Fabul Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fabul/ Poezi Laberia News Thu, 26 Nov 2020 20:48:53 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fabul Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fabul/ 32 32 Sara dhe qukapiku – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/sara-dhe-qukapiku-alma-mehmeti/ Thu, 26 Nov 2020 20:48:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15019 Sara dhe qukapiku Fabul për fëmijë Çuk, çuk, çuk e çik, çik, çik, Çfarë po...

The post Sara dhe qukapiku – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sara dhe qukapiku

Fabul për fëmijë

Çuk, çuk, çuk e çik, çik, çik,
Çfarë po bën o qukapik?
Pemë më pemë ti fluturon,
Në mes tyre çfarë kërkon?

Mos në zgavër vezë ke fshehur?
Për ti ngrohur i ke mbledhur,
Në fole të vësh ti bebat,
Me ushqim t’ja mbushësh sqepat,

Më thuaj mos mi fsheh kot,
Në frigorifer kam vezë plot,
Sa kokrra do ti sjell tani,
Me shportën të ndërtoj shtëpi,

Kështu do luaj dhe unë me ju,
Z’do çukitësh me sqep çdo dru,
Mami pazar na bën çdo ditë,
Ti të rrisësh çilimijtë,

Dëgjon qukapiku dhe thotë,
Ti moj Sara a e gjen dot?
Çfarë kërkoj me sqepin tim?
Nëpër pemë gjithë gjelbërim,

Ke fshehur vezë, thotë Sara me vrap,
Sikur dikush kërkon ta kap,
Jo moj Sarë nuk janë vezë,
Ushqim kërkoj unë çdo mëngjes,

Sarë moj e mira Sarë,
Ushqimin se blej në pazar,
Me sqepin tim si çekiç,
Krimbat kap pa u lodhur hiç,

Shtëpinë e ndërtoj vetë,
Me kashtë, shkopinj dhe fletë,
Nëpër pemë folenë kam ngritur,
Grabitqarë për mos të pritur,

Sara shikon gjithë habi,
Të gjitha këto më bëjnë çudi,
Përse???? -qukapiku thotë,
Ti në shkollë shkoke kot,

Çfarë bën ti kur bie shi?
S’ke as çadër, as çati,
Skam nevojë të shkoj në shkollë,
Jam e zgjuar mëndjehollë,

Kur të rritesh edhe pak,
Këtu në pyll ti hajde prapë,
Mësuesja do ta spjegoj,
Si edhe sa unë jetoj,

Tani kthehu në shtëpi,
Se mami do shkoj në polici,
Do thotë Sarën ku e kam,
E di, se edhe unë nënë jam,

Ndaj rregullin e prindit ndiqe,
Sepse rruga ka rrezigje,
Bëhu e mirë edhe e zgjuar,
Për studime e pa përtuar,

Kur të duash hajde sërisht,
Unë do të njoh nga flokët bër’bisht,
Mos hajde vetëm asnjëherë,
Që unë të kem mike përherë.

Alma Mehmeti

The post Sara dhe qukapiku – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/nuk-di-derri-cfare-eshte-nderi-sotir-thano/ Sat, 21 Nov 2020 11:29:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14765 NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI! – fabul- Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit, Ngado...

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI!
– fabul-

Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit,
Ngado që ishin ato u mblodhën.
Në mish mash i pari me të dytin,
Debatonin, kujt do t’i jipnin votën.

Hall i madhë ata i kishte gjetur.
Të gjithë shfaqnin vetëm ambicje.
Luani si mbret sapo kish vdekur
Dhe trashgimtar pas, nuk kishte.

Të gjithë pretendonin mes tyre,
Dhe aleanca të ndryshme krijonin.
Ca aleanca të lidhura mes fisesh,
E të tjera aleanca që dështonin.

I pari pretendoi, si më i forti, Ariu i Murmë.
Por për atë u bë edhe shumë potere.
Sepse ai flinte gjashtë muaj gjumë.
E kohën tjetër, mjaltë hante nëpër koshere.

Ujkun me aelancën që kishte për krahë.
E kundershtuan si një kafshë të pa besë.
Sepse kur i varrën mëlçitë në qafë,
Ai i hëngri vetë të gjitha dhe nuk kërkoi ndjesë.

U vu edhe kandidatura e dhelprës dinake.
E duartrokitën atë me zjarr shumë.
Disa kafshë e kundërshtuan me fakte.
U rrëzua kështu, menjëherë edhe kjo kanditaturë.

Me debate e kundërshtime të forta,
U vu kandidatura e derrit të egër.
Ai fitoi ndaj të gjithë të tjerëve me vota,
Se ata ishin në moshë shumë më të vjetër.

Për herë të parë u shpallë një derrë,
Mbret edhe mbretëreshë një dosë e re.
Derrkucat u bënë princër përnjëherë,
Ishte ky një realitetë dhe jo një ëndërr vere.

Shumë kafshë brohoritën, por ca edhe u pezmatuan.
Por demokracia ishte vënë në zbatim.
Dhjetë këshilltarë mbretin menjëherë e rrethuan
Edhe dekreti i parë u shpallë ! Aferim!

Ky dekret mbretror, të gjithë popullit i ndalonte
Që thënia:- Që nuk di derri, çfarë nderi,
Asnjëri të mos e shprehte edhe ta përdorte,
Se dënimi do të ishte i rëndë, për çdo njeri.

Ata që e bënë atë mbret, deri shpejtë i harroi.
Por ky ligj nuk u vu, asnjëherë në zbatim.
Që derri nuk ka nder, populli e kuptoi.
Edhe si mbret, ç’është nderi, përsëri nuk e di!

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>