Fatmir Gjata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatmir-gjata/ Poezi Laberia News Wed, 22 Sep 2021 15:17:24 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatmir Gjata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatmir-gjata/ 32 32 I bindur jam – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/09/22/i-bindur-jam-ylli-mece/ Wed, 22 Sep 2021 15:15:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21544 I bindur jam Si mundet dot gjithë kohën pa mëkat Të bësh nga frikë e...

The post I bindur jam – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I bindur jam

Si mundet dot gjithë kohën pa mëkat
Të bësh nga frikë e Zotit në këtë jetë
Pa qënë shënjtor por veç njeri i ngratë
Të ish mes nesh do mëkatonte ai vetë

Të shoh njëherë buzë të kuqe flakë
Plot gjak edhe të mbushura me mish
I bindur jam, do mëkatonte sadopak
Pastaj do shkoj të falet në një kishë.

Të shihte sy të femrës ledhatare
Kur ecën duke tundur gjinë e plotë
I bindur jam edhe s’dyshoj asfare
Dhe Zoti vetë do thoshte; ahh o Zot.

Fatmir Gjata

The post I bindur jam – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/do-te-vij-fatmir-gjata/ Sat, 28 Aug 2021 15:22:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20909 Do të vij Do të vij e do të marr nëpër varr si lugat Do...

The post Do të vij – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij

Do të vij e do të marr nëpër varr si lugat
Do të shkojmë në errësirë sapogdhirë nëpër natë
Nëse nata nuk ka dritë prapë më prit, me qiri
Se nuk jemi si të tjerë aq të mjerë edhe të zi.

Do të mbetemi qafuar e mbuluar si më parë
Nëse dheu s’më ka tretur duke fjetur edhe qarë
E në udhën s’e shoh dot, nëm një lot të shoh më mirë
Se do marrë jetë sërish në një kishë me dëshirë.

Nëse lutja nuk mjaftoi do besoj prapë në Zot
Se një ëngjëll solli pranë kur kambanë ra më kot
Sepse shpirt më ishte ndarë e qyqar më thosh dikush
Duke ikur si i marrë dhe pa varr nëpër fushë…

Fatmir Gjata

The post Do të vij – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sylla mbylla – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/sylla-mbylla-fatmir-gjata/ Sat, 28 Aug 2021 14:46:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20906 Sylla mbylla Ti fshihu shpejt kur jam symbyllur, të vij e të të gjej Po...

The post Sylla mbylla – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sylla mbylla

Ti fshihu shpejt kur jam symbyllur,
të vij e të të gjej
Po pres të ikësh vetëtimshëm,
pastaj do të rrëmbej
Se po të gjeta vetë çdo thuash,
kur të të puth në sy
Ndaj pritmë mbas shelgut që loton,
më prit, më prit aty.
Aty ku dhamë puthjen e parë,
të tjerat erdhën thjesht
Kur ish pranverë e çelën lulet,
kur ranë gjethet në vjeshtë
Paçka se pleq na shihnin vëngër,
nuk jeni çilimij
Ne lozëm prapë me sylla mbylla,
nën pjeshkë e nën ullinj
Aty ku frut hëngra pa pjekur,
edhe më mbet në gojë
Një shijë që kurrë s’kisha provuar,
e s’di si ta tregoj
Andaj shko fshihu prapë në gjeth,
në kopësht nënë hije
Ndoshta ca yj bien nga lart,
ca ëngjëj perëndie
Do t’lozim bashkë me kush t’a gjej,
e po të gjeta prapë
Në buzë me gjak do të puth rishtas,
nën qiell nëpër vapë…

Fatmir R Gjata

The post Sylla mbylla – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sestri Levante – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/sestri-levante-fatmir-gjata/ Sat, 28 Aug 2021 06:34:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20798 Sestri Levante Qiell po bie mbi ranishtë, ku dlirshëm loz një sirenë Një rezë i...

The post Sestri Levante – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sestri Levante

Qiell po bie mbi ranishtë, ku dlirshëm loz një sirenë
Një rezë i ulet përmbi krye, po gjithë të tjerat ku po venë
Po ku po shkoni rezë të bardha, të bukura andej nuk ka
Ca pisha ngrihen mbi kodrinë, sikur shikojnë ndonjë hata
Dhe velat ulin marinarët, ndoshta i bëjnë vërtetë shami
Se shkuma herë i bëhet lot, gjersa të kthehen në shtëpi
Në prag ku flenë ca pulëbardha, që nuk këndojnë më krrak e krrak
I fshehin sqepat nënë lëndë, e ndoshta lodhur flenë nga pak
Gjersa të bjerë kambanë e fundit, kambanat bienë për meshë
Për mua, ty e marinarët, për një sirenë që loz e qesh…

Fatmir R Gjata

The post Sestri Levante – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënokja – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/nenokja-fatmir-gjata/ Sat, 21 Aug 2021 20:10:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20451 Nënokja Mërzia vinte shpesh në orë të vonë e mblidhesh krejt me shall skrop të...

The post Nënokja – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënokja

Mërzia vinte shpesh në orë të vonë
e mblidhesh krejt me shall skrop të zi
Shikon ca dritëhije mbas dritares,
e pret të vijë një ditë , kushedi

Dëgjon një zhurmë makine të afrohet,
e brof e çupëzuar shpejt në këmbë
Kur shkon në tjetër rrugë edhe s’ ndalon,
zë flet ca fjalë çudie nëpër dhëmbë

E ulet dhe thur triko plotë me ngjyra
Papuçe për të birin që s’ vjen kurrë
E di që do të vijë një ditë të bukur
Paçka se është aq larg e u bë burrë

Paçka se është në shtet të panjohur
Me emër shumë të gjatë e të vështirë
I flet me një kutiçkë të vogël fare
E dogji malli shumë nënoken, bir

Ashtu e gjetën, ulur mbas dritares
Pas xhamash ku kish lënë frymë e fat
Një perde ish e hapur pakëz fare
Dhe sytë shikonin ende rrugë të gjatë

Fatmir R Gjata

The post Nënokja – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Porti Afërdita(Porto Venere) – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/08/15/porti-aferditaporto-venere-fatmir-gjata/ Sun, 15 Aug 2021 08:33:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20344 Porti Afërdita (Porto Venere) Prisja të dilte Afërdita, e dolën njëqind edhe njëmijë Loza me...

The post Porti Afërdita(Porto Venere) – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Porti Afërdita
(Porto Venere)

Prisja të dilte Afërdita,
e dolën njëqind edhe njëmijë
Loza me shkëmb edhe stërkalë,
edhe u ktheva prapë fëmijë
Edhe u fsheha nga gjithçka,
ndërkohë që det lëshonte shkumë
Edhe pulbardhat humbnin pëndë,
e shkonin dallgësh flinin gjumë.

E kaltërsisht ca gurë u vunë,
në radhë e ngritën lart tek retë
Flamur të bukurisë së heshtur
që lakuriq mbeti përjetë
Aty në gji të Afërditës,
ku gjuhë njeriu flet një mit
Nga kohë që kush nuk e mban mënd,
rishtaz zë flas me perënditë.

Fatmir R Gjata

The post Porti Afërdita(Porto Venere) – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sigurisht jemi parë… – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/sigurisht-jemi-pare-fatmir-gjata/ Sat, 19 Jun 2021 20:52:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20126 Sigurisht jemi parë… Ne sigurisht bashkë jemi parë, në një tjetër vënd apo tjetër jetë...

The post Sigurisht jemi parë… – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sigurisht jemi parë…

Ne sigurisht bashkë jemi parë,
në një tjetër vënd apo tjetër jetë
Ndoshta kam qenë trung i përtharë,
edhe ti, thjesht vetëm e fundit fletë.

A ndoshta ishe syth i sapozgjuar,
nga mori vrull çdo gjë më tej
Ne sigurisht, dikur jemi takuar,
por se në ç’kohë dot nuk e gjej.

Mbase në luftë greko-romake,
unë, e sigurtë, ushtar i shquar
Ti ndoshta vajzëz njomështake,
brënda kështjellës së pushtuar.

A ndoshta isha prift në kishë,
dhe ti murgeshë në manastir
Ndoshta ishim shpirtëra pa mish,
të fshehur bashkë në mugëtirë.

Sa jetë kanë qenë në pritje vallë,
thonë kot që jetë është vetëm nji
Ndoshta nuk ishim gjithmonë gjallë,
por vdiqëm e u rilindëm përsëri.

Dhe ndoshta kjo nuk është normale,
sa jetë më duhet të shkojnë kot
Çdo dramë e mirë ka një finale, ndoshta është nesër a ndoshta sot.

Fatmir Gjata

The post Sigurisht jemi parë… – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/shkruaj-fatmir-gjata/ Thu, 01 Apr 2021 16:57:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18680 Shkruaj Nuk di sa poezi kam shkruar, ndoshta njëqind apo njëmijë Edhe ti shkrova pa...

The post Shkruaj – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj

Nuk di sa poezi kam shkruar,
ndoshta njëqind apo njëmijë
Edhe ti shkrova pa menduar,
përmbi lëkurë me dashuri.

Në mish ti shkrova që atëherë,
në buzë me penë ngjyer në gjak
Kur binte shi e frynte erë,
kur horizonti ndizej flakë.

E shkrova gjëra që nuk di,
sa herë u shfaqa i përdalë
Me kokë mbështeturë në gji,
në përkëdhelje të pa fjalë.

E penë mu bënë gishtat e shtrirë,
në skutë që kush si kishte parë
Përmbi mornicë në errësirë,
mbi kofshë të hajthme dritëlarë.

E prapë aty jam murgëruar,
e shkruaj… shkruaj si i marrë
Me frymë të beftë e të shpeshtuar,
paçka se thonë:ky paska shkarë…

Fatmir R Gjata

The post Shkruaj – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal baba – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/01/23/me-fal-baba-fatmir-gjata/ Sat, 23 Jan 2021 18:44:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16762 Më fal baba Më fal baba që s’mund të jem aty, në fushën që e...

The post Më fal baba – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal baba

Më fal baba që s’mund të jem aty,
në fushën që e deshëm aqë shumë
Të uleshim nën hije bashkë, të dy,
te fshati ku kalon ngadalë një lumë.

Aq gjëra kemi për të thënë e ndjerë,
sa nuk mjaftoi më një jetë e plotë
Dhe jeten ti e di, se kemi blerë,
por mbetëm qeraxhinj në këtë botë.

Dhe plaçkat na shëtiten nëpër dhera,
nëpër karvanë te ndalur në doganë
Vënë taksë për përqafim edhe të tjera,
në daç të shkojmë tek fshati për matanë.

Ndaj flasim pak minuta për çdo rast,
tani është bërë çdo gjë me një ekran
U plakëm hidhëruar dhe në trastë,
mbajmë vetëm mall e behemi kurban.

Flet për shtëpinë, për njerëz të pa harruar,
që prehen tek një kishë nën qiparis
Të shoh me zemrën thyer, pikëlluar,
po ikin një nga një gjithë pleqtë në fis.

Pastaj më sheh e qesh me lot në sy,
ne s’njohim moshë e kohën e bëjmë vetë
Paçka se të janë zbardhur flokë dhe ty,
por prapë je më i miri në qytet.

E s’di përse ca fjalë kthehen në varg,
më fal baba se s’jam me ty tani
E di që vitet shkojnë e mbetëm larg,
dhe të mungoj aq shumë, baba, e di.
Fatmir R Gjata

The post Më fal baba – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fieri sot – Fatmir Gjata https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/fieri-sot-fatmir-gjata/ Sat, 02 Jan 2021 22:02:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16142 Fieri sot Më njihte gur i vendit tim, i shkela vetë me këmbë të mbarë...

The post Fieri sot – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fieri sot

Më njihte gur i vendit tim, i shkela vetë me këmbë të mbarë
Më njihte pluhuri i verës kur kthehej baltë nëpër ugar
Më njihnin urat mbi Gjanicë se më kanë parë që njomëzak
Kodrat kur shihnin mbi qytet dhe zinin hënën pak nga pak
Më njihnin mirë dhe pijetoret ku shpesh u deha porsi djall
Dhe vajzat.. ah vajzat e mira, mbase për to nuk isha gjallë
A ndoshta shihnin duke ikur dhe thoshin;ky është bërë si hije
I duket vetja se çoç është se shkruan vjersha dashurie.

Më njihnin trenat kur ndalonin, nëpër stacione pa njeri
Gjyshet me njihnin dalë në prag, ohh bir na erdhe përsëri
Dhe arixhijte në breg të lumit, kur mblidhnin thupër për një shportë
Më njihte pellg i kallkanosur, thoshin se ngricë të bën të fortë
Më njihnin herë por tani mjaft, tani qytet s’është si më parë
O ndoshta unë u plaka shpejt me shpirt dërrmuar e të vrarë
Tani dhe urat janë plot dritë, e lidhin kishë edhe xhami
Por nuk e di pse shpesh mendoj se nuk kanë gjetur perëndi.

Fatmir R Gjata

The post Fieri sot – Fatmir Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>