Gani Bytyçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gani-bytyci/ Poezi Laberia News Thu, 26 Mar 2020 20:06:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gani Bytyçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gani-bytyci/ 32 32 Homazh për poetin – Gani Bytyçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/homazh-per-poetin-gani-bytyci/ Thu, 26 Mar 2020 20:06:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2281 Homazh për poetin Po të jetë dimër kur vdes poeti dimri do ë bëhet më...

The post Homazh për poetin – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Homazh për poetin

Po të jetë dimër
kur vdes poeti
dimri do ë bëhet më i acartë
vdekja
do të na e dimërojë gjatë shpirtin

kur të vdes poeti
po të jetë kohë
e ndërrimit të moteve
do të mbetemi gjatë
në eklips kohe e dhembjeje
vitet do na braktisin
i vjetri do të ik
i riu nuk do të vie
dhembjen nuk e marrin motet
as i vjetri në ikje
as i riu në ardhje
do mbetemi gjatë
në stinë morti

po te jetë pranverë
kur vdes poeti
pranvera do të arratiset
sa të varfër do mbetemi
sa bosh do të jemi
lulet do t`i djeg pikëllimi
petalet do tu pikojnë lotë vese
dimri do të na stinojë gjatë shpirtin

po të jetë mëngjes
kur vdes poeti
agimi do të na braktis
nuk do kemi as këngë gjeli
as cicërimë zogu
dita do të ngel e varur
si foto e lidhur
me fjongo të zezë

kur vdes poeti
nëse do jemi në verë
gjinkallat do heshtin
për kohë të pacaktuar
të korrat do vonohen gjatë
vapa dotë na përcëllojë shpirtin

po të jetë natë
kur vdes poeti
nata bëhet varr
librin e zë trishtimi
vargu pikon dhembje

kur vdes poeti
të gjithë kemi vdekur ngapak
veç ai ka mbetur gjallë i tëri

ai vargun e ka bërë jetë
jetën e ka bërë varg
Gani Bytyçi

The post Homazh për poetin – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkimit të kombit – Gani Bytyçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/bashkimit-te-kombit-gani-bytyci/ Thu, 26 Mar 2020 20:03:36 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2276 Bashkimit të kombit Thikat e shekujve pamëshirshëm prenë Mbi trupin tënd Atdhe Vitet, dekadat, epokat...

The post Bashkimit të kombit – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkimit të kombit

Thikat e shekujve pamëshirshëm prenë
Mbi trupin tënd Atdhe
Vitet, dekadat, epokat
Përgjakshëm aguan mbi ne

Gjergji trimërisht hodhi hapin ilirian
Tejpërtej truallit tënd
Abdyli me të urtit sërisht
Lëshoi kushtrimin në Kuvend

Ballkani rishtas po trandet
Në një tërmet gjithë errësirë
Ne, do bashkojmë gjymtyrët me trupin
Që shekujt na i copëtuan aq pamëshirë?

Gani Bytyçi

The post Bashkimit të kombit – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nipit tim (lindur më 28 Nëntor ) – Gani Bytyçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/nipit-tim-lindur-me-28-nentor-gani-bytyci/ Thu, 26 Mar 2020 20:00:48 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2273 Nipit tim lindur më 28 nëntor andej në amshimin tuaj koha ma nuk ka kuptim...

The post Nipit tim (lindur më 28 Nëntor ) – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nipit tim
lindur më 28 nëntor

andej në amshimin tuaj
koha ma nuk ka kuptim
këndej në përkohësinë tonë
po numërojmë tik-taket e
na mbyti shekulli i dhembjes

ti erdhe kur dhembjen e mallin
i peshonim me trishtimin e ëndrrave

zbrite nga qielli i yjeve
në qiellin tone të errët e pis të zi
të mbushur korba e lakuriqë nate

u kape fort për rrënjën e gjakut
për flamur

as deshe kryq as yll e hënë
veç atdheun të lirë ta shihje
qiellin me dritë e shkëlqim
ditën me diell
natën pa ankth e trishtim

ti më pyesje sa i madh është atdheu
tevona vetë më thoshe
atdheu është sa deti sa qielli
sa zemra sa dielli
sa dashuria

sa i madh ishte atdheu
në zemren tënde

atë ditë kur ti ike sërish në qiell
toka mori ngjyrë flamuri
arkivoli ishte tepër i vogël
për trupin tënd të madh
se brenda kishe Atdheun
cep me cep

Gani Bytyçi
Zvicër

The post Nipit tim (lindur më 28 Nëntor ) – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poeti – Gani Bytyçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/poeti-gani-bytyci/ Mon, 23 Mar 2020 17:24:04 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2103 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poeti ai miqësohet me stinët pranverës ia do lulet për gjithë...

The post Poeti – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poeti

ai
miqësohet me stinët
pranverës ia do lulet
për gjithë vitin
verës
vapën ia kthen në freski
vjeshtës ia jep
ngjyrën dhe shijen e mollës
dimrit dhe fëmijëve
ua falë ngrohtësinë e zemrës
ai
zogut ia ruan folenë
këngës ia shëron dhembjen
dhe ia zbut trishtimin
ai
shpesh u trekot në portën e zemrës
edhe atyre
që janë braktisur e harruar
prej të gjithëve

Gani Bytyçi

The post Poeti – Gani Bytyçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>