The post Dyfytyrëshi – Hamdi O Ndrecaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ai ka shumë fytyra
Madje shumë detyra
T’përflasë dhembje timen
Sapo i kthej shpinën
Me shpifje e gënjeshtra
Na shkakton mërzi
Fësh e fësh me tjetrin
Plot hipokrizi
Psherëtin vesh më vesh
E bën dallavere
A kur t’na takon
Na flet “me përkëdhelje”
Na rrah edhe supet
shpesh dhe na lavdëron
Por kur ia kthejmë shpinën
Në shpirt na helmon
Ka gjuhë të nëpërkës
Fytyrë t’ kameleonit
Është soj i hijenës
Me fshehtësi t’ masonit
………..
13.03.2017.H.N.Panteri. Shiko më pak
The post Dyfytyrëshi – Hamdi O Ndrecaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>