Florë Halimi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/flore-halimi/ Poezi Laberia News Wed, 05 Aug 2020 11:35:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Florë Halimi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/flore-halimi/ 32 32 Natë – Florë Halimi https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/nate-flore-halimi/ Wed, 05 Aug 2020 11:34:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10683 Natë Natën, errësir kudo Ditën, driten nuk arrijë ta shoh Këtu ku pas agimit zbardhë...

The post Natë – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë

Natën, errësir kudo
Ditën, driten nuk arrijë ta shoh
Këtu ku pas agimit zbardhë perendimi,
Pas tij nuk lindë më dielli
Ëndrrat rrinë pezull,
Mbi valët e detit të vdekur
Një shpresë e përflakur
në pritje, mbanë ndezur një qiri
Të pashuar në hi
Po t’a kisha një grusht forcë,
Me i lëkund e çrrënjos malet e pamundësis,
Me ia rikthy edhe një herë buzëqeshjen qiellit,
Me e zhveshë nga mërrolat që kanë zaptuar hanën, yjet e diellin.

The post Natë – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Endërrimtarë të pafajshëm – Florë Halimi https://poezi.laberianews.com/2020/07/16/enderrimtare-te-pafajshem-flore-halimi/ Thu, 16 Jul 2020 21:26:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9855 Ëndërrimtarë të pafajshëm Atë vit, sikur qielli mbi tokë ra, e u banën nja, Dhe...

The post Endërrimtarë të pafajshëm – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërrimtarë të pafajshëm

Atë vit, sikur qielli mbi tokë ra,
e u banën nja,
Dhe sikur, dielli u tha,
e hëna bashkë me yjet u vra,
Atë natë u shua jeta, lindi vdekja
Përbindësha, me ndjenja njerëzish
Të fshehur në ajër, zbuluar në zjarr
Helmojnë lumturinë utopike të njerëzimit,
të blerë me lutje e durim,
Lumturinë e pafajshme të fashitur në dromcat e dashurisë,
që mbajnë gjallë aromën e njerëzisë,
E, edhe sikur prapë këtë vit, e vitin tjetër
Mbrapshtë të kthehet ky rreth rrotullim,
Prapë nga pala e shtatë e qiellit,
Nuk zgjohen mrekullitë të copëtohen
në ato fytyrat e ngrysura që kërkojnë veç pakëz dritë në bebëzën e syrit,
me të cilën e shohin botën e bota në atë i sheh,
Të hutuar pyesin këta ëndërrmitarë, dënimin e kujt vallë po e vuajmë,
që jeta sillet me ne si e huaj!?

Florë Halimi ✍

The post Endërrimtarë të pafajshëm – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna, promotor i dashurisë – Florë Halimi https://poezi.laberianews.com/2020/07/01/nena-promotor-i-dashurise-flore-halimi/ Wed, 01 Jul 2020 14:11:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9128 Nëna, promotor i dashurisë Hej ti hyjni e shpirtit tim Përqafimi yt ma ndriçon çdo...

The post Nëna, promotor i dashurisë – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna, promotor i dashurisë

Hej ti hyjni e shpirtit tim
Përqafimi yt ma ndriçon çdo rrugëtim
Urimet e tua më mbrojnë nga çdo fatkeqësi
Në sytë e tu të pafajshëm shoh vetëm mirësi

Një natë pa ty më duket sa një vit
Sa mall përvëlues thith embrioni im
Kur nuk strukem nën ledhatimin tënd
Ti lule që më freskon, edhe kur
të kam pranë më mungon

Si hënë më ndjek pas
Lutja jote më mbron prej larg
Urrej veten pse s’di të të dua
aq sa më do ti mua

Hej ti promotori i dashurisë
Krahët e tu janë streha më e sigurt
Në prehërin tënd ndjehem përherë fëmijë
Vetëm ti dinë të më lumturosh si asnjeri

Hej ti hyjni, a ma falë veç edhe sot
që s’po di dy fjalë t’i lidh për tënden madhështi!

Florë Halimi

The post Nëna, promotor i dashurisë – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im – Florë Halimi https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/vargu-im-flore-halimi/ Sun, 31 May 2020 19:04:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7462 Vargu im Vargu im fortifikatë Godasin e godasin Nuk mund ta rrënojnë Mbi secilën shkronjë...

The post Vargu im – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im

Vargu im fortifikatë
Godasin e godasin
Nuk mund ta rrënojnë
Mbi secilën shkronjë
Një shpirt luftarak jeton.

Vargu im oazë
Nuk shteron edhe kur loti
Në penë nuk noton
Vargu im që lëngon e lëngon
Më shëron çdo plasaritje
Nga e cila gjaku kullon.

Vargu im zjarr flladitës
Ledhaton mbi supet e mia
stuhitë e pafajësisë
Vargu im, foleja e ëndrrave
Të parealizuara
Strehëza e lumturisë së nëpërkëmbur.

Vargu im dallgë e dashurisë
Porta e sinqeritetit të njerëzisë
Vargu im holokaust brenda
Ujëvarë jashtë…!

Florë Halimi

The post Vargu im – Florë Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha e patretshme – Flora Halimi https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/koha-e-patretshme-flora-halimi/ Tue, 26 May 2020 21:54:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7174 KOHA E PATRETSHME Kam mall për kohën që kaloi Kujtimet më të bukura i krijoi...

The post Koha e patretshme – Flora Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHA E PATRETSHME

Kam mall për kohën që kaloi
Kujtimet më të bukura i krijoi
Me njerëzit më të mirë më rrethoi
Nga e keqja më distancoi.

Ndonëse shpesh herë edhe ajo kohë
më sprovoj, tashmë më forcoj
dhe më mësoi si të mbijetoj
Pak probleme m’i ekzekutoi
e shumë të tjera m’i shtoi.

Boshllëkut të lumturisë iu paskan katandisur
shumë heronj të mërzisë
As vetë nuk e kuptova ç’ është kjo monotoni
Si është kurdisur në akrepat e orës aq mirë.

Ende nuhas aromë jete në ëndrrat
të cilat ndodhen para vdekjes
E tash dua ta prek mirësinë e destinuar
Para se t’i afrohem realitetit të pikëlluar…

Flora Halimi
Florë Halimi

The post Koha e patretshme – Flora Halimi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>