Gëzim Ajgeraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gezim-ajgeraj/ Poezi Laberia News Tue, 03 Nov 2020 20:46:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gëzim Ajgeraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gezim-ajgeraj/ 32 32 Dita e Valbontë – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/dita-e-valbonte-gezim-ajgeraj/ Tue, 03 Nov 2020 20:46:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14099 DITA E VALBONTË Sa gjatë ia ndoqëm Valbonës rrjedhën grykës Gurë mbi gurë i ramë...

The post Dita e Valbontë – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITA E VALBONTË

Sa gjatë ia ndoqëm
Valbonës rrjedhën grykës

Gurë mbi gurë i ramë
her andej e herë këndej
vrapit gjarpërorë

Bjeshkët na përshëndetën
nga të dy krahët
me petkun e vjeshtës

Ç’bukuri kishte veshur stina
mbi fustanin shumngjyrësh
tek na përshëndeste pa pra

Me ujin blu
ku laheshin zotrat e zanave
freskuam ballin e zjarmishëm të etjes së mallit

Tek fusha e gjësë
ku bjeshka e shtrydhte shpirtin
ia pimë qumështin e kaltërt të zanave

Medet ç’imazhe magjike
kishin zbritur me portretin tim

Dita e Valbontë
hyri nusërore në vargun tim

Tetor, 2020, Valbonë

The post Dita e Valbontë – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhurata e Evropës – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/dhurata-e-evropes-gezim-ajgeraj/ Sun, 01 Nov 2020 19:41:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13993 DHURATA E EVROPËS Pakkush do ta kish besuar se guri në mes të arës do...

The post Dhurata e Evropës – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DHURATA E EVROPËS

Pakkush do ta kish besuar
se guri në mes të arës
do ta pinte gjakun e të zotit

Se pi gjak guri
e s’lëviz nga vendi
kush as s’e kish menduar

mbi të u shkrua historia e dhimbjeve
e rrënjët i mbetën se i mbetën
në gjak

Eh,
ç’dhuratë mbolli Evropa për shqiptarët!

The post Dhurata e Evropës – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha s’na pret! – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/koha-sna-pret-gezim-ajgeraj/ Sun, 01 Nov 2020 09:13:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13940 KOHA S’NA PRET! Dikush mendon se do jetoj njëmijë vjetë Nuk gjeti kohë asnjëherë në...

The post Koha s’na pret! – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHA S’NA PRET!

Dikush mendon se do jetoj njëmijë vjetë
Nuk gjeti kohë asnjëherë në tri dekada
Harron i gjori se e kemi vetëm një jetë
Ti qajmë hallet e ti ndërrojmë nja dy llafe të përmallta

Shkojnë e vijnë motet si uji nën lum
Dhe mosha ikën e plakemi çdo herë
Harrojnë miqtë gjithnjë e më shumë
Se s`do të takoheshim në ndonjë botë tjetër asnjëherë

Dhe ikin miqtë e treten diku në heshtje
Dhe neve përsëri na marrin udhët e mërgimit
Dhe shpresën e lëvjerrim diku përplotë me kureshtje
Për ndoshta hera tjera kur të digjen përmallimit

Dhe thinjat e moshës bien një nga një
E neve mbytemi udhëve të përmallimit
Dhe miqtë, dhe ata ikin pa bë zë
Nga kjo botë, shpeshë dhe pa lamtumirën e harrimit

Dhe prap dikush mendon se ka jetë njëmijëvjetë
E për mikun e ka lënë në një shekull tjetër
Thinjat kan zbritur dhe koha sna pret
Takoje, qmallu dhe njëherë, me mikun e vjetër

The post Koha s’na pret! – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritje – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/30/pritje-gezim-ajgeraj/ Sun, 30 Aug 2020 13:52:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11872 PRITJE Kopshteve të shkrumbuara të mallit I mbollëm pritjet Se mos na i djeg harrimi...

The post Pritje – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRITJE

Kopshteve të shkrumbuara të mallit
I mbollëm pritjet
Se mos na i djeg harrimi
Kthimet e vonuara
Ç’t’i japim ballit plot zjarrmi
Këtij moti pandemik

Shpresat mbetën lëvjerrë
Ylbereve të kthimeve
Vetëm malli iku përtej nesh
Të harruar
Dhe bileta e djegur në xhep
Nga vendimet e politikës

Nuk e dimë se cilin numër
të matematikës mbajmë
E kush e ka urdhrin
Të na e vërë x-in mbi shpinë
Kësaj zallahie
Ku njeriu mbi këtë topth
Ka mbetur vetëm numër shifror

Në kopshtin e pritjes
Assesi s’po mbinë shpresa e kthimeve
U thanë edhe ëndrrat
Kësaj hapësire pandemike
Me pritjen mbetëm peng
Diku në Alpe

2020

The post Pritje – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shko malli im! – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/20/shko-malli-im-gezim-ajgeraj/ Thu, 20 Aug 2020 21:41:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11386 SHKO MALLI IM! Shko malli im, shko! Pritjen tënde harruar udhët ta kanë Gjoksit zjarrin...

The post Shko malli im! – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHKO MALLI IM!

Shko malli im, shko!
Pritjen tënde harruar udhët ta kanë
Gjoksit zjarrin ndezur ta lanë

Ëndrrat e kthimeve
Pritja moti t’i ka vrarë
E pritjes sonë ylberet e udhëve mbetën varë

Harruar edhe pragjet të kanë
Merimangat moti pritat t’i kanë vënë
E strehët pikojnë barishteve lotin tënd

Shko malli im, shko, mos u vono!
Të paktën ti mos u harro
E ne në paçim fatin e kthimeve
Shihemi diku në V`rrina,
Kokën bardhë plotë thinja

2020

The post Shko malli im! – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çmenduri – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/07/10/cmenduri-gezim-ajgeraj/ Fri, 10 Jul 2020 14:04:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9498 ÇMENDURI I vogël shumë i vogël ky topth Për etjen e pangopshme njerëzore Në përllogaritjen...

The post Çmenduri – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇMENDURI

I vogël shumë i vogël ky topth
Për etjen e pangopshme njerëzore
Në përllogaritjen e të mëdhenjve
Numri i tepërt i kokave ia zë hisen e diellit
Medet, ç’logjikë ka zbritur
kokave të mendimit të politikave globale

Në strategjinë e projekteve të së ardhmes
Eksperimenti i mortit projekt famuoz
Pangopshmëria e të mëdhenjve
Kërkon t’i hajë të vegjlit
Zot, dikush po kërkon
Të t’i kapë edhe frerët e rriskut të kokave,
nga dora jote

Miopia njerëzore ka harruar
Se s’ka nevojë më shumë se për dy metra katrorë
As edhe përcaktimin
Se pas një shekulli askush s’do të jetë këtu
Më thuaj, o njeri i pangopshëm
Kush po e luan rolin e Zotit në tokë?!

Maj, 2020

The post Çmenduri – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Torturë – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/torture-gezim-ajgeraj/ Sun, 19 Apr 2020 14:52:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4543 TORTURË Torturë e karantinës alpike Ka zbritur mendimit Si bishë që grinë çastet Motivi i...

The post Torturë – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TORTURË

Torturë e karantinës alpike
Ka zbritur mendimit
Si bishë që grinë çastet
Motivi i bukur
I pikturave të jetës
Po zbehet vrazhdësisë
Me pamjen e brishtë të pandemisë

Heshtja si një fantazmë e brishtë
Harbon udhëve të qytetit
Ndoshta së bashku
Me ushtrinë e apikalipsës
Në kërkim të dyluftimit

Lum ai që s’bie ndesh
Në sheshin e kësaj arene
Me ushtrinë e tmerrit
E jeta në karantinën e hapur të Alpeve
Torturon sa edhe vetë ankthi
I kësaj lufte pa gjeneral e oficier

The post Torturë – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të mbajmë distancën sot, përqafimin do ta lëmë për nesër – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/te-mbajme-distancen-sot-perqafimin-do-ta-leme-per-neser-gezim-ajgeraj/ Sat, 18 Apr 2020 11:11:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4386 TË MBAJMË DISTANCËN SOT, PËRQAFIMIN DO TA LËMË PËR NESËR Mes ankthit Corona Braktisëm karantinën...

The post Të mbajmë distancën sot, përqafimin do ta lëmë për nesër – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË MBAJMË DISTANCËN SOT,
PËRQAFIMIN DO TA LËMË PËR NESËR

Mes ankthit Corona
Braktisëm karantinën e shtëpisë
Pak ajër të pastër
Pak diell të ngrohtë pranvere e natyrë
Edhe sa kohë të fshihemi
Nga kjo armatë e padukshme?

Sa të nevojshme e ndjej
Ngrohtësinë e diellit të kësaj pranvere
Dhe takimin me njerëzit e mi që s’po i shoh
Ditët e karantinës alpike
Na paskan mbytur mallit i them mikut
Tek e takoj në shëtitje fushës së gjelbëruar

Të mbajmë distancën sot
Përqafimin do ta lëmë për nesër
Motoja që duhet respektuar
I them mikut me buzëqeshje plot mall

Tek i shpalosëm ankthin njëri -tjetrit
S’lamë anash as brengën e atdheut të nëpërkëmbur
Nga etjet e politikës shkatërruese të bajraqeve
Në këtë kohë pandemie
E as hallin e mortjes që na ndjek nga pas
E varret tona që na presin në Atdhe

Grabs, 20 mars 2020

The post Të mbajmë distancën sot, përqafimin do ta lëmë për nesër – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër nënës në kohë pandemie – Gëzim Ajgeraj https://poezi.laberianews.com/2020/03/28/leter-nenes-ne-kohe-pandemie-gezim-ajgeraj/ Sat, 28 Mar 2020 13:48:52 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2432 Nënë, letrën që ta qova Mba kujdes kur ta merr në dorë Vërejtjen e kam...

The post Letër nënës në kohë pandemie – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë, letrën që ta qova
Mba kujdes kur ta merr në dorë
Vërejtjen e kam vënë
Përpara se ti vë adresën tënde
Mos nxito ta hapësh
Pa i marr masat mbrojtëse nga Covidi

Në karantinën e hapur Alpike
Gjithqka është kontaminuar edhe ajri
Fusha, toka uji e dielli
Këtijë nënqielli
Nuk e di nëse vetëm letër të kam dërguar
Apo mos o Zot, edhe një ushtri vrasëse
Nga armata e Covidit

Thonë se edhe në letër fshihen
E aty mbijetojnë për dit të tëra
Apo në mos të ti ket sjellë
Ndonjë dorë e pafajshme postjeri
E në mos ma keq
Nga dorë e padijes time
Asgjë ska siguri
Kjo ushtri edhe mes germave fshihet

Të shkrova këtë letër
Plotë mall e ankth edhe për ty atje
Atdheun
Jo se neve na mbron kush
Aq më keq këtu jemi në epiqendër të makthit
Por halli i juajë seq më grinë
Me ç`të mbroheni ju të mjerët
Edhe ashtu të lodhur
Atijë nënqielli të shpuar nga furtunat

Neve këtu nga karantina Alpike
Jeta na është bëre ferr
Pandemi mos i thënqin, murtajë
Ushtri e sajë po çfarosë gjenin njerzorë
S`kemi as se si e me çka të mbrohemi
Por flamurin e bardhë kurrë s`do ta ngrisim
Ende jemi shëndosh

Portat na i kan çelikosur
E udhët na i kan mbyllur me mure
Në na zëftë e liga
A në mos u kthefshim më kurrë
Të paktën varret mos na i harroni
Ndizni nga një qiri edhe për ne
Diku mbi ndonjë gurë
Atje nën lisa në Malësi

Të fala paq nënë,
Se qiellin ma mbuloi shiu

Grabs-CH, 22 mars 2020

The post Letër nënës në kohë pandemie – Gëzim Ajgeraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>