Fatmira Lazaj Milori Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatmira-lazaj-milori/ Poezi Laberia News Sun, 11 Apr 2021 10:55:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatmira Lazaj Milori Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatmira-lazaj-milori/ 32 32 Në mërgim – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/11/ne-mergim-fatmira-lazaj-milori/ Sun, 11 Apr 2021 10:55:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18902 Në mërgim E cel diten si gonxhja trëndafilin , Aromë mirësie dua të jap ,...

The post Në mërgim – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në mërgim

E cel diten si gonxhja trëndafilin ,
Aromë mirësie dua të jap ,
Edhe pse larg nga të gjithë Ju ,
Mëndja shkon , troket në çdo prak!

Me heshtjen qesh , me heshtjen flas ,
Shëndetshëm zbret një pikë lot’…
hone krijuar në rrugën e gjatë ….
ujvara zogjsh ‘ nëpër botë …..,

E derdh lotin për një endacak ,
Kryqëzime rrugësh , pa ditë pa natë ,
Më shpon dhimbja që s’ka një pjatë,
Hesht’e ngulur , në kalanë e lashtë !

Vijnë kujtimet nëpër rrugë nate ,
Bozhuret , në qafë të vajzërisë ,
qershia …..buzët njomur ,
Ftoi përcjell ….aromën e mirësisë!!!

Jam e prerë, kur veten s’gjej ,…
Por gjej mënyrë …..ëmbël ta them,
Në transformim ……por jo në ikje ….,
E vërteta …..veten gjen !

Se dimë ku emri ynë do shkruhet ,
Në një lis , a bli të çelë ,
Ndofta ….në një gjeth ‘ rigoni ,
A mbështjellë , në ndonjë ferrë!

Lule ëndrash …..me dashuri ,
Ta bëjmë tufë …..me aromë,
Ngado të celi male fushë ,
Më njerëzore ….jeta jonë!

Kur fjala del ikën si era ,
Peshon rëndë , e të bën copë,
Guri hedhur , zëmrën thyer ,
Sa e ashpër është kjo botë!

Kur i ëmbël , është nektari ,
Aromë lulesh ,mbjell në shpirt ,
E paqta fjalë , bora në male
rrëzë shkëmbi , lule mbirë !

Fatmira Milori
Philadelphia
1/23/2019 U.S.A

The post Në mërgim – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vëllait tim : Arun Memo Lazaj – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/09/vellait-tim-arun-memo-lazaj-fatmira-lazaj-milori/ Fri, 09 Apr 2021 19:48:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18855 Vëllait tim : Arun Memo Lazaj E mora vëndin me radhë Të kërkova dhe mbi...

The post Vëllait tim : Arun Memo Lazaj – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vëllait tim : Arun Memo Lazaj

E mora vëndin me radhë
Të kërkova dhe mbi malë ,
Qante motra të vëllanë
Pëndë’e korbit , nuk është zbardhë …….!

Atje larg që nga korije ,
Syt filluan bënin hije ,
Ujana derdhej ,s’qe tharë,
Nëpër faqe , lën’ugar!

Të kërkoj me fustanellë ,
Për brezi ….të treqind palë,
Dielli , e kthente dritën,
qielli , me re të bardhë!

Dhe një shkëmb …që kisha pranë,
burimi , që s’kish të ndalë,
Prometeu ishte gjallë ,
Fjala të , peshonte Ar !

Zgjatja dorën …nëpër erë ,
Mos kapja mbi fustanellë ,
Të mirrja kujtim një palë,
si dikur ….vajzë në pajë!

I ri ishe ….kur të thirrën….
“Baba Aruni “ me sharte,
Ishte emër mënçurie ,
Shtatë hedhuri në male!

The post Vëllait tim : Arun Memo Lazaj – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per kenge – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/04/per-kenge-fatmira-lazaj-milori/ Sun, 04 Apr 2021 10:43:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18798 Per kenge Shelege , bejkë manare , Dil moj dil ,nga port’e madhe , Të...

The post Per kenge – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per kenge

Shelege , bejkë manare ,
Dil moj dil ,nga port’e madhe ,
Të vdekurit seç i ngjalle,
Të gjallet i vdiqe fare!

Mbushje ujë , ku rridhte borë ,
rrjedha , të këndonte këngë ,
Më mbush ti , bejka mes hollë ,
Trëndafil ….vesa e njomë !!

Qerpikët kapak sahati ,
Marrë , bija nga i jati ,
Nga e jëma , hënë në qiej,
Aman , Zot …të më bësh diell!

Dil moj bejkë , bejkë vëndi ,
ku pikon , pikë …Golëmi ,
Në Gravë , thikë në majë,
E hiqte ….vallen një zanë !

Dielli ….dilte pa gdhirë ,
Çajupi pa ngrohur mirë ,
Bejkat loznin në lëndinë ,
Gërshet verdhat , trëndelinë !!

Bejka, që ndriste më hënë
Hidhte vallen rëndë-rëndë!!

The post Per kenge – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tërmetit – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/02/termetit-fatmira-lazaj-milori/ Fri, 02 Apr 2021 16:43:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18735 Tërmetit Dhëmb një brinjë ….nën’zemrën tënde , Nënoke , të pikon gjiri …..? ….buzët …dua...

The post Tërmetit – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tërmetit

Dhëmb një brinjë ….nën’zemrën tënde ,
Nënoke , të pikon gjiri …..?
….buzët …dua që t’ju njom ,
Siç njom vesa ….trëndafilin !

Po o bij …nëna duron ….!
Siç durova , kur ju linda ,
Përmbi dhimbje ….t’asaj dite ,
Triumfoi….. dashuria !

Hajde shpirt e më jep dorën ,
Mos ki frik …s’të lëshon nëna,
Se ….terrin e kësaj nate,
Do ta zbardhin …Yjet -Hëna!

Kërkoj nënë …..të të jap lotin ,
Zbrite reve , bëje dallgë ,
Le të shkojë , në breg të detit ..
Dhimbjen , gjyshërve tu lajë !

Do na marrë ….malli për bregun ,
Kur loznim , ngrinim kalatë ….,
Atë nat , që ikëm neve …
Ra nga dhimbja …., pjes’e saj!

Në mëngjes do lindë diell !
Do na kërkoj , rrezja’e parë…
Varkat që , fillojnë lundrimin ,
Penelat shkruar , mbi valë !

Ps: Neper s’prova , dite me te bukura do vijne e Shqiperia do jetojë!

The post Tërmetit – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/zbritur-rete-mjegull-mbi-det-fatmira-lazaj-milori/ Thu, 01 Apr 2021 16:30:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18657 Zbritur retë , mjegull mbi det , Ngado mbuluar , e hirta e saj ,...

The post Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zbritur retë , mjegull mbi det ,
Ngado mbuluar , e hirta e saj ,
Të njëjtën ngjyrë , ish’kthyer terri ,
Me retë-borë , udhëtova një natë!

S’më njohën rrugët as sokaket s’më panë ,
Floku mbi supe , borë e bardhë ,
Diku tek porta , një gjurmë ngelur ,
Mos ish e nënës , mbi borën shkelur?

Ju ula me përulje , të renë pastrova ,
Si plagës dhimbjen , e preka ngadalë ,
Ma kish’lënë nëna , shënjë të pritjes,
çelës i portës , kallkan i tharë !!

Mos ishin ato Vita , mos ishin ato Zana ,
Kallkanët e jetës , s’ua prishën bukurinë ,
Aty ku kish nënë , e bija në breza ,
U këndohej këngë , i madh emri , që , mbirë!

Flogjet e borës pikuar me yje ,
Velënxa e bardhë , e hedhur mbi kalë,
Se di ku e çonte sonte këtë nuse ,
Një karvan i gjatë , marrë revansh !!

Dhe këngë këndohej , se di se ku ?
Cilët krushq , e morën vallë ?
Të gjitha nga oxhak , ndezura dilnin ,
nga derë oxhaku , kali i bardhë !!

The post Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vënd-lindjes – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/30/vend-lindjes-fatmira-lazaj-milori/ Tue, 30 Mar 2021 17:49:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18628 Vënd-lindjes Mos , më thoni , u nxitova , Kur vjen dita , se ndal...

The post Vënd-lindjes – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vënd-lindjes

Mos , më thoni , u nxitova ,
Kur vjen dita , se ndal dot ,
Se unë dua , që , të jem ,
Malet …., trëndelinë plot!!

Dhe flladi , kur fryn mëngjezit ,
Vesë e hollë , tërfilin njom ,
Të më lag’cepin e buzës ,
Sorkadhja , të mos derdh’lot !!

Kur të nisë , kënga labe ,
Ndofta , do të jem në gjumë ,
Krushq , që , vijnë të marrin nuse ,
Të bëjnë rrugë, ku prehem unë !

Dyjarja , diellit , pa dalë ,
Që , ti bjer …., ndonjë bari ,
Në një anë , ti këndoj jetës ,
Në tjetrën , hallet e tij !

Baritoret , kur të ndezen ,
Darkës ,që , mblidhen në shtrungë ,
Do ngrihem , nga shtrati fjetjes ,
Të ngjyej , duart në shkumë !

Dua të dal lart në Gravë
Me Çajupin , për karshi …
Golëmin ta marr me radhë ,
Aty eshtë , ballkoni tij !!

The post Vënd-lindjes – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/per-kenge-labe-fatmira-lazaj-milori/ Mon, 15 Mar 2021 11:40:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18217 Për këngë labe Sorkadhe , po , pse s’më thua ? Ditën , kur do...

The post Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për këngë labe

Sorkadhe , po , pse s’më thua ?
Ditën , kur do vish në krua ,
Më bëj pllak , e shkel mbi mua ,
Moj fustan -gjata , mbi thua !

Më je mbyllur në zagua ,
Kërkon shteg , e nuk gjën krua ,
Moj nurja , kur tutje ikën ,
Del një re , të mbulon dritën !

Eja , më , hënë një natë ,
Moj sorkadhja çapë gjatë
Nuk kam gjumë e s’bëj rehat
Le të vdes dhe ndënë pllakë!

Sorkadhja , që heq në valle
Kënga në cule dyjare ,
Burratë , kënga në buzë ,
Bukuri që s’humbet kurrë !

The post Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kosovës tonë – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/13/kosoves-tone-fatmira-lazaj-milori/ Sat, 13 Mar 2021 09:24:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18164 Kosovës tonë Një ves’ të hollë ….qiejt derdhën …., Ylberët ranë , Mbi trojet tona...

The post Kosovës tonë – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kosovës tonë

Një ves’ të hollë ….qiejt derdhën ….,
Ylberët ranë ,
Mbi trojet tona nyje lidhur ,
Një skaj ketej , një skaj matanë !

Një pikë loti…, Nënë Tereza ,
E nisi sot , në vënd të saj !
Ylberët ndër troje …Shote Galica ,
harqeve u dha , brengë e mall!

Jam zokth Shqiponje në fluturim …
po ngrihem lart , pak nga pak ,
Në sqepin tënd ….do ulem Nënë,
do fluturojmë mbi qiejt tanë ….,
kaltërsive mbi bjeshkë e lëndina ,
bregdetit të bukur , ……….
……….që flet nga Kanina !
(Ismail Bej Vlora )

Duro dhe pak , e shtrënjta jonë,
gjaku i derdhur , Shënjtërim ….
Ndër burime qiejsh oshëtin jehon,
besa-besë ……
për Shqipërinë !

Tek një ulli i moçëm …. një cigare ndezur rri , …….
Isa Boletini , lufton për Shqipëri !

The post Kosovës tonë – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajzës Labe – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/13/vajzes-labe-fatmira-lazaj-milori/ Sat, 13 Mar 2021 09:11:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18151 ____Vajzës Labe ________ Unë e ngroha borën , cela lule -borë, Një kurorë argjëndi ,...

The post Vajzës Labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
____Vajzës Labe ________

Unë e ngroha borën , cela lule -borë,
Një kurorë argjëndi , e mbaja në dorë ,
Floku im i bardhë ….ardhur nëpër vite ,
Fustan nusërie ….atë ditë më ndriste!

Mantelin mbi supe , qielli ma hodhi ,
Mali me dënes , dhimbjen se duroi ,
Hënën mbaja shoqe , flisja natën vone ,
Dielli me ngutje … me këndonte këngë !

Fryn një erë bore , ti kryet më lart ,
Bijë labërie , emrin e kam pak …
Unë përmbi jetën , të mirat ja marr ,
Se jam lule – borë , mbirë në acar !

Bora qeshi ëmbël , po ëmbël të tha :
Hëna para ty , çfarë të bukur ka ?
Lule nëpër male …., vjosa burim kënge!
Për bukurin’tonë , këndohet me ëndje !

Pensilvani F.MILORI

The post Vajzës Labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/nene-terezes-fatmira-lazaj-milori/ Thu, 11 Mar 2021 16:22:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18114 Nënë Terezës Zemër dashurie , përmbi dritë-shkëndije , Me mantelin hedhur , bijë Shqipërie ,...

The post Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Terezës

Zemër dashurie , përmbi dritë-shkëndije ,
Me mantelin hedhur , bijë Shqipërie ,
S’jam e rëndë në pamje por , peshoj mbi diell !
Jam Mari e botës , dua të jap die !

M’pleksur me gërsheta , mësimet e nënës ,
Njëra ishte loti , në syrin e hënës ,
Tjetra ish virtyti , qiejt’vetëtimë ,
Nëpër festa pashkësh , e ndez dashurinë !

Me zëmër të madhe , nënë s’ishe bërë ,
Zoti të kish s’jellë , për një bot’të tërë ,
Fëmijët në duar në gra’hmën e fundit ,
Fryma jote’shënjtë , çelte dritën syrit!

Nuk e di kush ishe , Mari a Merjeme ,
Por një Shënjtërim , gjithë botës i erdhe ,
Shqiponjë …e Shqipes , hap krahët e dlirë ,
Shënjtëroje kombin , dritë mbi errësirë !

Ne

Ne jemi qielli ne jemi toka ,
Ne jemi s’prova , që jeton epoka ,
Ne jemi dielli , që lind e nuk duket ,
Ne jemi buja , që në kafaz mbytet !

Ne jemi heshtja , kur gjaku merr dhenë ,
Ne jemi lumturia , kur mbi lot flemë ,
Ne jemi krenaria , kur shtypur rrimë ,
Një klithmë zëri , kthyer oshëtimë!

GEZUAR PASHKET KRISHTERIMI

The post Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>