Fran Tanushi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fran-tanushi/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 13:27:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fran Tanushi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fran-tanushi/ 32 32 Magjia e bukurisë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/magjia-e-bukurise-fran-tanushi/ Sat, 28 Aug 2021 13:27:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20861 Magjia e bukurisë Një puhi nga gryka e Sharrit freski sjell si rrallëherë tjetër rrjedh...

The post Magjia e bukurisë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Magjia e bukurisë

Një puhi nga gryka e Sharrit
freski sjell si rrallëherë tjetër
rrjedh Lumbardhi nën kala
në shoqërim të mikes së vjetër

flokët gështenjë mbi supe hedhur
nën ballukë shkëlqejnë dy sy
bulevardit nga kalon
merr qyteti hijeshi

kur më ec së urës gurit
n’vizëllimë të neonit
akordimin e valëve t’lumit
dirigjojnë zogjtë e krahërorit

lehtë mbërthyer nën këmishë të hollë
dy zogj të bardhë kërkojnë liri
pa e pyet kënd fluturimthi
erdhën hynë në poezi

një shtegtar i humbur moteve
kërkon vitet e rinisë
n’cep të urës mbet i hutuar
nga magjia e bukurisë

(shkarpa)

The post Magjia e bukurisë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me shikimin e tretur nē largësi – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/05/22/me-shikimin-e-tretur-ne-largesi-fran-tanushi/ Sat, 22 May 2021 12:18:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19716 * Me shikimin e tretur nē largësi të shkuarës ia ndërroja fletat tek sa mbylla...

The post Me shikimin e tretur nē largësi – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
*
Me shikimin e tretur nē largësi
të shkuarës ia ndërroja fletat
tek sa mbylla sytë u dridha

Para me doli fytyra e jote
e me të kujtimet e mira
të ruajtura në mendjët tona

Ndjesia e ftohur mes nesh
pritjet pa fund i bëri lëkundje
këputje e mbështjellë me heshtje

Por nëse vjen një ditë
që e shkuara vërtetë të ngacmon
ruaje në vete një ëndërr shprese

The post Me shikimin e tretur nē largësi – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënës – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/04/04/nenes-fran-tanushi/ Sun, 04 Apr 2021 10:45:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18801 Në vend të letrës Nënës Kot më pret tek dera si netëve të vona dikur...

The post Nënës – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në vend të letrës

Nënës

Kot më pret tek dera
si netëve të vona dikur
kur isha gjimnazist

Kot më pret rreth sofrës
të dielën e pashkëve
t’bekuemen me shijua

Kot mos derdh lotin
s´është ashtu si thonë
se pesha e jetës më është rënduar

Vetë Ti më ke thënë
jeta është luftë
që duhet fituar

Augsburg 1994
(jeta e censuruar)

The post Nënës – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeruzalem – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/jeruzalem-fran-tanushi/ Thu, 04 Feb 2021 13:59:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17047 JERUZALEM Jeruzalem, vend i shenjtë nga shenjtërit braktisur, mbete qytet. Çfarë iu duhet shenjtëria atyre...

The post Jeruzalem – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JERUZALEM

Jeruzalem,
vend i shenjtë
nga shenjtërit braktisur,
mbete qytet.

Çfarë iu duhet shenjtëria
atyre që vuajnë
dhe vdesin për tokën e vet.

Tokë e sh(tr)enjtë
veten ripërtrinë
e nuk mplakesh.

Të shenjtë e ke veten
të shtrenjtë e ke emrin,
shenjtërive qiellin ua le.

Jeruzalem,
qytet i shpresës
shndritur nga diell e hënë.

Ndërgjegja njerëzore
shenjtërit ngatrrestarë
do t’i përzejë.

Jeruzalem,
qytet i bardhë
i vogël për një…
për të gjithë (mjaft) i madh.

Jeruzalem,
Jeruzalem.
(tempulli i braktisur)

The post Jeruzalem – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuhatje e përhumbur – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/12/15/nuhatje-e-perhumbur-fran-tanushi/ Tue, 15 Dec 2020 19:56:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15754 NUHATJE E PËRHUMBUR I shkundur shfrenimesh të nuhatjes së përhumbur asnjëherë s’jam sprapsur kopshteve duke...

The post Nuhatje e përhumbur – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUHATJE E PËRHUMBUR

I shkundur shfrenimesh
të nuhatjes së përhumbur
asnjëherë s’jam sprapsur
kopshteve duke bredhur

Në kërkim të asaj ere
me aromë hundëshpuese
qiparisave shpërndarë
puhi e derdhur valë-valë

Pas cilës aromë të mbarsur
mbështjellur me polen mëkati
paskam rendur qëkur
E përtoka ylberin

”shkalla e diellit”

The post Nuhatje e përhumbur – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutje Bogdanit – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/lutje-bogdanit-fran-tanushi/ Sat, 12 Dec 2020 11:08:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15584 LUTJE BOGDANIT Imzot beko Prishtinën siç e bekove atëherë në natën e thikave të përgjakura...

The post Lutje Bogdanit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUTJE BOGDANIT

Imzot beko Prishtinën
siç e bekove atëherë
në natën e thikave të përgjakura

kryqëzorët e qytetit
vrojtojnë ardhjen tënde

një gurapesh larg
vendrënies sate
idoli e adhuruesi në bronz qëndrojnë

në godinën e Dardanisë së Re
e bekojnë gurin
për të gdhendur me emrin tënd

Imzot beko Prishtinën
emrin tënd dhuroja…
që të themi se këtu ishim

(shkarpa)

The post Lutje Bogdanit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkëlqim i ngrirë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/shkelqim-i-ngrire-fran-tanushi/ Sat, 05 Dec 2020 14:01:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15368 SHKËLQIM I NGRIRË Rrugëve të dhimbjes shpirtërat u trazuan, çative të pjerrëta mbi dyer të...

The post Shkëlqim i ngrirë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHKËLQIM I NGRIRË

Rrugëve të dhimbjes
shpirtërat u trazuan,
çative të pjerrëta
mbi dyer të mbyllura
heshtja zotëron.

Akujt e trashin shtatin
stinë e acartë erdhi
ia behu para kohe,
shkëlqimi i ngrirë
krahët tatpjetë i shtrinë.

(tempulli i braktisur)

The post Shkëlqim i ngrirë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy degë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/dy-dege-fran-tanushi/ Sat, 07 Nov 2020 20:00:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14273 DY DEGË dy degë një lis një trup një gjak të gjithë në kokë të...

The post Dy degë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DY DEGË

dy degë
një lis
një trup
një gjak
të gjithë në kokë
të njëjtin plis

degë të ndara
sjell më furtunë
egërsisht
na shfaqen dhunë
duke na përçarë
kush qe kundër
shkoi në litar

degët të shkrihen
lisi të rritet
trupi jonë i pathyeshëm
me gjak ujitur kjo tokë
të gjithë të mbrojmë
plisin në kokë.

Prishtinë e vitit 1984

(ishulli im)
Fran Tanushi

The post Dy degë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala e pathënë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/fjala-e-pathene-fran-tanushi/ Sat, 31 Oct 2020 21:57:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13903 FJALA E PA THËNË Fjala e pathënë është peng ajo puthjes në akull i ngjanë...

The post Fjala e pathënë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FJALA E PA THËNË

Fjala e pathënë është peng
ajo puthjes në akull i ngjanë

fjalës së pathënë merri diçka
se paku heshtjen
shpirtin e sajë

të shoqërojë kohën
që vetminë e vret
ecjeve në shtigje të braktisura

fjala e pa pathënë është memece
shteg i mbyllur në pyllin pa rrugë është

thuaje fjalën e pathënë
e heshtjen vraje
para se (ajo) ty të vrasë

The post Fjala e pathënë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përsiatje – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/persiatje-fran-tanushi/ Wed, 07 Oct 2020 12:10:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13247 PËRSIATJE Në jetë kam provuar edhe nga ato që shumë e thonë se barrë e...

The post Përsiatje – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRSIATJE

Në jetë kam provuar
edhe nga ato që shumë e thonë
se barrë e rëndë janë
e që të bëjnë me mësue,
me pas kujdes me majtë gojën.

Qartësinë e kujtimeve
të mendimeve t‘mija
me mbajtë pa harrue,
i kam përsëritur
me gjuhën e memecëve

Për ti mbajtur të freskëta,
sa më larg gjahtarëve
e qenve të tyre gjurmues
atje ku gjumë gjen lepuri,
dhe që i dëgjon veç vetja.

Kam mësuar aq sa kam mundur
nga ato që më dha jeta,
saqë nuk jam mjaftuar
vetëm me librat e lexuar,
pa përvojat e të tjerëve.

(tempulli i braktisur)
Fran Tanushi

The post Përsiatje – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>