Hasan Bulçari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/hasan-bulcari/ Poezi Laberia News Thu, 04 Feb 2021 13:09:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hasan Bulçari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/hasan-bulcari/ 32 32 Jam i vogël – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/jam-i-vogel-hasan-bulcari/ Thu, 04 Feb 2021 13:09:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17030 JAM I VOGËL… Jam i vogël para teje o diell, E rreze marr nga rrezet...

The post Jam i vogël – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JAM I VOGËL…

Jam i vogël para teje o diell,
E rreze marr nga rrezet e tua.
Jam i vogël para teje, o hënë
Dhe dritën tënde natën e dua!

Jam i vogël para teje, o toka ime
Dhe çapat hedh mbi koren tënde,
Jam i vogël para teje, o det
E gjatë rri, të sodit me ëndje…

Jam i vogël para teje dashuri,
Jam i vogël, i vogël, i vogël…
Sa ç’jam i vogël me një kërthi,
Që para meje është sa një gogël!

Jam i vogël para teje
o lëkurë e rrudhur, e rreshkët,
Para teje mësuese flokëbardhë
Dhe profesorit tim të zeshkët.

Jam i vogël edhe para farës,
Asaj… që sapo mbin,
Jam i vogël para kones së bardhë
që sa hap sytë, zë e më lëpin.

I vogël para zogut që ngre folenë
Edhe kur çukit një kokër gruri,
I vogël kur ikën e merr dhenë
Trembur nga hija ime prej burri…

Jam i vogël para gjithësisë,
Një hiç para Zotit,
Siç jam shumë, shumë i vogël
edhe para pikëzës së lotit!
….
Por kujdes kur më lexon
Ti rrugaç, hajdut e faraon,
Ti koketë që nën tule s’ke vetëm një fron
Ti goxillë, bull, fodull me dipllomë të blerë,
Ti skuth që natën fsheh e djeg defterë,
Ti që për një kuplara e mbyll një derë…

Ti që plumbon zemrën e një nëne
E zhurmon për zhurmën e asaj të shtëne!…
Ti…
Ti…
Ti…

C@ne
31/01/21
Itali

The post Jam i vogël – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në hall për ty, moj Amerikë! – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/ne-hall-per-ty-moj-amerike-hasan-bulcari/ Sun, 10 Jan 2021 12:30:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16441 NË HALL PËR TY, MOJ AMERIKË! Hall, shqetësim edhe frikë. Anal-istët… sa nuk qanë. -Po...

The post Në hall për ty, moj Amerikë! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË HALL PËR TY, MOJ AMERIKË!

Hall, shqetësim edhe frikë.
Anal-istët… sa nuk qanë.
-Po të kesh nevojë Amerikë,
Hallall i paç politikanët tanë!

Amerikanë, ju lutem na kopjoni!
Vini më huliganët në qeverri!
E pastaj… oh, si do të lulëzoni,
Siç po lulëzon, e mjera Shqipëri!

C@ne 08/01/2021
Itali

The post Në hall për ty, moj Amerikë! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/mos-e-kerkoni-thesarin-hasan-bulcari/ Mon, 17 Aug 2020 16:50:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11265 MOS E KERKONI THESARIN! Një tufë me çelësa në qafë, Më duket vehtja Harpagon, Me...

The post Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS E KERKONI THESARIN!

Një tufë me çelësa në qafë,
Më duket vehtja Harpagon,
Me ato edhe nën çorçafë
Edhe kur askush nuk më shikon…

Atëhere ca më tepër, i shtërngoj në gji,
I përkëdhel, i puth
Hë, të më shikojë njeri,
– Paska ikur, i shkreti matuf!

Thonë se Elbasani ka pasuri,
Të fshehura thellë, diku,
Por ato vetëm unë i di,
Ja dhe celësat tek i kam këtu…

Jo, jo, por as unë nuk tregoj!
Jo, jo, mos u lodhni kot!
Tek i jini aq pranë ju shikoj,
Por ju nuk mundet t’i gjeni dot!

Ato baule janë thesari im,
Të mbushura me perla, xhevahire,
Pranga gjithë shkëlqim,
Portokaj të artë, zemra në zefire…

Ka edhe një sahat me ding dong në flori,
Ai është i paçmuar!
Si fëmija shtërngon fort lodrat në gji,
Për të ditë natë dhe unë rri zgjuar.

Por thesarit tim i janë mbjellë mbi të ullinj,
Një kala i rri përsipër.
Bulevarde me asfalte të zinj,
A rrugica të kalldrëmta me evgjitër.*

Fishkëllimës së Krastës iso i mbaj,
Ndjej që gurgullon dhe një lumë
Violinë e vjetër që la ustai,
Eshtë aty brenda, ku jam edhe unë!

Pra, t’i gjeni, mos u lodhni kot!
Duhet botën të kini shkelur,
Lumenj jo me ujë, por me lot,
Dhe shpirtin atje të kini mbjellur.

Ndaj çelësat s’i ve në rafte!
Në gji, si dikur plakat i mbanin…
Si një tufëz e vogël karakafte,
Që s’më lë kurrë të harroj Elbasanin!

(* Në kuptimin folklorik të fjalës, që ka mbetur aq i dashur, ashtu siç edhe ka hyrë ne baulen e kujtimeve 💝)

C@ne 16/08/2020
Itali

The post Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po vdes edhe ti, vëndi im – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/po-vdes-edhe-ti-vendi-im-hasan-bulcari/ Sun, 09 Aug 2020 20:35:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10946 PO VDES EDHE TI, VENDI IM. Po vdes gjithçka! Ky është fundi. Një portofol gjigand,...

The post Po vdes edhe ti, vëndi im – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PO VDES EDHE TI, VENDI IM.

Po vdes gjithçka!
Ky është fundi.
Një portofol gjigand,
Botën e mundi…

Po vdes edhe ti, vëndi im,
Se po të iku shpirti, vdes.
Kërrma dhjami mban mbi shpinë,
Që të qelbin çdo mëngjes.

Po vdes edhe ti vëndi im,
Se po mbytesh nga trupa të dhjamosur…
Nuk di ç’pret ende në mjerim,
Që kundërmimin ta heqësh me një të groposur?!

E bukura natyrë ka ca ligje;
Çdo gjë që kalbet e vjen erë,
Zhduke, në gropë… në zjarr digje,
Të shpëtosh vehten e të tjerë!

Ç@ne
09/08/20

The post Po vdes edhe ti, vëndi im – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bijtë e trusteve – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/bijte-e-trusteve-hasan-bulcari/ Mon, 18 May 2020 21:38:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6578 BIJTË E TRUSTEVE Të na rruash o gjë e gjatë, Të na rruash me gjithë...

The post Bijtë e trusteve – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BIJTË E TRUSTEVE

Të na rruash o gjë e gjatë,
Të na rruash me gjithë qafirët!
Krimet bëheshin nëpër natë,
Natën goditnin dhe zinxhirët…

Çfarëdo piramide ju të ngrini,
Mijëra katëshe a më shumë,
“Keopsat” kush janë e dini,
Ju ishit e mbeteni majmunë!

Hija e tyre do t’ju a nxijë
Shkëlqimin e floririt tuaj.
Penë e Artë mirë do të dijë,
Historinë si t’a shkruajë!

Kurrë të qetë nuk do flini
S’do tju ndahet një vërr topuz!
Nga varri do t’ju vijë Naimi
Herë Hamlet e herë Jonuz!

Do ju vijë Xhivola me këmbën e çalë,
“Hej ju, pjellë e etërve të masakrës!
Hahaha, nga hunda na paskeni dalë,
Rroftë pra, Trusti i Lulelakrës!”

Hasan BulçariC@ne
Itali 17/05/2020

The post Bijtë e trusteve – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/04/07/e-sotmja-dhe-ne-hasan-bulcari/ Tue, 07 Apr 2020 16:44:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3722 E sotmja dhe ne… … Mbaruan fjalët, mbaruan fantazitë Mbaruan vargjet, mbaruan poezitë Edhe vizatimet...

The post E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E sotmja dhe ne…

Mbaruan fjalët, mbaruan fantazitë
Mbaruan vargjet, mbaruan poezitë
Edhe vizatimet që shiheshin çdo ditë
Mbaruan të gjitha…edhe paroditë!

Tani?! Ah tani prisni e dëgjoni!
Shkencëtare të gjithë nga mikrofoni,
Shkencëtare e koka edhe pas tastierës,
Ta shkruajnë si master në cv të karrieres…

Nuk duam më asgjë të dëgjojmë!
Në kini Zot, na lini të jetojmë!
T’ja themi vehtes, a të dashurës pranë
Të hidhurat që ikën, të ëmblat që vanë.

Ashtu, pa zë… vetëm me shikime,
Një lot i ëmbël dhe mijëra kujtime
Buzëqeshjen e lodhur shpejt ti ma kape
Dhe ballin ma fshive si dikur prej vape!

Dorën përmbi buzë, nuk më le të flas
Heshtjen kërkoje ashtu buzagas….
Dhe ndenjëm kohë… pa thënë asnjë fjalë,
Por thamë aq shumë sa shuamë dhe mallë!

Dhe u pamë gjatë, aq gjatë u pamë në sy
Vallë kishim mbetur vetëm ne të dy!?
Me frikë ngritëm kokën për të shikuar
Në kish të tjerë kështu të dashuruar…

Dhe tej dritares nga ballkoni aty,
Të gjithë pranë e pranë, dy edhe nga dy.
Të dy pranë e pranë me kokat mbështetur
Shikimi nëpër vite seç na ishte tretur.

Do të kemi kohë për t’i rënë qark botës,
Por sot mirë t’i vëmë gishtin kokës!
Jo, nuk fitojnë kurrë pandemitë,
Atje ku ëmbël…jetojnë dashuritë!

C@ne 07/04/2020
Itali

The post E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lermëni – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/lermeni-hasan-bulcari/ Sun, 05 Apr 2020 17:46:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3573 LERMENI! Lermëni të rri me kujtimet, Kur prindërit ktheheshin nga puna, Kur më zjenin e...

The post Lermëni – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LERMENI!

Lermëni të rri me kujtimet,
Kur prindërit ktheheshin nga puna,
Kur më zjenin e vlonin mendimet
Si kazani që vihej në të shtuna!

Lermëni me librat të rri…
Tek losnja e turresha me shokë,
S’ka gjë se quheshim femijë,
Por kishim një prehër ndënë kokë

Lermëni të mbyll sytë e të dëgjoj akoma
Zërin e nënës tek më thërret,
Tërhanit në dhomë t’i tretet aroma
E unë pranë tij mbret e përmbi mbret!

Lermëni të gëzohem për këpucët e reja,
Lermëni prapë me to të fle!
Mezi prisnja rastin ta gjeja
Me to të shkoja te e bukura Lele!

Lermëni përsëri babanë të më pyesë
Bir i babait, ke mesuar sot?
Të më spjegojë problem a thyesë
Dhe fshehurazi më thosh:
Beso në Zot!

.
C@ne 28/03/2020
Itali

The post Lermëni – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pësim… e mësim – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/03/25/pesim-e-mesim-hasan-bulcari/ Wed, 25 Mar 2020 21:13:01 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2230 PËSIM… E MËSIM. . Dua të qesh, por nuk qesh dot, Dhe këngës lehtë dua...

The post Pësim… e mësim – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËSIM… E MËSIM.
.

Dua të qesh, por nuk qesh dot,
Dhe këngës lehtë dua tja marr,
Por sytë kanë ditë njomur me lot
Dhe bota më kthehet e tëra në varr!
.

I fundit më ndjehet çdo mirëmëngjes,
Dhe natënemir-a ashtu më duket!
Në tmerrin se nesër dhe mund të vdes
Në cepin e errët, shpirti më struket.
.

Më ngel në grykë çdo telefonatë
Të them “mirë” a “keq” më nuk di
E ndjej tek ti psherëtimën e thatë
Eh ç’të thotë?!… Ai, i shkreti ai!

Armikut me armë, ja tregon vehten.
Në mundesh e mbyt dhe me duar,
Por shpresë e forcë nuk të mbeten
Kur nga vdekja ndjehesh i rrethuar!

Mallkuar qofsh ti që e studjove!
Mallkuar, mallkuar… veç mallkuar!
Në “guzhina” gjarpërin e gatove
Dhe botën mendove për ta shuar!
.

Të tilla skena nuk i harrojnë shqiptarët
Thirrjet pa shpresë dhe mes detit të zi
Pse dhimbjen ta kemi veç ne të parët,
Ne, me gjakun shpërndarë dhe n’Itali?
.

Po vdesim baba, po ikim moj nënë!
Ka ardhur aq pranë, ja tek rrugë e vjetër…
Kujdesu per ta, të jenë të ngrënë!
Lamtumirë vëlla, në një botë tjetër!

Hej, ishte ëndërr, zgjohuni prej tmerrit!
Dhe nesër patjetër që do të kalojë!
Por prijani kokën atij “guzhinierit”,
Kur “sheqerin” të vijë e t’ju dhurojë!
.

Se mirë e dini ç’është ai sheqer!
Po e harruat, më s’ka shpëtim!
Është koka e gjarpërit helm edhe vrer,
Ajo që helmon çdo lule dhe agim!

.
Hasan Bulçari C@ne 22/03/2020
Itali

The post Pësim… e mësim – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe … – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/03/16/une-dhe-hasan-bulcari/ Mon, 16 Mar 2020 20:31:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1574 Sugjeruar nga Xheva Salihaj UNE DHE… Kohës këto ditë s’ja kam nocionin, Nuk ja kam...

The post Unë dhe … – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

UNE DHE…

Kohës këto ditë s’ja kam nocionin,
Nuk ja kam idenë as edhe orës!
Çdo gjë e mas me emocionin
Që më dha ndarja në dysh e mollës!

Ndarja përgjysëm e gotës së verës
E copës së tortës në frigorifer
Hapja vetëm përgjysëm e derës
Dhe bëjmë sikur kalojmë përnjëherë

Ndarja në dy e divanit!?
Aty mbetëm si të ngrirë,
Njëherësh ja bëmë me sy shejtanit
Dhe ai na tha të rrimë shtrirë…

Nuk di ç’është për ty një jetë,
Viti, java, dita, ora që rrëshqet
Minuti edhe sekondi që po troket!
Mbase me dehe, ndaj s’e di vërtetë!

Nuk e di! Besomë, besomë të shkretën!
Unë edhe sekondin e ndaj në dy!
Në dy do ndaja edhe gjithe jetën,
Në dy, në dy, në dy…
Me edhe pa ty!

C@ne 15/03/2020
Itali
Hasan Bulçari

The post Unë dhe … – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thënë nga një poet – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/thene-nga-nje-poet-hasan-bulcari/ Sat, 07 Mar 2020 07:12:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1139 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor , Hasan Bulçari THENE NGA NJE POET! Dikur një poet...

The post Thënë nga një poet – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor , Hasan Bulçari

THENE NGA NJE POET!

Dikur një poet më ka thënë:
Poezinë e gjen në rrugë…
Një gjethe nga pema rënë,
Dhe uji që rrjedh në lug.

Një pikë shiu mbi xham
Dhe loti kristal në faqen prush,
Vargje poezie janë
Dhe valët e detit në gusht.

Një këngë, fërshëllimë, një melodi
Kur thellë nga shpirti ato dalin,
S’janë gjë tjetër veç poezi
dhe vajza majë gishtash që puth djalin!

Poezia është ndjenjë,
Poezia është bukuri!
Poezia thellë thellë…
Është të falësh dashuri!

C@ane 03/12/2012

The post Thënë nga një poet – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>