Hajri Kasemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/hajri-kasemi/ Poezi Laberia News Wed, 04 Nov 2020 22:49:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hajri Kasemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/hajri-kasemi/ 32 32 Ngrehu mre! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/11/04/ngrehu-mre-hajri-kasemi/ Wed, 04 Nov 2020 22:49:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14167 Ngrehu mre! Qellimi i ketyre vargjeve,nuk eshte poezia ne vetvete,por e folura e zakonshme ne...

The post Ngrehu mre! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ngrehu mre!

Qellimi i ketyre vargjeve,nuk eshte poezia ne vetvete,por e folura e zakonshme ne Çameri.Qe ne moshen 7-8 vjeç,femijeve u jepej edukata e punes. Pra edukata e pergjegjesise ndaj familjes.

U të ngëntë bëtala mre,ti të ngëntë,
grehu mre ka jataku,e lëshei ato dhëntë,
mbete nglatur,sikur të jeshe djalë mbreti,
hajde pa,se lë pa ja thënë kur te vi titeti.

Te kam ngosur torven me çish te deç ti,
ke bërna nje matara me dhallë e qahi,
do te vërë nana dy koqe ve e nje xol djathë,
kur të zëri vapa,citi të vapojnë ne vathë.

Pa grehu mre,nuk e ndien ti,se ç’te thom,
u kam betur gjithë natën e natës çiçon,
çish i the ti bobait ,e more persiprazi vetë,
kur u nis per te vatur në pazar prëmë ne qutet?!

He edhe ca pako ditë e do i dajmë ne qingjat,
pastaj do bimë djathë,di mbushim talerat dingas,
kur të rriten edhe pak,di çoj bobai ti shesi ne qutet,
do të blejmé opinga, shkurte e vraka,të dukeç mbret.

Hë tha nana,se u rrite je bënë gjimë aj’ burrë,
ja nuk gëzoneç,që nuk bën më né jatak shurrë,
pa nana mburret kur vete në laka me djalë si ti,
kur te rriteç de shohiç se te gjithe do te kenë zili.
,

The post Ngrehu mre! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta e klasave! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/lufta-e-klasave-hajri-kasemi/ Wed, 30 Sep 2020 18:22:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12930 Lufta e klasave! Sa vuajmë ne si popull në ditët e sotme! Kush ka qenë...

The post Lufta e klasave! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta e klasave!

Sa vuajmë ne si popull në ditët e sotme! Kush ka qenë hero dhe kush ka qenë tradhetare?! Popull i cuditshëm! Ka kënduar sipas qejfit ! Të besojmë atë,apo historianët?

Do ti vrasim dhe do ti presim,
ata qe per atdheun jane vrarë,
ne sua kerkuam qe te vdesin,
le qe me vete,gje s’kanë marrë.

Keq e kemi ne punën me këngët,
se ato kendohen sot plote zjarr,
a do munden dot qe ti shuajne,
kur dhe sot kendohen me mallë?

Nuk e di perse populli kur kendon,
nuk ben kenge per te gjithe radhe,
dhe ne sot do ta kishim me te lehte,
s’do vrisnim mendjen,per tradhetar.

Them qe te fillojme luften e klasave,
ndaj atyre qe kenga su eshte ndarë
e meriton qe te vuaj ky populli jonë
pasi per heronjte kendon me zjarrë.

The post Lufta e klasave! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pune fati! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/pune-fati-hajri-kasemi/ Sun, 20 Sep 2020 19:05:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12622 Pune fati! Kjo jete thone ca,eshte pune fati, Jo thonë te tjeret,s’ka ardhur sahati, Me...

The post Pune fati! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pune fati!

Kjo jete thone ca,eshte pune fati,
Jo thonë te tjeret,s’ka ardhur sahati,
Me mirë eshte ne ferr,se ne xhehnem,
Per ne parajse,a xhenet,s’di të them.

Gjate luftes u zune rober tre luftetar,
Nje gjeneral,nje kapiten dhe nje ushtar,
Sipas ligjit te tre duhet ata me i varë ,
Por rangu qe kishin,se lejonte barabar.

Ndaj vendosen te nderronin litarin,
Gjeneralin ta varnin me litar prej ari,
Me litar prej kerpi,te varej kapiteni,
I ushtarit te ishte, prej lekure qeni.

Nje lutje kam,u hodh e tha gjenerali,
Mua me duhet ta kem si kujtim litari,
Edhe ne ate bote,nuk jemi barabarë,
E çu kuptua,qe ne jete,kam qen i parë?

Por mos u merzisni fare ju Shqipare,
Ne nga ata,asnje s’kemi per te varë,
S’jemi dakort,ta marrin me vete litarin,
Nuk diskutohet,qe do ta varim ushtarin.

Nuk e di vazhdimin,se si u mbyll kjo pune.

The post Pune fati! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike ti! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/09/13/ike-ti-hajri-kasemi/ Sun, 13 Sep 2020 09:40:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12392 Ike ti! Jane shume çifte,qe genjejne veten,se jane martuar me dashuri. Asnje nuk e pranon,se...

The post Ike ti! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike ti!

Jane shume çifte,qe genjejne veten,se jane martuar me dashuri. Asnje nuk e pranon,se cila ka qenë aresya e vertete e lidhjes. Me vone njerezit,harrojne detyrat ndaj familjes dhe bredhin duke kerkuar te drejten e tyre,pra ” dashurine”.

Ike ti vajze pa ardhur mirë ike,
Por veten genjeve me shume,
Lere por kur hiqeshe nazike,
Qe mos te kuptoja asgjë uné!

Ti nuk di te duash veten tende,
E ç’do prisja tjeter nga ty unë,
Mjere ai qe ne jete genjen veten,
Bën sikur zihet,kush do me shumë.

Dashuria njeriut i dhurohet njehere,
Se martohen nga “halli”tjeter pune,
Ndaj mire eshte te bej secili detyrat,
Megjithese e di,qe do shume mund.

Dashuria nuk fitohet me pasuri,
As po u hodhe ta shpetosh ne lumë,
Tek te dy lind ajo ne diten me diell,
Si rrufeja i godet dhe ne furtune.

The post Ike ti! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Iku! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/09/12/iku-hajri-kasemi/ Sat, 12 Sep 2020 14:36:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12371 Iku! Iku,iku dhe kjo natë me shoqet, S’di në jam i mërzitur,a i gëzuar, E...

The post Iku! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Iku!
Iku,iku dhe kjo natë me shoqet,
S’di në jam i mërzitur,a i gëzuar,
E ç’me bëre kështu ti e dashur,
S’di kam fjetur,a kam qen zgjuar.

Pse mi zgjove mua enderrat,
Ç’me bere keshtu moj sy shkruar,
Mua dhe pa to s’me zinte gjumi,
Kam moshe me per te dashuruar?

Nuk fle dot me une drejte,
Ndaj kerkoj per tu rrotulluar,
Por ti fle gjume te gjoksi im,
Kam frike te rri me ti zgjuar.

Kam shume frike,qe ti hap syte,
Era e dashurise me ka trubulluar,
E si erdhe kete nate ti Rina ime,
Pas kaq vitesh,s’me ke harruar?!

A te kujtohet ti e dashura ime,
Mbremja kur te shfaqa dashurine,
Zogjte larte mbi qershi kendonin,
Ngado binte era trendeline.

Zogjte jane besnik e dashura ime,
Dhe japin gjithçka per dashurine,
A i ke pare me sqep mbasi puthen,
Fluturojne larte ne qiell me gezim?

Kam shume frike e dashura ime,
Sa here ndjej arome trendeline,
Kur kaloj prane qershise tone,
Kam frike mos zgjoj dashurine.

The post Iku! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gomari! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/gomari-hajri-kasemi/ Thu, 13 Aug 2020 16:39:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11090 Gomari! Sot ne lagje ,se nga erdhi nje gomar, Rrethë tij u mblodhen shume kureshtare,...

The post Gomari! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gomari!

Sot ne lagje ,se nga erdhi nje gomar,
Rrethë tij u mblodhen shume kureshtare,
Te gjithe e shikonin shume te habitur,
Vallë,nga cilat shtigje këtu ka zbritur?

Dikur nje plak,qe dukej se ish fshatar,
I drejtohet veshegjatit me keto fjale:
– Ç’deshe ketu ku s’ka as gjemba dhe bar,
Apo se di qe do ngarkohesh fare pa samar?

Kulishi!

Dikur ne fshat,kishim nje kulish,
Ish i bukur,i embel dhe lozanjar,
Vet nuk hanim,atij i jepnim mish,
Kur u rrit;u bë qen,por sokoqar.(1)

Me thoshte im at,mua perhere,
Mos ja ferko koken atij asnjehere,
Jepi te haj,por mos i jep mish,
Se po u mesua,nuk ha me oriz.

Shumë vonë kete e kam kuptuar,
Kur pulat filluan duke u pakesuar,
E zura kur njeres i kish hipur ne kurriz,
Po e pastroj me tha,se eshte ber pis.

Ndodh qe dhe njerezit mbeten kulisher,
Gezohesh kur te kafshon ,se eshte i parritur,
Kur kupton,se thellë ti ka ngulur ata dhembë,
Ai të ka bër,sa s’te njeh dot as jotëmë.

The post Gomari! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse moj nane? – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/pse-moj-nane-hajri-kasemi/ Wed, 05 Aug 2020 13:01:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10708 Pse moj nane? Ç’pate moj nane,qe më polle, Isht botë e ndirë kijo,ku më solle,...

The post Pse moj nane? – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse moj nane?

Ç’pate moj nane,qe më polle,
Isht botë e ndirë kijo,ku më solle,
Ndiej kutu nanën,e të ndieç miré,
Kurr mos mejto,të haç qelepire.

Nese do flesh gjume ditë e natë,
Shuqur do theç,po pate bukë thatë,
Po u ndërsive ne pune,natë e ditë,
Do mblohet shtëpia me,gjithe miresite.

Keto llafe bija me nanen,kathe ditë,
Se nana kurrë se helq femilen ka sitë,
Ka ajo pson gluhen e piné gjine,
Nente muaj te fal gjakne e dashurinë.

Që kur ne bark te ka,e ndrrit në ëndërré,
Sikur je rritur ,e veshur të ka bën dhendërr,
Ja ku isht’ nusa,hiri ne poreja e shtepise,
Me rizë e zahar e bëlon,me lot i mbiten sitë.

Ka ena merr me glishtë pakez mjaltë,
E nuses ja lien me të ne mes ballënë,
E ka të mirë nusen,zgledhur e ka vetë,
Ka boja duket,fëminë e parë,djal de ketë.

Andaj burrat,ti lënë mënjanë penesitë,
Se në kétë dunja,si nana s’ka te ditë,
Se ti vete e punon dhe e mbjell arënë,
Po korr egjer,kur grurë e keshe farënë.

Vjen nje ditë,qe nana do iki ka kjo jete,
Nuk ka ikur fare,eshte larte mbi rete,
Gezonet me ti,e shpirti i klan kur ti vuan,
Natë,ditë nuk fle,ka atje siper,te ruan.

The post Pse moj nane? – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike ti Zymbyle, ike! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/ike-ti-zymbyle-ike-hajri-kasemi/ Wed, 05 Aug 2020 09:27:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10646 Ike ti Zymbyle,ike! Nuk eshte burrë ne kete jete, Ai qe nje dashnore,s’do kete,, U...

The post Ike ti Zymbyle, ike! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike ti Zymbyle,ike!

Nuk eshte burrë ne kete jete,
Ai qe nje dashnore,s’do kete,,
U kam thenë:unë jam i pa fat,
Prap me nje gjelle,ç’do nate?!

Ike ti Zymbylja ime ike,,
Sapo te bera unë ty mike,
Do vish ti Zymbyle,do vish,
Vertet plak,por jam bishë.

Sa bukur na e punove moj mike,
Ne gare na vure ne,qe jemi relike,
Mëndje te dhame ty pa kandar,
Jo per gje,por ne ishim ne garë.

Ike ti Zymbylja ime,vertet ike,
Apo s’me ishe shume nazike,
Ç’do bëjne tani pleqte e gjore,
Su hynë ne pune,ora ne dore.

Ike ti Zymbyle ,vertet perse ike,
Un sa mesova te gjuaj me llastiqe,
Dilja per te gjuajtur me to or ti shoq,
Ç’do gjuaj tani qe nuk ka me zogj?

Ike ti Zymbyle,por te gjitheve na vdiqe,
Mire te tjeret,por dhe mua moj mike,
Jane ca qe thone,se ti na dole burre,
Ç’rendesi ka:ne te donim veç si furre.

The post Ike ti Zymbyle, ike! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te pashë! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/te-pashe-hajri-kasemi/ Thu, 30 Jul 2020 15:46:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10363 Te pashë! U kaloja ne dhromi, Ti jeshe ne vorua, Ketej ushqeje zogjte, Ketej me...

The post Te pashë! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te pashë!

U kaloja ne dhromi,
Ti jeshe ne vorua,
Ketej ushqeje zogjte,
Ketej me vezhdrije mua.

Çish do bite u moj,
Kët’ me thuaj mua,
Te di se do vdes,
Ti do te marr u grua.

Mandilen e kokes,
E keshe lën lëshuar,
Nje ere qe sa friu,
Leshrat ti la zbëluar.

Ti çe ngrive doren,
Sitë per ti zbëluar,
Leshrat e tua te zeza,
Ato i kanë mbëluar.

Ç’tu thom u i varfëri,
Çish më panë sitë,
Kur ajo ngriu dorën,
Nën polkë i pash gjinë.

Kesh ndier ka te medhite,
Se isht e madhe dunjaja,
Vallahi ja kuputin kot,
E madhe isht sevdaja.

Shuqur qe poreja e shpise,
Ish mbllirë me buklice,
Se qenin që lih ne vorua,
Un e kesh bën qëkuri mik.

Aq shume qe u hutova,
Sa s’baja mend shtepine,
S’laç njeri pa zën ne qafë,
Mbaj mend dhe harr’xhinë.

Me bët vajta ne shpija,
Në qafe e zura Nanen,
Te dish ti sa të dua t’i,
Po llafosu me Babën.

E din ti,si d’ja theçë,
Po u s’rri dot pa grua,
Me ato qe ma pane sitë,
Trendelina isht per mua.

The post Te pashë! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk mjaftuan! – Hajri Kasemi https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/nuk-mjaftuan-hajri-kasemi/ Mon, 29 Jun 2020 17:45:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8986 Nuk mjaftuan! Nuk mjaftuan 100 vjet shtypje dhe roberi, Nuk mjaftuan qindra njerez te humbur...

The post Nuk mjaftuan! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk mjaftuan!

Nuk mjaftuan 100 vjet shtypje dhe roberi,
Nuk mjaftuan qindra njerez te humbur pa nje varr,
Nuk mjaftuan mijera gra dhe vajza te ç’nderuara,
Nuk mjaftuan nje popull mbetur pa shtepi dhe zjarr.

U vrane u dogjen,por e nxorren nga zjarri i luftes
Kete krijese delikate me emrin e bukur liri,
Ta gezojme vellezer ,por une kete ua solla,
Ndaj gezohu vella,por kur dua une,jo kur do ti.

Hijenat per rrethe dhembet i skermisnin,
Te mesuara ne shekuj me gjak te paster Shqipari,
Me mire ne gojen e tyre te gjithe te perfundojne,
Se sa mos te jem une ne kete vend gjithmon i pari.

Sa te gezuar njeriu veten e ndjenë,
Kur shikon,se ne gojen e hienes s’eshte ai i pari,
Biles qe te mos lodhet shume ate e ndihmon,
Se te respektoj ” mikun”, e ka zakon Shqiptari.

Besoj se e dini ate historine e gomarit me ujkun,
Qe thoshte s’me ha mua,se e pengon samari,
Por si zanatçi,ujku e nisi punen urte e bute,
E kafshoi ne gryke;vete u shtri perdhe qyqari.

Keshtu ka ndodhur dhe do ndodh sa here,
Nese shtepine tende ti e le fare pa dere,
E si mund te quhet e tille ajo kur s’ka oxhak,
Dhe ne ball te tij te kemi nje te mençur plak?

The post Nuk mjaftuan! – Hajri Kasemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>