Fatime Kalimashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatime-kalimashi/ Poezi Laberia News Sat, 03 Oct 2020 08:54:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatime Kalimashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatime-kalimashi/ 32 32 Mall i pashuar – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/mall-i-pashuar-fatime-kalimashi/ Sat, 03 Oct 2020 08:54:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13054 MALL I PASHUAR Dëgjo të rrahurat e zemrës Kur flasin si gurgullimat e ujit I...

The post Mall i pashuar – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALL I PASHUAR

Dëgjo të rrahurat e zemrës
Kur flasin si gurgullimat e ujit
I pashterur nga malli për ty
Jo nga harresa por nga mungesa

Dëgjo këngën e bilbilit të përmalluar
Si melodi e shpirtit të trazuar
Nga të rrahurat e zemrës për ty
Me mall djegur e përvëluar

Gjej kohë të duhemi më gjatë
T’i themi njëri-tjetrit çdo natë
Të duhemi pa fjalë edhe kur s’jemi ngat
Se shpirtërat tanë kanë lindur me fat

Ti nuk i dëgjon të rrahurat e zemrës
As unë nuk ta shoh shpirtin tënd
Sa herë do të bëhemi bashkë
Do të duhemi si herën e parë

Fatime Kalimashi
2. 10. 2020

The post Mall i pashuar – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kurrë mos thuaj kurrë – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/kurre-mos-thuaj-kurre-fatime-kalimashi/ Sun, 21 Jun 2020 21:52:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8729 KURRË MOS THUAJ KURRË Kurrë mos thuaj kurrë Jeta është një mrekulli Atëherë kur s’mendojmë...

The post Kurrë mos thuaj kurrë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KURRË MOS THUAJ KURRË

Kurrë mos thuaj kurrë
Jeta është një mrekulli
Atëherë kur s’mendojmë më
Jeta sjellë tek ne çdo gjë

Kurrë mos thuaj e pamundur
Jeta është vet mrekulli
Nga shpirtrat e shumëvuajtur
Ka mbështetje dhe dashuri

Kurrë mos thuaj kurrë
Jeta është një mrekulli
Ka zemra me të forta se një gur
Ka që vlejnë më shumë se një pasuri

Ka shpirt që kurrë nuk vdes
Edhe kur ikën nga kjo botë
Ka nga ata që jetën e dhurojnë
Për lumturinë e tjetrit jetojnë

Në jetë ka shumë mundësi
Se jeta është vet mrekulli
Nëse sot mbjell mirësi
Nesër do të korrësh dashuri

FK
28.5.2020

The post Kurrë mos thuaj kurrë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos hesht – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/mos-hesht-fatime-kalimashi/ Sun, 21 Jun 2020 13:33:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8648 MOS HESHT Thuaj fjalën që ke për të thënë Mos u bëj sikur nuk di...

The post Mos hesht – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS HESHT

Thuaj fjalën që ke për të thënë
Mos u bëj sikur nuk di
Heshtja jote më vret shumë
Ti je unë e unë jam ti

S’më pëlqen fjala nuk dua
Kur flet ashpër si rrebesh me shi
Kujdes me fjalët se kujt ia thua
Sjellja jote e rebeluar tregon papjekuri

S’më pëlqen fjala nuk di
Diçka në ty është duke u fshehur
Më vret në zemër përsëri
Kur qëndron kështu i heshtur

S’më pëlqen heshtja pa fjalë
Sikur akull rri kaq ftoftë
Athua sytë më bëjnë vallë
Mund të gaboj kur jam e ngrohtë

FK
1.6.2020

The post Mos hesht – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe gota – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/une-dhe-gota-fatime-kalimashi/ Sun, 14 Jun 2020 11:51:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8287 UNË DHE GOTA Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur Kur i flas ajo më buzëqesh Unë...

The post Unë dhe gota – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË DHE GOTA

Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur
Kur i flas ajo më buzëqesh
Unë e mbush me verë të kuqe
Ajo bëhet sikur më flet në vesh

Herë pas here e mbush prapë me verë
E pi me qejf dhe me shumë mall
Dhe dehem ndonjë herë
Shumë mendime më vijnë vërdallë

Sa herë pi me ty dëfrehem
Je e vetmja që më bën shoqëri
Për një gotë sa herë unë dehem
Qejfin vetes ia bëj sa herë e pi

Eh! Gotë me verë me kënd ke punë
Sa herë të mbush më shumë të dua
Sa herë të pi them mos qoftë e fundit herë
Se prapë dua të të shoh mbushur me verë

FK
4.6.2020

The post Unë dhe gota – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krimbat e shoqërisë – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/krimbat-e-shoqerise-fatime-kalimashi/ Sun, 14 Jun 2020 11:38:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8276 KRIMBAT E SHOQËRISË Të dashur miq e lexues Njohës të artit ju njerëz me vlerë...

The post Krimbat e shoqërisë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KRIMBAT E SHOQËRISË

Të dashur miq e lexues
Njohës të artit ju njerëz me vlerë
E ju që shitni moral për të tjerë
Para se të komentoni logjikoni njëherë

Përmes poezisë nuk humbim moral
Jo as kur dashurisë i shkruajmë mall
Krijuesi i vërtetë i sheh gjërat më larg
Jo si ata të mjerët të lig e të ngratë

Ju që bëni gjithçka kur iu vjen një rast
Ju që tradhëtoni e poshtëroni me kast
Shtireni të mirë me moral të lartë
Para fajit tuaj ndjeheni të vrarë

Mos e ulni vetën në paragjykime
Në shekullin kur jetojmë është krim
Të kapesh për fjale të shitesh trim
Me ide të tilla veç shoqërinë e krimb

FK
3.6.2020

The post Krimbat e shoqërisë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/jeta-fatime-kalimashi/ Sat, 30 May 2020 14:05:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7260 JETA Jeta shumë më ka mësuar Vuajtje shumë më ka dhuruar Unike e fortë kam...

The post Jeta – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETA

Jeta shumë më ka mësuar
Vuajtje shumë më ka dhuruar
Unike e fortë kam qëndruar
Me shpirt nuk jam dorëzuar

Jeta më dha mësim e kulturë
Më dha forcë të mos dorëzohem kurrë
Më dha dashuri të dua edhe më shumë
Më dha rast ta njoh veten kush jam unë

Në çdo sfidë jetoj me nder
Me durim i jap vetes vlerë
Në rrugën e jetës që ka një mbarim
Se jeta është një udhëtim pa kthim

FK
26.5.2020

The post Jeta – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/malli-i-mergimtarit-fatime-kalimashi/ Sat, 23 May 2020 05:08:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6861 MALLI I MËRGIMTARIT Çdo ditë jeton e malli nuk e mund Në shpirt mban dhimbje...

The post Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLI I MËRGIMTARIT

Çdo ditë jeton e malli nuk e mund
Në shpirt mban dhimbje pa fund
Çdo vit pritje sikur ëndërr e zgjuar
Malli mërgimtarit etje e pashuar

Plagë vetmie në heshtje mbetur
Dhimbje në zemër e pa shëruar
Në vend të huaj i shkelur si gjethe
Malli mërgimtarit etje e pa shuar

Malli për familjen çdo herë mbyt vetminë
Dashuria për Atdhe shpirtin djeg e përvëlon
Të huaj në mërgim e të huaj në Atdhe
Si zogjtë shtegtarë kur kërkojnë fole

FK
22.5.2020

The post Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush je ti – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/kush-je-ti-fatime-kalimashi/ Thu, 14 May 2020 17:53:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6155 KUSH JE TI Kush je ti që më gjykon Çfar bëj e si jetoj Jeta...

The post Kush je ti – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUSH JE TI

Kush je ti që më gjykon
Çfar bëj e si jetoj
Jeta ime më takon mua
Zgjidhi problemet e tua
Para se të jesh vonuar

Kush je ti që të tjerët gjykon
Çfar bëjnë e si jetojnë
Kush je ti që kërkon llogari
Kur s’je Zot as Perëndi
E si të quajmë a je njeri

Shiko vetën në pasqyrë
Ndrysho mendjen për të mirë
Kërko dalësh nga errësira
Të shohësh dritë për ditë të mira
Kuptoje ç’është familja

Nuk jetohet për të tjerë
Mos u bën i mjerë
Po u more me punët e tua
Gjithçka mbar ka për të shkuar
I lumtur në jetë ke për të jetuar

FK

The post Kush je ti – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbesave të mia – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/mbesave-te-mia-fatime-kalimashi/ Sun, 10 May 2020 17:10:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6003 MBESAVE TË MIA Kam një mbesë të vogël Sytë i shkëlqejnë si dielli Ata sytë...

The post Mbesave të mia – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MBESAVE TË MIA

Kam një mbesë të vogël
Sytë i shkëlqejnë si dielli
Ata sytë e saj të bukur fort
Të kaltër me ngjyrë qielli

Mbesa e dytë si një qershi
Ka një gojë të ëmbël mjaltë
Sa herë hallën përqafon
Shpirtin shumë ia qetëson

Mbesa e tretë është si ar
Ka shikimin margaritar
Është e dashur dhe e zgjuar
Është e bukur sikur flutur

Mbesa ime më e madhe
Është si lulja si sorkadhe
Është e bukur si në përralla
I ngjan shumë Borëbardha

HALLA ZEMËR
Fatime Kalimashi

The post Mbesave të mia – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kater motrat – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/kater-motrat-fatime-kalimashi/ Sat, 09 May 2020 17:42:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5887 KATËR MOTRAT Pranvera stinë e bukur ngjyrë jeshile E gëzimit dhe gjallërisë Dallëndyshet me vrap...

The post Kater motrat – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KATËR MOTRAT

Pranvera stinë e bukur ngjyrë jeshile
E gëzimit dhe gjallërisë
Dallëndyshet me vrap shtegtojnë
Për zogjtë e tyre folenë ndërtojnë

Vera është diell me rreze
Që nga lindja në perëndim
Aty ku zemrat dashurojnë
Vetëm dashuri dhurojnë

Vjeshta është stinë e çdo ëndrre
Shiu që bie si këngë me melodi
Dhe dashuria fillon me përqafime
Mbaron me puthje dhe ledhatime

Dimri i bukur veshur në të bardha
Si në ëndërr me borën u dashuruan
Bashkë me dashuritë që kur i filluan
Të gjitha së bashku në një vit mbaruan

Nga Fatime Kalimashi
Kjo poezi u shkrua ekstra për Xheva Salihaj

The post Kater motrat – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>