Fakete Rexha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fakete-rexha/ Poezi Laberia News Fri, 07 Aug 2020 14:54:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fakete Rexha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fakete-rexha/ 32 32 Yll – nena ime – Fakete Rexha https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/yll-nena-ime-fakete-rexha/ Fri, 07 Aug 2020 14:54:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10837 YLL – NENA IME Nates me shndrit. I bute, i kadifenjt. Si ere, puhize e...

The post Yll – nena ime – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
YLL – NENA IME

Nates me shndrit. I bute, i kadifenjt. Si ere, puhize e lehte.
Rete qe i shpon te mia kokes. Shkendi verbuese ne qiell varesh.
Guxim e shprese vazhdimisht me jep. Here m’i zgjon mengjeset nga gjumi.

Qete me pershendet. Butesisht syte m’i hape. Miremengjes me thua.
Me merre krahelehte, perpara me nise. Majave kah drita.
Si nje fishekzjarre. Zjarre qe s’shuhesh kurre. Syve te mi thelle.
Neteve drite me bene. Ylli im i bukuri. Ylli im i miri. Roje.
Besnik i gjithmonshem.Cdo çast te jetes sime fat me sjelle.
Une ty te besoj. Ylli im i vogel. Fanari im i festes.
Llamb e bardhe mbi koke qe m’shndrite. Me sheh.
Me ruan. Percjelle. Sa here koken ngris.
Larte te kerkoj. Te gjeje. Vetem, o mes tjeresh.
Ti je aty. Varur larte.

Ylli im i vogel.
Nena ime ne qiell.

Autore, Fakete Rexha

The post Yll – nena ime – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Emigrante – Fakete Rexha https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/emigrante-fakete-rexha/ Sat, 01 Aug 2020 19:31:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10564 EMIGRANTE /s’ka tjetër veq duarve dhe dy sy nëpër botë trupin e vet kërkon si...

The post Emigrante – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EMIGRANTE

/s’ka tjetër veq duarve dhe dy sy
nëpër botë trupin e vet kërkon
si oktapodi/

dikur
në polen t’lule bagremit shndrrohet
t’blinit, lulemolles, luleshtrydhes
era e dielli si bukë e dylltë
nëpër tjera gonxhe
t’pashpërthyeme e derdhë
ma t’bukura se unë, n’Atdhe
S’di a t’nisem a t’rri në vend
vesa gjithnjë lot m’këputet mbi rranjë
e mandej niset për udhë
deri te dega ime e njomtë larg
s’di a t’nisem a t’rri në vend
kur bie shi e koha rrudhet e vranët
nis e m’dhemb shpirti lëkura e ashti
rranjët e thella prapë m’thërrasin
t’nisem atje ku sy t’verdhë ka dielli
n’Erenik. Cabrat. Dri. Shkugëz. Pashtrik.
n’Qarshinë e Madhe e t’Voglën n’Gjakovë
ku zemra ime frymë merrë
pranë drunjve ende gjallë
të rranjëve t’mia thellë

s’di a t’nisem a t’rri n’vend
pamja me Atdhe
si shkëlqimi n’suprinë uji
para se në te të hidhet guri
dritares sime hije i rri përhera.

Fakete Rexha

The post Emigrante – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Festa – Fakete Rexha https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/festa-fakete-rexha/ Sat, 01 Aug 2020 14:01:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10523 FESTA korrik. 1990 Trupat tanë të njomë jetët tona t’vogla herë herë ndalen si mekanizma...

The post Festa – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FESTA

  1. korrik. 1990

Trupat tanë të njomë jetët tona t’vogla
herë herë ndalen si mekanizma të rrezikshëm
si orë të kurdisura në bombat plastike
rinia si e imja i mbledh pjesët e trupit
si copa veglash në tavolinë ortari.
Në “Hanin e dy Robertëve” tavolina jonë
me courvoisier e fruta, afër tones një tjetër,
afër saj, plot tjera tavolina me verë e ambëlsina
ma shumë njerëz n’kambë se ulun. Kemi festë.
Poshtë n’rrugë rrëmujë, ulërimë, ikje në turmë,
gas lotsjellës. Muzika pushoi.
N’Kurriz policia kishte mbyll hyrje daljen e tunelit
nga ikja në mesnatë më mbeti kujtim
shenja n’arkadë, n’krahë, n’tamth, n’kambë,
çanta pa këpucë e shall
dhe lotët e shoqes sime
në kremte që s’desh me ardh.

Ishte e bukur si gjithnjë
shoqja ime e studimeve
policia ia shëmtoi fytyrën.

“Kthimi i Motrës”, Renesansa. 1993

The post Festa – Fakete Rexha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>