Fazli Ferati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fazli-ferati/ Poezi Laberia News Sat, 09 Oct 2021 06:06:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fazli Ferati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fazli-ferati/ 32 32 Të çmoj – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2021/10/09/te-cmoj-fazli-ferati/ Sat, 09 Oct 2021 06:06:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21715 Të çmoj Të mata me peshën e shpirtit tim Të vlerësova mbi dijen e mendjes...

The post Të çmoj – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të çmoj

Të mata
me peshën e shpirtit tim

Të vlerësova
mbi dijen e mendjes time

Të çmova
gjer në piedestal

Të ruaja
fshehurazi në sirtar

Të lartësoja
si shqipe mali në kaltri
princeshë e ëndrrave të mia
që në ekstazë
prore më mban ti

f.f

The post Të çmoj – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse kështu – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/pse-keshtu-fazli-ferati/ Fri, 08 Oct 2021 20:58:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21691 Pse kështu Ah more dreq pse kaq shumë më tërheq Ku e ke gjithë atë...

The post Pse kështu – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse kështu

Ah more dreq
pse
kaq shumë më tërheq

Ku e ke gjithë
atë fuqi
që më bën t’mendoj
veç për ty

Për këtë askush se di
Është diçka e fshehtë
me plot magji
që kur të rrëmben
s’pyet njeri

f.f

The post Pse kështu – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pas krismave – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2021/09/27/pas-krismave-fazli-ferati/ Mon, 27 Sep 2021 15:42:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21612 Pas krismave Pas krismave Kënga jehonte Rapsodi me qifteli E lahutë Këtyre shkrepave të ashpra...

The post Pas krismave – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pas krismave

Pas krismave
Kënga jehonte
Rapsodi me qifteli
E lahutë
Këtyre shkrepave të ashpra
Përherë i këndonte

Kënga thuhej
Ishte vaji i burrit
Zëri shpërthente ndër prita
E malli qante gurin

E zogjve
Të panverës
Këngën ua mori era
Ikën fluturim
Me mallëngjim
Ndër vise të tjera

The post Pas krismave – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndale kohën – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/ndale-kohen-fazli-ferati/ Wed, 05 Aug 2020 16:13:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10733 Nga libri im Heshtja që flet Ndale kohën E shprehe gëzimin gëzimin pafund Se koha...

The post Ndale kohën – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga libri im Heshtja që flet

Ndale kohën
E shprehe gëzimin gëzimin pafund
Se koha nuk pret
Asnjë çast mos e humb
f.f

The post Ndale kohën – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kurrë mos ndodhtë – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/kurre-mos-ndodhte-fazli-ferati/ Sun, 21 Jun 2020 20:36:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8713 KURRË MOS NDODHTË Kurrë s’e kisha menduar një gjë të tillë që pranverën e sivjetme...

The post Kurrë mos ndodhtë – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KURRË MOS NDODHTË

Kurrë
s’e kisha menduar
një gjë të tillë
që pranverën e sivjetme
pa dashje
mbyllur të rrimë

Në gjithë botën
ja se ç’na ndodhi
me mija jetëra
pandemia na i vodhi

Të prehen në paqe
e në qetësi
gjithë ata,ato
që ndërruan jetë
e shkuan në përjetësi

Një gjë e tillë
kurrë mos ndodhtë
e lirë
e në paqe
gjithmonë bota qoftë

Pas çdo errësire
vjen një dritë
pas çdo shiu
dielli shëndrit

T’i kthehemi
normalitetit
që mezi
e kem pritë
f.f

The post Kurrë mos ndodhtë – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikush – Fazli Ferati https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/dikush-fazli-ferati/ Sat, 30 May 2020 17:25:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7306 DIKUSH Sa njerëz që ka në botë secili mendon e vepron sipas të vetes kokë...

The post Dikush – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKUSH

Sa njerëz
që ka në botë
secili mendon e vepron
sipas të vetes kokë

Siç janë rrugët
poshtë e përpjetë
dikush rrafshit
se i duket më lehtë

Dikush i mbarë
e dikush i mprapshtë
dikush veç mirë të bën
e dikush të shpon gjer në asht

Dikush i fjalës
e dikush i besës
dikush i tradhtisë
i pa besës

Dikush çdo kënd
në sy e lavdëron
e asnjërin prej tyre
fare s’e don

Dikush të gjithëve
ua bënë mirë
jo për mirësi
por që t’iu bën sehir

Vetëm një
gjithkush ta di
pa pëlqim idesh
njëri me tjetrin s’mund të rri

Askush n’këtë jetë
s’ngelet pa shoqëri
le t’i ruan e le t’i mban
si shtëpinë e tij

Këto fjalë s’janë fjalë
vetëm që dalin nga goja
por janë fjalë me qafë
të dalura nga përvoja
f.f

The post Dikush – Fazli Ferati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>