Fatos Luta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatos-luta/ Poezi Laberia News Fri, 30 Oct 2020 21:20:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatos Luta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fatos-luta/ 32 32 Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/10/30/mengjez-ditelindje-fatos-luta/ Fri, 30 Oct 2020 21:20:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13890 Mëngjez ditëlindje… Ndodh t’befasohesh me ëndrrën tënde, Siç më ngjau kur hapa sytë në mëngjez…...

The post Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjez ditëlindje…

Ndodh t’befasohesh me ëndrrën tënde,
Siç më ngjau kur hapa sytë në mëngjez…
Kisha udhëtuar me Zotin shumë vende,
E n’fund më tha: Thuamë, ç’ke kërkesë!

I thashë: Fshij kufij, Bota t’jetë një shtet!
Por, Zoti Madh m’tha t’bëja dhe dy lutje;
E para thashë, t’vdekurit na i kthe n’jetë,
E dyta, i gjalli mos ketë kurrë sëmundje!

E para: Zotat kanë kufij vetë, s’i heq dot,
Së dyti: Janë t’vdekurit, pa jam dhe unë,
Së treti: Pa sëmundje s’të thonë: “O Zot!”
E, gëzuar ditëlindjen e beso më shumë!

Natyrisht, ëndrrat jan’ pjesë brenda jetës,
(Aty të peshohen mosha, koka e besimi!)
Por unë s’po dua t’i largohem së vërtetës:
Çdo ditëlindje të shtoka…copëza tundimi!


Fatos Luta, 23/10/2019

The post Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa pentagram… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/pa-pentagram-fatos-luta/ Sun, 09 Aug 2020 20:59:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10968 Pa pentagram… Pianos vjetër i dalkan tinguj si vaje, Vaje mjerimesh a brenga dashurie? Qan...

The post Pa pentagram… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa pentagram…

Pianos vjetër i dalkan tinguj si vaje,
Vaje mjerimesh a brenga dashurie?
Qan buzë Renit vajza që sjell Hajne,
A zbritën papritur fantazmat si hije?

A çupë e Pushkinit me sy e përlotë,
N’piano e gëzuar tek lozte Shubert?
Ajo në tastierë, poeti trazonte flokë,
E nota vibrohet me puthjen e beftë?

A Puçinit do t’i ketë shkuar pikë loti,
Kur “Nessun dorma” i erdhi në Qiell?
Si himn sjellur nga maestro Pavaroti,
Vepra madhore do shndriste si Diell?

Apo, Lacrimosa nga Verdi e Moxarti,
Ka sjellur misteret, deri lart në trerë?
Apo është çasti për reçetë Hipokrati,
N’hije antikiteti t’kthej një gotë verë?

Ç’po them! Sikur notat kanë trishtim,
Ardhkan hije të zeza e mbas të zeze!
Pa pentagram…paskam ikur në Pekin,
Me tinguj jasminësh të luleve kineze!


F@L, 08/08/2019

The post Pa pentagram… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/poezia-krijuesve-te-rinj-fatos-luta/ Sat, 01 Aug 2020 11:59:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10480 Poezia… ( Krijuesve të rinj…) Poezia nuk është të lozësh me germa, T’krijosh thjesht varg...

The post Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia…
( Krijuesve të rinj…)

Poezia nuk është të lozësh me germa,
T’krijosh thjesht varg të lirë a me rima.
Nëse s’u jep një gjoks, të rrahë zemra,
Nëse s’u jep një shpirt me psherëtima,

Nëse s’u jep një sy, të jetë si teleskopi,
Nëse s’u jep vargjeve një copë shpuze,
Nëse s’u jep atë ndjenjë të t’kullojë loti,
Nëse s’u jep buzëqeshje, dridhje buze…

Ti ke shkruar…të lumtë dora, sigurisht,
(Të lexosh e t’shkruash është mrekulli!)
Por pendën, kur s’e ke ngjyer në shpirt,
S’je asgjëkund mes rreshtave në poezi.

Provo të pikturosh…atë ndjenjë zemre,
Të një djali a vajze, që të t’pulson gjak!
Atëhere, s’do të jetë më një lojë germe,
Por, kujtimi yt lapidar i ngritur mbi varg…


Fatos Luta, 31/07/2018

The post Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/bariu-dhe-sekretari-fatos-luta/ Sat, 16 May 2020 14:04:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6351 Bariu dhe sekretari… Fshati ka patur shumë burra të zgjuar, Nuk kishin shkollë e as...

The post Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu dhe sekretari…

Fshati ka patur shumë burra të zgjuar,
Nuk kishin shkollë e as diploma blerë;
Kur vinte ndonjë barkmadh i deleguar,
I quknin urtë e ua linin kopilin në derë.

Sekretari partisë, i sapo ardhur syresh,
Dilte nëpër ara…por s’i njihte bagëtitë!
I zgjat dorën përzemërt bariut me desh,
Kujtoi të ishin dele e i shihte nga “gjijtë”.

-Na japin qumësht sa lopët! -i tha bariu,
-Të lumtë, je vërtet hero o bir shqiponje!
Sekretari ia çon mbledhjes ç’bën Hysniu,*
Shqyejnë syt’ të tjerët n’mbledhje byroje.

Sakaq i afrohet njëri e diç i thotë n’vesh,
E njihte sekretarin, ishte dhe qejfngelës;
Por, s’ha pykë ai: -Ore, çfarë janë desh?
Sekretar! Dashi…dashi ësht’ burri deles!
* * *
Fatos Luta, 15/05/2018

Hysni Koçiu, Malasen, Shtërmen.

The post Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtegtar i munguar… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/shtegtar-i-munguar-fatos-luta/ Wed, 22 Apr 2020 19:18:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4732 Shtegtar i munguar… Pranvera na ka ngecur në pragje dimri, Sikur pret të kthehet një...

The post Shtegtar i munguar… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtegtar i munguar…

Pranvera na ka ngecur në pragje dimri,
Sikur pret të kthehet një njeri i shtrenjtë;
Por ai ka ikur n’rrugë të gjatë shtegtimi,
Me lotin e mallit në atë rrugë të shenjtë.

Mbi Botë lotët si copa akulli rrinë pezull,
Ky shtegtar s’po vjen si ajo dallëndyshe;
Pranvera e këtij viti erdhi me qiri ndezur,
Shtegtar i munguar në një stinë ndryshe…
* * *
F@L, 22/04/2020

The post Shtegtar i munguar… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gravurë pandemie… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/3853/ Wed, 08 Apr 2020 22:49:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3853 Gravurë pandemie… Jeta shëmbëllen me një gravurë, Pa ngjyra e pa zogj, diell të zënë;...

The post Gravurë pandemie… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gravurë pandemie…

Jeta shëmbëllen me një gravurë,
Pa ngjyra e pa zogj, diell të zënë;
Detrat pa flotë e lumenjtë pa urë,
Netë pranverore pa yje, pa Hënë.

E drejta e njeriut…mbetet në letër,
Ligje të reja, me tjetër kushtetutë;
Kur qemë të lirë, ishim si mbretër,
Tanimë kokëulur, si robër në luftë.

Ushtritë e Botës lozin plestejshën,
Së shumti: Ndajnë ushqime, ilaçe!
Nuk ka armiq kujt t’i ngërdheshen,
Armët duken lule, si dhurata paqe.

T’gjelbërit festojnë pashkë këtë vit,
Sa kishin luftuar për qiell pa smog!
Demokracitë e Planetit, pa opozitë,
S’ka lajme: U takuan kokë më kokë…

S’ka Mesi, Ronaldo, s’ka më tifozë,
S’ka kinema dhe as solistë në kore;
S’ka lajm vipi e as prapaskena rozë,
As Don Zhuan të ndërrojë dashnore…

..Jemi në gravurë, si pikla lapsi të zi,
Veç zgjaten eventet të lëna në stok!
(Do të shkoja mes prillit në Shqipëri,
E n’Arles, për një kafe në Van Gogh)

Por, të sjellim ngjyra jete në kujtesë,
Të zbatojmë ligje, të jemi shembull!
Për vete e të tjerët, të bëjmë kujdes,
Derisa ky virus…të tretet si mjegull!

Sigurisht, gravura do rimarrë ngjyrë,
Dhe të mëdhenjtë do lozin si fëmijtë!
Mandej…Bota do e kryejë një detyrë:
Do t’i sheshojë përgjithmonë kufijtë!
* * *
Fatos Luta, 04/04/2020

The post Gravurë pandemie… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>