Gergj Fishta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gergj-fishta/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 13:31:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gergj Fishta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gergj-fishta/ 32 32 Lamtumirë vëndet e mija – Gjergj Fishta https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/lamtumire-vendet-e-mija-gjergj-fishta/ Sat, 16 May 2020 13:31:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6330 Gjergj Fishta LAMTUMIRË VËNDET E MIJA Lamtumirë vëndet e mija, Që po m’zhdukeni dalngadalë Gjëmon...

The post Lamtumirë vëndet e mija – Gjergj Fishta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjergj Fishta

LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

Lamtumirë vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumirë atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Nesër nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumirë ju mriza e stane!
Lamtumirë ju “shkurre e mreta”!
Lamtumirë ju o armt e t’parve
Lamtumirë për sa t’jetë jeta.

The post Lamtumirë vëndet e mija – Gjergj Fishta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë? – Gergj Fishta https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/perse-ne-shqiperi-nuk-ecen-asnje-pune-mbare-gergj-fishta/ Sun, 19 Apr 2020 08:15:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4487 Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë? Me gjenialitetin e vet, ironinë e sarkazmën...

The post Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë? – Gergj Fishta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë?

Me gjenialitetin e vet, ironinë e sarkazmën e jashtëzakonshme e fine, poeti i madh Atë Gjergj Fishta jep një përgjigje të rrallë për Shqipërinë:

Kishin hyp nji rreze dilli,
Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,
E po flisnin për i hall t’vjetër,
Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër

Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene t’shejt e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.

Morën tshejt nji lamsh t’mashit
Nisen matjen n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.

Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!

I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,
E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.
Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.

Sesa nisim nji pune t’re,
Të parët që e prishim, jemi ne!

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy me sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes me pleshta.
At Gjergj Fishta

The post Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë? – Gergj Fishta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>