave të errësirës,
qelizat e kalbura,
formojnë mininjerinë,
ku një tjetër diell,
eklipson njerinë!

Transformim,
transfigurim,
transmetim!

@emitiranë 17. 11. 2020.
©copyright EMI KROSI.

The post Transmetim! – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrëfimi i një prostitute! – Emi Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/rrefimi-i-nje-prostitute-emi-krosi/ Tue, 18 Aug 2020 21:14:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11321 Rrëfimi i një prostitute! POEMË. 1. ….dhe hijet e natës, janë muzgje frike, kurse udhët...

The post Rrëfimi i një prostitute! – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrëfimi i një prostitute!

POEMË.

1.
….dhe hijet e natës,
janë muzgje frike,
kurse udhët e saj,
kufoma të pista,
si drunj vegjetativ,
me njolla te murrme hënore…

2.

Trishtimin kam pirë në kupa,
në humbutirat e kohës,
topolake e dehur,
në mejhane të tymta,
me burra të huaj,
zhulsa,
mjekërparruar,
erëdjersë,
të palarë,
mëkatarë,
drogaxhinj,
mjeranë,
brinjar,
vejanë
qelbashë erëpeshk,
me kanoçe birrash,
erëshurrë,
në kthina të ndyra,
qoshe nudo bythëjashtë,
unë joshësja e dehur,
sa mijëra burra kanë hyrë,
dhe dalë brenda meje…!

3.

E lodhur nga ikja,
në planet me identitet klounësh,
hënashurdhe,
dhe detëraqorre,
symbyllur plazheve,
të shterpëta,
vetëm me këmbëzogj pelikanë,
guacka barërash mbi duna rërash,
kam varur brekët tylzi,
me njolla të ndyra spermash,
vitheve me kanë peneluar vitet!

Bordello të pista!

4.

Në urata pa bekime,
protokollet e qirinjve,
që villnin mbi barkun tim,
të çjerrë,
(pa)urime,
prej gjysheje,
prej motre,
prej nipash,
kurse…ardhmëria,
po priste një pikëlimë shiu,
në rrathët e ferrit,
aktet tribush,
që pallojnë ethshëm,
në shëmtinë e tyre mëkatare,
pa gjykim.

Doja një tunel nëntokësor,
deri në Had,
dreqin ta përqafoja lumturisht,
kurse Luçiferin ta dashuroja, marrëzisht!

….mrekulli,
nuk u bëra nënë!

5.

…ndoshta mitra ime,
me plaçenta farërash të huaja,
zbrazi gjoksin tim bosh,
nga “mëkati” i një fëmije,
se shumë burra,
dështakë shurraqë,
të dehur netëve dimërore,
gjurmuan ëndërrat e tyre,
në gremina e thellësive të mia,
pa dritëhije!

Në shpella të vdekura ku gjumi,
s’ka litarë ëndërrash,
që rrokullohet,
hollohet,
pengohet në honet,
e shalëve të mia mëkatare,
e zhveshur,
e hirshme,
e mistershshme,
e ftohtë,
në mërmërima epshesh,
marrësi e shthurur,
me shkronja pendimi,
vagabondë kurvarë,
“u rrëzuan” të përçartur ,
mbi nënbarkun tim ngjyrëgjak,
se njollat e turpit,
asnjë sapllak nuk i lan,
as me gjak,
e as me ujë!

6.

Qyteteve të ndyra,
Londra,
Parisi
Madriti,
Athina,
Milano,
Tirana,
Berlini dhe Nju Jorku,
unë kurva moderne,
me ID numërhumbur,
pa rregullaloje,
kam ikur dhe prapkthim,
duke kunguar shumëherë,
shpirtin në Danup,
Gang apo Senë,
kur paudhësitë i kam qafuar,
krahëruar,
mbytur në ujin e qelbur të Lanës,
me jashtëqitje ardhacakësh,
kurse brenda vaginës time,
të gjithë lumenjt e botës,
u përmbyten,
gjersa mbeten stalagmite,
me lëkurë qimesh burrash anonimë!

7.

Pikojnë mëngjeset,
në agun yllnor krejt të ftohtë,
në shpirtin e vetmuar,
me shenja cigaresh,
nëpër kofshë,
dhe buzët e tharta,
me gëlbaza të qelbura puthjesh,
me aromë alkoli,
lëkurërudhur,
gjijvarë,
vrapova pas hijes,
së rinisë time në arkëmort,
se lakuriqësia ime,
tingujve të muzgjeve u gris,
pa nënkresa zgjimesh,
zgafellave të humbura,
ku shkëmbinjve okër,
ujëvarat eshtra shkumash,
kanë skalitur,
tango shirash të ngrohta verore.

Tani jam fishkur.
Me njolla ne trup,
“tradhëtova” parajsën,
time të virgjër,
në turmat e aeroporteve,
apo trenave të fundnatës,
me përqafime udhëtarësh të panjohur,
në altare fronash,
perëndish të egra,
hapat e mia askush nuk i njohu!

Me tallën,
më qeshën,
më përçudnuan,
hamejtë e fjalës së thinjur,
tejpërtej kurrizeve të pasqyrave,
kur qesha me veten time,
me “protokolle” të ngarkuara pritjesh.

8.
…dhe thashë do vijë një ditë,
një ditë,
kur do çelë
orkideja ime…
….por përsëri,
mbeta imoraliste,
me ëndërra cigane…
Tani jam lulethinjur,
lëkurërrudhur,
petaleplakur.
Vetëm,
epitafi i pasvdekjes,
do të shkruhet:
këtu prehet një prostitutë!

9.

Vetëm,
mua,
askush nuk më dashuroj,
se thuhet: – “kush dashuron,
plagët dhe dhimbjen tënde”,
– të dashuron VËRTETË!

@emitiranë 17. 08. 2020.
©copyright EMI KROSI.

Shënim: (Ky është rrëfim i vërtetë. Një grua me shenja të thella, në trup, me rrudha, me tualet të rëndë buzëvishnje, me gjonj të vënë dhe gjijbërë, duke thithur pafund cigare,me tregoj ca sekuenca nga jeta e saj, “si historia e shoqes” por fabula është e jetuar, ndërtimi poetik është subjektiv).

The post Rrëfimi i një prostitute! – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O dashuri – Emi Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/o-dashuri-emi-krosi/ Thu, 13 Aug 2020 16:57:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11095 O dashuri, jam zgalem i stuhive, me shpata shirash, kam shkallmuar, stinët vetmitare. Asnjë burrë,...

The post O dashuri – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

O dashuri,
jam zgalem i stuhive,
me shpata shirash,
kam shkallmuar,
stinët vetmitare.
Asnjë burrë,
s’ më deshi,
vetëm pakëz fare.

Drithërimë sublime,
për një lot,
për një puthje,
për një dhembje…
tejpërtej,
në boshësi,
jehu i zemrës,
eh,
një lule fatale!

@emitiranë 12. 08. 2020.
©copyright EMI KROSI

(P.S. e vetmja foto, që pëlqej veten time).

The post O dashuri – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kodrina – Emi Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/kodrina-emi-krosi/ Sat, 25 Apr 2020 11:49:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4882 KODRINA. Teposhtë, kësaj kodrine të huaj të Leonidhas* gardhiqet e botës së pafund, barëlartë me...

The post Kodrina – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KODRINA.

Teposhtë,
kësaj kodrine të huaj të Leonidhas*
gardhiqet e botës së pafund,
barëlartë me hone të thella ajri,
kohë të vjetra me eshtra të reja,
e shkuara derdh lëngjet,
në pankreasin e të ardhmes,
në hapsira të pafundme homerike,
kungohem hareshëm,
në sytë e mungesës….
Teposhtë,
gjerdhet e vockla,
me kaçurrela ferrash,
që mëkon gjinatyra,
jetën dhe vdekjen,
kur unë këmbëkryqem,
në këtë kuantemë shpirtërore,
pambarimisht të paqtë,
mendimet m’i mbyti,
kundrimi im poetik,
në këtë det’ amëshimi…!
@emi Spartë. 24.04. 2019.
©copyright EMI KROSI.
Shēnim: Leonidhas mbreti i Spartës, udhëheqësi i 300 spartanëve, që luftoj me Kreskin e Persisë, në betejën e Termopileve.

The post Kodrina – Emi Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>