Gjulie- Julie Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gjulie-julie-krasniqi/ Poezi Laberia News Tue, 09 Mar 2021 20:48:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gjulie- Julie Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gjulie-julie-krasniqi/ 32 32 Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/pertej-jete-nenes-sime-mira-gjulie-julie-krasniqi/ Tue, 09 Mar 2021 20:47:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18037 Përtej jete (nënës sime Mira ) Dikur ishe gjak i kaltër n’lëkurë t’bardhë e t’ngjyrshme...

The post Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtej jete
(nënës sime Mira )

Dikur ishe gjak i kaltër
n’lëkurë t’bardhë e t’ngjyrshme
si këngë e rrjedhshme
mbaje balancën e jet’s.

por një fuqi magnetike n’ heshtje
t’ndali prapa planetit të parë
shuar n’heshtje t’dhimbshme
rrëmbimshëm si orkan i gjallë.

Kur fluskat e borës s’hijshme
futeshin n’ plasaritje drite
shkriheshin n’dhëmbje t’fortë
n’gjoksin tënd të ngrohtë.


Forca e kohës s’tashme
të shtiu n’orbitën e vet
sikur iluzion pamor mbi retë
kur dhimbja bëhet lumë
e dashuria qiell…

Foto: nëna, daja
©juliekrasniqi

Gjyle-Julie Krasniqi

The post Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lër mal – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/me-ler-mal-gjulie-julie-krasniqi/ Thu, 14 Jan 2021 14:52:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16543 Më lër mal të fle n’krahët e tu do vijë heshtur si n’përrallë tek vëllezërit...

The post Më lër mal – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lër mal

të fle n’krahët e tu
do vijë heshtur si n’përrallë
tek vëllezërit Grimm
kur flitej frengjisht pa zë
unë flas ndryshe jam këngë
që ecën degë më degë
përqafuar e shtrënguar
me afshin e tokës
kur ajo dëshiron të mbillet

më lër mal
të bie zhveshur në krahët e tu
zhveshur nga krejt marrëzitë e njerëzve
veç dashurisë

©julie krasniq

The post Më lër mal – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndërkohë – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/nderkohe-gjulie-julie-krasniqi/ Sat, 31 Oct 2020 21:52:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13899 ndërkohë gjithkush prej nesh reflekton thellë do t’jet’ pjesë e një codi t’ri global-social-online lexojmë...

The post Ndërkohë – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ndërkohë

gjithkush prej nesh
reflekton thellë
do t’jet’ pjesë e një codi t’ri
global-social-online
lexojmë «murtajën» e Camys
biem zgjohemi n’mendim
spiral provincial…
invazor’t e brendshëm jo,
përandohen, si n’beteja lufte
secili për secilin bëhet rrezik…
n’Venedik uji rrjedhë kristaltë
drerët bredhin n’mes t’Bolonjës
cjap t’egër shetisin lirshëm nëpër Uells
delfinët kthehen n’Porte
njerëzit vdesin natyra lulëzon
si n’«Annihilation»
{…}
një ditë do ritakohemi, do themi
mësuam shumë atë që nuk dimë e pak
kohë na mbeti për t’jetuar
ishte një interimkohë

©Gjyle- Julie krasniqi

The post Ndërkohë – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/10/22/kur-nata-bie-gjulie-julie-krasniqi/ Thu, 22 Oct 2020 21:35:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13720 Kur nata bie Kur harlisesh me nxitim, më idhnon e m’zë diellin, nuk zgjat shumë,...

The post Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie

Kur harlisesh me nxitim,
më idhnon e m’zë diellin,
nuk zgjat shumë, krejt ndriçim,
m’ sjell pajtim ofron qiellin…

Panoramë më sjell yjet
t’flas me ty n’dritaren time,
lakuriqët t’kanë zili
kur me ty shkëmbej kujtime.

Yjësitë në kupë qiellore,
i përg’zoj me emra t’ri,
sikur qengjat në bregore
kur vijnë n’ jetë gëzojnë fëmi.

At’ që ditët nuk e dinë,
malet heshtin nuk e flasin,
flas me ty në dritë-errësirë
jashtë barishtet lehtë kërcasin.

Ndaj du’ gjumin n’kraht e tu
kur mbyll sytë në heshtje t’prajshme,
n’gjumë të thellë gjithë kam guxu
t’prek lartësitë e paskajshme.
Gjyle-Julie Krasniqi

The post Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kthimi – Gjulie -Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/kthimi-gjulie-julie-krasniqi/ Sat, 29 Aug 2020 21:10:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11849 KTHIMI Rrugicat me gurë nuk ishin si më parë as libraria nuk ishte më aty,...

The post Kthimi – Gjulie -Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KTHIMI

Rrugicat me gurë nuk ishin si më parë
as libraria nuk ishte më aty,
kinoja kthyer në ndërtesë të lartë
e zbrazur baltosur pa dry.

As dashuria s’kishte si më parë jetë
zoti ishte bërë njeri e njeriu trysni,
mungonte ai plaku që shiste fara n’gazetë
s’mund t’lexoje lajme në letër a në sy.

Njerëzit ecnin flisnin me zë a gishtërinj
edhe kur s’kishte gjallesë a ‘passant’
shoferët me I-Phone katër sikur bëjnë magji
askujt si bëhej vonë – sikur t’ishin emigrantë.

© Gjulie- julie krasniqi

The post Kthimi – Gjulie -Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>