Fetah Maliqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fetah-maliqi/ Poezi Laberia News Sat, 30 Apr 2022 15:00:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fetah Maliqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fetah-maliqi/ 32 32 Mos të harrojmë – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/mos-te-harrojme-fetah-maliqi/ Sat, 30 Apr 2022 14:59:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23040 MOS TË HARROJMË Mos të harrojmë Vjetorin e rënies, O vëllezër e motra Të rinjë...

The post Mos të harrojmë – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS TË HARROJMË

Mos të harrojmë
Vjetorin e rënies,
O vëllezër e motra
Të rinjë e të reja
Ne ti përkujtojmë sot.

Kosovë, në mendjen tonë
I madh nga dhembja, krenaria,
Sa shumë derdhi gjak
Ky popull!…

Mos të harrojmë
Nga një lulë te varri
I sjellim me respekt e krenari,
Me meritë e shembull të lartë,
Kur s‘u kursye kaq gjak!

E kanë hak…
Dhe e kemi detyrë hyjnore
Të mos harrojmë,
E amanetet kaq shembullore
T‘i shpiejmë në vënd…!

16.04.22
Gjilan

The post Mos të harrojmë – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ditëlindja ime! – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/ditelindja-ime-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 12:02:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22983 DITËLINDJA IME! E dua këtë ditë Dhe i trishtohem, Se ngapak plakem E rrudhat shtohen....

The post Ditëlindja ime! – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITËLINDJA IME!

E dua këtë ditë
Dhe i trishtohem,
Se ngapak plakem
E rrudhat shtohen.

Kur ikin vitet
Ndryshe ngroh dielli,
Disi krejt ndryshe
Duket edhe qielli.

Edhe urimet
Pak me gëzojnë,
Se humba një vit
Vallë të festojmë?

Themi kështu
E prap qetësohem,
Edhe me këto vite
Nisi e mësohem!

Duke u mësuar
E themi me bindje:
Të nderoj shumë
E imja ditëlindje.

Dhe mora gotën
E ngre dolli,
Nuk jamë i vjetër,
Jamë shumë i ri!

Jamë shumë i ri
Për jetë të re,
Prandaj ditëlindja
Është edhe hare!

U themi miqve:
Të dashur, gëzuar,
Ejani në valle
Për të festuar!…

01.04.22
Hamburg

The post Ditëlindja ime! – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/pranvera-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 11:55:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22979 URIME DITA BOTËRORE E POEZISË,-21 Marsi PRANVERA Erdhi pranvera me bukuri për ne, Me shumë...

The post Pranvera – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
URIME DITA BOTËRORE E POEZISË,-21 Marsi

PRANVERA

Erdhi pranvera me bukuri për ne,
Me shumë lule me shumë hare,
Përzuri borën solli gjelbërime,
Flutura e zogjtë shtuan fluturimin!

Duken bilbilat dallëndyshe gala,
Hutini sikur thotë: „ pranoni të fala!“
Bjeshka gurgullim e fryhet lumi,
Shihni ariun i ka ikur gjumi!

Bujku në arë vreshtari në vresht,
Petk të ri vesh çdo mal e kreshtë,
Fëmijët të gëzuar shihen ngado,
E duan pranverën, pranvera i do!

E kush nuk e do gjallërin pranverore,
Kur bukuritë, ngjyra aroma lulesh,
Natyra e mveshur me gjelbërim,
Kudo hjeshi, shtohen prore…!

21.03.22
Hamburg

The post Pranvera – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Emri baba sa të kishte hije – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/emri-baba-sa-te-kishte-hije-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 11:45:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22972 EMRI BABA SA TË KISHTE HIJE (Kujtimet për ditën e baballarëve) I shtrenjêti baba, Të...

The post Emri baba sa të kishte hije – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EMRI BABA SA TË KISHTE HIJE

(Kujtimet për ditën e baballarëve)

I shtrenjêti baba,
Të mundi jeta sa më s‘ka!
Kurrë gëzime nuk përjetove,
Shumë të padrejta i përballove,
Jo, kurrë nuk u dorëzove!

Unë biri yt, Fetahu s’të harroj,
Pareshtur të kujtoj, me mallë!
Me ty ndodhive të largëta udhëtoj,
Andaj edhe vargje për ty po të kushtoj,
Me rastin e ditës së baballarëve, o baba!

Ishe burrë si koha të krijoi,
Ishe njeri si familja të edukoi,
Ishe prind çfarë koha e kërkoi,
Dhe sa munde na kuptove ne,
Na ndihmove për jetë të re!

Na kishte zbehur jeta nën robëri,
Shumë varfëri, asnjë pasuri,
Bukën e gojës fitoje për familjën,
Me sakrifica, djerës, mundime!
Me shumë lodhje vështërsi!

Jeta të kaloi, jo aq mirë!
Me dhembje e mjerime,
Me shumë të këqija,
Pa të këndshme përjetime,
E kishe etje për sa, më shumë gëzime!

Po dorë nuk hoqe nga e vërteta,
Për ty s‘vlente me turp as jeta,
Andaj na mësove të ecim drejt
Nuk çmallem dot asnjëherë me ty si dua,
Ndoshta pse jeta na ndau shpejt!

Mallin për ty kurrë se harroj
Kur zëri yt vjen zemrën t‘ma qetësoj,
Të shoh larë nga djersët
Me shikime ardhmërie,
Emri baba sa të kishte hije…!

19.03.22
Hamburg

The post Emri baba sa të kishte hije – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dini ç‘po bëni! – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/nuk-dini-cpo-beni-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 11:31:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22968 Nuk dini ç‘po bëni! Ndalem sot e shikoj Me mendje të tmerruar, Fluturim ka ardhur...

The post Nuk dini ç‘po bëni! – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dini ç‘po bëni!

Ndalem sot e shikoj
Me mendje të tmerruar,
Fluturim ka ardhur
Një mal uniforma të gjalla.

Veturat policore të aksionit,
Vetura e blinduara,
Vetura e hedhjes së ujit
Dhe koha bën ftohët.

Njësitë speciale…
Një arsenal i tërë,
Por kundër kujtë?..

Kapin nga masa me dhunë
shtatë tetë policë,-
ju vijnë në ndihmë
dhe shtata tetë të tjerë,-
një fëmijë të vogël
dhe me shkelma e grushte
e përplasën në veturën policore,
thuase është një thes
me gjëra ushqimore!…

Sa shumë më tutje hidhen,
si grabitçarë të egër,
mbi trupin e një të riu tjetër!

Një arsenal i tërë vrasës kohe,
por kush fiton nga tëra këto,
askush dhe humbin të gjthë,
ç’po bëni?… Kundër kujt?….

17.03.22
Hamburg

The post Nuk dini ç‘po bëni! – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Komandantit Adem Jashari – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/komandantit-adem-jashari-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 11:00:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22962 KOMANDANTIT ADEM JASHARI Marsi i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore,...

The post Komandantit Adem Jashari – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOMANDANTIT ADEM JASHARI

Marsi i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore, lirinë dhe pavarësin e atdheut tonë – 5,6 dhe 7 marsi janë përjetësisht data historike në Prekazin heroik…

Ti kur erdhe në jetë,jeta kishte rënë poshtë,
dhe kishte ikur nga çdokund,
atje ku pusi, as dhe deti nuk kanë fund.

Ti kur hape sytë në vend,vendi që vënë në prangë,
dielli qe lidhur me tel gjembor plot ndryshk,
e duart qenë shpuar me gozhdë.

Ushtrime po bëje ne tepër dashuri,mallë e flakë
në Shqipëri,ndërsa Kosova larë në zjarr e gjak,
dhe ia zure kësaj toke me duar secilën plagë.

Edhe cicërimën e zogjve more mes tyre.
Ti ishe poet,poet mbete, me grykë automatiku,
si penë, që nxorre lashtësisë pellazgjike- ilire
poemën më të bukur në jetë.

Armët po villnin tmerr, vdekja u shpall sundimtar,
ti e kuptoje gjuhën e lemerisë, se këtu ka një rrugë
e s’doje të ktheje kokën askund, ku sa terr i madh!

Diellin mos e kanë ngrënë poetët
e qejfit policorë?
Mos lopët i shqyen rrezet i llupën me bukë?

Mos u harrua çka nuk kishte më heret,
ç’ka s’u trilluar më vonë?
Mos nuk ditëm të shpëtojmë në mensa,
festa, restaurante, pirgut të mishrave
një kodêr mbi tryeza?

Diellin kishe para, si të drejtonte duart, sytë,
kishe para hënën, të miklonte besimin “Ec, burrë”
Këmbët këto ditë të ishin zogj, duart i kishe erë.

Gjithë trupi të merrte hov,
“Po rênkon dhe ç’do ferrë,
o do shpëtim, poet flakësh, ky vend!”

Të gjithë që të shohin sytë, bëhen gjuhë e gjallë,
kodrat, lumenjtë, bimët, veprat, rrugët, retë
dhe ti mes tyre kishe forcën, gjaku s’është vonë.

Të fluturonte nbi kokë gjithë gjeografia e zezë,
gjithë jeta që s´duhej harruar dhe ajo që vjenë,
si rënkonte atdheu nën peshë metali të huaj.

Rënkonte toka e papunuar, etja për ujë,
vullneti i cënuar për gjithçka, buka e munguar,
ngrisje duart lart e bekimi i perëndisë puthte armë…

Hamzai, bacë Shabani, Ademi!…
këta emra po mbanin plumbat fluturim
sa atje, sa këtu, sa tutje tej- tej antikohës larg.

Njëri plumb po ngulej mbi vendin,
ku nuk kishte ngulur Gjergji i madh,
tjetëri po ngulej ca më pranë,
ku s´kishte ngulur Sefë Kosharja.

Në secilin çast të dukej poezi emri Ramadan Zaskoe,
Norë e Kelmendit, Tringë Ismail, Xhevë Krasniq,
Pushka qeshte, këndonte këngën më të mbarë.

Plumbi i ri i mitrolozit të ri i nlidhte valle
Rafalet si lule pranvere,
këtu, në këto moment po niste akt më final historie.

Më finale s´kishte se gjaku i zi,
përzir gjellërave të gjitha,
Ahengu nuk pushon
verën më të thellë të historisë
dimrit më të ligë ftohtësisë
që u pa ndonjëherë.

Më final, se të gjitha aktet e dramave deri më sot,
me emrin e një lirie tej lirie,
duke shkulur popin e pluhrit e çative.

Vitesh 90-të forcat serbe, lumenj korbash zie,
gdhinë këtej me monstrumë harrese e kënaqësie,
po vranin e fshehnin status-quoja e parajsës së tyre.

Familja Jashari e 30 dhjetori 1991,
por nga luftëtarët u përballuan dhe kétë herë,
sulme prapë e 22 janar 1998…

Retë qenë nxirë, rrugët qenë boshatisur,
arat e punëve të mëdha fare pa njerëz,
tufa laraskash të metaltë prapë dhe një herë
drejt Drenice, për Prekaz.

Transporterë të blinduar, pjesëtarë të policisë,
dhe artileri 5 Marsi heret, viti 1998…
Lagja Jashari, 7-8 mijë trupa u rrethuar.

Gjuajtje armësh, tri ditë e dy net,
Granatash, gaz lotsjellés, të vrarë,
Ujqit, gjarpërinjëtë,të zinjtë s´ngopen.

Granatimesh për 36 orë, policia futet n´shtëpi…
Adem Jashari, Hamzain, Shabani,
58 pjesëtarë familjeje dhanë gjak…

Nuk shkelet e vërteta, as shkelet hapësira kaltër
e paanë e qiejve.
Arti e mbijetesa, unin që ka gjeografia.

E gjitha u keqpërdor deri në ekstrem,
pasurin, harresë, skamje e thellë…
…18 nga ata qenë gra, 10 fëmijë nën 6 vjeçarë.

Organizata “Amnesty International” në raport,
sulmi, qëllim, të eliminojë çdo dëshmitar.
Si kanë mundur të pijnë e hanë, ngado ku qenë?

Si kanë mundur të rrinë kafeneve, si hije teatrosh.
Restoranteve, parmakëve të urave
me cigare, coca-cola, tallje filmash të rinjë?

Dhe dor droge nëpër duar
atyre ditëve, atyre kohëve
në Pejë, Prizeren….. Prishtinë?

Si kanë mundur të gjithë të flenë,
të argëtohen, të udhëtojnë,
sikur dielli është bërë vrimë e minjve?

Si ka mundur edhe hëna të ik tek shpellat
e kusarëve të zinjë, sikur s´ka ndudhur gjë,
vendin e marinuar me ushqime kanë shtrirë….

05..03.2019
Hamburg

The post Komandantit Adem Jashari – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena e poetit nuk ka ndalje – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/pena-e-poetit-nuk-ka-ndalje-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 08:59:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22949 Pena e poetit nuk ka ndalje Çdo poet nis me punë të mbarë, për penën...

The post Pena e poetit nuk ka ndalje – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena e poetit nuk ka ndalje

Çdo poet nis me punë të mbarë,
për penën e artë që mbanë në duar,
i buzëqesh fytyra, si shkrepa mbi kokë kohe,
vargjet e tij, poetëve qëndrojnë.

Pena e poetit nuk ka ndalje,
këtë e di dhe pushteti,
këtë e di dhe qielli dhe retë…
Shkruajnë, botojnë, udhëtojnë
drejt pushtimesh të hapsirave të reja,
duke shënuar rezultate, duke afruar fryte,
rrugë të reja e për të arritur edhe më
caqe, qëzimi, bindje dhe më të thella,
së kaluari ura e ura e ura.

Mos u ndal, poet/e mos u ndal!
Ti ke anëne popullit të pamposhtur,
ti ke anën e muzës së shenjtë!
Mos u ndal, as ti, njeri i thjeshtë,
se edhe ti je si pena e poetit
si shqiponja lartë nga qielli,
që kurrë s‘ka ndalje…!

01.03.22
Hamburg

The post Pena e poetit nuk ka ndalje – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindja thërret – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/vendlindja-therret-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 08:25:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22931 Vendlindja thërret Kudo që jeni Vëllezër e motra Mërgimtarë/e, Me atdheun s‘jeni ndarë! Se ne...

The post Vendlindja thërret – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindja thërret

Kudo që jeni
Vëllezër e motra
Mërgimtarë/e,
Me atdheun s‘jeni ndarë!

Se ne jemi përherë
Shumë gjithnjë,
E atdheu jonë i dashur
Është vetëm një!

Zë i tij, thërret
Na e dëshmon,
Me nderim të mbroj
Qenien tonë.

Thirrjes së atdheut
Thuani me gëzim:
Je ma i miri, Dardanë
O, atdheu im!

Vendlindja të thërret
Se të ka bijtë a bir,
Ajo të gjendet në mendje
Kur e ke më vështirë.

Kur e ke vështirë
Po edhe mirë kur je,
Malli i vendlindjes
Të thotë ke atdhe!…

01.03.22
Hamburg

The post Vendlindja thërret – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cilës botë i besoni? – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/ciles-bote-i-besoni-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 07:41:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22904 Cilës botë i besoni? S‘di a mund ta shoh Verbërinë tuaj, Në ëndrrat e mia...

The post Cilës botë i besoni? – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cilës botë i besoni?

S‘di a mund ta shoh
Verbërinë tuaj,
Në ëndrrat e mia
Të ndritshme.

S‘di pse i mbyllni sytë
Para erërave të vdekjës,
Sa her që ju vijnë
Përballë, për fytyre.

Cilës botë i besoni?
Asaj para hundës apo
Asaj përtej qepallave
Të mbyllura?

Sa besoni në atë që shihni?
Apo në atë që të tjerët
Që ua krijuan pa prit,
Të përulur me djallëzi.

A më shumë dini,
A më shumë dëgjoni,
A më shumë besoni,
Në vend të ngjarjes…!

28.02.22
Hamburg

The post Cilës botë i besoni? – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne Mollishtë – Busavatë – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/ne-mollishte-busavate-fetah-maliqi/ Fri, 01 Apr 2022 21:23:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22881 Ne Mollishtë – Busavatë Ah, vendlindja ime Sa e bukur dukesh ti, Dhe me mend...

The post Ne Mollishtë – Busavatë – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne Mollishtë – Busavatë

Ah, vendlindja ime
Sa e bukur dukesh ti,
Dhe me mend erdha
Të shoh diellin në lindje!

Malli më mbërtheu
Zemrën me shtërngim,
Të them me zemër:
Të dua vendlindje!

N‘Mollishtë të Fetahajt,
Në vendin ku u linda e u rrita,
Këndshëm rrjedhë rruga e jetës,
Aty më e bukura rrezon drita!

Nëpër Bokë e Kodrobokë,
Gurit të Bregut e te Llanaku,
Dilet n‘Osoj e te Lugu i Thanave,
Te Dardha Rrumullake bëhet pikniku.

Te Kroni i Mixhës e në livadhe,
Plot aromë ajo dardha e madhe,
Shkon te kodrina, ku ka lule shumë,
Ku natën ndillet më i miri gjumë!

Dielli hap rreze, natyra gjelbërim,
Era e projshme te mbush frymëzim,
Zhurma e gjithëve këngën e ndjell,
Kopshti i mbushur ëmbëlsi të sjell.

Mandej në odë kur shtrohet sofra,
Kur qengji i pjekur ndahet nga copa,
Kur mirësevini thotë plaku i vjetër,
Të kap gëzimi si askund tjetër.

Dhe kohëve të reja ruhet tradita,
Ajo më e mira, ajo më e dëlira,
Dhe me kohën ecet me shkollimin,
Fetahajt tashti gëzojnë përparimin…!

23.02.22
Busavatë – Dardanë

The post Ne Mollishtë – Busavatë – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>