Emrije Krosi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/emrije-krosi/ Poezi Laberia News Sun, 14 Jun 2020 19:15:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Emrije Krosi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/emrije-krosi/ 32 32 Paqja e natyrës! – Emrije Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/paqja-e-natyres-emrije-krosi/ Sun, 14 Jun 2020 19:15:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8325 Paqja e natyrës! Pas, më shumë se tre muaj, nga izolimi ndaj virusit, në një...

The post Paqja e natyrës! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paqja e natyrës!

Pas, më shumë se tre muaj, nga izolimi ndaj virusit, në një piknik tek liqeni, natyra na jep qetësinë dhe paqen, që na mungon, të lodhur nga problematika jonë përditësore!

Zoti e ka bërë natyrën kaq perfekte, ku rregullatori i Epërm, kurrë nuk gabon. Ajri, dielli, liqeni, uji, zogjtë, udhët me mijëra njerëz, ku fëmijët totalisht të çliruar, brenda botës fëminore, të shkujdesur, në botën e tyre të lodrave, soditim kodrat si kurorë rreth e rrotull plot gjelbërim, ku kori i zogjve dhe arkitektura e shtëpive tek Kodra e Diellit,rrezet pjerrohen mbi sipërfaqen, e rrudhosur të lëngët të ujit,teksa një freski e gjelbërt, vesh petkun e magjishëm të mesqershorit.

Një curril uji me mijëra spërkala,vallë zon me erën,ku ca rosa uji, vargojnë në rrjesht duke parakaluar në pasarelën e ujit, që dallgë- dallgë, krahërojnë me puplat, para syve të njerzve që shkujdesur gjerbin kafetë të çliruar totalisht nga frika e Covid-19.

…e era butësisht na ledhaton flokët dhe tund degët gjetheshumë!

@emitiranë 13.06. 2020.
Emrije Krosi

The post Paqja e natyrës! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qershia…! – Emrije Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/qershia-emrije-krosi/ Sun, 14 Jun 2020 11:48:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8285 Emrije Krosi Qershia…! Syqershia, pikon lëngun e pupurt, plot afsh dashurie mjerane, në kodrën e...

The post Qershia…! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Emrije Krosi

Qershia…!

Syqershia,
pikon lëngun e pupurt,
plot afsh dashurie mjerane,
në kodrën e zbrazur nga erërat….
…nursëza lulesë…!
I thinjur dielli,
tek nder krahët si hamall,
mbi degëkokrrat,
Sakura *përmytet në lumin rozë të Megurës *
shveshur nga zhurmat e largëta të fëmijëve,
pa duar të qullëta gruaje shtatzanë,
plotëri afshlëngu,
në nepsin e paralindjes.
Qershia,
lëngëzon në majëkodër!

@emi Athinë. 10. 05 . 2019.

(Shënim: Sakura * lulëzimi i qershive, në Tokio, është një spektakël lulesh qershie, që shkundin petalet ne lumin e Megurës, duke e bërë sipërfaqen ujit të trëndafiltë).

The post Qershia…! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah, pranverë e verbër! – Emrije Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/ah-pranvere-e-verber-emrije-krosi/ Wed, 08 Apr 2020 17:11:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3791 Ah, pranverë e verbër! …sonte, po shkruaj një letër, me paragrafe buzësh, fjalëprerë, me shkronjadore,...

The post Ah, pranverë e verbër! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah, pranverë e verbër!

…sonte, po shkruaj një letër,
me paragrafe buzësh,
fjalëprerë,
me shkronjadore,
nën një cep rruge,
vogëIushi i verbër violinist,
tingujt e lypjes,
trokëllijnë në tasin bosh!

Aty,
veç poeti vetmitar,
me qenin,
ndjen ritmin e hapave,
(shkruan për pranverën e verbër),
i zbrazur tingulli i jetës,
pranvera,
përqafet me aromat,
kur turma endet qorrazi,
drejt absurdit!

S’ka mëshirë!
S’ka dhimbje!
S’ka dashuri!

Kobzi ushton,
muzikë e trishtë,
në shtresën e ftohtë,
për një krodhe buke,
një zonjushe e majme,
me qenushen leshtore,
i hedh qenit një kockë,
të verbrit vilionistit,
asgjë!

Poeti murmërit:
botë e ndyrë!
Nuk thonë kot:
jetë qeni!

@emitiranë. 07. 04.2020.
Emrije Krosi

The post Ah, pranverë e verbër! – Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të jem e lumtur…! -Emrije Krosi https://poezi.laberianews.com/2020/03/16/dua-te-jem-e-lumtur-emrije-krosi/ Mon, 16 Mar 2020 21:12:32 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1598 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Emrije Krosi Dua të jem e lumtur…! Po ma shkallmon, SHPIRTIN...

The post Dua të jem e lumtur…! -Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Emrije Krosi

Dua të jem e lumtur…!

Po ma shkallmon,
SHPIRTIN mungesa jote,
në çdo grimcë varrohet dhembja ,
e klithma ime e çmeritur,
nderet në telin e asgjësë…
Boshi këlthet!
Vetëm TI,
më bën të lumtur,
o hajni i zemrës time??!
E di ,
TI nuk jermon ëndërrave të çartallosura,
kur unë “vras” hënëdreqin.
Përsëri më vret,
o thikëhelmi mëkatar??!

@ emi 10/10/2018.
Emrije Krosi

The post Dua të jem e lumtur…! -Emrije Krosi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>