Flora Peçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/flora-peci/ Poezi Laberia News Thu, 12 Mar 2020 20:32:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Flora Peçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/flora-peci/ 32 32 Errësirë në fjalë – Flora Peçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/erresire-ne-fjale-flora-peci/ Thu, 12 Mar 2020 20:32:10 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1316 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Flora Peci ERRËSIRË NË FJALË Ishe re e errët , unë...

The post Errësirë në fjalë – Flora Peçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Flora Peci

ERRËSIRË NË FJALË

Ishe re e errët , unë të ndritur te shihja
qielli blu mbi horizont dashurie shtrihej
si e marrë nuk shihja fytyrën tënde të vranët
e dehur nga aroma e dashurisë
më dukeshe rreze dielli.
Amshim më quaje e unë nuk vëreja errësirë.
Nata kur erdhi, gjumi m’i rëndoi qepallat
me dashurinë boshe fjeta
mëngjesi më gdhiu pa ty, llahtari ne jetën time
errësirë ishte fjala jote, re e murrme në mendjen time
turbullirën e ndjeva vonë, atëherë kur u largove
gjurmët i mbulove me errësirë të harresës.
Ike se ishe i lig, i boshatisur në shpirt
errësirë
fjala jote
errësirë
dashuria jonë
errësirë jeta jote
errësirë, më mirë hesht
për mua dielli nuk ka perënduar
agu i ri lindi në shpirtin tim.

The post Errësirë në fjalë – Flora Peçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur… – Flora Peçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/dikur-flora-peci/ Sun, 01 Mar 2020 16:23:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=946 Flora Peci DIKUR… Dje nuk ishte si sot Dikur gërvishja murana shpresash Sot rrëmih kujtimet...

The post Dikur… – Flora Peçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flora Peci

DIKUR…

Dje nuk ishte si sot
Dikur gërvishja murana shpresash
Sot rrëmih kujtimet e rrënjosura imazhit tënd
Dje e buzëqeshur sodisja sytë e së kaluarës së fildishtë
Sot zymtësi në qiellin gri
Dje shihja … ah sa shumë kthjelltësi
Sot ëndrrën e
varrosa
Në kështjella pritjesh
Dje ishte ballsamosje shpresash
Sot jo…sot nuk je aty
E djeshmja të pluhurosi në harresë
Orfe i gjymëtuar
Unë Euridikë në shpresat e mia
Gjurmoj kopshtin e së nesërmes…
Dje, sot unë,ti
Ti,unë kujtimesh çrrënjosura
Faqe e grisur në ditarin tim

The post Dikur… – Flora Peçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>